Për të shqetësuarit, nga fushata politike “antishpifje”

17 Tetor 2018, 20:46Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryeministri Edi Rama ka tërhequr pas vetes shumicën e zhurmuesve të shtypit shqiptar në një betejë që po e argëton dhe po i shërben për të ndarë opinionin pro dhe kundër kritikëve të tij, lidhur me të pavërtetat dhe shpifjet që qarkullojnë në shtypin shqiptar.

Fushata, e cila duket se është e programuar me shumë vetëdije prej tij, për të ngulitur në opinionin publik, identifikimin e kundërshtarëve dhe kritikëve të tij me shpifjen, po identifikon ndërkohë dhe disa probleme reale të shtypit shqiptar.

Problemi i parë që identifkon kjo fushatë politike, është balanca e shtypit kritik në raport me qeverinë. Nëse shikon debatet politike dhe sjelljen e portaleve ndaj qëndrimti të Edi Ramës, duket se shumica e shtypit shqiptar ka qëndrim kritik me qeverinë dhe është e pozicionuar edhe politikisht kundër tij.

Gazetarët më të njohur të debateve televizive kanë komente dhe opinione agresive, deri fyese për të, çka është një tregues i dimensionit të lirisë së shtypit që ka prodhuar qeveria e tij. Krahasuar me Berishën, ky është një raport tërësisht i përmbysur.

Në vitin 2010, pra në vitin e dytë të mandatit të dytë të tij, Berisha thuajse kishte gjithë shtypin nën kontroll dhe pro tij, dhe ndonjë zë kritik kundër tij, jo vetëm persekutohej financiarisht, politikisht dhe fizikisht, por Berisha kishte dhe solidaritetin e shtypit tjetër pro tij.

Në këtë pike, Edi Rama po përdor betejën me shtypin, për të treguar dimensionin e lirisë së shtypit në Shqipëri.

Këta që sot janë të egër kundër Edi Ramës deri në debate personale, në kohën e Berishës ëndrrën më të madhe kishin t’i ftonte Berisha në pritjen e Vitit ë Ri. Dhe kjo është diferenca mes dy kohëve.

Është një kohë e mirë për shtypin dhe raportet e politikës me të. Është kohë e mire, pasi kryeministri shkon në studiot e “armiqve” dhe përballet me ta, duke i ngritur ata në lartësinë e vet, ndërsa Berisha maksimumi të dërgonte badigardin, të digjte makinën apo redaksinë, apo dikë që të të rrihte.

Se për debat nuk të dërgonte as Aldo Bumçin. Biles të njëjtët gazetarë që bëjnë të fortin me Ramën, e lënë Berishën ende në studiot e tyre të masakrojë gazetarët, pa i bërë lajme më pas në portale.

Rasti i fundit kur ai linçoi publikisht Artan Hoxhën në studion e Eni Vasilit dhe ajo gati sa nuk nxirrte nga studioja gazetarin, është kontrasti i qartë mes asaj se si gazetarët sot sillen ndaj një dhunuesi, dhe se si sillen ndaj një kryeministri që i tërheq në betejë për debat.

Dhe mos më thoni që është trimëri e gazetarëve. Është një dimension lirie që vjen prej pushtetit.

Berisha i ka rrahur që kulishë dhe i rrijnë urtë. Trimërinë e tyre e kemi parë të gjithë, dhe për fat, është e dokumentuar.

Problemi i dytë që ka identifikuar fushata e Edi Ramës me shtypin, është informaliteti i shtypit onlinë, dhe ngatërresa e qëllimshme e atyre që quhen blogje personale, me ato online.

Detyrimi për të regjistruar portalet që kryejnë veprimtari gazetareske është detyrim ligjor i parealizuar nga qeveria.

Ky është një fenomen që prish tregun e shtypit, pasi ne që jemi të regjistruar, që paguajmë taksa dhe sigurime shoqërore për gazetarët, konkurrojmë me një treg informal, që paguhet nga para të zeza, duke mbajtur në punë dhe gazetarë pa asnjë të ardhur publike.

Kjo tregon se mafia apo paratë e zeza, më shumë se sa në ndërtim, po pastrohen në portale, dhe shembujt janë shumë evidente.

Shikoni një portal që ka 3 deri 10 gazetarë, dhe nuk ka asnjë reklamë, asnjë adresë dhe asnjë pronar publik, dhe ma shpjegoni kush e paguan.

Gazeta ime apo dhjetëra të tjera, e kanë të lexueshme bilancin në QKB. Mund t’u llogarisësh shitjet, apo reklamat, pagat e punonjësve, taksat dhe shpenzimet, dhe të kuptosh nga vijnë lekët.

Tek dhjetëra portale anonime me shumë gazetarë dhe pa asnjë NIPT, përveç parave të zeza, nuk ka asnjë shpjegim.

Dhe kur këto para të zeza i mbron opozita, është dhe më e shëmtuar, pasi del që ajo vetë financohet nga paratë e zeza, që i përcjell pastaj në shtypin që ka prodhuar për propagandë.

Problemi i tretë ka të bëjë me kohën. Edi Rama e ka nisur fushatën provokative që e quan “paketë antishpifje”, në një kohë të ndryshme nga koha kur Perëndimi ka qenë i ndjeshëm, ndaj kontrollit kundër atyre që quhen shpifje.

Sot klima e botës Perëndimore dhe shqetësimi i saj kryesor është pikërisht beteja kundër lajmeve të rreme.

Ndaj dhe nuk është kohë e mirë të bësh betejë morale kundër kufizimeve për lajme të rreme.

Dhe Edi Rama e di këtë. Ai nuk ka për të bërë ndryshime në Kodin Penal, as në atë Civil, jo vetëm pse nuk i ka votat, por se në fakt e ka kuadrin ligjor për shpifjen.

Ai thjesht po forcon një fushatë politike kundër shpifjeve dhe po mbush dollapet e gjykatave me dosje kundër shpifjeve, për të pasur një statistikë në betejën e tij.

Dhe e gjithë kjo nuk ka rëndësi shumë se sa humbës do ketë nga kjo betejë prej radhëve të shtypit.

Edi Rama llogarit të fitojë trofen e viktimës përballë shpifjeve dhe këtë ja siguron kjo fushatë. Natyrisht, me ndihmën e pakursyer të marrëzive dhe histerisë së kundërshtarëve dhe armiqve të tij.

15 komente në “Për të shqetësuarit, nga fushata politike “antishpifje””

  1. Megjithatë nuk jam mësues gjuhe... says:

    Z. Mero, të lutem, mos e përdor kaq keq (kaq rregullisht keq) presjen në titujt e artikujve të tu. Le të të ndihmojë dikush ose bli një libër drejtshkrimi. Para parafjalëve nuk ka përse të vendoset presje. Shiko se ato mund të duhen shpesh në rastet e gjymtyrëve homogjene, apo kur fjalia e varur ndodhet para fjalisë kryesore, në rastet e fjalëve a fjalive të ndërkallura (ndërfutura) etj., etj…. Me mënyrën tënde të vendosjes së presjes, realisht dhe sinqerisht, i shëmton titujt edhe pse shpesh janë shumë të gjetur.

    1. Cudia says:

      Te lumte “Megjithate…”! E ke kap thelbin e ketij artikulli prej koke…

      1. Grigor says:

        Ha ha ha
        I nderuar, respekte. Por, gabimet gramatikore te njerit mund te jene dhimbje koke per dike tjetër.
        Per dike qe di te shkruaje shqip, bastardimi i shqipes perben krim.
        Megjithate, ne mbrojtje te Meros, nuk eshte ai që e boton. Meroja vetëm shkruan artikullin, që per hir te se vertetes, e ka shkruar shumë bukur. Pastaj eshte redaktori, ne kete rast elifmatrak (turqisht), që ka zene nje pune me mik.

    2. nexhat says:

      Ska faje ky I shkreti se Rama ia shkruane artikujt.

    3. Syri i Shkodres says:

      Nuk vendoset presje para fjales lidhese apo!

    1. ben says:

      Brilant vertet
      Liria e medias sipas mero bazes
      Vjen nga pushteti!!!!!!
      Do lideri suprem dhe e lejon!!!!!!
      Faleminderit edi rama per keto dite te bukura qe na ke dhuruar
      Faleminderit mero baze qe na e tregon kujt duhet ti jemi mirenjohes per lirite qe kemi.
      Me artikull lepires bythe nuk kam lexuar ne 27 vjet demokraci.
      Degradim total
      Edhe gazetaret ne korene e veriut do skuqeshin!!!!
      PS: gjithe bota e di QE parate pastrohen ne ndertim turizem dhe bisnese. Eshte hera e pare ne bote qe zbulon mero baze qe parate pastrohen ne fletushka online. Vertet nuk paskemi degjuar asgje akoma.

      1. paradoxal says:

        Nuk e paske degjuar akoma qe pushteti i peste mbahet me parate e pista?! Epo me fal te ta them, po vetem gomaret habiten me gjerat evidente (obvious)!

  2. Iliri nga Gjermania says:

    Artikull shume i qelluar persa i perket Mediave qe paguhen nga parate e zeza dhe nga Klani Berisha.
    Po degjojme dhe lexojme Llumin dhe Shpifjet e njerezve me karakter te ulet qe paguhen nga Klani Berisha.

  3. i durumi says:

    Nje analize e sakte por qe bie ne vesh te shurdhert.Fatkeqesi kombetare,Edhe pse jane armiqte tane shekullore Serbet kane nje shprehje fyese por te vertete karshi nesh.Shqiptaret nuk i kane kaluar akoma te gjitha etapat e Darvinizmit,jane akoma tek pjesa e pemes.

  4. shpifësi profesionist says:

    Dhe kush po i del në krah luftës kundër shpifjeve ?
    Mero Baze dora vetë.
    Nuk i mjaftojnë ne gazetën e tij Tema editorialet e përditëshme të nënshkruara me emrin e tij, ku veç shpif kundër Berishës, por ka vite të tëra që po në këtë gazetë, (shiheni poshtë këtij shkrimi), lexon rubrikën e turpëshme “ANTENA NË FAMILJE” një rubrikë e ndyrë shpifjesh jo vetëm për Berishën, por edhe për familjen e tij.

  5. Zigur Qarri says:

    Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!Ti ishe i sinqertë; kur nën petkun e piktorit ngjyrosje pa sens mure, me të kuqe gjaku e shkarravisje
    k*rlliqe me okë, kinse artistikisht.Ti ishe i sinqertë; kur rrihje për vdekje e i nxirrje rrugëve lakuriq nga shtëpia, duke ua flakur rrobat
    nga ballkoni, femrat të cilave u përbetoheshe se i doje.Ti ishe i sinqertë; kur shaje me libër shtëpie këdo që të dilte përpara, në ditët
    e tua të zeza, pas netëve të gjata “të bardha”… përfshirë ata, të cilëve u vinte atëherë e u vjen akoma sot, llapa, erën e jashtëqitjes
    tënde, për sa shumë të kanë lëpirë bythën.Ti ishe i sinqertë; kur ecje rrugëve me sëpatë në dorë, në versionin “Viking” të Takut t’Lemes.
    Ti ishe i sinqertë; kur i quaje mbeturina kazani ditën për diell, sepse ajo është ç’ka mendon ti për ata, të cilët pastaj, i shëtit për qoka
    me avionë e u shkon me detyrim nëpër studio, sa herë të duhet të mashtrosh “sinqerisht” sy më sy, barktharët që mbajnë radhën
    e dixhitalbit.Ti ishe i sinqertë; kur i gjuaje me celularë kokës ca bashkëpuntorëve të tu e kur ua quaje gratë kurva në sy ca të tjerëve,
    pa marrë mbrapsht atë që do kishe merituar, nëse do ishe në tavolinë me burra Shqipërie e jo me gojore partie.Ti ishe i sinqertë;
    kur kërcënoje se ishte vetëm fillimi dhe gjërat akoma më “të bukura”, do t’i shihnim në vazhdim.Ti ishe i sinqertë:; kur kërkoje ta
    mbaje i vetëm timonin bashkë me kokën e marshit, për të qenë i sigurt që do ta çoje vendin tënd drejt greminës, pa pengesa.
    Ti ishe i sinqertë; kur nuk le pëllëmbë të këtij vendi pa ua falur shokëve dhe shokëve të shokëve.Ti ishe i sinqertë; kur i preve në
    besë shqiptarët, duke përdorur sheeptarët.Ti ishe i sinqertë; kur vrave shpresën e përzure qindra mijëra bij nënash në kurbet,
    sërish pas 30 vjetësh.Ti ishe i sinqertë; kur na the që e kishe vendosur personalisht, që stadiumi do bëhej me kullë, e teatri idem,
    me shumë kulla.Ti ishe i sinqertë; ndërsa bëje të fortin me të dobtin, kur çoje në burg kryefamiljarë për 30 mijë lek të vjetra drita
    të papaguara, duke i parë sesi vrisnin veten, nga turpi.Ti ishe i sinqertë; kur ua fale shtetin të fortëve… jo sepse doje, por sepse je
    një bythec.Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!Ti ke qenë gjthnjë i sinqertë me veprimet e tua, ndaj të kuptoj mirë që acarohesh,
    nga fjala shpifje.Jemi ne bolet që nuk kuptuam një mut, ose harruam që ti ke qenë gjithmonë, ky që je sot.Një psiko-delirant pa
    bythë!Briken Fejzullai

  6. DAJA says:

    Ne ka shqiptar qe duhet te skuqe para EDI RAMES dhe kur permend fjalen SHPIFJE ky eshte IMER GELBAZA

  7. ALBAN DEGA says:

    MIRESJELLJA ESHTE DETYRIM SHOQEROR DHE LIGJOR!

    – Forca e mendimit, aresyes apo aresyeja e forces dhe te fortit!

    – A e di cfare do te thoshte thyerja e nje note ne sjellje kur ishim femije, Mero !? Ishte hataja vete !

    – Nje shoqeri pa rregulla, pa miresjellje, etike )eshte nje shporte karavidhesh …

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pervec lajmit te rreme, mashtrimit, dizinformacionit duhet qe shtypi seriozisht perfshi edhe gazeten tuaj qe te behet pengese e pakepercyeshme per cdo sharje, ofendim, fyerje!
    Etika duhet te zbatohet rreptesisht ndaj kujtdo qe shkele rregullat e sjelljes ne familje, shoqerise dhe cdo lemi te jetes!
    Te shash, te fyesh, te ofendosh, te shpifesh, te poshterosh= te lopezosh ( bullish sic e shkruajne shume “erudite” ne Anglisht e mosnjohes te shqipes ) eshte krim qe denohet me ligj dhe me pasoja te renda shoqerise deri ne vetvrasje !
    Sharja, ofendimi, shpifja, poshterimi… nuk jane liri shprehjeje e as mendimi, jane vrasje me fjale, vrasje gojore !
    Nuk duhet te kene hapesire as vend ne asnje mjet shtypi as pamor, ku opinionet, mendimet e lira jane kthyer ne skena gladiatoresh, e arena duelesh, kush bertet me shume, kush shan e kercenon me shume, kush rren me shume, kush poshteron me shume!
    Vendin e mendimit dhe zerit te aresyes, forces se saj e ka zene dhe po e pushton krejtesisht aresyeja e forces dhe veprimi i te fortit !
    Kam lexuar e denuar me shkrim disa here sharje teper te uleta edhe ndaj familjeve te gazetareve, kryeredaktoreve, botuesve, edhe ndaj shume gazetareve e analisteve te shkelqyer ose askusha !
    Sharja, fyerja, poshterimi jane gjuha dhe mendja e rrugacit !
    Miresjellja eshte detyrim shoqeror, njerezor, por edhe ligjor
    edhe ndaj kafsheve e jo me ndaj njerezve …
    – A e di, a e mban mend Z. Mero … cfare do te thoshte thyerja e nje note ne sjellje kur ishim femije, l!?
    Ishte hataja vete !
    Pse te mos rífutet qysh nga kopeshti e deri edhe ne Shkollen e Mesme nje mase e tille, qe mesa jam ne dijeni nuk perdoret me ne aresimin shqiptar !?
    Cfare kushton !?
    Ajo nuk ka qene nje ndeshkim as mase komuniste e as fashiste!
    Eshte perdorur qe ne fillimet e shkollave te para ne Kinen, Indine, Greqine e Romen e Lashte e derisa sot!
    Liria e drejta ime, e jotja e kujtdo ka Kufic… Ajo shkon deri aty sa nuk shkel lirine, te drejten tende, te tjetrit, te cilitdo pa asnje perjashtim !
    Ne castin qe kjo ndodh hyjne ne veprim rregullat shoqerore, ligji, drejtesia.
    Askush nuk eshte mbi ligjin!
    Nje shoqeri pa rregulla, pa ligje, eshte si nje shporte karavidhesh !
    Ndaj etike- miresjellje !

  8. J. koreshi says:

    Eshte vertete per te ardhur keq. Kemi nje tabor gazetaresh pa moral, te pa afte dhe mjaft ulet intelektualisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje