Një marrëveshje sekrete mes “Google” dhe “Mastercard” i ka bërë të mundur gjigantit të internetit të ketë akses në të dhënat e detajuara të shitjeve, edhe offline, në të cilat janë përfshirë rreth dy miliardë konsumatorë amerikanë.
Sipas “Bloomberg”, “Google” ka paguar miliona dollarë për të futur në dorë të dhënat e “Mastercard”, madje dy kompanitë kanë diskutuar edhe ndarjen e një pjese të fitimeve.
“Bloomberg” u referohet disa individëve që kanë punuar për arritjen e kësaj marrëveshjeje, por as “Google” dhe as “Mastercard” nuk kanë pranuar të komentojnë.
Kjo do të thotë se mbi dy miliardë përdorues të kartave “Mastercard” nuk kanë pasur dijeni se transaksionet e tyre gjurmoheshin.
Vitin e kaluar, “Google” lançoi shërbimin “Store Sales Measurement” dhe shpjegoi se kishte akses në afërsisht 70% të kartave të debitit dhe kreditit në SHBA, përmes disa partnerëve, emrat e të cilëve nuk u thanë kurrë.
Dalja në dritë e këtyre detajeve ngre edhe njëherë shqetësimin në lidhje me privatësinë e përdoruesve.(TemA TV)
2 mld perdorues amerikane, na habite gazetaro. se dinim qe ja kishim kalu kines.
2 mld perdorues amerikane, na habite gazetaro. se dinim qe ja kishim kalu kines..
Ahh sa i zgjuar ngaterron, përdorimin me njerëzimin………
Dy miliarde karta krediti i bie qe e cdo individ ne amerik (perfshi edhe te sapo lindurit) te kete 6 karta krediti..??? ..po ku arsimoheni valle..? Kuocienti i inteligjences -000000
Une qe s’jetoj ne amerike i kam me shume se 6 karta krediti.