"Një mesazh për luftëtarët e betuar të LSI-së që 'burrnesha' u dha të hanë dhe të pinë qyl"

28 Gusht 2018, 10:04Politika TEMA

Nga Pandeli Bardhi

Kampingu njëjavor në kampin e bukur të Jalës, për LRI-në apo (Lëvizjen Revolucionare Irredentiste) këtë vit, nuk ishte si kampingu i viteve të tjera.

Dihet që lëvizjet irredentiste ku Historia njeh shumë lëvizje të tilla janë lëvizjet për të marrë një territor të caktuar apo një krahinë të grabitur me apo pa të drejtë nga një shtet tjetër. Në rastin tonë, Lëvizja Revolucionare Irredentiste e LRI, bëhet për një çështje më të madhe siç është ajo për “rrëzimin e Shtetit të bandave e të krimit, apo të “narkoshtetit” që ka “grabitur” të drejtat dhe liritë e të rinjve e të rejave që shtyp, shfrytëzon e diskriminon qytetarët”.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit në Jalë, ata i mblodhi “Burrnesha” duke u dhënë të hanë e të pijnë qyl, të pushojnë e të dëfrejnë, të gatuajnë e të hazdisen sepse u mblodhën për një çështje të madhe, atë të rrëzimit të qeverisë apo të “narkoshtetit!

Nuk besoj ta këtë mësuar këtë nga “pilotët e vdekjes” në Luftën e Dytë Botërore kur Japonia, pilotët e avionëve gjuajtës bombardues, i mbante me të tëra tëmrat për muaj të tërë sepse kur të niseshin për në luftë, ata vështirë se do të ktheheshin, ose do të kryenin detyrën ose do të përplaseshin me avionët e kundërshtarit.

Por ajo ç’ka ishte më kryesorja, LRI-stët, sipas një programi të caktuar, mbi të gjitha mësuan se si të sjellin ndryshimin e elitës politike, që siç u tha edhe “Burrnesha”, “ky ka qenë edhe misioni i LRI-së qysh në krijimin e saj”.

Nuk dihet nga e gjeti këtë mendim “Burrnesha”, në një kohë që në statutin e LRI-së, qysh në krijimin e saj kur LSI-stët ishin në pushtet thuhet: “LRi- është një organizatë rinore politike, një bashkim vullnetar i të rinjve shqiptarë mbi bazën e ideve, bindjeve… që synojnë të forcojnë rolin e rinisë shqiptare në jetën e vendit”. Siç dihet, LRI u themelua në Shtator të vitit 2004 me synim angazhimin e të rinjve për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje si në nivel vendor ashtu edhe në nivel kombëtar”! Ku është këtu ajo që thotë “Burrnesha” që “qysh në fillim misioni i LRI-së, ka qenë ndryshimi i elitave politike”?

Sidoqoftë, plazhistët e shumtë në Kampingun e Jalës kaluan edhe disa çaste entuziaste tek dëgjonin “Burrneshën”! Në fund, nën tingujt e “Internacionales” apo të “Marshit të të rinjve kundër të keqes” sipas Floida Kërpacit, thirrjes së “Burrneshës”, “Në luftë për çështjen e partisë të jeni gati” ata, me grushtin lart apo me dorën në shenjë nderimi ushtarak iu përgjigjën: Gjithmonë gati! Burrnesha është kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim siç thuhet edhe në dy vargjet e para të “Marsejezës” apo të “Marshit të të rinjve kundër të keqes:

Çohuni djem e vajza sepse rinia është e para.

Mbas Burrneshës shkoni, të gjithë ta rrëzojmë këtë qeveri…

Kohërat tashmë kanë ndryshuar. Revolucionet nuk fillojnë më atje ku shtypja dhe shfrytëzimi është më i madh, por fillojnë nga Kampet e pushimit, atje ku “Komsomolasit” hanë, pijnë, këndojnë, dëfrehen e relaksohen nën rrezet e diellit dhe jodin e detit. Sipas një programi të caktuar, gjithçka bëhej, qëllimi ishte një i vetëm.

Të betoheshin për një “çështje të madhe”, atë të rrëzimit të këtij “narkoshteti”. “Ideologët” e tyre, ish antarë të Kabinetit të “narkoshtetit” qysh në themelimin e tij para njëzet e tetë viteve, folën njëri pas tjetrit, qysh nga “Burrnesha” me pantallona ushtarake, e deri tek “njeriu me pantallona të shkurtra, Edmond Panariti.

Për të mos humbur fillin e mendimeve të vijmë tek fjalimi i “Burrneshës” në këtë ceremoni “madhështore” të mbylljes së kampingut, e cila me atë fjalim ceremonial jo vetëm LRI-stëti bëri të betohen “Halt Burrneshë” por edhe shkurret i bëri të “lëvizin” nga vendi! Qysh në fillim duhet të themi që pavarësisht se çfarë “klithmash” bënte “Burrnesha”, thirrjet e të rinjve nuk e lejonin të dëgjohej derisa ajo shumë shumë herë detyrohej të ndërpriste fjalimin e saj, duke bërë thirrje: “Më lini të mbaroj mendimin”!

Edhe sikur ajo të thoshte: “Në këtë moment që ne po flasim, janë bashkuar me ne edhe delfinët e detit, edhe fokat e pritet të vijnë edhe peshkaqenët, për të rrëzuar qeverinë e bandave e të krimit”, përsëri thirrjet entuziaste të LRI-stëve, do të vazhdonin me të njëjtin entuziazëm! Vazhdojmë më tej me fjalimin e “Burrneshës”. “Ky grup mjaft modest, thotë ajo, arriti kulmin e tij me pasion dhe forcën, për të cilën të gjithë kemi nevojë! “Burrnesha” është edhe “modeste”, ajo forcën e merr si Anteu që e merrte nga Toka, kjo e merr nga LRi-ja. Më tej vazhdon: “LRi-stët thonë që një njeri mund të ndryshojë botën, po juve që jeni me qindra”?

Basha nuk ndodhej atje, por po të ishte si matematicien “perfekt” që është, që pavarësisht që tabelën e shumëzimit me dy shifra nuk e njeh, por rregullin e treshit e njeh mirë, menjëherë, sapo të bënte llogarinë, do t’i dilte që LRI-stët kanë një forcë të tillë që mund të ndryshojnë botën me qindra herë! “Shikoni thotë ajo, po marr shembullin e Megit.

Në fillim ajo kishte frikë të protestonte dhe ditën e parë që u godit nga një polic, ditën tjetër, ajo protestoi me forcë dhe ecte me të dyja këmbët dhe grushtin lart”. Konkluzioni i Burrneshës është që nuk duhet patur mëshirë kundër një shteti që godet të rinjtë, që “vret shpresën e tyre, që shtyp e shfrytëzon”. Unë nuk jam e re, por as e vjetër nuk jam, por e kam jetuar kohën e diktaturës kur edhe ushqimet i merrnim me tallon dhe javë të tëra, bile edhe me muaj rrinim pa ngrënë”. Jepi Burrneshë! Por “Burrnesha “pengohet” sakaq: “Unë nuk mund të them që nuk kam qenë e privilegjuar!

Nuk ka faj, ajo përfiton nga mungesa e Bashës, që jo me makinë llogaritëse, por me mend do të bënte llogarinë. Kur një e privilegjuar qëndron me muaj pa ngrënë nga mungesa e ushqimit, po ata të paprivilegjuar nga sa muaj do të kenë qëndruar pa ngrënë? Me siguri, ata do të kenë qëndruar me vite pa vënë gjë në gojë! Kemi parasysh këtu që në kohën e ndërrimit të sistemit “Burrnesha” ishte vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeçe, por nuk ishte faji i këtij “Oleg Koshevoi” që mosha e saj ishte kaq e re dhe duronte pa ngrënë edhe muaj të tërë.

Por në fund të fundit është e drejta e saj të flasi e të broçkullisi ashtu si t’i vijë për mbarë të tilla “Tralala zura një galë”, por nja dy gjëra që kanë interes nuk na i sqaroi. E dëgjuam dhe fjalimin e saj “madhështor”, dëgjuam edhe entuziazmin dhe gatishmërinë e “debatikasve”.  Më shumë se kujtdo tjetër, ky “betim solemn”, “Gjithmonë gati” bëri që të lëvizin menjëherë antenat e “Babale Saliut” i cili, sapo dëgjoi këtë fjalim “historik” dhe këtë gatishmëri të “Komsomolasve” menjëherë e publikoi atë duke fërkuar duart. Më në fund, “klithi” ai, erdhën ditët e tmerrshme të “Shtatorit shqiptar”, kur do të shohim rrëzimin e “narkoshtetit” dhe të “Noriegës”, bandave të krimit e të drogës”. Përkundrazi, Lulzimin as që e “gërvishti” fare ky fjalim kaq “madhështor” i bashkëopozitares dhe me siguri do të jetë kthyer në anën tjetër, duke bërë një gjumë të thellë siç di ai.

Do të vazhdojmë më tej me “Burrneshën”. Që ajo me këta “debatikas” do të rrëzojë këtë “narkoshtet”, këtë e morëm vesh.

Por, nuk na sqaroi, a do t’i çojë ajo në “Gijotinë” “Numrin Një”, që qëndron në krye të këtij “narkoshteti” dhe këtë “Noriegë” që drejton këtë qeveri? Sidoqoftë ata kanë përgjegjësitë e tyre e sidomos “Numri Një”që jo pak zullume ka bërë në çdo funksion që ka qenë. Tjetër!

A kanë të drejtë morale këta “llafollogë” qysh nga “burrnesha” e deri tek ish “Buburrecat” e “Narkoshtetit” që jo vetëm nuk e “qullosën” asnjëherë detyrat që iu ngarkuan me ne krye Numrin Një, por përkundrazi, u shquan vetëm për matrapazllëqe e për korrupsion shumë herë më shumë nga këta që janë sot në këtë qeveri që edhe këta nuk qëndrojnë më prapa tyre.

Po t’i kishte dhënë drejtim “Burrnesha” edhe këtyre paqartësive për të mos i dhënë shkak që të tjerët të hamendësojnë, diçka do të ishte e besueshme “Burrnesha” dhe i besueshëm do të ishte edhe Hymni apo “Marshi i të rinjve kundër të keqes” do të ishte një Internacionale e vërtetë! Përderisa “Burrnesha” nuk i sqaroi këto hamendësime, edhe këtë rradhë “Burrnesha” nuk bëri gjë tjetër, përveçse bëri për të qeshur një copë herë pushuesit në kampin e bukur të Jalës.

Tani presim “Ditët e tmerrshme të shatorit” për të parë se ç’do të bëhet që të na zëvendësojnë “Edmond Begot” që na janë bërë si “burri i dytë i nënës” në ekranet e televizorit, sepse Skënderbeu e të tjera ngjarje me interes janë harruar fare!

20 komente në ““Një mesazh për luftëtarët e betuar të LSI-së që ‘burrnesha’ u dha të hanë dhe të pinë qyl””

  1. ⚖️?⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️???⚖️ says:

    “BURRNESHËS “ ME NJË ÇIZME, PO I VJEN VETINGU.
    ATY , TË MBAJ FJALIM “DINJITOZ” ⚖️⚖️⚖️.⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️

    1. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

      Munaqi ju dha ushtarve te gardes se LSI qi te hane ,te pine dhe te fuckin qyl.
      Rroft Munaqi qi i knoqi ?

  2. V.f.l.p says:

    Burri i “burrneshes”ka zhveshur malet e skraparit per mermerin she pllakat e gurit qe i shet ne evrope.Votohei skrapalinj se e ka hallall voten.

  3. Kerpacistja says:

    Burnesha ka vetem hallin e vet dhe te familjes saj,po kur ta marin vesh grupi i llastiqeve te Jales do jete vone. Ata hengren,pine,kercyen u palluan dhe ne fund u betuan qe do ta rrezojne qeverine e korruptuar. Larja trurit u krye me sukses dhe kte vere…

    1. Eri says:

      Cfare eshte lsi ke perfaqeson!dy hajdute burre e grua njeri ne presidence dhe tjetra vjedh fondet e partise po po fondet dini gje se ku shkojne dhe kishte i menaxhon jo kot bushtra u vu ne krye te partise!votoni skllever votoni!

      1. vicat e LRI says:

        keta te LRI ngjajne si dy pika uji me ata talibanet qe sterviteshin ne Afganistan nga Bin Landeni per te permbysur Ameriken.
        Pyetja ime eshte wich lope i ka pjelle keta fytyra te neveritshme qe betohen ne te thate dhe kur vjen pune ta hane te njome.

  4. lisus says:

    Do te shkoi tek shtepia pa qira e taksa bashke me burrin

  5. Martini says:

    Kur shikoj keta karagjoze mendoj se dicka mungon.Jane kemishezinjte e Pd.Dridhem aq me shume dhe duke kujtuar fatin dhe perfundimin e ushrine qe sulmoi Vloren dhe.Gjirokastren ne 1997 kontigjenti dhe shtabi eshte i njejter dhe nuk me ze.gjumi naten.Ketyre bandave qe.u rit vleren tu thuash fashiste u them.HIQNI NDONJE TULLE KU JU KANE HIPUR.Kesaj radhe nuk ka me.kripe ne fisheket e cifteve shqiptare.Ato jane mbushur me sacme qe kyr tu mbushen mullaqet te mos kini me mundesi te uleni ne bythe gjithe jeten tuaj.

  6. çeço Selimi says:

    “BURRELESHA “, e dehur nga pasuria perrallore e vene nga vjedhjet dhe abuzimet qe ka bere Ilir Meta, kerkon qe me jeniçere te mbledhur andej e kendej , te rrezoje “narkoshtetin ” , por harron se nje destabilizim i vendit do te bjere mbi kokat e te gjithe ketyre hajduteve : do t’ i vije rADHA DHE mONES QE DO TE MBETE ZBATHUR , pa çizme .Prandaj do t’i thosha Mones : Mbylle ate buçe, pasi ne zjarrin qe po pergatit , do te digjesh vete ! Nderimi Alla hitlerçe , te çon ne bunkerin e Hitlerit !

  7. Komentuesi says:

    Baxhell Monikes,i ka ikur truri i kokes dhe i ka shkuar te bytha.Le te beje ç’fare te doje ajo me te rinjet e injoruar e te poshtruar nga ajo,se nuk ka per te bere asgje.Vetem po turperon te rinjet.Qeveria nuk bje nga rruga,por me voten e popullit,te kutia e votimit.Atje moj Baxhell shko ne ta mbajt bytha,matu mire per mish te keputur.Me sa duket Baxhella,po e ndjen se po digjet,poplli nuk ja vare aspak,fitoren e ka enderr,dhe bene keto lloje maskaralleqe me te rinje duke i futur helmin kundr atdheut,kundra institucioneve te ligjeshme.Edi Rama,dhe qeveria e tij,erdhi me votat e shqipeareve,dhe jo me lufte.Ato qe thoni ju se Rama ka bler votat me parate e droges,jane mbroçkulla qe nuk i ha njeri,dhe jane justifikime per te dale te lare para elektoratit duke i genjyer e mashtruar.LSI-ja e mori rrugen per ne humner,drejte nje perroi per tu mbytur per jete.Ne asnje menyre nuk duhet te pranoi ps-te bashkepunim me LSI.

  8. Roland says:

    Kesaj fare te ndyre , qe vjen era mut , edhe injorance .. do djegur edhe femijet ne djep … se behen si monik shurra , edhe marin me qafe kalamaj qe besojne ne pallavrat e shurres se ilir shurrakut… qe u qifte qeni faren e ndyre nga vijne , se fare njeriu nuk jane … gjitha ata pinjolla qe qiheshin ne jale , nuk kane prinder , por buthqira e mamaqira , qe i lene per nje pjate sup , te qihen rrugeve …..

  9. Komunist i Penduar Thellë says:

    Shume ke folur, gje s’ke thene
    Pandeli te marrte lumi
    Me Moniken mos e kruaj
    Se ajo te ki tet’eme.

  10. Bythlepirsat e ilir derrkucit says:

    Te hikin narkot se ilir derrkuci me monen dhe kllufet qe lene nga pas nuk ndjehen te sigurte me mega-vjedhjet qe nuk i fshehin dot po nuk kane pushtet
    Por dhe ky marifet me keto bythlepirsa te vegjel apo te medhej me betimin e tyre ushtarak qesharak eshte i deshtuar ende pa filluar sepse edhe ata vete e dine mire qe lufterat me brohoritje dhe cjerrje nuk ja prishin qetesine bosave te medhenj qe iliri dhe muna me cizme dhe me breke po lufton kot se koti

  11. Franci says:

    Keqardhje qe kaq te rinj shnderrohen ne llumin e shoqerise.Turp per ata prinder qe kane edukuar te rinj te tille qe kerkojne lufte e formohen si rrugaçe per te mbrojtur politikane hajdute e vrases qe duan ti shpetojne reformes ne drejtesi.

  12. NNP says:

    Mos e kruani me monen se eshte soj:rrjedh nga Rabdishti i Madh i Dibres(fshati i budallenjve)

  13. Alidemsi i ri says:

    Shume fole edhe ti ,Komunisti i Penduar ..bashke me Baxhellen tende rri mos mos fol, me tet eme mos e kruaj..

  14. blerta says:

    Kjo foto te kujton rinine komuniste e fashiste vetem me nje perjashtim qe keta te hane m*tin se jane te tredhur e te droguar….

  15. robi says:

    A ka femer me te uritur per pushtet ne bote se baxhella? Te shoqin president dhe nuk pranoi rolin e zonjes se pare rast i pare ne histori qe nje femer refuzon nje rast te tiile qe nuk i vjen kujtdo. Kjo sepse ambicia e saj eshte per pushtet absolut., tani ha mut, Tani me naziskinet e Mamurrasit qe i hardallose me sharebajgat e leshitdhise ne haremin veror te Jales dhe i mesive te pershendesin ne menyre fashiste pergaditu te behesh gazi i botes ne shtator me revolucionin berishian ku Floida Surratufoja dhe gabeli Belind kerrici do djegin
    pergjthmone shpresat per pushtet te opozites…..

  16. "Pshatari"..qe te PERMBLEDHE says:

    @@Pandeli Bardhi i Nderuar!!!Do te ishit me Precize dhe me i Kuptueshem per Mua “Pshatarin”-Koqepalare(Sipas Monikes..K)
    po ta Zevendesoje ata Fjalen “Burrenesha”..me PALLASKA, apo “Patokja”..ect…por kurre se si JO “Burrenesh” nje Gruaje Shkerdhate si Monika Kryeemadhi…(Te me Falesh per Fjalorin Time)..por Helbete Milet Hesapi jame une “Pshatare”..
    Po nje Pyetje:Femijet e Pallaskes-Monika-Karabucores A ISHIN NE FESTEN-TRANING Per Rrezimin e Qeverise Rama??????
    1-Dikush nga te Rinjte qe ishte ne “Haengun” e Shtruar nga “Bucorja-Monika”,po Bente Gallate ne nje Kafene ne Tirane, duke then:”JA HODHEM EDHE KESAJ RADHE” Vertet do te Dalim ne ne Mitingje, dhe Kjo “Buca” te Siguroj nje Karrige ne Parlamentin Shqipetare..dhe te Tallet me Ne??? jo per gje Tha..POR Te Behesh Deputet ne Shqiperi duhet te Paguaj Monika-Karabuca dhe Ilir Floriri…dhe ne funde te Fundi tha nje Tjeter..ME PARET TONA HENGEM, me PARAT QE KA VJEDHUR ILIR Floriri…pse jo..e dime te gjithe se c´fare Muti jane….
    Gallate hesapi..Hajte kur te shikojme edhe Grupin KRAH-te PD-se..qe te “Demostrojne” per Rrezimin e Rames….
    Shkurt:Me Rini Koti, nuk ka…TE TI GENJEJ Monika me nje Luge “Corbe”???Urdheroni..se c´fare Rinie ka Shqiperia???Bir Selmani i Nenes ke te Qaj me Pare…..lol

  17. xx says:

    keta betohen me vullnet nazistesh ,pamvaresisht se doren nuk shtrijne .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje