Nuk ka fitues në “Niko Dovana”, Teuta dhe Flamurtari barazim pa gola

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Teuta dhe Flamurtari ndanë nga një pikë në ndeshjen e parë të kampionatit, me asnjërën prej skuadrave në gjendje për të realizuar në portën kundërshtare. Por nëse durrsakët nuk qenë të saktë pavarësisht se patën raste, vlonjatëve iu mohua goli nga Isli Hidi, i rikthyer në Kategorinë Superiore për të mbrojtur portën e Teutës.

Ishte ndeshja e Bledi Shkëmbit si trajner në Kategorinë Superiore, pas një viti të kaluar në Kosovë, ndërsa Ilir Daja debutonte në stolin e Flamurtarit, skuadër të cilën nisi ta drejtojë pas largimit nga Skënderbeu. Të dy skuadrat e nisën me një rreshtim 4-3-3, por pavarësisht dëshirës së trajnerëve për një lojë sulmuese, nuk u prodhuan gola.

Pas një nisjeje të ekulibruar në minutën e 20-të erdhi edhe momenti i parë i diskutueshëm i takimit, me Torrassan që rrëzohet në zonë pas një ndërhyrje të Hakajt. Pavarësisht protestave të lojtarëve të flamurtarit që pretendonin penallti, gjyqtari vazhdoi lojën. Në pjesën e parë, Ilsi Hidi shpëton portën e Teutës në dy raste, më flagranti pas një goditje të Hysenit që dukej thuajse gol.

Pjesa e dytë nisi me tensione në fushë mes Bathës dhe Osmanit pasi lojtari i Flamurtarit shkaktoi një ndërhyrje ndaj Kamara. Në debat u përfshinë edhe lojtarë të tjerë dhe në fund Useini dhe Osmani përfunduan me nga një karton të verdhë për të dy ekipet.

Hidi ishte sërish vendimtar edhe në 45 minutat e dyta, duke bërë disa pritje vendimtare që i dhuruan pikën e parë Bledi Shkëmbit në Superiore. Dy minuta nga fundi ish-portieri i Tiranës dhe kombëtares shqiptare i mohoi golin Bushiçit, ndërsa një minutë më parë ishte  Latif që humbi një rast të artë për t’i dhënë fitoren Teutës, duke bërë mbrojtësin në vend që të godiste në portë.

Një pikë që nuk është se i kënaq shumë të dy skuadrat, të cilat javën e ardhshme kanë ndeshje shumë të vështirë, pasi Teuta udhëton në Tiranë për t’u ndeshur me bardheblutë, ndërsa Flamurtari pret në Vlorë Kukësin.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *