Prej muajsh në media audio-përgjimi Babale-Xhafaj, ku dyshohej se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj kryente trafik narkotikësh është bërë kryefjalë e mediave.
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel, Albert Veliu ose i njohur ndryshe si Babalja, dha një intervistë ekskluzive.
Ndonëse ishte hera e parë që Babalja, pasi tronditi klasën politike, dilte në një intervistë sërish Top Channel nuk mundi që të kryesonte audiencën, sikurse nuk e ka bërë asnjëherë gjatë këtij sezoni të ri televiziv.
“Opinion” i Blendi Fevziut, në TV Klan që trajtonte temën e bixhozit nëse do të mbyllet apo jo, e propozuar nga kryeministri Rama, për mbylljen e lotove dhe basteve ishte ai që kryesoi audiencën.
Në grafikun që CNA.al ka siguruar nga “Telemetrix” duket që pas TV Klan dhe Top Channel, vjen News24 e më pas Vizion Plus, me emisionin e Sokol Ballës “Real Story”, ku temë diskutimi mes analistëve ishte sërish propozimi i Ramës, për mbylljen e pikave të basteve.
Te te dale ne tv FYTYRA e cimit dhe ta ndjek emisionin, do te thote nuk je mire nga trute e kokes….
Per tu qetesuar vajta per pak kohe ne ……HALE!
Atje isha me i qete se te kesh perballe ate monster “gazetaruc” !
Na shpifi ky Telemetrix. Edhe po te transmetoje ekran te zi Klani, prape te parin do e rangojne. Shifra te stisura te audiences.
Për kë është fjala, për atë Qimin e Pekës?! Mide të fortë duhet të kesh që të shikosh e dëgjosh, ndaj dhe unë që nuk e kam të tillë, ndërrova kanal për të dëgjuar muzikë. Ekranet, sidomos me të ashtuquajturat, ‘opinone’, ‘debate’ e më the të thashë, janë bërë të neveritshme dhe jo vetëm prej këtij Qimit. Tani emrat s’po ua shkruaj jo se druaj, por se janë shumë, më falni mutërit, dhe nuk kam nge.
undefined