Si mund te shmanget rreziku dyfish që sjellin “urat xhenoveze” në Dragot dhe Lekël?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mero Baze

Autoriteti Shtetëror i Rrugëve ka bërë një listë urash që rrezikohen nga amortizimi, pas alarmit që ka kapur gjithë Europën me katastrofën e urës “Morandi” në Xhenova. Mes tyre hyjnë dhe dy urat historike, ajo e Leklit dhe e Dragotit, ndërtuar nga një shoqëri xhenoveze në vitin 1936.

Pa dashur të bëhem i bezdisshëm në këtë temë, duhet të ndajmë dy rreziqe që na sjell shembja e këtyre urave.

E para, është katastrofa njerëzore që mund të shkaktojnë. Mundet që në urë të ketë ngarkesë kamionash, apo të bëhet shkak një dalje e rrëmbyer e lumit dhe ura të shkatërrohet.

Por këto dy ura kanë dhe një problem që nuk e ka asnjë urë në Shqipëri në këtë përmasë. Shembja e mundshme e urës së Dragotit, bllokon pa asnjë alternativë komunikimin me Përmetin dhe Këlcyrën.

Për këtë, duhet vendosur prioritet real për t’i dalë të keqes përpara.

Dhe këtu ka një shans me baypassin e ri të Tepelenës, i cili ka nisur. Ai është një projekt luksoz për Tepelenën, që rrit shpejtësinë e kalimit në unazën e qytetit. Brenda projektit është dhe  përforcimi i këmbëve të pasarelës historike të Ali Pashë Tepelenës, që është përfund kalasë.

Qysh në fazën e parë të punimeve, siç ndodh rëndom me projektet shqiptare, është hasur problem i studimit të gabuar gjeologjik dhe shtresa e shkëmbit është dhe tetë metra më poshtë nga kuota ku pritej të kapej. Kjo do të sjellë një riformulim të projektit, një shtesë fondesh dhe histori të tjera rrugësh shqiptare.

Po ashtu, akoma nuk ka një zgjidhje përfundimtare për devijimin e trafikut, i cili rrezikon të kalojë sërish përmes qytetit për dy vjet, duke krijuar një “ferr” të ri në udhëtimin drejt jugut.

Me këtë rast, pa anuluar projektin e baypass, është mirë t’i jepet prioritet fillimisht ndërtimit të urës së re mbi Vjosë, në krah të pasarelës historike që shërben për këmbësorë dhe të zgjerohet rruga 4 km për në Dragot, duke shmangur trafikun e Përmetit në një urë të sigurtë dhe duke shkrutuar rreth 11 km rrugë. Ura ka pas ekzistuar, ndërtuar nga Italia në Luftën e Parë Botërore si urë e përkoshme (foto).

Kështu shpëtohet ura e Dragotit dhe përgjysmohet trafiku që do të kalonte në baypass e Tepelenës, dhe më pas vazhdohet me qetësi në zgjidhjen e re gjeologjike që duhet t’i jepet projektit të baypass, si dhe zgjidhjes së devijimit te trafikut. Edhë kështu, baypassi  nuk është aq emergjent sa ura e Dragotit dhe bllokimi i mundshëm i qarkullimit për në Përmet.

Ndërtimi i urës ul ngarkesën e trafikut që ka sot unaza e Tepelenës, shkurton 11 km rrugën për në Përmet, dhe rrit në mënyrë absolute sigurinë e kalimtarëve, duke shmangur dy urat e rrezikuara, atë të Dragotit dhe Leklit, të cilat mund të shërbejnë për vetura të vogla dhe të mirëmbahen si pasuri historike.

Në rast se punimet e baypass Tepelenës do hyjnë në spiralen e riprojektimit dhe shtesës së fondeve, do të ishte më mirë ndryshimi i prioriteteve, duke i dhënë hapësirë ndërtimit të një ure të re, që kushton disa herë më pak se baypassi dhe shmangia e një katastrofe të mundshme.

Me poshte po e ilustroj me tri foto vendin ku duhet bere, ura e cila ka qene ndertuar dikur, rrugen qe shkurton dhe shmangien e rrezikut nga ura e Dragotit.

Ura poshte Kalase Tepelenes qe shkurton rrugen per Permet 11 km.

Harta tregon rrugen e shkurt 4 km dhe rrugen 15 km qe duhet bere katualisht duke eprdorur Uren e Dragotit qe eshte e rrezikuar

Ne te njejtin vend Ura e ndertuar nga Italia gjate Luftes se Pare Boterore ku kamionet kalonin mbi uren me fuci.

Ura e SDragotit ku duhet shmangur trafiku

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

9 komente në “Si mund te shmanget rreziku dyfish që sjellin “urat xhenoveze” në Dragot dhe Lekël?”

  1. Lani says:

    I nderuar Mero.Sa per dijeni, (besoj nuk keni informacion), ne fund-vitet ’80, ish ndermarrja Ura Tirane, filloi punimet per ndertimin e ures MEMALIAJ, ne kethesen jugore te qytetit, me qellim qe te vazhdohej me rrugen e re lidhese te fshatrave te asaje ane, per qellimin final, daljen ne Permet.Punimet e asaje ure, mbeten pergjysem, me ardhjen e Saliut ne Pushtet.Por, theksoj se, punimet e padukshme ( puset UKS dhe jesteket e te gjithe kembeve te ures), jane te perfunduara.Mbetet vetem pjesa e dukshme e kembeve, dhe traret.Ngacmoje kete gje o Mero, se mbase zgjon LUGATIN qe fle gjume.

  2. Lul basha says:

    Ke ngelur te mendje Ali Pashes, o Mero. Akoma me ura. Beni ore nje tunel poshte kalase dhe ja ringu tepelenes. Me shkurt, me lire, me modern dhe me i sigurt. Ato urat tuaja nje dite do I mare era, si ne Xhenova. Apo nuk fryn aty.

    1. Kundershtari i Lulit says:

      E bere nje koment qe i pershtatet emrit qe ke vene.
      Edhe i paditur edhe jep mend!…….

  3. Arbeni says:

    Mero ato ura jane te vjetra por kane dale te forta gjer tani,sepse nuk është bër pune me hile .Atehere mafia nuk kish lindur që te beheshin pislleqe.Ato ishin ura ushtarake dhe nuk behej fjale per hile se te nxirrnin ne gjyq ushtarak dhe te ikte koka .Sa dalje te furishme te lumit Vjosa ka perballuar Ura e Mifolit dhe qendron akoma ne kembe .Apo ura e Zogut ne Lumin e Matit…Pra ne Shqiperi duhet pasur frike nga urat që ka ndertuar saliu dhe luli e keta te tjeret.Ato jane nje rrezik serioz per shqipetaret dhe duhet te kemi frike prej tyre.Ato ura duhen kontrolluar e monitoruar dy-tri here ne vit.

  4. Qerosu says:

    Më shumë shpjegime për ata, që mundohen, të hiqen të shkoluar. Je shumë i shkëputur nga ajo që duhet.

    1. Biku says:

      Mos u shqetesoni shume per urat por shqetesohuni per shpite e reja qe keni ndertuar dhe apartamentet qe keni blere se e gjithe hilja eshte tek sasia dhe kusliteti cimentos qe eshte perdorur dhe mbi te gjitha rera nqs eshte rere deti akoma me keq! Formula eshte gjithmone e njejta duhet te harxhojme nje dhe te fitojme 1000 kjo eshte llogjika e bisnesit ne albanistan!

  5. Drino says:

    Mero, per shqetesimin qe ke duhet me pare te flasesh me ata qe jane mare me projektimin e rrugeve dhe urave para ’90, . Per dijenine tende ne 1989 filloi te ndertohej nje ure ne Memaliaj sipas PLANIT KOMBETAR TE RRUGEVE te hartuar nga institutet e projekimit te asaj kohe dhe te miratuar nga Qeveria. Kjo ure ishte fillimi pjeses se rruges Kombetare qe devijohesh per shkaqet qe ti i permend me siper duke eliminuar me rradhe: 1) zonen me 4-5 rreshqitje aktive Memaliaj-Tepelene . 2) Lidhjen me rruge te re Memaliaj -Dragot -Kelcyre- Permet duke shmangur kalimin ne uren e Dragotit . 3) Ndertimin e nje ure mbi Vjose per lidhjen me rrugen Tepelene -Gjirokaster duke kaluar ate poshte Lekelit dhe Hormoves te pakten deri tek Hani Subashit per te eliminuar “Shkallen e Zeze” qe emrin e ka nga qe eshte zone akive rreshqitjeje. Por keto nuk behen sepse nuk ka asnje strukture kopetente per ti planifikuar si duhet dhe kur duhet te behen. Nga ana tjeter baypassi i Tepelenes eshte nje invesim fare i kote, se nuk eshte as baypass por eshte po ai aks qe ka qene deri me sot vetem duhet te zgjerohet dhe per çare arsye: te shtohet shpejtesia e levizjes ne 2,5 km qe eshte kjo pjese rruge dhe po te marrim rritjen e shpejtesise 2 here do fitohet 2 minute kohe ne levizjen e mjeteve . Kemi 10 vjet qe presim te kalohet ne Baypassin e Fierit dhe degjojme vetem premtime. Z. Mero, ne qe e kemi te lidhur jeten me ate zone do te ndodhemi se shpejti te bllokuar jo vetem ne Lekel , Dragot dhe ne Shkallen e zeze, por nuk do arrijme as ne Tepelene per gjith ato probleme shkarjesh qe ka rruga Memaliaj – Tepelene!

  6. Plaku says:

    Z Baze, Ju keni të drejtë të kërkoni zgjidhje dhe të jepni mendime por jo të injekto panik., me mire mos shkruani fare
    1-Nuk ka asnjë lidhje rasti i Genoves me Dragotin apo Leklin, të cilat janë ura me kapriata metalike që për nga vetitë fiziko kimike janë botë tjetër në raport me urat beton armë.
    2-Për ilustrim, pavarësisht nga funksioni dhe ngarkesat do të ishin më të afërta dhe me më vend një referencë me kullën Eifel se sa me urën që u shemb në Genove
    3-Përmeti dhe Këlcyra mund të lidhë nëpërmjet Beratit në raste të jashtzakonshme
    5-Kur ilustron me fotografi të “dhuruara” bëni kujdes në dy gjëra
    a-Kërkoni leje për përdorimin e tyre
    b-Ura është një urë lidhëse për dy brigjet provizore dhe me shtrese botuese mbi barka dhe jo definitive, ajo u ndërtua nga repartet xheniere italiane për kalimin e Vjosës dhe dalje në fshatin Dragot e me tej ne Këlcyrë gjat viteve 1916 – 1917 Në foto duken qartë barkat dhe fiksimi i tyre me ka o çeliku në brigje dhe këmbët e pasareles

  7. Genti Tirane says:

    Ura e re zgjidhin problemin jo thjesht te tepelenes dhe urave historike por i jep prioritet rindertimit te te gjith fshatrave te dervenit qe kan ngelur ne pik te hallit per mungesen e rrugeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *