Zbulohet se si do të shuhet Dielli

28 Gusht 2018, 10:53Lifestyle TEMA

Dielli do të zhduket pas 10 000 milionë vitesh dhe do të shndrrohet në një unazë të madhe të ndritshme gazi dhe pluhuri ndëryjor i njohur si reja planetare.

Në këtë përfundim ka arritur ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve që publikon “Nature Astronomy”.

Transformimi është një re planetare që shënon fundin e jetës aktive në masën 90% të yjeve dhe tranzicionin e yllit të kuq në një yll xhuxh të bardhë të degjeneruar.

Megjithatë shkencëtarët nuk ishin të sigurt të asaj që do t’i ndodhë Diellit; mendohej që masa e yllit tonë ishte shumë e ulët për të krijuar një re planetare të dukshme.

Për të mbërritur në këtë përfundim, ekipi i ekspertëve krijoi një model yjor të ri me të dhënat për të parashikuar ciklin vital të yjeve dhe i përdorën për të llogaritur ndriçimin e mbështjelljes së nxjerrë nga yje të ndryshme dhe me mosha të ndryshme.

Kur një yll vdes lëshon në hapsirë një masë gazi dhe pluhuri i njohur si mbështjellja që mund të mbërrijë deri në gjysmën e masës së tij.

Në këtë moment bërthama e nxehtë bën që mbështjellja të ndriçojë për vite deri në 10 000 vite dhe është kjo ajo që bën që reja planetare të jetë e dukshme.

Disa re janë kaq të ndritshme sa mund të shihen nga distanca të mëdha deri në dhjetra milionë vite dritë, nga vende ku vetë ylli ka qenë mjaft i largët për t’u lokalizuar.

Modelet e mëparshme sinjalizonin se që reja planetare të ishte e dukshme, ishte e nevojshme që ylli të kishte të paktën dy herë masën e Diellit.

Tani kanë zbuluar se pas nxjerrjes së mbështjelljes, ylli fillon e nxehet tri herë më shpejt se në modelet e vjetra dhe e bën shumë më të lehtë për një yll, me masë të vogël si Dielli, të mund të formojë një re planetare të ndritshme. ( horizonti.al)

6 komente në “Zbulohet se si do të shuhet Dielli”

  1. Dixhiderrisha says:

    Lum kush të rrojë
    do ta vërtetojë!!
    Mjerë kush të rrojë
    ….do ta përvëlojë!!!

  2. Muli says:

    Mos është mbas 10 miliardë vjetësh? o gazetaruc. Shtoja nja tre zero se është gjynah, ose mësoni ti lexoni artikujt pa google translate.

    1. tabela e shumezimit says:

      po ti bej njehere dy shumezime.dhe do te dale po 10 miliard. ka dhe numerime te kesaj natyre keshtuqe mos u cuditni shume.matematikisht eshte korrekt.

  3. TITI says:

    KETA SHKENCETARET NA RROFSHIN KARIN ME GOMARLLEQET E TYRE

  4. Atrogomargazetar says:

    Ore budalla gazetar,thuhet 10 miliard,jo 10.000 milione o dru me pre!!

  5. bla,bla, bla says:

    Si nuk u ngopen duke sajuar perralla keta pseudoshkencetaret more aman ?!!!!!!!!! Ketonuk jane as teori, as fantashkence, madje as hipoteza,por thjesht perralla per te mbajtur ne pune institucionin e lavazhit te trurit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje