Lulzim Basha kërkon veting vetëm për lidhjet e politikës me krimin, jo veting për pasuritë. Por çfarë thotë kabllogrami i SHBA për lidhjet e tij me krimin?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lulzim Basha ka dalë sot dhe ka sqaruar idenë e tij për veting në politikë.  

Ai në fakt nuk kërkon veting për pasuritë e politikanëve, por veting vetëm për pasuritë për politikanët e akuzuar për lidhjet me krimin.  

Pra, Basha nuk do verifikimin e pasurive që kanë gjithë politikanët dhe si i kanë bërë ato, por do veting vetëm për ata politikanë që përfliten për lidhjet me krimin.  

Ajo që kërkon Basha, pra hetimin e politikanëve që kanë lidhje me krimin e organizuar, në fakt, është në Kushtetutë.

Kushtetuta që në 1998, kërkon verifikimin e politikanëve për lidhjet me krimin.

Nëse kanë lidhje të tilla, ata duhet të përjashtohen nga politika.

Në ligjin nr.8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Fjalia e parë, e pikës 3 të nenit 45, ndryshohet si më poshtë vijon:

“3.Përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.”

Neni 2

Pas nenit 176 të Kushtetutës, shtohet “Pjesa e Gjashtëmbëdhjetë/1”, me këtë përmbajtje:

“PJESA E GJASHTËMBËDHJETË/1

MEKANIZIMI I GARANTIMIT TË INTEGRITETIT TË FIGURËS SË FUNKSIONARIT PUBLIK

Neni 176/1

Qëllimi i kontrollit të figurës

1.Kontrolli i figurës, ngrihet me qëllim mbrojtjen dhe garantimin e mirëfunksionimit demokratik të Kuvendit, organeve të qeverisjes vendore, institucioneve kushtetuese apo të krijuara me ligj, nga ndikimi apo pjesëmarrja në politikëbërje dhe/ose vendimmarrje i funksionarëve që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

2.Kontrolli i figurës do të kryhet mbi bazën e parimeve të procesit të rregullt, si dhe duke respektuar të drejtat themelore të individit.

Neni 176/2

Subjektet dhe rregullat e kontrollit të figurës

1.Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe çdo drejtues ose anëtar i institucioneve kushtetuese dhe ligjore që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, i nënshtrohen procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës.

2.Subjektet e parashikuara në pikën 1, dorëzojnë një deklaratë dhe i nënshtrohen një kontrolli të figurës, me qëllim identifikimin e atyre që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Kontrolli i figurës për lidhje me personat e përfshirë në krimin e organizuar bazohet në deklaratën për figurën dhe prova të tjera, përfshirë vendimet e gjykatave shqiptare ose të huaja. Deklarata mund të përdoret si provë vetëm në këtë proces dhe në asnjë rast gjatë një procesi penal.

3.Nëse subjekti i përmendur në pikën 1 ka kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar zbatohet prezumimi në favor të masës së ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.

4.Nëse subjekti i përmendur në pikën 1, nuk e dorëzon në kohë deklaratën për figurën, apo përpiqet të bëjë deklarime të pasaktë, ose të fshehë kontaktet me persona të përfshirë në krimin e organizuar, zbatohet prezumimi në favor të masës së ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.

5.Kur subjekti i përmendur në pikën 1, nuk justifikon ligjshmërinë e pasurisë sipas vendimit të organit përgjegjës kushtetues, zbatohet masa e ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra.

6.Kushtet, rregullat dhe organet përgjegjëse për zbatimin e mekanizimit të garantimit të integritetit të figurës së funksionarit publik, përcaktohen me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.”

Neni 3

Pas nenit 179/b, shtohet neni 179/c me këtë përmbajtje:

“Neni 179/c

1.Mandati i funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar në organet kushtetuese dhe ato të krijuara me ligj, që është fituar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbaron ose është i pavlefshëm kur konstatohet se i zgjedhuri ose i emëruari përfshihet në rrethin e subjekteve që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

2.Brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Kuvendi, në përputhje me procedurën e nenit 81, pika 2, të Kushtetutës, miraton ligjin që përcakton kushtet dhe rregullat për garantimin e integritetit të figurës së funksionarit publik.”

Por dhe në këtë rast, Basha ka probleme, në rast se vërtet do bëhet veting për lidhjet e politikanëve me krimin.  

Kjo, pasi kur ka qenë ministër i Jashtëm, Basha ka liruar dhe ka pasur lidhje me kriminelë.  

Bëhet fjalë per zgjedhjet e 2009, gjë që vërtetohet dhe nga kabllogramët e Ambasadës amerikane në atë kohë.  

Gazeta TemA po boton kabllogramin e dalë nga Wikileaks, që flet për lidhjet e Bashës me krimin.  

Kabllogrami i SHBA 13 gusht 2009:

Kabllogrami në fjalë ka titullin “Kriminelët bëjnë ligjin në parlamentin shqiptar” dhe mban datën 13 gusht 2009.

Është firmosur nga ish-ambasadori Uidhers dhe marrësi është Departamenti i Shtetit Amerikan.

Statusi i kabllogramit është “material i klasifikuar”.

Kabllogrami nis me fjalët:

“Përveç qetësisë në ditën e zgjedhjeve, në vëmendjen tonë kanë ardhur sinjale të forta njerëzish që kanë marrë pjesë ose janë përfshirë në krimin e organizuar që janë përfshirë në manipulimin e mundshëm të zgjedhjeve të 28 qershorit. PD, PS dhe LSI, kanë lidhje me krimin e organizuar…”.

Më pas pasi flet për rastin Keka, (Aleks Keka), ambasadori rendit nën okelion “shkelësit e ligjit bëhen ligjbërës”, 7 politikanët më të rëndësishëm të lidhur me krimin e organizuar.

Për Lulzim Bashën, Olldashin dhe Alibeajn, kabllogrami thotë:

“..Ministri i Jashtëm Basha, i cili përfaqësoi PD-në në Elbasan, është përfshirë në lirimin e një krimineli të famshëm në Elbasan në këmbim të mbështetjes së familjes së tij…”

Për Olldashin dhe Alibeajn, kabllogrami thotë:

“…Rrethanat lidhin Olldashin dhe F.K. në Fier me ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj në një skemë për të liruar të burgosur nga burgu për të vepruar si “të fortë” në zgjedhje…”

Më poshtë, ambasadori bën një detajim të zymtë të situatës duke shkruar:

“…Këta individë janë sot deputetë, kanë imunitet nga ligji dhe janë përgjegjës në bërjen e ligjeve që do të shtyjnë Shqipërinë përpara në integrimin Euro-Atlantik. Sjellja e sëmurë, ndoshta kriminale, e shumë prej deputetëve shqiptarë është shqetësuese dhe nuk premton për zhvillim demokratik. Ky është një fenomen shumë shqetësues, të cilin ne, komuniteti ndërkombëtar, duhet ta adresojmë në një farë mënyre në të ardhmen. Sa kohë do të ruhet për të larguar këta nga pushteti, është një tjetër pyetje. Në fund të fundit, paraja i jep jetë politikës dhe në një vend të varfër pa transparencë financiare ose traditë donatorësh të vegjël që mbështesin kandidatin e preferuar, kriminelët janë një burim i lehtë për fondet e fushatës..”

Raportimi i Ambasadës për Uashingtonin:8.1 ANEKSI I

PËRDORIMI I TË DËNUARVE ME RREZIKSHMËRI TË LARTË SHOQËRORE PËR FUSHATË DHE PRESIONE MBI ZGJEDHËSIT

“…Në zgjedhjet e 28 qershorit 2008, gjatë periudhës elektorale është konstatuar një fenomen shumë i rrezikshëm, siç është përdorimi nga ana e institucioneve qeveritare i personave të dënuar me heqje lirie në funksion të betejës elektorale. Disa informacione të siguruara në rrugë konfidenciale (vetëm për datat 12, 15, 16, 17) tregojnë për një rritje të ndjeshme të lejeve të dhëna për të dënuarit gjatë periudhës zgjedhore, shumica e të cilave në kundërshtim të hapur me ligjin dhe aktet nënligjore përkatëse. Nga informacionet tona në terren një pjesë e mirë e tyre janë përdorur për të bërë fushatë në favor të qeverisë tek familjarët e tyre apo për të riaktivizuar lidhjet kriminale në mbështetje të fushatës pro qeveritare.

I. Leje shpërblyese.

Ligji nr. 8328 date 16.04.1998, ndryshuar me ligjin Nr. 9888 datë 10.03.2008 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe paraburgosurve” në nenin 5 (paragrafi i 4, shkronjat b dhe c të tij) ka parashikuar shprehimisht: “Të dënuarve, të cilët respektojnë rregulloren e brendshme të institucionit, kanë sjellje të mirë dhe nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore, për realizimin e interesave të tyre emocionale, personale, ekonomike dhe kulturore, drejtori i institucionit mund t’ju japë leje shpërblyese, kohëzgjatja e të cilave, në total nuk mund të jetë më shumë se 20 ditë në vit.

Në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në ligj, janë dhënë lejet shpërblyese për të dënuarit, madje edhe atyre që vuajnë dënimin në burgje të sigurisë së lartë. Shembujt e poshtëshënuar përbëjnë disa nga shembujt më tipikë të këtij fenomeni negativ. Personat e poshtëshënuar vuajnë dënimin me heqje lirie, janë të dënuar për vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore e me masa dënimi shumë të larta dhe për rrjedhojë nuk plotësojnë kushtet për të përfituar leje shpërblyese sipas parashikimit të ligjit të përshkruar më sipër.

Konkretisht:

Leje shpërblyese të dhëna nga institucioni i ekzekutimit të dënimit me burgim ne Lezhë:

– Isa Doçi është dënuar me 6 vjet e 8 muaj heqje lirie për veprën penale të trafikimit të armëve dhe municioneve, parashikuar nga neni 278/a/1 i Kodit Penal.

Me datën 19.06.2009 këtij të dënuari i është dhënë leje 5 ditore, në shkelje të ligjit Nr. 8328 datë 16.04.1998, ndryshuar me ligjin Nr. 9888 datë 10.03.2008 “Për te drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”, pasi persona të dënuar nga 3-10 vjet u lind e drejta për leje, së pari vetëm nëse kanë vuajtur jo më pak se ½ e dënimit. Personi është dënuar me burgim 6 vjet e 8 muaj. Deri ditën kur i është dhënë leje, ai rezulton të ketë vuajtur vetëm 3 muaj e 8 ditë burg.

– Marjan Lukaj është dënuar me 13 vjet burg për veprën penale të vrasjes.

Me datë 19.06.2009 këtij të dënuari i është dhënë leje 5 ditore në shkelje të ligjit, pasi personave të dënuar mbi 10 vjet burg u lind e drejta për leje, së pari vetëm nëse kanë vuajtur jo më pak se 2/3 e dënimit. I dënuari ka marrë si masë dënimi 13 vjet burgim dhe deri ditën kur i është dhënë leje rezulton se ai të ketë vuajtur vetëm 6 vjet e 3 muaj e 22 ditë burg, ndërkohë që për të fituar të drejtën e lejes ai duhet të kishte vuajtur jo më pak se 8 vjet e 8 muaj.

– Shpëtim Beqiri është dënuar më 13 vjet burg për veprën penale të vrasjes.

Me datë 19.06.2009 këtij të dënuari i është dhënë leje 5 ditore në shkelje të ligjit, pasi personave të dënuar mbi 10 vjet burg u lind e drejta për leje, së pari vetëm nëse kanë vuajtur jo më pak se 2/3 e dënimit. I dënuari ka marrë si masë dënimi 13 vjet burgim dhe deri ditën kur i është dhënë lej , rezulton se ai të ketë vuajtur vetëm 6 vjet 3 muaj e 22 ditë burg, ndërkohë që për të përfituar të drejtën e lejes ai duhet të kishte vuajtur jo më pak se 8 vjet e 8 muaj burg.

Institucioni i ekzekutimit të dënimit me burgim, Peqin:

– Emiljano Domi është dënuar me 15 vjet burg për veprën penale të vrasjes.

Me datë 19.06.2009 këtij të dënuari i është dhënë leje 4 ditore në shkelje të ligjit, pasi personave të dënuar mbi 10 vjet u lind e drejta për leje, së pari vetëm nëse kanë vuajtur jo më pak se 2/3 e dënimit. I dënuari ka marrë si masë dënimi 15 vite burgim dhe deri ditën kur i është dhënë leje, rezulton të ketë vuajtur vetëm 4 vjet e 1 muaj, ndërkohë që për të përfituar të drejtën e lejes ai duhet të kishte kryer mbi 10 vjet burg.

Institucioni i ekzekutimit të dënimit me burgim, Lushnjë:

– Artan Goxhaj, dënuar me 25 vjet burg për veprën penale të vrasjes.

Me datë 19.06.2009 këtij të dënuari i është dhënë leje 4 ditore në shkelje të ligjit, pasi personave të dënuar mbi 10 vjet u lind e drejta për leje, së pari vetëm nëse kanë vuajtur jo më pak se 2/3 e dënimit. I dënuari deri ditën kur i është dhënë leja rezultonte ketë vuajtur vetëm 14 vjet e 4 muaj e 12 ditë, ndërkohë që për të përfituar drejtën e lejes ai duhet të kishte vuajtur jo më pak se 16 vjet e 8 muaj burg.

Institucioni i ekzekutimit të dënimit me burgim, Tepelenë:

– Arjan Sina, dënuar me 18 vjet burg për veprën penale të vrasjes.

Me datë 19.06.2009 këtij të dënuari i është dhënë leje 3 ditore në shkelje të ligjit, pasi personave të dënuar mbi 10 vjet u lind e drejta për leje, së pari vetëm nëse kanë vuajtur jo më pak se 2/3 e dënimit. I dënuari deri ditën kur i është dhënë leja rezulton të ketë vuajtur vetëm 9 vjet e 28 ditë, ndërkohë që për të përfituar drejtën e lejes ai duhet të kishte vuajtur jo më pak se 12 vjet burg.

Institucioni i ekzekutimit të dënimit me burgim, Rrogozhinë:

– Bujar Sinjari është dënuar 17 vjet për shfrytëzim prostitucioni. Ka vuajtur vetëm 6 vjet e 10 muaj dhe i kanë mbetur 10 vjet, 2 muaj e 16 ditë. Për të përfituar leje shpërblyese duhet të vuante 2/3 të dënimit, pra 11 vjet e 4 muaj!

– Altin Patoku i dënuar 8 vjet për prodhim dhe shitje narkotikësh. Ka vuajtur vetëm 3 vjet e 1 muaj dhe i kanë mbetur 4 vjet e 11 muaj. Për të përfituar leje shpërblyese duhet të vuante ½ e dënimit pra të paktën 4 vjet.

– Spartak Kazazi i dënuar 20 vjet për vrasje me dashje. Ka vuajtur vetëm 3 vjet e 11 muaj dhe i kanë mbetur 16 vjet e 1 muaj. Për të përfituar leje shpërblyese duhet të kryente 2/3 e dënimit, pra jo më pak se 13 vjet !!!.

– Skënder Kulla i dënuar 12 vjet për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ka vuajtur vetëm 7 vjet e 1 muaj dhe i kanë mbetur 4 vjet e 11 muaj. Faktikisht, duhet të kryente 2/3 e dënimit, pra 8 vjet për të përfituar lejen shpërblyese!

– Ilir Tosku i dënuar me 5 vjet për vrasje të mbetur në tentativë. Ka vuajtur vetëm 1 vit e 2 muaj dhe i kanë mbetur 3 vjet e 10 muaj. Për të përfituar të drejtën e lejes duhet të kryente ½ e dënimit, pra jo më pak se 2 vjet e 6 muaj.

– Sokol Genica i dënuar 10 vjet heqje lirie për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Vuajtja e dënimit i ka filluar më 14.04.2009. Ky i dënuar është me ndikim të madh në elementët kriminalë të rrethit Fier. Para 2 muajsh ky person është transferuar në burgun e Rrogozhinës dhe brenda kësaj periudhe i është dhënë 3 herë (!!!) leje shpërblyese (përkatësisht 7 ditë, 5 ditë dhe 14 ditë leje). Konkretisht më datë 01.06.09 është kthyer nga leja dhe me datë 04.06.09 është rinxjerrë përsëri me 14 ditë leje dhe është aktivizuar për fushatë proqeverisë në zonën e Fierit ku janë në listën e kandidatëve ministrat Olldashi (ish-ministër i Brendshëm, aktualisht ministër i Transporteve) dhe Alibeaj (Ministër i Drejtësisë).

(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

16 komente në “Lulzim Basha kërkon veting vetëm për lidhjet e politikës me krimin, jo veting për pasuritë. Por çfarë thotë kabllogrami i SHBA për lidhjet e tij me krimin?”

  1. Azio says:

    Po tani,Lulzim cfare ke ndonje gje per te thene?
    A po si gjithmone do genjesh.Je mjeshter dhe kampion per shpifje dhe genjeshtrat.
    Hajde pra Pac fat.

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      Luli ADOLESHENT LLAPAQEN GENJESHTAR MASHTRUS duhet te gjykohet nga populli
      Ta denoi me vot duke mos I dhen asnje vot
      Luli do thot mi vodhen

    2. KUJTIM PUSHKA says:

      LULI mir eshte te haj nonje PACE KOKE ete rij reat
      Ti futi nonje FASULE ME VON

  2. Lani says:

    PD. Eshte parti hajdutash te korruptuarit e botes jane aty jan kriminela shume te poshter

  3. rroku says:

    Vetingu duhet te jete per pasurite sepse ato vihen nepermjet krimit.,aty do dali floriri, 250mleurot etj etj.

  4. Lulushi eshte aq i zgjuar qe sa here del para gazetareve qe nuk kane kerkuar azil,perserit po te njejtat fjale:krimi droga…..

  5. Monitor says:

    Hajde Lul mjeshteri futi nje pergenjshtrim! Thuaj qe vjen nga Wikileaks, qe njihet…. si. .? Por per mua tregon te verteten!

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Kabllograme te qendisura si fakte. 12 veta me rrezikshmeri te larte kriminale ne shoqeri te liruar nga 2008-2009. Alibeaj, ke ndonje gje per te shtuar (se tjetri eshte me te shumtit) ?!?! Ju duhet te ngordhni ne biruc. Po si do keni deshmitare ju ne te ardhmen kur I lironi kriminelet brenda vitit?!?! Ju duheni rrahur lakuriq me thuper dhe uje te ftohte.. Nje parti banditesh qe mbrohen nen stemen e saj..

  7. Artemida says:

    Shiko kur të dali nesër të thotë dua Vetting vetëm për Ramën. Ha ha

  8. Mihali says:

    Vetingu duhet kuptuar ndryshe.
    Kur politikani ka nje lidhje me krimin ështe shumë keq.
    Kur ka perfitime dhe favore ,politikani dallon shumë pak nga krimineli,kur politicani eshte i koruptuar ka pasuri te pa justifimuar,kur bën një jetë luksoze ai është bër një me krimin dhe nu ka asnjë dallim nga krimi.Ai është një kriminel i regjur që e ka kthyer politiken për favore personale.
    Vetingu është për të gjith a dhe nu mund të ndahet.

  9. Astrit says:

    I ka tërheq veshin Meta: çer thua, o budallë?!

  10. ore Bythe ,
    b oll na bere sfilate tu u tund ,medieve me genjeshtart prej halabaku .
    100.000 € per kontraten me Lojen e Babales ,
    se do ti shqyhej kembet ,qe i ke si lejlek peder muti

    dhe me e forta eshte se ben akoma si politikan ky Dordoleci (Tutoreve Amerikane qe ja pallojne ci permban)

  11. Roland says:

    Ketij sakatit do qire gruja .. e mori pd-ne edhe e beri mut … gruaqiri…

  12. Pedagogu durrsak says:

    Cfare karagjozi ! Sa i pacipe dhe vulgar ! Kuptohet se eshte ne hall te madh, se bashku me baballaret e tij politike, Sali Berisha dhe Ilir Meten, per te rrezuar procesin e Vetting-ut dhe … nuk e dime se ku do te dale ky gomar qe po na merr ne qafe me driteshkurtesine e tij. Eshte politikan tejet i demshem per Shqiperine.

  13. Johani says:

    Do te thot se lulzim basha ka liruar te fortin e Elbasanit me kusht qe te beje vota per Ramen!!!
    Po ashtu Olldashi e alibeaj kane liruar kriminel nga burgu per te bere vota per Ramen dhe idiotat (jo Olldashi) lulzim basha e alibeaj dalin tere diten ne media dhe deklaarojne se te fortet ne Elbasan jane nen komanden e Rames nderkohe qe populli dhe amerikanet e thone te kunderten, por sidoçofte luli vet gaboi dhe kerkoi veting per politikajt por sot thot jo per familjarte,nderkohe qe edhe dje nga Elbasani nuk la familjar te Rames pa e bere kriminel,dmth se kur behet fjale per Ramen dhe PS-n ata duhet hetuar qe nga katragjyshi dhe ne fund nese nuk gjindet asnje krim ta shpallin “kurve” nanen e tyre dhe keshtu ta denojne kundershtarin politik,jo rralle sali berisha e ka share e fyer nanen e Rames por edhe e ka mallkuar pse e ka lindur,lulzim basha,alibeaj,salijani,noka e paloka ka mbi nje muaj qe sapo ngrihen nga legeni me raki dalin para mediave dhe publikojne prova se si gruaja e kryeministrit paska udhetuar me avion,kurse i biri i sali berishes me gruan e dyte shkon ne meksike, bolivi, kolumbi e çdoku ka droge dhe ai nuk u dashka hetuar,sipas lulzim bashes qe i futi dy kembet ne nje kepuce krimi veti,te gjithe ata shqiptar qe kane votuar Ramen duhet futur ne veting dhe tu ndalohet e drejta e votimit,kurse fazlliqi qe eshte qytetar i serbise por kshilltar i lulit ai sipas vetingut te lulit vota e tij eshte e barabart me njemiljon shqiptaret qe votojne Ramen,pastaj sipas veingut te lulit,luli e kalon vetingun sepse kur ishte minister vrau kater qytetar e Rama nuk ka vrare,keshtu qe Rames i ndalohet marrja me politike kurse lulit thoshte millosheviqi dikur duhet rritur gradat ne funksion te shqiptareve te vrare,qe do te thot sa me shume qe vret me shume vlene,siq ja ka mbushur mendjen veti se eshte bere miljoner nga droga por qe e ka bere per Ramen,e sa krimet i ka ky njeri vetem shqiptert e durojne se po tkish jetuar lulzim basha ne europe kudoqofte vetem me miljonat e vetdeklaruar sdo ta kishte apre diellin me sy kurre se lere me qe kish guxuar te akuzoj te tjeret, sidoqofte shqiptaret presin me padurim qe te filloj vetingu ndaj politkajve por ama jo te vazhdoje pa mbarim,te filloje nga koka,duke filluar nga sali berisha me miljoneret e tij luli me gruan miljonere,ilir meten qe po del se edhe gruaja e tij paska gjysmen e Tiranes te vazhdoj me Ramen e deri te i fundit shoferi i toyota yarisit,alias salijani qe del i lyer ne gell ne tv e ne kuvend thure poezi kurvash,edhe kjo duhet te kaloj permes vetingut,e ne fund ndoshta luli do kete fryme qe te thot obobo ça i bana veti.

  14. Koço says:

    Nuk behet më fjalë per Parti Politike të P D e LSI, por përbanda halabakësh , maskarenjësh të pa fytyrë , të cilët duhet të shkojnë prapa hekurave , jo më të bejnë e flasin në emer të Sovrani , kjo band faqe zinjësh , të menderosur deri ne fyt , “Bertasin e Ulërijnë ” për gjendjen e krimit korupsjonit , sigurisë ?! këjo shputë kryesisht shpellarësh , vrastarë , anti shqiptarësh .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *