Bllokohet Instagram, rrjeti i famshëm social del jashtë funksionit

3 Tetor 2018, 09:59Lifestyle TEMA

Rrjeti më i famshëm social Instagram ka dalë jashtë funksionit në të gjithë botën.

Media e sociale ka pësuar probleme dhe nuk dihen ende shkaqet.

Miliona përdorues nuk kanë akses në Instagram. Ata nuk mund të shikojnë fotografitë ose profilet e njerëzve, si edhe postimet më të fundit.

Versioni në internet i aplikacionit gjithashtu ka probleme dhe del “5xx Server Error”.

Problemet vijnë në një kohë të vështirë për Instagram. Dy themeluesit e kompanisë, Kevin Systrom dhe Mike Krieger, u larguan ditët e fundit mes zërave se ka pasur tensione me Mark Zuckerbergun e Facebook mbi drejtimin e aplikacionit.

Dy rrjetet sociale kanë funksionuar së bashku që prej vitit 2012, por kohët e fundit ka patur tensione. Cdo gjë ka nisur që prej skandalit të Facebook ku dolën të dhënat personale.

Vetë themeluesit e konfirmuan vendimin në një postim, por Facebook nuk ka bërë ende komente për tensionin.

1 komente në “Bllokohet Instagram, rrjeti i famshëm social del jashtë funksionit”

  1. Durrsaku says:

    Se di nga e keni mare kete lajm,por une tani le po ju shkruaj instagrami funksionon per mrekullisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje