Sikur Sali Berisha të kishte vepruar, së paku si Rrahman Rraja…për Shkëlzenin!

30 Shtator 2018, 19:11Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Djali i deputetit socialist që ka dhunuar ish të dashurën e tij, ju dorëzua drejtësisë. Prokuroria e çështjes, i ka shkuar deri në fund hetimit dhe ka mbledhur prova për fajësinë e tij. Kryeministri ka mbështetur prokurorinë dhe tani të vetmit përdhunues të lire, janë ata që telendisën vajzën, për t’i dhënë azil politik një polici dhe për të bërë nja tre ditë politikë.

Po ashtu mbetet të hetohet deri në fund pjesa politike e skandalit, ajo për të cilën PD masakroi publikisht vajzën, gjoja ne emër të mbrojtjes së saj, dhe që përmblidhet me stisjen e skenës me Taulant Ballën në komisariat.

Pikëpyetja e madhe në opinionin publik, është se, përse PD-së ju desh ky inskenim, kur dhunimi i vajzës në vetëvete ishte boll fakt i rëndë dhe pa futur në skenë Taulant Ballën?!

I vetmi shpjegim është precedenti i Shkëlzenit dhe mënyra si veproi pushteti i Berishës. Fakti që në këtë histori ishte një djalë deputeti dhe përforcimi i një skene të sajuar me kryetarin e grupit parlamentar të PS, i jepnin siguri PD se ky skandal nuk do të zbardhej kurrë, pasi dhe socialistët si Berisha, nuk i dorëzojnë njerëzit e vet.

Sali Berisha ka pasur ndoshta qeverisjen më normale të mundëshme në Shqipëri deri në vitin 2007-08, kur djali i tij u gjend mes dy historish të errëta, njëra që kish të bënte me trafikun e armëve në Afganistan dhe tjetra me demontimin në Gërdec, dhe që ai i bashkonte ato të dyja, me një grup në hije, që drejtonte si sekser në emër të pushtetit babait. Shpërthimi i fabrikës së Gërdecit që la pas 26 të vrarë, mes të cilëve dhe burrin e tezes së tij, që e kishte aty njeri të besuar, ndriçoi skandalin dhe dhjetra fakte dëshmonin se në qendër të lobimit të atyre dy historish biznesi, ishte djali i kryeministrit.

Për ta mbyllur këtë histori, Sali Berishës ju desh t’i shpallte luftë shtetit, luftë Prokurorit të Përgjithshëm, luftë Presidentit, luftë shtypit që ja zbuloi djalin, luftë dhe njerëzve brenda PD, që ja kishin firmosur djalit letrat, duke i thënë po merr më qafë babain.

Sikur Sali Berisha të kishte vepruar së paku si Rrahman Rraja dhe ta kishte lënë prokurinë ti arrestonte djalin, sot ndoshta mund të ishte ende në pushtet, pasi do të na tregonte të gjithëve se nuk ishte një udhëheqës tribal që kishte ardhur në pushtet për të birin dhe të bijën që të bëheshin milionerë, por për të ndryshuar Shqipërinë.

Denoncues për fat, pati dhe atehere, deri tek New York Times, por jo vetëm që u sulmuan dhe denigruan, por një prej tyre dhe u ekzekutua. Sali Berisha pranoi të dorëzojë pushtetin pas pesë vitesh por jo djalin. Ndaj është përfshirë këto ditë në këtë betejë, thjeshtë se mendon që të gjithë do vepronin, siç veproi ai për të birin.

Ai nuk e kaloi dot atë “stekë”. Ngeli babai i Shkëlzenit dhe jo Kryeministër i shqiptarëve. Prej asaj dite, deri sa iku nga pushteti, ai u hoq zvarrë duke luftuar ndaj gjithkujt që ja kujtonte historitë e djalit. Biles këtë luftë e vazhdon dhe në opozitë duke mbrojtur paratë e padeklaruara të tij dhe këtë e kupton kur Sali Berisha pa pikë turpi, pretendon se milionat e fituara prej djalit të tij, nga gjaku i njerëzve të vrarë, vijnë nga reklamat e brekëve të Arminës në instagram.

Ndaj sot është mire të heshtë, sidomos kur flet për mbrojtje politike të krimit. Nuk kujtohet litari, në shtëpinë e të varurit.

 

 

 

44 komente në “Sikur Sali Berisha të kishte vepruar, së paku si Rrahman Rraja…për Shkëlzenin!”

  1. xhemal says:

    jo vetem te mbylli h…ne po te shkoje para drejtesise per gjithe zullumet 94,96,97,98,2008 ,2011 etj

    1. Grigor says:

      Nderime zoti Baze.
      Sali Katunar Berisha eshte fati i keq i PD-se dhe popullit shqipëtar, dhe fati i madh i Edi Rames, sepse e perdor si dordolec.

    2. landi says:

      Ore Mero po te ishin te verteta keto cfare e pengon Ramen te beje me dalin e Berishes ate qe nuk beri Berisha. Me siguri jo mungesa e deshires se “mire” por faktet. Perderisa keni kaq vite ne pushtet dhe nuk keni bere asgje do te thote se keni genjyer per te. Dhe kujtoheni sa here ju plas ndonje bombe me djalin e Luizes, Me vellain e Rames, me djalin e Gramozit, me djalin e Artes apo me djalin e Rrahmanit, vellain e Xhafes apo kushuririn e Sajmirit. Je kthyer ne qesharak se per cdo skandal qe i plas kesaj qeverie per vjedhje, vrasje, trafik droge, prostitucion, korrupsion etj do lexojme historine tende per Shkelzenin.

      1. nexhat says:

        Po mos I veni kusur ketij Bazes se me kete qe mbrone kriminelet mer ndonje leke se ky edhe per coban nuk bene, dhe jo vetem ky por ka plot gazetare si ky. Ky po te mos shkujaje kundra Berishes nuk I japin pagen.

      2. Taulant says:

        Ah more landi qenkerke per gjynah. Te paska pjerdh Sala jo vetem ne sy e ne vesh, qe nuk sheh dhe degjon se c’behet, por edhe ne tru, aq sa edhe emrin tend e fillon me shkronje te vogel.

        1. landi says:

          Tao ik lerko motren se muhabeti te paska pjerdhur.

    3. arsen says:

      Xenin po te ishte per ta arrestuar nuk mund ta arrestonte Berisha por Ina Rama ajo qe ti Mero e quaje “burre shteti” dhe qe Rama e shperbleu si gjyqtare vetingu. Pra shoqja juaj nuk e hetoi dhe nuk e akuzoi dhe mbase ka zbatuar ligjin. Po me sa duket keto i keni llogje kavaje per te mbuluar zullumet tuaja.

    4. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Zullumi i Saliut
      zullumi i gogolit
      ka nisur që në farë
      te Kullë e Viçidolit.
      Aty ku mama dhi
      me emrin si sheqer
      na ngjizi tradhëti
      e polli një zeher.

    5. adi says:

      mero
      nuk na zhgenjeve as sot.
      1) per cfare arsye ti mer persiper dhe deklaron se banditi i biri i banditit VETEM e ka dhunuar kete vajze nderkohe qe ky bandit dhe bir banditi e ka PERDHUNUAR , E KA TORTURUAR DHE KUPTOHET DHE E KA DHUNUAR. sepse me akuzen” vetem dhune” ky bandit i rilindjes pas 6 muajsh do kete mundesi te perdhunoje ndonje vajze tjeter.
      2) nuk te ben fare pershtypje qe prape nje deputet i rilindjes eshte kokra e banditit .
      3) nuk te ben pershtypje se kesaj vajze nuk i mernin denoncimin dhe bridhte sa nga nje komisariat ne tjetrin????
      4) nuk te ben pershtypje se figura Nr 2 e rilindjes genjeu pa ju dridhur qerpiku qe vajzen nuk i kishin prekur fije floku. a duhet ky deputet qe genjeu publikisht per nje ngjarje kaq te rende nderkohe qe eshte i akuzuar nga nje oficer policie si perfshire ne ngjarje, te japi dorehqejen si deputet dhe prokuroria ta mari si te pandehur per pengim te drejtesise?????
      5) e di edhe pula ime tashme se nese kjo histori nuk do ishte bere publike nga berisha dhe oficeri i policise kjo vajze mund te ishte zhdukur pa gjurme si ata te zhdukurit ne vlore apo shkoder.
      6) mero eshte koha te themi te verteten per gerdecin ashtu sic ishte dhe ashtu sic qeveria qe ti mbron e shkruajti te zeze mbi te bardhe qe ishte nje aksident teknologjik. sepse fisheket e gerdecit i mernin amerikanet dhe fabrika u hap me bekimin e amerikaneve . gerdeci nuk nisi si nje histori kriminale po nisi si nje histori bisnesi e ushtrise amerikane perfshire kuptohet dhe te birin e kryeministrit qe fatkeqesisht perfundoi keq.
      7) dhe e fundit o mero qe shteti te vihet ne mbrojtje te djalit te kryeministrit si ne rastin e berishes per nje njarje qe nuk kishte qellim kriminal edhe e kuptojne njerezia , po te organizohet gjithe shteti perfshi edhe mediat e shitura per te mbrojtur banditin e rradhes te nje partie qe me shume duket si bande se si parti kete o mero nuk ta pranon me asnje shqiptar. dhe per kete do ja degjosh kenden shume shpejt.
      me mire sot te kishe heshtur o mero ose te beje ndonje editorial per palestinen se sa te merje prape ne mbrojtje nje bandit!!!!!

      1. Jep says:

        Ore vertet qe jeni kaq kllufa ju te pd.
        Aksident teknollogjik, me femije qe punonin Brenda ne fabrike???
        Ju qekeni derra jo njerez, per cdo krim ose “Aksident teknollogjik” sipas jush, dikush denohet
        Ke pa k/minister ne bot ti versulet prokurorise me liber shpie?? .
        Pranej ju te pd, kurre skeni me Mar pushtet mo, se derri s behet daje.
        T fala zigurit qarrit.

        1. mirel says:

          Dakort jam, nuk qe aksident teknollogjik Ti qe nuk je kulluf, pse nuk arrestohet Zeni edhe Berisha?

        2. adi says:

          Ti vellai nuk mund te ishe pervecse rilindas.
          Po mire more tu mbyllte e mendies aksident teknologjik nuk mund te ndodhi atje ku ka femije????
          Rilindas ,vete lartegjatesia e tij edvin kristaq rama e ka shkruar te zeze mbi te bardhe qe ishte aksident teknologjik. Tani une te besoj 1 rilindas apo 1 kr rilindas????
          Eshte gje tjeter aksidenti teknologjik dhe eshte gje tjeter prania e te miturve ne pune.
          Qe ta kuptosh mire ti rilindasi I vogel.
          Gerdeci ishte egzaktesisht e njejta gje si vdekja e atij Ardit Gjoklajt ne landfillin e shares
          Ne gerdec ishte I biri I saliut qe bente bisnes
          Ne share ishte lali leku qe bente leke.
          Di gje ti te jete denuar njeri per sharen??????
          O shoku plasi nai tas kos e mos u mer te mbrosh banden, vetem nese nuk e ke pune qe mer 200 leke per ti lene ne lloto.
          Te fala taulantit!!!!!

    6. KUJTIM PUSHKA says:

      BRAVO MERO
      Sali LUGATI vetem leh PER te tjeret
      XENIN NUK E LESHO SE E PRET AJO KATRANJA TE SHIJOJ BOTEN

    7. Epiriiiii says:

      Hahaha…Kujton se Mashtron Shqiptaret, qè Leket Armina na i ben me Brek te shitura ne Instagram. Hahahaha e forte kjo, mos vall shitet Armina……….

    8. AMY says:

      SI GJITHMONE, MERO I SAKTE DHE I DREJTEPERDREJT 1 BERISHA ESHTE NJE SHARLATAN PLAK QE NUK DO TI MBYLLET BUCJA S ATE JETE GJALLE, QE TE SHPIFE E SAJ PER TE TJERE, CDO HISTORI TE TIJ APO FAMILJAREVE TE TIJ E TRANSFORMON SIPAS INTERESIT DHE JA FATURON ATRYRE QE NUK DO.
      PLAK SHPIFES, JARGAMADH, LLAFAZAN DERI TEK AI, MASHTRUES KLASI, KRIMINEL ME KOHE TE PLOTE. KY ESHTE BERISHA.

      1. mirel says:

        O Amy, ca klase je?

  2. vjola says:

    Te lumte……Por dhe prokuroria te veproj njelloj edhe majtas edhe djathtas se populli nuk ha bar, i shikon dhe i kupton te gjitha .

  3. rumpallhana e ripjelljes says:

    Nuk behet shtet me katundare injorante o Mero. Je bere si logua kur ishim nje here ne Dardanele. Do ishte bere nami sikur Saliu te kishte bere sic beri ky katundari deputet i Nikles dhe Librazhdit. E ule shume pjacen Mero je ok kur mbron Ramen dhe vllain e tije po te besh mbrojtje per katundare vetem nje katundar si puna jote mund ta beje, te veje dhe shenje barazimi.

  4. Olsi says:

    Dmth ti vinte pistoleten ne koke policit ?

  5. Petrit says:

    Ne fakt jo vetem deputeti Rrahja por edhe bythe lepiresi mero baze dhe te gjithe anetaret e organizates kriminale te rilindjes jane vite drite larg te madhit Prof Dr Sali Berisha.
    Tani ftoj te gjithe komentuesit e paguar dhe analfabet te leshohen si hiena te zeza ne sharje e ofendime.
    Naten e mire

    1. Xxxx says:

      TI SHOKU, ISHALLA KE BO GJUMIN REHAT DHE TE MIRE, SE SIC E SHIKON SNJE NUK E RRUAJTI QE TE PERGJIGJET,DHE E DI PSENE,,,SE NUK JA VLEN,,,TE TE RROJE I MADHI SALÌ BERISHA,,,MARTE NGA DITET E TUA,,,

  6. fcb says:

    Lere Mero se jeni diskretituar fare , shpirtin dhe per ta mbrojt por e rrasen brenda , jo se ka me bo burg ai me jo por dolet lakuriq para miletit, ti ne rregull je xhanem , te paguajne 60 mije paund ne vit shkollen e djalit ne Angli , por vetem nje gje , ke dale koqe fare kto dite me ato brockullat qe ke thene :))

  7. Zigur Qarri says:

    Ti je Gazetare i pavarur,apo Avokat i pushttetit?!

    1. ta says:

      thashe se do mungoje.

    2. Askushi says:

      Po ti Zigur cfare dhe kush je? A je avokat i djallit apo i shejtanit, apo je djalli vet? Qe je alien, kjo eshte e qarte. Ke shqisen e tete ne vend te trurit qe te dallon midis njerzve. Komunikon me Salen nepermjet kesaj shqise. Kam frike se vjen nga sketerra njelloj si Saliu qe do i shkoje shpirti ne sketerre, per zullumet qe i ka bere Shqiperise dhe Shqiptareve. Si nuk u ngopet me gjakun e te vrareve por kerkoni te vini prape ne pushtet. A e di ti qe edhe sikur Rama te mos vije ne pushtet dhe ju ta merrni pushtetin bijte e Shipes do ju dergojne perfundimisht andej nga ke ardhur ti. Qetesohuni me peoshtersite qe keni bere dhe lutuni per shpirtin tuaj. Kjo eshte gjeja me e mire qe mund te beni.

  8. Ivi says:

    Te lumte o Mero, vellai. Sa shume te peshon llafi se eshte i drejte.

    1. mirel says:

      Llafin e merr era. Peshon vendimi i shtetit: pse nuk procedohet Berisha?

  9. fcb says:

    Mero djali , prape po rreshket ne injorance , ske faj se me keto dele qe te komentojne ty ketu mire jua ben .
    Kot per muhabet , po te mos kishte fol Nenkomisari do kishte dale ndonjehere e verteta ne skene ?
    Boll se le nam , mgjth vazhdo kshu se je yll fare , se mos kuptojne gje keta qe te komentojne ty ketu , ke nje te mire te pakten qe injoranca jote nuk shkon me larg se komentuesit e tu :))

  10. Komentuesi says:

    Bravo Mero.Meriton vleresimin maksimal.Krimet e djalit te Saliut,Shkelzen Berisha,nuk mund te krahasohen krurre me ate veprim te djalit te deputetit Rrahman Rrahja.Ai kishte nje dashuri per vajzen,nuk u moren vesh,u ndan,por ama ai nuk e vrau Xhesilien.Kurse Shkelzen Berisha,hapi 26 varre te njerzeve te pafajshem ne gerdec.Plus te tjera qe kane te bejne me nje tregeti kontraband te armave dhe municioneve luftarak,nga ku Babaj tij dhe vete ai kane fituar miljarda euro.Burgimi i perjetshem i Sali Berishes dhe te birit te tij, nuk i lane kurre te zezat dhe gjynahet qe kane bere.

    1. Qwerty says:

      E si mund te mungonte komenti i komnetuesit apo Spartakut, idiotit me te madh te fshatit rilindiot. E ka dashur vajzen thote. Oh do Zoti ti duan edhe vajzat e tua keshtu e mbase do vazhdosh te jesh i lumtur ne budallallekun tend.

  11. zeni i mamit says:

    Ore ti gazetar ka vetem nje ndryshim te Vogel …..zenka . I ngjavi mamit .
    Aq e ka Zenushi.

  12. Kjo eshte analiza me e dobet. Nuk mund te krahasohet ceshtja Raja me ceshtjen Berisha. Nuk behet fjale qe Berisha i madh te dorezoje Berishen e vogel. Mbi te madhin rendon nje mal me krime te lemerishme, pasi i ka kryer nen rroben e shtetarit te larte, duke e lejuar familjen e tij dhe klanin qe te zhytet ne krime, grabitje, etj. I madhi prej kohesh duhet te ishte ne burgim, jo ne sallen e Kuvendit. Po keshtu edhe Berisha j vogel…Nuk ia vlen te zgjatem.

    1. Zigur Qarri says:

      Shkrim(zhurmues) i porositur nga Partia,per te lene ne harrese skandalin ku jan implikuar
      dhjetera politikane te”rilindjes”,skandal qe ne çdo vend normal rrezohej Qeveria.Por
      skandalet e”rilindjes”, jan aq te shumta,sa nuk i bejn kujt me pershtypje,jan nje normalitet,
      prandaj edhe nuk zgjat me shume tre dit çudia.Po ktu ç’hyn Berisha?!Kete e di vetem
      “rilindja” dhe megafonat e saj,qe kan diskretituar Shqiperine deri ne ate pike,aq sa edhe
      afrikanet e perdorin si sinonim te se keqes.

  13. Iliri nga Gjermania says:

    E sakte Zoti.Baze.
    Keta qe nuk e vleresojne dot Artikullin qe ke shkruar, qe ta dallojne ndryshimin midis asaj qe beri S.Berisha me kete Arrestimin e sotem qe ka ndryshim si nata me diten, ata nuk dine se çfare duan ose jane Plerat e Berishes.

  14. Gopisti i fundit says:

    Faktet mor ti land koketrashi jane 26 te vraret, 300 te plagosur dhe shkaterrimi i gjithe bizneseve dhe pronave te zones. Por mos u dhjas mor land mavria se shpejt do vendoset drejtesia dhe ke per ta pare zoterote se shelzua i berishes ska per tha hedhur paq.

  15. Skerdi says:

    Ke 5 vjet qe i ben copy paste ketij shkrimit. Po me duket se kete here e ke kuptuar dhe vete qe krahasimin po e ben nga halli e jo nga qefi.

  16. Mero me daulle:
    Yyyyyyy, ja rama I dorzon,
    Prandaj
    Te
    rrije ne pushtet ….derisa te roisi,
    te na rroje sa malet shokuenver….

    Dhe delet rilindoqorre
    yrysh te ndezur: bebe, sa te lumtur jemi,
    marrsh nga ditet tona!!!

    Kjo I intereson meros ne kete ceshtje qe eshte nji rast qe ilustron Demonkracine tone, nji nga gjerat ku u hodh drite qe fecka xhahile e deputetit rilindor, nen shoqerine e xhahilnise se shefit nga nji katun I Librazhdit!!!
    Mjere!
    Rilindori maocedun e dinte: Katuni fut ne dare Qytetin, u bo!!
    Kurse Qytetari artist KM yne ket here leshoi
    Rilindoren fecke: nuk do I ndahem Kemba/ kembes !, u betua me terbim. Si superProkuror, si superKM, si supersrtist…
    I marre, Mafiozisht tiran i Katundit KAZAN!
    (I nderkryer, kaq ne hall?!!)

  17. ann says:

    MERO je i pa imagjinueshem ,te lumte mendja!

  18. tahir tangopi says:

    Pse e ul veten kaq shume o Mero! Mos ta kane kapur koken me dere !?
    Rri o derezi i qete, shijo jeten tende. Te tjeret qijne ti u mban pishtarin! Pse keshtu o mavri!

  19. rrema says:

    ju rilindas duhet ta besoni MERON edhe per cka shkruar per kryerilindasin.nuk e besoj se e keni harruar

  20. Sali trimi says:

    Ceshte e verteta shkrimi jot kete here”calon” ne referencat. As qe mund te behet krahasim midis Rahmanit dhe Sales. Sala eshte perbindesh ndersa Rahmani i forti i lagjes. Zullumet e perbindeshit kane permasa kataklizmoje ku fjalet tradhetar, vrases, spiun i serbit,hajdut jane te pafuqishme para vepres se tij shkaterruse te Shqiperise. E vetmja gje qe i bashkon keta tipa eshte fakti qe te dy jane katunar. Bile dhe ketu ka dyshime se Sala eshte katunar Serb ndersa per Rahmanin, me thene te verteten nuk ka di historine e nenes se tij.
    Tani qe te mos zgjatem e ti kursej kohen Zigurit, dallimi midis pushtetit te Rames dhe pushtetit te Zigurit(Sales) eshte evident. Duket qarte zoti Mero qe ne kohen e Sales ishte pushteti i qeneve me sy peshku qe duke u kryqezuar me Perbindeshin krijuan shtetin e sypeshkaqeneve. Sot do apo sdo Ziguri po behen perpjekje qe shteti te kete forma njerezore.

  21. Emigranti says:

    ben mir opinjoni qe ngre zerin ne mbrojtje te xhesikes, nga nje bagabond, qe nga i dashur dhe i lumtur me te kethehet ne maskara.
    ky bastardrd , se nderonon babain e ti deputet te ps, edhe pse vet babai, ka reputacjon pozitiv ne fshatin dhe ter zonen e nikles.
    ajo qe cudit nje qytetar evropjan ne shekullin e 21 , esht qe shum qytetarereve , sidomos te ardhur nga zonat rurale u ka ngelur ora ne kohen e diktataorit hoxha., prandaj bejn sharje , fyerje dhe thirje histerike, si ndaj qeveris, ashtu dhe familjareve te djalit.
    nese kketa anadollak dhe te pa cilivizar, dduhet ta duin sot e mot, se ne nje shtet demokratik, ska pergjegjesi ligjore, civile e penale per prinderit, motrat e vellezrit, per nje pjestar te familjes qe shkel ligjin, kushdoqoft ai, vetem ndjesi morale.
    berisha, urdheroi hapjen e depove te ushtris, sla preident e kryeprokuror pa akuzuar e shkarkuar, mbrojti me thonj dhe hekur tragjedin e gerdecit, brau e mbuloi vdasjet e 21 janarit dhe jo vetem qe sdha doreheqjen ne asnje rast, por ka mbrojtur jasht cdo norme morale e ligjore vehveten, femijet e tij, qeveritaret e tij,dhe sot akoma ne kundrshtim me cdo ligj dhe kushtetuten ben thirje per revolucjon, aramatosje te popullates dhe rezi,min me forc te qeveris te ligjeshme te zotit rama.
    prandaj i bashkohem zotit mero baze, qe krahasimi midis babait te djalit, qe dhunoi xhesiken me sali berishen esht si nata me diten dhe nese duhet te ish denuar me drejtesi, per krimet e b era qe jshtypi i ka pasqyruar nder vite, berisha duhej te ishte derguar ne hage. jo te lihet akama te bej thirje per dhun e revolucjon.

    1. mirel says:

      Mire e ke ti, po ja qe “Halla” ka koqe per varfanjaket dhe shqiptaret ti perzere e burgose.
      Sa per Salon e kemi.mire ne opozite.
      I ben Mero ndonje fleterrufe, dhe i lajme duart me drejtesine.
      Ja, e shikon si kercejne sociaPiStet me violinen e Meros?
      Te gjithe shtojne nga nje pasthirme per Berishen, po prape te violina ngelen.
      Kane harruar se drejtesia nuk eshte violina e Meros, por nhe grusht qe duhet ti kish rene Berishes ne koke me kohe.
      Pse nuk po i bie apo perdorim tingujt e Meros per tu qetesuar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje