Lamtumirë ndërrim ore – Komisioni Europian vendos

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas një sondazhi online për ndërrimin e orës në atë të dimrit dhe të verës, ku shumica e qytetarëve është shprehur kundër, Jean-Claude Juncker, kreu i Komisionit Europian shprehet rregullorja do të shfuqizohet.

Së shpejti nuk do të duhet më të përgatitemi për kohën e dimrit dhe atë të verës përmes orës.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në një intervistë për  programin e mëngjesit të televizionit gjerman ZDF është shprehur, se pasi shumica e qytetarëve i ka thënë jo ndërrimit të orës, Komisioni Europian do të propozojë heqjen e këtij rregulli.

“Njerëzit duan që ne ta bëjmë këtë.”

Që këtë të premte Komisioni do të marrë vendimin përkatës.

Pastaj e kanë radhën shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian, e në fund nuk do të kemi më ndërrimin e orës në kohën e dimrit dhe të verës, tha Juncker.

Në një sondazh online, ku morën pjesë 4,6 milionë e qytetarëve të BE, shumica janë shprehur për mosndërrimin e orës në kohën e dimrit dhe atë të verës.

3 milionë pjesëmarrës në sondazh ishin nga Gjermania.

Aktualisht në të 28 vendet anëtare të BE dhe vende të tjera të Europës dy herë në vit kemi ndërrimin e orës.

Qëllimi i ndërrimit të orës ka qenë shfrytëzimi më i mirë i dritës së ditës për të kursyer energji, por vlera e vërtetë e kursimit gjithmonë ka qenë e kontestuar.

la/(dpa,zdf)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Lamtumirë ndërrim ore – Komisioni Europian vendos”

  1. Komentuesi says:

    Shume mire do jete.Te mos kete me ndrim te ores,por eshte me mire qe te ngelet nje ore fikse si ajo qe ka qene para ndrimit te ores.

  2. Rad says:

    4.6 milion votuan nga 500 milion popullata e BE.

  3. raul says:

    vendimi me i drejte qe do te merrni, na keni lodhur me kete ndryshim ore,,,,

  4. Lajm i mir says:

    Po shyqyr me ne fund kjo esht fitore madhe ,un kurr se kam nderruar oren e dores , gje komplet nyl pa kuptim ky esht lajm i bukur.

  5. HQ-18 says:

    Koha dhe ora janë diçka të shpikura nga njeriu.
    Ato nuk ekzistojnë.

  6. albamich says:

    nese ora ndrohet , mos u ankoni kur fatura e energjise elektrike do tju vije me e larte……

  7. Skifteri says:

    besoj se ka te beje me global warming…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *