Mirë vajzën, po ekranet kush i ka marrë peng?

2 Tetor 2018, 18:26Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka pasur një poshtërim mediatik kundër vajzës së dhunuar nga Fushë Kruja, nga dy ekranet që e morën në intervistë. Të dy televizionet që e kishin të ftuar në emisionet respektive, më shumë se sa për vajzën, u kujdesën për audiencën.

Dhe pasi mbaruan punë me të, filluan t’i bëjnë gjyqin vajzës si gënjeshtare, dhe se atë po e shëtisin njerëz mafiozë nëpër studio.

Nuk e vë në dyshim se vajza mund të mos jetë e lirë të thotë gjithë të vërtetën sot, por ajo thotë atë që ndjen se e mbron më shumë.

Një gazetar profesionist, siç ka qejf të thotë Eni Vasili, nëse e shikon se vajza nuk është e lirë të thotë atë që ajo duhet të thotë, nuk e nxjerr në ekran.

Kjo ndodh vetëm nëse dhe gazetarja nuk është e lirë të jetë e vërtetë. Është rregulli numër 1 një i raportimit në gazetari, që nuk bëhet palë të transmetojë dëshmitë e një pengu.

Por kafshëria e të dy emisioneve ishte se përveçse e kanë kërkuar me dhunë në ekran, përveçse kanë treguar dhe vetë “herozimin” se si e kanë marrë në intervistë, pastaj i bëjnë gjyqin dhe thonë se atë dikush po e shëtit dhe e nxjerr në ekrane.

Po mirë vajzës që i paskan vënë pistoletën tek koka të thoshte çfarë donte mafia, po gazetarëve që e intervistuan, çfarë iu kanë vënë tek koka që bënë lojën e mafias?

Kur vajza dha intervistën e parë tek Report TV, ju bë gjyqi gazetarit dhe televizionit, si të përdorur nga “mafia”. Po tani që dy televizionet e mëdha në vend, kërkojnë me ngulm vajzën në TV, dhe pastaj i bëjnë gjyqin asaj si të përdorur nga mafia, çfarë janë?

Unë nuk them që janë të përdorur nga e njëjta mafie që është e kërcënuar vajza, por më keq akoma, nga ajo pjesë mafioze e politikës, që më së paku i “ha palla” për vajzën, por për dramën politike që duhet të prodhojnë me të.

Të marrësh me ngulm vajzën në intervistë, ta kuptosh siç pretendon një gazetare, se ajo po gënjen dhe shtiret, dhe ta transmetosh këtë, pra të bësh lojën e mafias dhe pastaj të gjykosh vajzën si mashtruese, është një gjë më e ndyrë se sa çdo gjë tjetër që mund t’i bëjë mafia asaj vajze, pasi në këtë rast të dy televizionet janë bërë pjesë e lojës së mafias që pretendojnë.

Eni Vasili, që së paku e kishte të regjistruar, mund të hynte në histori duke bërë dje emision pa vajzën dhe duke treguar se e kishte intervistuar atë, por intervista nuk vlente se ishte peng.

Ironi e fatit është se këtë ja ka kërkuar vetë pengu ta bëjë, pra vetë vajza ka kërkuar më pas të mos transmetohet, dhe ajo nuk e ka bërë. Çka do të thotë se është më e lirë ajo vajza e dhunuar, se gazetarja.

Ka plot raste në gazetarinë botërore, kur një pengu nuk i është zgjatur kurrë mikrofoni, kur gazetari e ka kuptuar që është peng. Ka dhe në gazetarinë shqiptare.

Por kjo që dy gazetarë, që zihen si çakenj për audiencë, dhe pasi përdorin për këtë qëllim vajzën e gjorë, më pas i bëjnë gjyqin se atë po e shëtit mafia në ekrane, është ndoshta gjëja më e ndyrë që ka bërë ndonjëherë shtypi kundër jetës së një vajze të pambrojtur, qoftë dhe peng i mafias.

Ky gjest përmbledh brenda vetes, dhe komplekse të tjera inferioriteti të vetë aktorëve ndaj kësaj historie, që buron nga plot episode të errëta të karrierës së tyre në gazetarinë shqiptare, si pengje të mafies së biznesit dhe politikës, për  të cilën ndoshta duhet një debat më i gjerë.

Por mënyra se si tregojnë me heroizëm se kanë tre ditë që gjurmojnë vajzën ta marrin në ekran, xhelozitë ndaj njëri- tjetrit, ku njëri e donte direkt, e tjera të regjistruar, pastaj gjyqi ndaj vajzës se ajo gënjeu për ato që tha në ekran, dhe se mafia ua çoi atyre në studio, është ku e ku më larg, se gënjeshtrat e detyruara të vajzës së gjorë.

Është dëshmi se kush gënjen nga halli, e kush gënjen nga “malli”.

33 komente në “Mirë vajzën, po ekranet kush i ka marrë peng?”

  1. Xhike says:

    Duhet tu hiqet licenca
    Keta gaze goje care te bejne te vjellesh
    Gazetar eshte Cani qe kap nga mbrapa

    1. ben says:

      Rilindja do mbahet mend gjate
      SEPSE NEN PUSHTETIN E RILINDJES RINIA NUK BEN DASHURI PO DJEGIN NJERI TJETRIN ME CIGARE PER QEJF.

      1. miri says:

        Na trego ndonje gje te bukur se cfare bente rinia ne kohen e malokerise.P.sh si shisnin e perdornin droge haptazi deri dhe femije 8 vjec,si prostituonin dhe trafikonin femra haptazi,si eleminonin njeri tjetrin dhe familjaret per larje hesapesh,si blinin diploma dhe zaptonin poste drejtuese llumi i rinise,si zaptonn e tjetersonin tokat e pronareve te vertete,si gjobisnin biznemenet duke i kercenuar me jete,si mereshin me tregti dinamiti etj.Cigaret i kishin si koktej rinia e kohes se malokut ,kryekriminelit te vicidolit .

    2. the punisher says:

      Mero leri ekranet. Gazeten tende kush e ka marre peng?

  2. Besa says:

    O Mero keto qe thua ti sot un I shkrujta mbrem ne statusin tim se ke iden sa poshte eshte gazetaria Jon si keta gazetar qe kemi ne dhe analiste qe o Zot nuk Di car te them nxjer kush ka hall si ajo goca Po mir jua Beri mbrem te fevziu jua la mutin Be goje ok ! Plerat pa le dy gazetaret lala dhe Anila hoxha mjer kush I ndigjon!

    1. Komentuesi says:

      Bravo Mero.Je i saket.Respekt.

  3. Iliri nga Gjermania says:

    Zoti. Baze Kazani eshte vene ne zjarr qe ne Vitin 1992, po zjen Plerat e S.Berishes.
    Ai e zoteron Kazanin Mediatik. Do durojme dhe ca.

  4. Alda says:

    Turp të ketë Eni Vasili . ?
    U shpërbleftë siç duhet, për këtë që bëri .
    Në jetë, shlyhen të gjitha .E pagoftë këtë .

  5. Qytetari durrsak says:

    Z. Mero,
    Ju e dini shume mire se Eni Vasili dhe Fefziu ditziu, jane kelyshe te Sali Berishes, neoesadisti me i felliqur ne historine moderne te Shqiperise ! Duke qene te tille, cfare presim te na prodhojne ne ekranet e tyre te shitura tek mafia e politikes ! Turp, dhe e bejne kete loje te stisur dhe pa moral, me nje vajze pa pervoje dhe te hutuar nga sulmet qe i kane ardhur nga te gjitha anet.

  6. nduja says:

    E turpshme kjo qe bene keta dy tv, te turpshem te ftuarir, i turpshem maloku Gjata te pergojoje nje vajze, te turpshme dhe medjat e shkruara, te turpzhem ata pseudo protestues,e turpshme ajo gazetarja me fytyre kali qe quhet Klodjana,….

  7. Zigur Qarri says:

    Viktima Xhisiela Maloku,merret ne mbrojtje nga Policia ne mesditen e 01.10.2018-te,por ne mbremje
    po ne 01.10.2018-te,sillet me makine nga persona te dyshimte ne nje emision televiziv,per te deklaruar
    te verteten e vertete,nderkoh qe dhunuesi i saj Rexhep Rraja,del para Gjykates me 01.10.2018!!!

      1. Zigur Qarri says:

        Vetem shkodran nuk je ti.Shkodrani e kupton injorimin vetem me nje rreagim.
        O debil,mos u bej bagel,por komento diçka,pro apo kunder!

    1. Tajari says:

      O Zigur…….ndrysho mbiemrin e burre……

      1. Zigur Qarri says:

        Tajari korigjon!
        “Fjalori Etimologjik i Gjuhes Shqipe” i autorit Kolec Topalli,Faqe 1441
        Tajare-gjë e fryrë, bythë.Huazim nga turqishtja,tayyare,aeroplan,me burim prej arabishtes!
        U ftofsh ne tajare,Tajari.Tung.

  8. Tes says:

    Cfare do presesh nga Blendi Fevziu nipi i Esat toptanit apo Eni vasili qe kur shikon saliun kalon ne ekstaze apo Clirim Gjaten qe eshte nje klysh i Saliut qe vrapon neper studio te mbroje Lulin dhe si nuk i vjen turp kur thote qe kam qene Gjykates apo Artur Zheji nje njeri i djallezuar ku ne panelin e tij fton “anal-ista” si puna tij.
    Por une habitem me keta televizionet se si mundet qe tu jepet hapsire televizive ketyre “moderatoreve” pasi qytetaret i torturojne me keto debate shterpe.

  9. Ola says:

    Eni Vasili duhet te shkoje per ndjekje penale .E para per intervisten qe beri , edyta qe pas kerkeses se vajzez nuk duhej ta jepte dhe e treta per gjyqin qe i beri bashke me kolegen e saj .Keto veprime jane jashte cdo kodi te etikes dhe profesionalizmit te gazetarit.jane kthyer mediat ne prokurori duke u vene ne sherbim te politikes se rruges qe ka filluar te ndjeke opozita.

  10. LORA says:

    Pasi e stisen vete ,per mbi dhjete dite,,,,e fryne dhe e bene heroine vetem per problemet e saj private,shqup-i me lesh-e-listet dhe gjirizi mediatik i standartit babalokratik,,,,,meqe nuk volen dot frutet e kalkuluara per nevojat e tyre ekzistenciale,,,pra meqe nuk u ndez dot shkrepsja kunder stabilitetit te shtetit te shqiptareve,kunder Vetting-ut dhe procesit te ngritjes se drejtesise se re,,,,,,e tere aradha e mesiperme i dha karar t’i sulej vajzes per t’a shkely,live.
    Respekt per shumicen dominante te shoqerise sone per qendrimin e vet racional ,duke i kthyer shpinen me neveri kesaj kolloqithje laperdhare.Eshte ky qendrim social qe i ben keto televizione fare te vooooockla ,,,se ku e gjen ti Mero vellai qe keto jane televizionet me te medha,une nuk e kuptoj.

  11. kazani says:

    Mero bravo, por Eni vetem gazetare nuk eshte. Pale tani i ka hy dhe vetja ne qef me qe shkoi ne TCH. Pika Enit qe nuk vlen dy lek e gjora, pale ajo Anila do tregonte si kish vajtur ne studoi. Ato te dyja urgjentisht duhet te zhduken nga ekranet per ca kohe.

  12. Ilir Meta says:

    Ekranet jane kthyer ne gjobagjinj qe mendojne ti vene gjobe qeverise sic veproi psh Ben Blushi me Bashkim Ulajn e gener2 dhe kur bashkimi nuk i dha gje Beni dergoi gazetaret ne Valbone ku Bashkimi ju dha dru.

  13. Japonia says:

    Bucja jote o Kurv burr.ke hall se te iken drogaxhiu nga pushteti qe thyeft qafen,edhe ti bashke me te dhe me salin.nje surrat keni ndyresira te ktij vendi se vetem vllavrasje prediconi dhe sju rruhet fare per jeten e njerezve. Mekete qe shkruan ti rjepacuk duket qarte edhe per ata qe nuk shikojne se nuk ke hallin cfare ka denoncuar ne polici vajza por ke hallin e drgaxhiut se po ibie vlera .shushunja jeni fryre shume me gjak dhe po bini nga trupi si saliu

  14. Jimi says:

    Sot do te ishte dita qe vertet te protestonte shoqeria civile dhe forumi grave. Sot me shum se kurre viktima e rradhes, vec dhunes se nje perdhunusi ordiner, ndjeu ne lekuren e saj edhe dhunen dhe perdhunimin qe i beri politika dhe medja, qe per ironi te fatit, rasti e desh qe njera perdhunuse te ishte gazetare!?

  15. Sali says:

    Famoze nga budallalliku eshte edhe Klodiana Lala,dhe jo vetem ne kete rast.Ben sikur e di çdo ngjarje,sikur ka marre pjese vete aty,dhe jep konkluzione si ja merr mendja dhe ne fund jep edhe pretencen.Nuk e kuptoj kete gazetari qe behet ne Shqiperi.

  16. nord.al says:

    Kjo pra eshte kultura qe na ofron Tirana mediatike. Dhe ne paguajme per kete oferte.

  17. kashi says:

    e sakt mero gazetare qe bejne prokurorin gjykatesin,psikologun dhe avokatin ne te njejten kohe
    vetenm gazetare nuk jane

  18. Besniku says:

    Kur degjon ca palaço gazetar qe bejne rolin e prokurorit ate te gjygjtarit te policit te politikanit te avokatit te filozofit te profesorit te vjen me vjell dhe i jep shume te drejte Edit kur i quan # KAZAN MEDIATIK # Por do te ishte akoma me drejte ti quante KAZAN PLEHRASH sepse shumica te tille jane .

  19. Japonia says:

    flet hipokriti comentojne hipokritet sa perpara ka ecur shqiperia

  20. Shqipe says:

    Problemi është e gjithë shoqëria. Televizionet janë në garë për audiencën. Audiencën e bëjmë ne , shoqëria. Kështu që mendoj se nuk duhet të shigjetojme vetëm 2 gazetarë. Ato janë 2 njerëz ambiciozë që bëjnë gjithçka për të pasur sukses në punën e tyre (pamvarësisht si e arrijnë suksesin). Jemi ne të etur për të tilla lajme dhe gazetarët na i servirin. Jemi ne që nuk jemi te përgjegjshëm dhe i kemi sjellur gjërat deri në këtë pikë në këtë vend.

  21. Patriot says:

    Po gazeten tende online Mero Baze kush e merr Peng qe publikon lajme te thurrura antishqiptare dhe pislleqe te llojllojshme?

  22. naimi says:

    ke harrue marrjen peng te Artan Hoxhës nga Safet Bajri, edhe ajo interviste nuk ishte direkt, apo…

  23. vons says:

    Sa gota ke kthyer para se ta shkruaje kete shkrim qesharak?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje