“Babale 3” dhe sfida e Prokurorisë

26 Shtator 2018, 20:04Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Për të tretën herë Partia Demokratike po prodhon një skenar në zyrat e saj, edhe pse me kalimin e kohës, po i bie dhe cilësia. E para, kishte të bënte me fenomenin “Babale”, eskpertiza e të cilit, nëse bashkohet dhe me hetimet e tjera dhe dëshmitë e personave të përfshirë në filmin e prodhuar në SHQUP, duhet të çojë pas hekurave edhe inskenuesit, mes të cilëve ka dhe deputetë të PD. Së paku dëshmitë e dhëna në Prokurori tregojnë se dy deputetë të PD dhe një zyrtar i saj, janë konsultuar me “Babalen” në zyrat e SHQUP, se çfarë duhet të thotë ai publikisht.

E dyta, ishte “Toyota Yaris”. Ngjarja ka autorë dhe autorët që janë në kërkim ligjërisht, janë njerëz të fotografuar në zyrën e Lulzim Bashës, i cili ndoshta dhe për t’i ndihmuar e bëri publike ardhjen e parave, ende pa mbërritur në Tiranë, duke ndryshuar dhe rrugën nga po vinin.

Historia vazhdon të mbetet pezull dhe Prokuroria, ndërsa vazhdon kërkimin e bandës së parave që e ka të identifikuar, nuk reagon për akuzat në ajër të Bashës, i cili në fakt duhet marrë nën hetim si person në dijeni.

E treta, është kjo e sotme. Një polic sharlatan, nga ata që vendosin të kërkojnë azil jashtë Shqipërisë, troket në zyrat e PD, të cilët i japin një intervistues që punon si grup i gatshëm montazhesh, dhe prodhojnë një ngjarje që nuk ka ndodhur.

Deklarata zyrtare e policisë provon se ai nuk ka qenë fare në shërbim në ato data, dhe se ka prova për inskenimin e tij.

Në qendër të sulmit vënë sërisht Taulant Ballën, i cili edhe me prova shkencore, edhe me prova njerëzore, nuk ka qenë as në Krujë, as Fushë Krujë, dhe as afër tyre në Tiranë, por në Librazhd e Pogradec, së paku nga data 19 korrik deri më 21 korrik.

Kjo provohet nga dhjetra mënyra të thjeshta dhe të besueshme, përfshi dhe vetë dokumentacioni i Komisariatit të Fushë Krujës.

Sulmi ndaj tij bëhet pasi Balla është i angazhuar këto ditë në denoncimin me fakte të kompanive të kunatit të Lulzim Bashës dhe gjobat e tij për biznesin.

Por kjo është çështje tjetër.

Ajo që ka rëndësi në të tri këto ngjarje, është qëndimi i Prokurorisë dhe Policisë.

Pamvarësisht punës së saj hetimore, Prokuroria nuk mund të rrijë indiferente ndaj prodhuesve të ngjarjeve fallco për përbaltje politike, pasi po prodhon një precedent të rrezikshëm të fshehjes së të vërtetave dhe marrjes me filmat e prodhuar në SHQUP.

Në Kosovë sot policia ka arrestuar Milaim Zekën, një deputet dhe gazetar sharlatan të Kosovës. E kanë arrestuar se ka fyer dhe sharë një prokuror që ndjek çështjen e tij. I kanë hedhur hekurat dhe është në burg.

Në Shqipëri Prokuroria duhet të vendosë standardin e fuqisë së të vërtetës në ligjërimin publik të politikanëve. Sot në burg duhet të shkojë ose Taulant Balla, ose Lulzim Basha që shpif. Në burg, në rastin e “Toyotës Yaris” duhet të shkonte ose Taulant Balla, ose Lulzim Basha. Në burg në rastin e “Babales”, duhet të shkonte ose Fatmir Xhafaj ose Lulzim Basha.

Duke mos shkuar asnjëri, në burg ka shkuar e vërteta.

Nuk mundet që në Shqipëri të prodhohen furtuna në gotë, nga kriza që ka PD për të bërë opozitë, dhe pastaj kur zbardhen që janë kot, të kalojë sikur nuk ka ndodhur gjë.

Lulzim Basha nuk bën dot as opozitë, as politikë dhe as liderin e opozitës. Ai di të bëjë vetëm nga këto që bën, d.m.th të prodhojë histori për të mbuluar marrëzitë që bën.

Sapo shpalli një listë të zezë biznesmenësh, nga ata që nuk e paguajnë më Kunatin, u tremb nga reagimi i tyre dhe e shpiku një film të ri të SHQUP. Ky është problem i tij. Por problem i drejtësisë sonë, është që duhet të vendosë autoritetin e denoncimit publik në politikë, duke i treguar vendin, ose të denoncuarit, ose denoncuesit.

Fiksimi i Lulzim Bashës pas Taulant Ballës, është i kuptueshëm, pasi ai ka vite që përballet me Bashën, për shkak të aferave të Bashës dhe sidomos kohët e fundit me historitë e biznesit të Kunatit të vet.

Por krijimi i traditës së prodhimit të ngjarjeve në SHQUP dhe pastaj përpjekja për t’i bërë ato legjitime në sytë e publikut, në fakt janë kanceri i jetës politike në vend, pasi zhvlerësojnë çdo fuqi të denoncimeve publike, dhe i kthejnë ato në sport ditor, për të mbuluar skandalin e radhës.  Kjo “Babalja 3” e Lulzim Bashës, njësoj si dhe dy të parat, duhet të marrë përgjigje ligjore. Duhet përgjigje ligjore për të çmontuar mbi të gjitha mekanizmin e ngjarjeve të prodhuara në studio marketingu të Kunatit dhe të përcjella me gjoja korrektesë nga shtypi, i cili thjesht thotë çfarë i thonë.

Është një neveri të cilës dhe vetë Balla duhet të refuzojë t’i përgjigjet politikisht. Vetëm në Gjykatë dhe ndaj gjithë personazheve që e kanë prodhuar. Së paku meqë nuk kanë shkuar në burg për ato që kanë vjedhur dhe ata që kanë vrarë, të shkojnë për ato që inskenojnë.

14 komente në ““Babale 3” dhe sfida e Prokurorisë”

    1. ...6 Mars 2018 ,Enverin e kthyen në Perëndi... says:

      Keto “babale” kane filluar qe ne 1991 por atehere e quanin XHON MEGOU…dhe me vone I thane CEKU I BARDHE deri sa perfundoi te Terapia SHOCK qe jo vetem kemi mbetur “lakuriq ne duar xhepa” por dhe tani rreth gjysem miljoni shqiptare mund te ikin nese I krijohen kushtet.
      .
      Nuk habitem me krimet dhe monstuozitet naziberishiane qe tani po kalojme ne lulbashizem..por habitem si ka mundesi qe paneli nderkombetar jo vetm na I beri peshqesh berishen e tyre por po e mbron me cdo kusht sot qe nga arvizuja e dri te Donald luja..

      KOHA KA NDALUAR NE SHQIPERI NE DATEN 6 MARS 2018 KUR NJE SATANA ME EMRIN SALI ( BURRI I SHTETIT I TE ZIUT ARVIZU) THA
      .
      UNE JAM VRASESI NE 21 IANAR 2011 BILES DHE POSHTROVA DHE PERFAQSUESIN E OBAMES..pra kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do te ndodhe ne planetin e tokes kur nje vrases serial shurron jo vetem viktimat e tij por po poshtron dhe Euroameriken.
      .
      Pse berisha eshte nje kriminel I legalizuar me “kartabjanke” nga euro-amerikanet
      ——————————————————–
      1-Kanibali yne berishe
      _________________________________________
      Sali Berisha ka postuar para dy vitesh disa foto fallco makinash luksoze, duke thënë se ato i përkisnin Ermal Hoxhës.
      Por, gënjeshtra i ka dalë një ditë më pas.
      Të paktën tre prej fotove ai i ka marrë në internet dhe i përkasin një sportisti, që ka ndërruar jetë në 2013-n.
      Bëhet fjalë për sportistin Kastriot Kukaj, i vrarë në tetor të vitit 2013, në Pejë.
      Berisha ka postuar një foto ku ai kishte dalë rreth tre vite më parë me makinën e tij tip-Hammer.
      Kushëriri i parë i Kukajt, Mendrit Berisha u shpreh se botimi i fotos së të ndjerit nga Sali Berisha, duke e cilësuar si baron droge është i turpshëm.
      “Kastriot Kukaj është djali i hallës sime dhe prej tetorit të vitit 2013 nuk jeton më. Makinën, të cilën Berisha e ka hedhur në Facebook, është e djalit të hallës sime dhe së bashku e kemi sjellë nga Amerika. Madje edhe një makinë tjetër në fotot e që ka hedhur ish-kryeministri i Shqipërisë është e jona. E kemi marrë në Amerikë. Kjo që Berisha ka bërë është e turpshme”, rrëfeu Mendrit Berisha.
      “Do t’i thosha Sali Berishës se gjesti i tij është i turpshëm. Është turp i turpeve. Këtë gjest nuk do të bënte asnjë çun rrugësh dhe jo më një ish-kryemonstër si Sali Berisha. E theksoj, të publikosh foton e një të ndjeri, për diçka që nuk ka të bëjë me të, është një turp i madh”, thotë më tej

      >>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
      Hijena yne Birishe
      ..
      Me pas Berishtaret nxorren lajmin se ermal hoxha nipi I Enver Hoxhes kishte prona miliona dollare ne Europe ku qelloi fallco ku
      Flet Ermal Hoxha: Unë i kam por nuk jam nipi i Enverit

      Pas qarkullimit në disa media online por edhe në TV, të lajmit se Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhes, i arrestuar për trafik kokaine, zotëronte një pasuri prej miliona dollarësh në Gjermani, Ermal Hoxha, pronari i vërtetë i kësaj pasurie vendosë të reagojë. I kthyer në vendlindje prej disa ditësh për shkak të probleme shëndetësore të babait të tij, Ermal Hoxha, por jo ai i arrestuari për trafik kokaine, shprehet i indinjuar ndaj mediave që kanë abuzuar me emrin dhe bizneset në pronësi të tij ndërsa përgënjeshtron lidhjen mes emrit dhe bizneseve të tij me trafikun e kokainës.

      “Unë jam Ermal Xhavit Hoxha, 38 vjeç. Kam lindur në Tiranë, më parë kam banuar në Krujë dhe aktualisht banoj prej 17 vitesh në Gjermani. Kam qenë në spital sot gjatë gjithë ditën me tim atë, kur më kanë telefonuar dhjetëra miq të mi duke më thënë se isha në çdo faqe interneti të mundshme dhe po ashtu edhe bizneset e mia. U shokova! Duke qenë se jetoj prej vitesh jashtë nuk e di si funksionojnë gjërat këtu dhe nuk dija si të reagoja. Nuk e di ça janë këta gazetarë që nuk verifikojnë informacionet. Më kanë shkaktuar një dëm shumë të madh”, thotë 38-vjeçari.

      Ai shton se tek bizneset e përmendura është pronar ose bashkëpronar. “Unë nuk jam ai për të cilin flitet në lajmet e disa mediave online, unë banoj vërtetë në qytetin gjerman të përmendur Neustad ku kam dy biznese. Bëhet fjalë për restorantin “Zur Bruecke” Betriebs, të cilin e kam hapur që prej 8 majit të vitit 2008 me një gjerman dhe në 2014 i kam blerë krejt aksionet. Po kështu zotëroj edhe kompaninë “Pizza Falcone” së bashku me një shqiptar tjetër e kemi blerë që në vitin 2012, si dhe picerinë “Pizza Paradaies”, ku jam bashkëpronar me zonjën Vojsava Taga, që është bashkëshortja e një e shoku. Jam shumë i indinjuar në lidhje me publikimin e këtyre lajmeve”, thotë Ermal Hoxha, emri i të cilit korrespondon me emrin e nipit të Enver Hoxhes, të arrestuar pak ditë më parë për trafik kokaine, por që nuk ka asnjë lidhje me trafikun e kokainës. “Ndërsa nuk zotëroj asnjë biznes në Norvegji”, thotë 38-vjeçari, që për fatin e tij të keq ka të njëjtin emër me një prej personave më të përfolur momentalisht në Shqipëri. Ai kërkon që mediat të cilat kanë përdorur emrat e bizneseve të tij të fshijnë çdo informacion pasi nuk ka asnjë lidhje me trafikun e drogës.

      >>>>>>>>>>>>>>>>>
      .
      3-Perbindeshi yne BIRISH
      >>>>>>>>>>>>>>>>

      Ne nje emission me anal-istin Sokol Palla pit bulli I rajersonit… burri I shtetit I faqeziut arvizu..dhe “miki” I Donald lules pabesueshmerisht deklaron se ;
      Do vrisja Edi ramen si vrava 4 kokapalare nese do vinte per “te me marre kullen” sipas kanunit te lek dukagjinit…biles aq I vendosur isha sa nuk ja vara teneqen as dipllomatit personal te Obames qe e poshtrova hapur fare….Pra Berishi jo vetem qe pranon se eshte urdher-dhenesi I masakres se 21 janarit porn a poshtron dhe shtetin amerikan:
      ______________
      Ne kete “mesele” ka tre versione:

      A- Ose te nderojme Berishin si supermen qe po poshtron Ameriken dhe BE- zezen
      .
      B- Ose te mendojme se ai eshte nje Pinocet I tyre qe vepron me moton “bashkpunin dhe miqsi me Djallin “ per te luftuar kamunizmin qe eshte kanibalizem..
      .
      C –Ose te mendojme se Euroamerika me duart e saj e beri Enver Hoxhen Burrin e shtetit me te madh qe ka nxjerre njerzimi per te gjitha kohrat dhe kete nuk e them une por nje komik me emrin Donald Lu dhe nje Sorre me emrin Vlahutine qe po cajne menderen me nje Veting kafshes ne nje kohe qe nje Monster me emrin Birish mburret si Vrases serial dhe po poshtron jo vetem perfaqsuesit e Obames dhe Klintonit dikur por dhe kete Donaldin e Madh te Washingtonit qe po ja trajton perfaquesin e tij si ushtar pa qafore…
      .
      .

  1. katarakti says:

    Shume mire dhe shume drejt. Ka ardhur koha qe te ndalet cirku qe politikanet shqiptare po luajne me popullin. Shahen e mallkohen gjithe diten ne parlament dhe media dhe puthen e dakordohen darkave neper restorante dhe gostira. Ti ke vrare, ai ka vrare, ne kemi vrare! Ky ka vjedhur, ai ka vjedhur, ju keni vjedhur, ata kane vjedhur etj etj dhe askujt nuk i hyn asnje gjemb ne kembe! Me ke tallen keta politiqener?! Ndofta i kane bere ligjet ashtu qe mund te thone çfare te duan, mund te shpifin si ua ka qefi, mund te perbaltin, ndyejne dhe marrin neper goje kedo dhe nuk i gjen asgje! Mua me duket se prokuroria nuk mund te filloje nje çeshtje ne rast se nuk ka ankimim. Pra ne rast se Balla, Lulushi, Kokeçizmja etj etj nuk bejne padi ne prokurori. Por keta duket se bejne komedi dhe nuk duan drejtesi. Dhe as qe te zbardhet e verteta. Dhe Mero me te drejte shkruan per “Babalen” e trete rradhazi. Rama thote se po ben shtet! Po a mund te kete shtet pa drejtesi?! Keta maskarenj qe e quajne veten VIP, por qe jane vetem politikane katundi po tallen keq me kete popull.

  2. VIKTIMA says:

    Mero:Mire i thua keto te Gjitha..Por hajde dhe kushe te “Degjone”..themi ne “Pshataret-Kokepalare”…
    Ne Shqiperi Denohen vetem Njerezit e thjeshte:Nje Shembull,- Djali i Gjitonit time sapo ka Mbushur te 18-tat..dhe merre Makinen e te atit,dhe ben 2-kilometer..dhe “Kapet” nga Policia jone “Vigjelente e Rasteve te tilla”..dhe DERGOHET NE BURGE…(3-dite)
    Theksoj se Djali i Gjitonit-ishte ne Mbarim te Kursit te Shofereve..dhe Makina Udhetonte ne nje Rruge Fshati..ku nuk kishte as “Miza”…por ja qe na e DENUAN…per nje Vite..Paraqitje te Detyruar ne Polici..A THUA SE KISHTE RREZIK ARRATISJE..kur Gjitoni eshte akoma ne Shkolle…
    3-Pra Gjukatesit dhe Policet, dhe Hetuesit tane..KERKUAN te Bejne “Kriminel” nje 18-te Vjecare..sepse Ngiste Makinen pa Patente…ja po e Pranojme dhe themi BRAVO-Policise sone…????????????????
    4-Shikojme se si Politikane, Deputet:Vrasin dhe Djegin Shqiperine..dhe na MBROHEN ME STATUSIN e Politikanit..Deputetit ect…SHKURT MERO:NE I KEMI KRIMINELET TE VESHUR ME “IMUNITET”..per kete Ata Nuk duan tja dine as per Polici dhe Prokurori…sepse edhe keta te Fundit..jane NE POZITAT E INKRIMINIMIT me kete “Politikane” qe kemi ne …ku kjo PAPREKSHMERI..e tyre AS EDHE NE AFRIKE NUK NDODHE..lol

    1. llaman says:

      Mos ti ngaterojme gjerat. Kur personi nuk ka patente as duhet ti shkoje ne mendje te ngase makinen pa instruktorin e tij prane. Djali nuk eshte kriminel, por kryen nje veper penale ai dhe kush ja dha makinen-potencialisht mund te shkaketoje aksident, nuk ka rendesi ne rruget e fshatit apo te qytetit.

  3. Franci says:

    Ka ardhur koha qe Arta Marku ose te zbatoje ligjin ose nqse nuk e ben dot te jape doreheqjen.Nuk ka per borxh ky popull i lodhur nga maskaralleqet e politikes te bombardohet nga inskenime e mashtrime pa fund e asnje te mos jape llogari.Kosova mgjse nje shtet i ri na jep leksione vazhdimisht per keto.Boll u lodhem me Llallen qe lejoi e krijoi kushtet qe ligji ne kete vend te shkelej gjithmone.

  4. Komentuesi says:

    Mire e ke shkruar kete artikull o zoti Mero,po kushe e ve ujin ne zjarr qe te beje hetime per disa problen te neveritshem qe po bejne lideret e pd-ke.Ata nuk kane jete pa shpifur e trilluar.E kane trashegim nga Sali Berisha kete ves,kete metode te felliqur pune.

  5. degelisi says:

    Opozite pa program dhe qe vetem vegjeton dhe ve gor ne rrota eshte vetem PD ne Shqiperi

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Pyetja ime ka qene: Ku e dinte Lulzim Qesharaku duke folur nga foltorja e Kuvendit ceshtjen nen hetim e Toyota Yaris.. Kaq pyetje te thjeshte duhet te kishte Prokuroria tek ky person qe dekospiroj te gjithe situaten dhe do kishim ne burg o njerin o tjetrin..

  7. Iliri nga Gjermania says:

    Ke shune te drejte Zoti. Baze.
    Prokuroria duhet ngadale te filloj te vendosi Autoritetin qe i ka ikur qe 28 vjt me pare kur hyri Sali Plera ne fuqi.

  8. Doni me per Belulin.. says:

    U lodhe o Mero, por nuk mbulohet dielli me shoshe..

  9. Zigur Qarri says:

    Gazetari publikon dokumentin: Djali i deputetit të PS ishte në kërkim që në 2017, por hynte e dilte në komisariat.
    Një ndër lajmet që mori vëmendjen e publikut dhe mediave sot, ishte denoncimi që bëri Emiljano Nuhu, ish-nënkomiosar,
    i cili denoncoi kërcënimet që i kishin ardhur sipas tij nga zyrtarë të lartë të PS, për çështjen e akuzës që rëndon mbi djalin
    e deputetit të PS Rrahman Rraja, për përdhunimin e ish-të dashurës.Mbrëmjen e sotme në “Opinion”, gazetari Mentor Kikia
    ka publikuar dokumentin ku tregon njoftimin e policisë të vitit 2017, teksa shihet se djali i deputetit të PS, Rexhep Rraja,
    i akuzuar për përdhunim të ish-të dashurës së tij në korrik të këtij viti, ka qenë me precedent penal edhe më parë.
    “Djali i deputetit, është një person me precedent penal, i kërkuar për vepra të tjera penale, është njoftimi i policisë ky
    që është në kërkim, që nga data 24/06/2017, ndërkohë që ky hynte dhe dilte nga komisariati dhe merrte vajzën”,
    është shprehur Kikia.Armando Prenga,Tom Doshi,Termet Peçi,Mark Frroku,Arben Ndoka,Artur Bushi,Elvis Rroshi,Saimir
    Tahiri,Fidel Ylli,Paulin Ndreu, Luan Harusha,Fatmir Xhafaj,Jurgis Çyrbja,Rrahman Rraja,Gramoz Ruçi,Taulant Balla…..
    Edi Rama,Erion Veliaj

  10. Shqiptari nga Kosova says:

    Bravo Baze..! Keta spurdhjaket e PS-se duhet te tregohen njeher burra dreqi e mori. Mos te tregohen shume te urte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje