Nga Mero Baze
(Një skicë për Fatos Arapin)
Fatos Arapin e kishin ftuar të ishte në shtëpinë e Alimerkove, në Vlorë.
Ishte tetor i vitit 1994 dhe Sali Berisha kërkonte të çelte fushatën e referendumit për Kushtetutën nga shtëpia e Alimerkove, e cila kishte dy të vrarë nga lufta, njërin si dëshmor partizan, e tjetrin si dëshmor, pjesëtar të Ballit, po ashtu të vrarë në luftë.
Ishte një përpjekje për të gjetur një nyje bashkuese për qytetin, që dukej se nuk e pranonte.
Fatos Arapi ishte në korridorin e shtëpisë, bashkë me disa pjesëtarë të një forumi intelektualësh, por dhe si djalë i Toli Arapit, një prej personaliteteve të mëdha të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë.
Berisha hyri ashtu rrëmujshëm dhe i kompleksuar nga klima që e rrethonte në qytetin e Vlorës.
Tha disa fjali patetike për nevojën e Kushtetutës “si shërbim i madh për Shqipërinë”, dhe pikasi Fatosin mes atyre që ishin të ftuar në shtëpi.
-Ja, këtu kemi dhe birin e Labërisë, Fatos Arapin, tha, poetin tonë të madh….
Fatosi nuk e la të mbaronte.
-Jo jo, nuk jam biri i Labërisë, jam i Zvërnecit, i Vlorës…
Berisha e kaloi me të qeshur.
-Po njësoj janë, tha, dhe Labëria e Vlorës, e Shqipërisë është..
-Jo jo, mos ma bëni këtë. Nuk është kaq e lehtë të më fshish ullinjtë e mi me një fjali… dhe u skuq i tëri sikur ta kishte helmatisur ajo skenë.
Doli jashtë dhe dy- tre gazetarë që ishim aty, tentuam ta qetësojmë, se “Doktori e bëri pa dashje”, se nuk e njeh mire diferencën mes krahinave të jugut.
Na pa pak si i hutuar dhe na bëri një shenjë me dorë, sikur donte të na thoshte “mu hiqni sysh”.
Pastaj ndenji dhe pak duke parë lart nga ullishtet dhe filloi të flasë.
-Nuk kam gjë me presidentin, tha, por kur njeriu flet për atdheun, duhet ta ndjejë.
Nuk mund të flasë kuturu, se atdheu të kupton kur flet kot.
Poeti më modern i Shqipërisë së shekullit XX dhe prozatori brilant i novelës “Cipa e Dëborës”, iku si njeri i vërtetë.
Nuk pranoi asgjë fallco në jetën e vet.
Vëllai i tij dikur partizan, e më pas një i zhgënjyer, që ju kundërvu pushtetit të dalë nga lufta, u zhduk pa lënë gjurmë dhe u bë makthi i jetës së tij, si një shenjë në horizont që i kujtonte gjithnjë se të qënit i vërtetë kushton.
Fatos Arapi ishte ndër ato personalitete të mëdha të këtij vendi, që e mbrojti të vërtetën, kur ajo ishte e rrezikuar nga diktatura dhe u mbrojt nga gënjeshtrat në liri.
Por natyrisht me një kosto më të madhe.
U vetëmbyll, duke dashur të harrohet nga të gjithë, që të mos e ngatërronin me të “vërtetat” e shpikura të lirisë.
Sot që iku e kuptojmë që Ai ja arriti qëllimit të vet. Se atdheu të kupton kur flet kot, ashtu siç të ndjen kur e di pse hesht.
“Jam shum i gzum
qy marr pjes n’hidhrimin tuj”
tha dhiari Sali
në një mort
dhe ua bëri familjarëve
gjakun. ujë!
Vertet I vecant, Fatos Arapi. Ngushellime!
Kujtohemi për atdheun,natën e ndërrimit të viteve.
Mirel:
Asgje nuk kuptoj nga shkrimi yt. ajo qe thote Mero eshte filozofike dhe tregon se sa i madh ka qene Fatosi. Ti tani mundohesh te na spjegosh qe Mero eshte burre i keq se nuk eshte Fatosi. Po per vete meqe nuk je Fatosi cmendon per rrenjet e tua? Koqizmi yne shqiptar eshte pathetic.
ZOTI I DHA FUQÌ TË HESHTË,ATËHERË KUR SKISHTE PËR TË THËNË ASGJË.KOHËT E FUNDIT,AI JETOI “ME SUPE TË NGRITURA”.U PREHTË NË PAQË.
Po pse duhet te japesh konotacion politik, lamtumires te nje poeti. I fyen kujtimin, duke e pare me gjyslyke me xhama te trasha lejla.
O Aleko po ¢’do me then konotacion se gegeja ime s’po ma shpjegon dot.
Xhixhi
Mos ja ve re, sepse ti e di qe shuumica e shqipetareve per keto pordhe jetojne. Eshte nje perqidje e madhe edhe ne Tirane, sidomos e atyre pa shume edukim, qe kane qene ne shkolle, por nuk e kane pare shkollen, dhe qe fusin aty ketu ndonje fjale te huaj ne mes te fjalise per t’u dukur modern. Por pak t’i germosh, u del boja dhe nuk te japin dot pergjigje te dyte.
Ja shiko deputetet, sepse edhe ata kane filluar te prdorin fjale te tilla si konotacion dhe indicje, qe se ku ne te s’emes se tyre i kane gjetur, nje zot e di. Pastaj kur mendon qe jane edhe pa shkolle, te vjen te marresh nje thike … opo lere, se eshte e kote te merresh me pordhacet.
Fatosi eshte poezia moderne shqiptare..I thelle,filozofik,zoterues i nje pafundesie figurash artistike fine,te thjeshta ,te ndjera dhe te menduara,intelektuale dhe popullore,ky eshte i pavdekeshmi Fatos Arapi.Sinteze e krijuesit modern jo konformist,i dashuruar ne menyre te pakrahasueshme me Atdheun,Vloren,vendlindjen,,gjithmone ishte ai qe ishte..Kuptonte gjithcka ,hodhi ne leter ate qe te gjithe ne ndjenim,jetonim..Nuk mohoi kurre vetvehten sepse Fatosi ishte thellesisht i lidhur me Njeriun,kohen ,atmosferen.Fatosi nuk eshte biznesmen i letrave por zedhenes i shpirtit gjigand te popullit.
Nje moment i larget.Me therret ne sallen lart te Pallatit te Kultures sepse isha student i tij .Ne ate vit kush dallohej ne seminare nuk hynte ne provim .Me thote..he ..ke do te vleseojme direkt..Une permenda disa emra por jo te mikut tim te ngushte..Ai pasi u mendua pak tha..po miku yt..Une ngrita supet..Po ai eshte poet..me tha ..e ka studjuar mire ekonomine politike .Dhe e vlersoi direkt..Une u zura ngushte..
KUR IKA NGA DARDANIA
dola në Skandinavi, nga pak libra, prej të cilave nuk doja të ndahesha kurrë, ishte edhe përmbledhja “POEZI” të të madhit FATOS.
MBETET POET, i lënë ndër hije nga arroganca e mosmirënjohësia jonë.
“… [PLATO]-duhet ta pranoj se kete here ke thene fjale me vend. Prandaj me sa duket nuk i japing cmimin Nobel, pasi si shkrimtar, ka nje pene te pa-arritshme.
Ky eshte Fatos Arapi,i vertete ne gjithe krijimtarine e tij dhe ne cdo hap te jetes se tij shoqerore.
Keshtu,vetem me vertetesi, i foli ai perhere vendit te tij ,,,duke e perbuzur dhe rrefuzuar zhurmen e laperdhareve.
Ishte dhe mbetet burri i fis-shem i letrave shqipe.
Koha ka per t’a vleresuar me shume ,ne ecurine e saj te pandalshme.
Atdheu (Poezi nga Fatos Arapi)
Atdheu është dhimbje, është dhimbje.
Një prill i pikëlluar në shpirt.
Atdheu është kryqi, është kryqi.
E mban – dhe të mban ty – në shpirt.
Atdheu është toka e premtuar.
Ti shkel si një zot dhe s’e ke ndën këmbë
Atdheu s’ka fjalë, ka sy të trishtuar
Vdes dashuria në dashuri që të çmend.
Atdheu është buka e uritur,
të ikën nga duart e dot nuk e ngop
ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur
me sytë n’errësirë vetveten kërkon.
Atdheu është varr i hapur, është varr.
Një jetë drejt tij shkon me besë që bind.
Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë
Në një pikë loti lirinë e lind.
Atdheu yt i vogli, i vogli,
Ai hyjnori i pavdekshmi – loti.
Poezi nga Musa Vyshka
MOS E KTHE KOKËN PAS
(Mikut tim Fatos Arapi)
Mos e kthe kokën pas edhe në qofsh i fundit!
Do të të vijë turp nga gjurmët që mbolle pa lavdi.
Mos i jep dorën kurrë dinakut që të mundi!
Mos qaj, nëse ke dhembje! S’të mëshiron njeri.
Mos e kthe kokën pas! Asgjë s’ke lënë pa parë!
Ato, që dot si bëre, janë tretur përgjithnjë.
Një dashuri të shkelur a një premtim të vrarë
Do t’i kesh pas si hije e s’i largon dot më.
S’do ta mësosh kurrë tradhëtinë që të mundi!
Nga mijëra pikëpyetje qielli me zjarr u mbush.
Edhe kur ta kuptosh, që je përherë i fundit
Duhet ta dish përjetë që pas të ndjek dikush.
I qofte dheu i lehte profesorit tim te paharruar. Ngushellime familjes!
Pellumb Kulla
ORE Pëllumb!
Nga na e shartove këtë shprehje ngushëllimi.
Kemi ne me dhjetëra shprehje shqipe.
Mëkat, gjuhën tonë të dashur e sakatojmë ne të shkrimit!
Cfare shkruan more tyte….ngushellim …eshte shqip apo ke probleme me shqipen na mbyten kolonet te vesh duart ne koke
Mekati qe ti paske qene student i tij paska qene i vetmi deshtim i profesorit.
Ato qe ke shkruar ti jane karikatura e atyre qe te ka mesuar ai.
Me siguri qe as ke qene ndonjehere ne kujtesen e atij qe ti do te hysh me hipokrizi.
Ke paturpesine dhe ve edhe emrin te plote. Edhe ne keto momente
te hidhura kerkon te fitosh vemendje dhe kredit. Po qe se te vjen
kaq keq per te merr ne telefon familjen e tij dhe thuaju emrin
tend te lavdishem. Bufon i neveritshem!
Ngushllime familjes
Ngushèllime familjes ,poezit e tij mbeten pèrjet .
Heshtja e tije e ben Migjenin edhe ma madheshtor: Thelle ne veten time flejn kenget e pakendueme, … .
Edhe kur vdes njeri Mero base nuk rin PA permendur sali berishen. Sipas meje qe jam PA shkoll te sygjeroj nje psikiater te mir jo ATO te edi rames se ATO ta mbushin mendje qe ne gazetar.