Kroçera “Seven Seas Voyager” me gjatësi 206 metra u ankorua në kalatën 5 të portit të Durrësit sot rreth orës 7.30 të mëngjesit.
Nga të dhënat e Autoritetit Portual mësohet se kroçera ka 715 udhëtarë gjithsej, 528 prej të cilëve janë qytetarë të SHBA, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga 21 vende të ndryshme të botës.
Turistët u pritën edhe nga një grup të rinjsh të projektit “Smile Albania”, raporton ata.
21 autobuzë turistikë me vizitorë janë nisur tashmë nga Durrësi në destinacionet e parashikuara, kryesisht qendra historike dhe muzeale në qytetet e Krujës, Beratit, Tiranës dhe Durrësit.
Kroçera “Seven Seas Voyager” do të vijojë lundrimin sot në mbrëmje drejt Korfuzit.
Në portin e Durrësit dy ditë më parë u akorua edhe kroçera “Sirena”, me 659 turistë.(TemA)
Kosovarve ju dridhet dora për 10 euro taks te rruga e kombit
Po,edhe sa qendruan aty, njedite mbasi qenka nisur per corfou…
Ky loje turizmi nuk sjell te ardhura se keta turiste kane parapaguar buken e tyre ne anije e nuk shkojne me arxhuar plus.
Shkarkojne berllogun e tyre, mbushin nafte. Paguajne ne port, po jo ma shume se edhe nje nuk kemi oferta per keta si spektakle me valle a keng prane krosierit ne mbremje apo treg veror per turista me specialitetet tona e me prodhime shqiptare..
Duhet te punohet ma shume qe t’ia shohim hajrin e jo vetem demet.