Dëshmia e rrallë: Polici goditi e theu me shkelm djepin ku isha unë 6-muajsh, dhe nana më mbështolli me tjegull e ashtu më çuan në kampin e Tepelenës. Çfarë ndodhi në Mirditë, pas vrasjes së Bardhok Bibës

Ekskluzive / Intervista e 69-vjeçarit Lek Shtija Bajraktari nga Mirdita, babai i të cilit, Nikoll Shtija Bajrajktari, ishte një nga 14 të pushkatuarit për ngjarjen e vrasjes së Bardhok Bibës në 18 gushtin e vitit 1949

Nga Dashnor Kaloçi, TemA

Një nga ata persona që u pushkatuan në mesditën e 18 gushtit të vitit 1949 në Qafën e Valmirit si shenjë hakmarrje për ngjarjen e vrasjes së deputetit dhe sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së Mirditës, Bardhok Bibës, ka qenë edhe Nikoll Bajraktari, që çuditërisht apo për koçidencë, rezulton të ketë qenë dhe mik i ngushtë i Bardhokut?! Lidhur me këtë ngjarje, jep dëshminë e tij, i biri i Nikollës, 69 vjeçari Lek Shtija Bajraktari, duke analizuar jo vetëm vrasjen e Bardhok Bibës, pse dhe kush e vrau atë, si dhe ekzekutimin e 14 burrave në shënjë hakmarrje për vrasjen e tij, por edhe se çfarë ndodhi më pas me familjet e tjera mirditore që u internuan dhe raportet e regjimit komunist të Enver Hoxhës me “Mirditën reaksionare”.

Zoti Lekë, babaj juaj, Nikoll Bajraktari, është një nga 14 personat që u pushkatua për ngjarjen e vrasjes së Bardhok Bibës, cili është version që dini ju për atë ngjarje, pra për vrasjen e tij?

Bardhok Biba u vra nga Komiteti i Maleve. Kryetar i Komitetit të Maleve pas vrasjes së Mark Gjonmarkut, bajraktarit të Kapedanit të parë, ishte Ndue Pjetër Gjonmarku, një kushëri i tij. Dhe vrasja është bërë me vendimin e Komitetit të Maleve. Nga “Organizata e shpagimit” që e kanë quajtur ato. Vrasja e Bardhok Bibës tronditi Mirditën. E tronditi Mirditën në dy këndvështrime.

Konkretisht përse e tronditi…?

Këndvështrimi i parë, duke iu shmangur nihilizmit, Bardhok Biba ishte një figurë që kishte krijuar emër në Mirditë. Pavarësisht se ishte me forcat komuniste, ai kishte krijuar një emër më shumë të mire, sesa të keq. Unë mund të them nga bisedat që kam bërë me njerëz të kohës, se; vrasja e tij është shfrytëzuar. Është shfrytëzuar për të nënshtruar Mirditën. Vrasja njiherë është bërë për hakmarrje. Për mua bien poshtë ato që thuhet se këtë vrasje e ka organizuar Partia etj. Grupi i të arratisurve, Ndue Gjonmarku, Mark Jaku, e shumë të tjerë, kishin marrë rrugën për të dalë jashtë shtetit. Në Kaçinar, ato marrin lajmin se Bardhok Biba ka shkuar atje, dhe i organizojnë pritën. Vrasja është një koiçidencë. Prita është vendosur nga grupi që ishte nisur për të dalë jashtë. Ky ka qënë i shoqëruar me dy vetë. Në mal me këtë grupin, ishte Ndue Bajraktari, ai kishte një problem me Bardhok Bibën.

Çfarë problemi….?

Gjatë një prite në mal, Ndues i plagoset i biri, Marku. Dhe me ndërmjetësim, Bardhok Biba merr përsipër me e marr Markun. Dhe e merr. Por më pas se në ç’farë rrethanash nuk dihet, por këtë e vrasin. Kështuqë në bazë të zakonit, Bardhoku i kishte borxh gjakun Ndue Bajraktarit. Dhe në grupin e të arratisurve, ishte edhe Nduja. Dhe ky thotë, që pasi Bardhoku ka hyrë në Kaçinar, unë nuk dal jashtë pa marrë hakun e djalit. Kjo është arsyeja që dihet. Përfundimisht Bardhok Biba vritet. Dhe këtu zën fill një epokë e re, që po vinte në Mirditë. Shumë e ngrysur dhe shumë e trishtueshme.

Çfarë ndodhi në Mirditë pas vrasjes së Bardhokut?

Bëhet mbledhja e Byrosë së Partisë, në Rrëshen. Vijnë nga Tirana dhe organizohet, marrja e hakut të Bardhok Bibës, dhe jo gjetja e autorëve. Këtë e kanë evidentuar shumë vetë. Dhe merret vendimi; Mehmet Shehu thotë që; do të vras 100 vetë. Organizohet në Mirditë nata e 11 Gushtit 1949, si me thënë, Nata e Shën Bartolomeut. Nisën arrestimet masive në të gjithë Mirditën, nga Brigada e Ndjekjes që komandohej nga Kolonel Zija Kambo.

Sa veta janë arrestuar, kush ishin disa nga kryesorët?

Janë arrestuar në të njëjtën kohë në të gjithë Mirditën rreth 100 vetë. Ndër këta Dod Prengkola, Nikoll Bajraktari, Frrok Mali, Preng Dedgjonmarku, etj. Arrestohen dhe sillen tek mani i Lal Ndreut. Ky muze ku ne jemi dhe po flasim tani, ka qënë qëndra ku këta torturoheshin dhe më pas çoheshin në qelitë e Degës së Brëndshme. Natyrisht që dihej se këta ishin pjesa më influente e Mirditës.

Të arrestuarit ishin piketuar më parë, apo apo ata u përzgjodhën shpejt e shpejt pas vrasjes së Bardhokut?

Nuk është bërë e rastësishme lista për vrasjen e Bardhok Bibës, 300 persona të listuar. Është bërë nji gjyq në Rrëshen, ka filluar në orën 8 dhe ka mbaruar në orën 2. Nji ndër këto që dënohet me pushkatim, ishte im atë, Nikoll Bajraktari. Organizimi i vrasjes, ka qënë i qëllimshëm. Vendimi u mor që këta të ekzekutohen pikërisht aty, ku u vra Bardhok Biba. Në Qafën e Valmirit.

Ç’ndodhi konkretisht me të arrestuarit?

Këta të arrestuarit merren të lidhur me tela me gjëmba, njëri pas tjetrit. Atje ku shkon skuadra e të vdekurve, gjatë masakrës ishin mbi 300 vetë të mbledhur nga e gjithë Mirdita. Kur unë jam ballafaquar me këtë fakt më janë kujtuar Keltët. Se ata kur bënin ekzekutimet, merrnin të gjithë popullit dhe gratë për t’i edukuar. Por kjo bëhej për terror. Është bërë ekzekutimi me varje i katër vetëve. Ka një detaj shumë të çuditshëm. Njëri nga ato të varurit ishte shumë i gjatë, (Dedë Gjonmarkaj), dhe i takonin këmbët në tokë. Atëherë njëri nga këto të skuadrës së pushkatimit, e kap dhe e ul poshtë. Te pushkatimi, komandanti i skuadrës, Mehdi Bilbili, i çon tek gropa dhe i fut një plumb nën sqetull dhe këta binin në gropë. Kjo gjë ka vazhduar deri në të shtatin, në të shtatin Mehdi Bilbilit i është bllokuar pistoleta. Ai pistoletën e hodhi në gropë, dhe i kërkoi një nënpunësi, Gjon Frrokut, një automatik për të mbaruar punën. Jo, i tha ai, nuk ta jap se është armë personale. Atëherë është afruar Kryetari i Komitetit……. dhe i ka ekzekutuar tre të fundit. Por ky duke mos qënë shumë ekspert nuk i vrau menjëherë. I fundit ka qënë babai im. Ky ka rënë në gropë i gjallë, dhe kanë filluar për ta mbuluar me dhe i ka thirrë nga gropa; çfarë bëni mor…, mos bëni mëkat përpara Zotit.

Ç’ndodhi më pas, si u veprua…?!

Atëherë kanë ardhur me automatik e me pushkë dhe i kanë vrarë. Edhe këtu ka një fenomen astronomik shumë të çuditshëm. Nuk ka ndodhur nga ajo datë e deri më sot, që po bëhen 70 vite.

Ç’farë ndodhi?

Ka dalë një re, është vrenjtur qielli dhe ka rënë borë. Po po, borë më mes të Gushtit, janë njerzit akoma gjallë që kanë qenë aty atë ditë dhe e klanë parë këtë fenomen të natyrës. Thonin që edhe koha vajtoi për këta. Kjo ka qënë realizimi i hakmarrjes së Bardhok Bibës.

Thuhet se aty pas vrasjes janë mbajtur edhe fjalime nga funksionarët e lartë të ardhur nga Tirana?

Po është e vërtetë, fjalimin mbi kufomën e Bardhok Bibës e ka mbajtur Mehmet Shehu dhe Gjin Marku. Ndër të tjera është thënë që Gjin Marku në fjalimin e ceremonisë mortore është shprehur që; unë do të bëj që në Mirditë të këndojë kukuvajka. Në fakt ai këtë e realizoi. Por ai harroi një postulat latin që thotë; se kush vjen me shpatë në dorë, do të vdesi po nga shpata. Gjeneral Gjini, ka ndërruar jetë në burgun e Burrelit i verbuar.

Kjo masakër i është atribuar Mehmet Shehut?

Mehmet Shehu është kryekëput organizatori i hakmarrjes. Ai deklaroi se unë do të vras 100 vetë për Bardhok Bibën. Por i jati i Bardhokut, një burrë me karakter, i tha; mos vrisni njerëz të pafajshëm për djalin tim. Po gjetët autorin po. Por kjo u mbyll shpejt e shpejt sepse në jug, filluan provokacionet e Gushtit të 1949. Por një gjë është e vërtetë, 1949-ta nuk erdhi rastësisht dhe momentalisht sepse u vra Bardhok Biba.

Po përse…?

Sipas një dokumenti të vitit 1946, thuhet tekstualisht kështu, “Të verifikohen të gjitha krahinat që nuk na duan, të shkelet çdo pëllëmbë, të kryet çdo diversion, të kryhen edhe vrasje pa gjyq, Gjeneral-Kolonel Enver Hoxha”. Dhe në atë kohë në Mirditë u bë ekspedita e tmerrshme e Toger Babës.

Çfarë bëri Toger Baba në Mirditë?

Toger baba, apo Hodo Habibi, një oficer i pa shpirt dhe ai u fut në Fan, dhe në Orosh dhe nuk la gjë pa bërë, vrasje, burgosje, dhe ka arritur deri aty sat u fusi grave macet në çitjane. Por një gjë duhet thënë, Mirdita u godit në tre shtyllat e saj.

Konkretisht ku…?

U godit te burrëria, u godit te karakteri, dhe te morali. Të treja këto ishin shtyllat që kishin udhëhequr Mirditën si trevë katolike. Bardhok Biba në këtë kontekst duhet parë pozitiv.

Para se të dalim këtu në këtë pikë, a kishte njohje babaj juaj me Bardhok Bibën?

Babaj im e ka pas mbrojtur Bardhok Bibën kur ky i fundit ishte i ri dhe komunist. Ata vinin shpesh tek ne në shtëpi dhe diskutonin siç më ka thënë nëna. Bardhok Biba me stafin e vetë, me Ndrec Ndue Gjokën, me Pal Mëlyshin etj. Ata elementin e pare, kanë futur shkollën. Elementin e dytë kanë futur shtetin. Sepse Mirdita nuk kishte njohur shtet. Bardhok Biba ishte një i ri komunist me një vizion përparimtar, për të rregulluar Mirditën por nuk pati kohë. Në këtë kontekst Bardhok Biba në Mirditë ka qënë edhe mik, por edhe armik. Duke marrë parasysh prej-ardhjen e Bardhokut si i shtëpisë së Gjonmarkut, ai kishte në mal shumë njerëz të tij, ndërmjet të cilëve edhe Ndue Gjonmarkun. Ai firmosi që ky të pushkatohet. Bardhoku tha që; kush nuk ka bërë vrasje të kthehet nga mali, dhe të vazhdojë jetën e tij. Mirdita ishte në strukturën e saj anti-komuniste.

Kush e solli komunizmin në Mirditë, cilët ishin komunistët e parë që e përhapën atë frymë dhe ideologji në atë krahinë?

Komunizmi në Mirditë nuk hyri nga Rusia, atë e sollën nga bangat e shkollave dhe të universiteteve të Perëndimit njerëzit e shkolluar. Pal Melyshi i biri i Bajraktarit, Bardhok Biba nipi i Kapedanit, këta ishin komunistët e parë që e sollën këtë frymë që për kohën ishte përparimtare. Pavarësisht se çfarë u rrokullis mbrapa. Bardhok Biba kishte dëshirën për të bërë shtet. Ai ka pajtuar gjaqet dhe ka vendosur gurin e parë të qytetit të Rrëshenit.

Të ndalemi dhe njëherë tek lista e të pushkatuarëve dhe gjyqi që iu bë atyre…?

Po, ka një detaj në arrestimin e të gjithë këtyre. Në listë ishte Dod Beleshi i Kthellës së Epërme. Por ai nuk ishte aty dhe i marrin të vëllain Gjergj Beleshin, dhe e çojnë në skuadrën e pushkatimit. I dënohet djali Dod Preng Kolës, me vdekje, ndërsa vetë Doda dënohet me 12 vjet. Ai i thotë; me leje, trupit gjykues, burgun tim lejani djalit dhe mua më dënoni me vdekje. Dhe kështu u bë. Imagjino se çfarë gjyqi ishte pa pjesën ligjore të tij. Por tragjedia fillon pas masakrës me të gjallët e pa varrosur. Këtë e kam përjetuar unë familjarisht me rreth 300 familje.

Çfarë ndodhi me jua dhe familjet e tjera?

Neve na morën të gjithëve përnjiherësh dhe na çuan në Kampin e Tepelenës. Kur erdhën tek shtëpia ime i thanë nënës; Prenë, bëhu gati, ku do të shkojmë i thotë ajo, do të shkojmë në Tepelenë. Ta lidh fëmijën në djep dhe ikim i thotë ajo. Nuk kemi kohë i thanë dhe i ranë djepit me këmbë. U thye djepi dhe nëna mori një tjegull dhe më mbështolli mua dhe ikëm në Tepelenë. Qëllimi i kampit të Tepelenës ishte qëllim çfarosjeje.

Të ndalemi tek Mirdita, pak më lart u shprehët se ajo ngjarje ka qenë e qëllimëshme…?!

Po, e them prap, ajo që është bërë në Mirditë ishte e qëllimshme, pasi Mirdita nuk ka njohur shtet, ajo ka qëndruar si fis në bazë të kanunit. Kanuni në Mirditë ka qënë si një doktrinë shtetit, si një mënyrë qeverisjeje, si një udhëheqje fisi. Goditja që ndodhi në Mirditë është shumë dimensionale, është goditje fizike, është goditje psikologjike, është goditje morale. Çdo element i terrorit shtetëror në Mirditë vlen të analizohet në mënyrë të veçantë. Por ne e dinin që ishim të pafajshëm, e dinin për miqësinë që kishte im atë më Bardhok Bibën, dhe se im atë u vra kot. Këtë lloj keqardhjeje ma kanë shprehur edhe njerëz shumë afër kupolës drejtuese. Ashtu ishte koha më thanë, që babai jot nuk ka pasur faj për Bardhokun. Më vonë neve na çuan në arrest shtëpie tek shtëpia jonë në Mirditë.

Pas kthimit nga internimi, ku keni punuar dhe si ju ka trajtuar ai regjim?

Pas internimit neve na kthyen tek shtëpia jonë në Mirditë. Me 100 peripeci arrita të mbaroj gjimnazin dhe pas gjimnazit unë fillova punë në koperativë dhe më pas në minierë. Gjatë komunizmit unë kam qënë i survejuar dhe këtë e kuptova kur kontrollova dokumentat pasi fillova punë në rajonin e policisë së Rrëshenit pas vitit 1990.

Në fund të kësaj bisede a mund të na thoni, cili është mendim i juaj, a e nështroi dot regjimi komunist Mirditën?

Regjimi komunist Mirditën nuk e vrau dot, por e plagosi. Plaga ishte e rëndë. E nënshtroi me tre shtyllat kryesore që Mirditën e mbanin gjallë. Komunizmi në Mirditë ka qënë shumë i kujdesshëm. Ka vepruar me strategji. Arriti deri aty saqë priftit të Kaçinarit, Dom Preng Qefalisë, gjatë gjyqit popullor, i nxorrën një listë me disa emra çiftesh që ky i martonte dhe e akuzonin qe këto gra ti i ke pasur dashnore. Një de-personalizim deri këtu. Çfarë mund t’ju them më shumë se kaq?

(TemA)

30 komente në “Dëshmia e rrallë: Polici goditi e theu me shkelm djepin ku isha unë 6-muajsh, dhe nana më mbështolli me tjegull e ashtu më çuan në kampin e Tepelenës. Çfarë ndodhi në Mirditë, pas vrasjes së Bardhok Bibës”

  1. ALBAN BORSHI says:

    PERSE E VRATE BARDHOK BIBEN ? ? ? ? ? … NDERSA KISHTE KRIJUAR EMER TE MIRE PERTEJ PARTISE KOMUNISTE ?! ?! ?! ?! ?! …

    1. Ec aty says:

      Pergjigjia eshte e ditur : ishin dhe jane race e kolaboracionisteve dhe tradhetareve.
      Prandaj moren dhe do marrin gjithmone denimin e merituar!

      1. loni says:

        po mire mor rrace maloku i keq,ata qe pushkatuat pa gjygj ne mest te tiranes 21 janar 2011 ishte hakmarrje,pse bene edhe ju ate qe nuk ju pelqeu kur jua ben te tjeret fares te qelbet qe jeni malok,ju u pushkatuat dhe u internuat se e kishit nga nje akuze,por ata ne bulevart u vrane pa akuz fare,kush jane per tu ardhur keq,ju qe u akuzuat per dicka,apo ata qe ishin spektatore me duar ne xhepa ne nje demostrate,ke dal ndonjehere te gjykosh ne ndonje interviste pleren qe qelloi njerezit e pafajshen NDREA PRENKA mos gaboj,ishte mirditor mor plere,ju donit plumbin te gjithe mor rrace e shkerdhyer,mire ta bene ty dhe te gjithve juve armiqte e popullit shqiptare,plumbi per ju ka qen i merituar.

      2. Turi says:

        Keta jane “trimat ” mirditore qe pretendojne qe superfuqia botes perandoria Osmane dridhej nga frika prej tyre. Kur ne fakt gjirokastriti ,me emrin Enver ,nga sokaku i te marreve i vriste ,pa gjyqe dhe i fuste neper kampe perqendrimi sa here i donte qejfi. Dhe i beri te prishnin e te shkaterronin kishat e tyre me doren e tyre. Ato kisha qe i kishin dhurate nga Turqia. Dhe te pare te tyre ,qe i faleshin, nuk ishte me Krishti ,por Gjela Biba.

      3. Fare 3 kuqe fare 3 ndyre says:

        O te , krimb i kuq ,o monster,me njerez si ty nuk shkohet ne perendim,
        Shkohet ne lindje,te Rusi,te Shjau. Rrace serbi. Gumen pa fare.

        1. kuc says:

          Sa klase shkolle ke mor idiot 😛

    2. Gimi says:

      Cfare nuk thote ky i biri i krimineleve e fashisteve eshte se Toger Baba u denua me vdekje per vrasjet qe beri ne mes mirditoreve. Veprimet e tij ishin individuale dhe jo te Partise. Ai eshte denuar me vdekje dhe ekzekutuar pikerisht ne Mirdite. Por sigurisht qe miditoret ju kane rene pas shpine partizaneve dhe kane bashkepunuar me nzazistet dhe fashistet kunder atyre qe ju bashkuan Aleances SHBA-Angli-Rusi. Komunistet ishin me aleance me te madhe fitimtare dhe bashke me Hitlerin qe dogji ne furra me miliona njerez u varrosen edhe ata mirditore qe ju bashkuan bishave naziste. Fat i merituar. Keto te gjitha qe thote ky jane rrena sepse ne ate kohe komunizme nuk nihej fare dhe idete ishin brilante. BARAZI, LIRI per te gjithe. Pavaresisht se me vone ideja degjeneroj dhe u kthye ne perfitimet e nje kaste ne pushtet. Dhe ishte populli qe i rrezoj. Populli i solli ne pushtet dhe i mbajti ne pushtet dhe populli i rrezoj.

  2. ALBAN BORSHI says:

    PERSE E VRATE BARDHOK BIBEN ? ? ? ? ? …

    … NDERSA SIC THONI VETE … KISHTE KRIJUAR EMER TE MIRE PERTEJ PARTISE KOMUNISTE ?! ?! ?! ?! ?! …

  3. Shaqo says:

    Interesant tjegulla ne Miedite?!!
    Pa skrupull keni qene dhe te tille jeni.

  4. Fieraku nga Ferrasi says:

    O Lek Tiger babà ka lon cika
    Meca ( djem) po’ ti Ca’ je tu prit
    Une kam lind ,jam rrit ne interrnim
    Me vjen turp te them jam i oersekutum
    Mjaft e qelbet dhe ate Emer qe Kane pase te paret
    Duke u qurravit .
    Po’ ke bythe shk.rracen togerrit
    Po’ s’ ke mbyll gojen e rri.

    1. kuc says:

      Togeri ka shkerdhy ate dhe ty, prandaj rrini dhe hani mut tash e tan diten. E dini fort mire se po u gricet prape, keni me e honger prape tullumin 😉
      Shshshshshshtttt pisevenga, race e flliqun antishqiptare!

  5. H says:

    Faji nuk është as i komunistave as i imperialistave, por i popullit shqiptar kriminel në shpirt dje dhe sot.

  6. Vjola says:

    Pse e vrate

    Bardhok Biben ? Zjarrin tju vinin kush kishte fan .

  7. ME EMER says:

    DUA TE DI ,A KA NJERES QE NUK JANE TE “NGUJUAR” PER HAKMARJE NE MALESI DHE SA JANE ?! .. NATYRISHT , KETU LOT ROL DHE “MOS FUNKSIONIMI ” I SHTETIT ..! PER KRIMINELIN DUHET MASE EKSTREME QE TE PERPARROJE SHOQERIMA ..! KETO “INTERVISTA ” TE QELLIMESHME JANE NE FAVOR TE KRIMIT ..! NUK KAM AS NJE FIJE FLOKU ME KETO NGJARJE ,POR E NDJEJ , SE KRIMINELET PO ZAPTOJNE , APO E KANE ZAPTUAR SHTETIN ..! TURP ..!

  8. Alboz934 says:

    Aman se na terbuat bythen na e çate gjethecili tu rrejt tu shpif tu mendu çfare “krimesh ka qe nuk jane thene qe ti them une , na e bete Tepelenen e kampet e internimit me keq se Auzviçin . Populli tjeter ne ato vitet e para pas çlirimit nuk kishin as buken e femive tyre dhe detyroheshin te mblidhnin hithra per ti futur ne furre per ti ngrene , ndersa ato te internuarit se paku buken dhe supen i kishin te siguruara . Prandaj ju ish te internuar dhe ju gazetare dhe ju deputet te opozites qe llomotitni sikur jua qani hallin atyre boll me na çate bythen , kujtoni se ju beson njeri . Pse nuk benit sikur jua qanit hallin te internuarve per 8 vjetet e fundit qe ishit ne pushtet .

  9. Dixhiderrisha says:

    Ε lexova deri atje ku thuhet se dolen rrete dhe filloi koha te qante duke leshuar lote bore. Po qante per ata qe u pushkatuan!
    Pastaj me zuri mua te qaret dhe s’munda te lexoj me…!?

    1. Bragjinas says:

      Hahahah,qenke i madh.Po qesh me lot

  10. Shkodrani says:

    Respekte per ty e gjithe ato qe kan vuajtur aq shum nga fara e keqe e komunizmit por zoti vonon e nuk haron sh shpejt do vije koha qe ktyre komunisteve e kelyshave te tyre qe nga saliu nano e meta rama basha do ti groposim te gjalle le te thote bota cfare te doje do e kuptoje qe vec ashtu tumori i kuq komunist vec ashtu zhduket te gjithe ato pisa qe kane mare pjese ne kto krime nga 1945 e deri me tash 2018 jane bo krime pa fund do bohet spastrim nje here e mire bohu gati se koha nuj esht sh larg zoti do ta jap mundesine me cue nderin e familjes e te shqiptarit aty ku e meriton me beso mik se do ndodh zoti vonon por nuk haron poshte tumori i kuq komunist rrofte demokracia kudo ne bote

    1. Anti-fashisti says:

      TI QIM ROBT KU TI KESH O BYTHQIM, mos u kruj fort se ka me t’marr flake bytha! Race e flliqme.

  11. Engjelli says:

    Perse jeni ne gjak? e pyeta shokun tim te punes nga Kukesi. Vllau jem u ngatrru tuj lujt bilardo me shokun e vet, e ai e theri. Pas pese vjetesh na ja morem hakun!!!

  12. petro says:

    Nuk pijne me uje keto shkrime shpifarake.ate qe deshet e muaret.shqiperine e shkaterruat ne industri ne buqesi e tani po ju mbron nato.jeni pederaste e te pa skrupull pjelle e keqe e shoqwerise njerezore.do vdisni duke pergojuar te tjeret se skeni me cfar te beni pronen private nuk e shkaterroni dot e pushtet nuk merni se jeni injorante hajduta e burgazhinj tradhetar ballista zogista.

  13. Fieraku nga Ferrasi says:

    Kuc e te hengert mortja
    Rrace murtaje
    Mos befshi hajer shtate breza.
    Ne na hengert mine
    Se as ne aksion as ne zbor sna Kane cu
    Ju Jua shk rracen para mrapa.

    1. kucc says:

      Prandaj keni 30 vjet qe vazhdoni ankoheni 😛

  14. zef says:

    Se jemi mburraveca, qyqar, tinzak dhe pa moral ate edhe e kemi vertetue. Pasi ra komunizmi sa sigurimca, hetues, prokuror, denoncues u vrane ne shenje hakmarrje? E njejta gje mund te thuhet edhe per vellazerit tone ne Kosove, Maqedoni dhe ne trevat tjera shqipetare. Atehere si edhe sot ne bashkejetojme me ta ngase jeme te tille dhe te tille do te mbesim….

  15. lenci says:

    Nuk deshiroj te flas per zakonet e Mirdites, por, ky qe i ka dhene intervisten Dash Kalocit (Kaloci po vazhdon pas cerek shekulli ate qe bente Shpetim Rroqi me varrim-zhvarrimet dikur!!!), a mund te tregoje se cfare thonin zakonet e mocme per vrasjen e grave, sic ka bere ky Ndue Gjomarkaj?
    Sic deshmohet nga dokumentet e CIA-s amerikane, ne vrasjen e deputetit Bardhok Biba, nepermjet nje grupi te udhehequr nga Ndue Gjomarkaj, jane perzier sherbimet sekrete italiane te asaj kohe. Ndue Gjomarkaj, bashke me shume mirditore te tjere, midis te cileve edhe princi i Mirdites, Gjon Markagjoni, ishin pjese e Partise “Blloku Indipendent”, parti e cila dergonte ne Shqiperi agjente ne sherbim te operacioneve te sherbimeve sekrete italiane. Nje nga keto operacione, me emrin e koduar “Fontana”, ku u parashutua ne Shqiperi edhe Ndue Gjomarkaj, pati ne shenjester edhe Bardhok Biben.
    Vrasja e Bardhok Bibes nuk ishte e rastesishme, por rezultat i nje operacioni te pergatitur. Bardhok Biba nuk ra rastesisht ne prite, por u nxorr atje nga kusherira e tij dhe e vete Ndue Gjomarkajt, ne ate kohe udheheqese e rinise ne Mirdite.
    Pas vrasjes, i gjithe grupi u arratis dhe e pesuan te afermit e tyre.

    Prandaj, Dash Kaloci, shkruaj dhe boto, por studio edhe dokumentet, te cilat ty nuk te mungojne. Dhe veri te gjithe emrat, mos leri pika-pika. Se ata dihen, sepse edhe ti i di. Vete ke vene poziten qe mbanin.

  16. Mihal says:

    Me mace ne citjane ? Kjo nuk eshte e vertet se mirditoret nuk vesting citjane.ato jan veshje turke dhe jo tradicjonale ne Mirdite.

  17. Shkodrani says:

    Ty anti fashisti te qifsha nderin e familjes ju morracaket e kuq jeni barbona ju qift kina nanen se po vjen era e ndryshimit robt shtepise kemi me ju qi pavarsisht se ju a fusin kta qe mbani si demokrate nga saliu e deri ky i fundit palloshi rama por karin e tyre mbajeni per qejf se e meretoni o kelyshat e kuq ne dhe te gjalle meritoni me shkue me e pakta zoti vonon pot nuk haron

    1. Anti-fashisti says:

      JA U SHKERDHEJME ROBT MOR SHKERDHATE E BIR KURVE! ROBQIMA KOLABORACIONISTE, JA U SHKELYM FYTIN, RACE E NDYTE ANTISHQIPTARE!!!
      PJELLA TE SHPIFME TE HALES FASHISTE, PALLOSHIN KENI PAS MARRE DHE ATE E KENI GJITHMONE KA MBRAPA, SA HERE KENI ME BA PISLLIQE PRAP KENA ME JA U SHTI KABLLIN DERI N’FYT. QELBSINA, BYTHQIMA, KRIMINELA, BURGAXHINJ, BASTARDA T’SLLAVIT DHE T’TURKUT, KOLABORACIONISTA T’LIND ME GJAK T’PRISH !!!!!

  18. vaso says:

    Si ka mundesi dikush,pas kaq shume vuajtje,te vrapoje te behet polic?

    1. U dhime duke qesh says:

      Desh te behej minister po nuk ja vari njeri, prandaj 😀 😀 😀

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *