Historia e pabesueshme: Hackeri lavazhier me 9 klasë shkollë, që thyente çdo fjalëkalim në “Facebook”

2 Nëntor 2018, 18:10Kronika TEMA

Vetëm 20 vjeç, me arsim 9-vjeçar dhe shpesh punonte në pikat e internet-kafes dhe si lavazhier.

“Hakerit” Arben Bozhiqi që u arrestua nga policia pasi dyshohet se ka ndërhyrë në mbi 3000 adresa të rrjeteve sociale, të shtetasve shqiptarë dhe të huaj.

Hetimi për të nisi pas denoncimit të një qytetari 6 muaj më parë ndërsa hetuesit e krimeve kompjuterike janë befasuar kur në kompjuterin dhe celularin e tij u gjetën të dhëna për 1200 emaile, 400 kode për hyrje në adresat e rrjeteve sociale, si dhe adresa të tjera me të dhëna të rreme.

Po ashtu policia i gjeti edhe foto intime të vajzave të ndryshme, disa prej të cilave dyshohet se kanë qenë minorene në kohën kur janë realizuar.

Dyshohet se këto foto janë marrë nëpërmjet hakerimit të bisedave në rrjetet sociale dhe më pas përdoreshin për qëllimin e përfitimeve monetare.

Gjithashtu nga bisedat e kryera në rrjetet sociale rezulton se 20-vjeçari bënte shkëmbim adresash kundrejt pagesave dhe dyshohet se këtë aktivitet e ka nisur që në moshën 12 vjeçare.

Por si të mbrohemi nga hakerimi!

Specialisti kundër krimeve kompjuterike Hergis Jica thotë për Top Channel se fillimisht është e rëndësishme që paswordet mos ndahen me askënd, qoftë edhe me familjarë.

“Sot kemi shumë mundësi për mbrojtjen e paswordit, duke nisur me vendosjen e pyetjeve çelës ose vendosjen e numrit të telefonit për të marrë mesazhe sigurie nëse cenohet adresa.

E rëndësishme është mos të pranohen mesazhe të dërguara nga persona të panjohur të cilat përmbajnë programe që bëjnë të mundur përfitimin e të dhënave të adresës suaj”, tha Hergis Jica, specialist për krimet komjuterike”.

Policia thotë se hakerimi i adresave në rrjetet sociale nuk është një fenomen i përhapur në Shqipëri, megjithatë denoncimet nuk mungojnë, sidomos për adresa që hapen me të dhëna të rreme.

5 komente në “Historia e pabesueshme: Hackeri lavazhier me 9 klasë shkollë, që thyente çdo fjalëkalim në “Facebook””

  1. Genti says:

    Problemin e ka pasur interneti ku punonte ky, me sigurine dhe konfigurimin e sakte te kompjuterave. Ky nuk eshte se ka thyer ndonje password-it, por thjesht i ka kopjuar duke perdorur keylogger, i cili eshte nje software qe regjistron ne menyre te fshehte cdo shtypje te tastieres dhe e dergon me email informacionin. Klientet shkonin ne internet fusnin password-it dhe email-it, pa ditur qe ato regjistroheshin me pike e me presje ne menyre te fshehte. Ky miku pastaj bente ate qe bente. Prandaj nuk duhen perdorur internet kafete per gjera sensitive, sidomos per transaksione financiare online..

  2. kulla bjeshkeve says:

    Nje person i till ne USA i cili ka aftesi te jashtzakonshme dhe me mosh fare te re i cili e keqperdor kete aftesi nga varferia ,merret nga organet te interesuara shteterore ku menjehere edukohet,trajnohet,mbahet nen kontroll dhe mbasi ai ploteson kushtet e percaktuara nga qeveria,punesohet ne sektor shkencor apo inteligjent me karakter teper sekret per nevojat e vendit.Kurse ne Shqiperi konsiderohen kriminela dhe te rezikshem.

    1. pfff says:

      c’aftesi leshi kishte ky pervecse mendje tipike katnari se si tja fusi te tjereve. lexo “genti”-n se e ka shpjeguar tamam… Te bej ca vjet burg tani se e kupton tamam cdo te thote “te ta fusin”!

    2. Miri says:

      Lexo pak me siper o kulla e bjeshkeve.Eshte e vertete ajo qe thua por Jo per parazitet e shqiperise.Gjeniu eshte 90% Pune dhe 10% intelegjence.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje