Nga Mero Baze
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka refuzuar të dekretojë Sandër Lleshaj për ministër të Brendshëm “bazuar mbi bindjet e tij”, si figurë e papërshtatshme.
Refuzimi, i cili është një akt i pastër politik, nuk është se krijon ndonjë krizë në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, pasi ajo zgjidhet prej kryeministrit, por krijon një nga precedentët më të rrezikshëm në historinë e re të shtetit tonë, lidhur me përdhosjen e Kushtetutës.
Emërimi i një ministri është vullnet i plotë politik i kryeministrit dhe marrëdhënia e tij në këtë rast, është vetëm me shumicën parlamentare.
Presidentit në këtë rast, i është deleguar dërgimi i dekretit në Kuvend nga Kushtetuta, për të rritur solemnitetin e procedures, dhe jo për të ndërhyrë si palë me “bindjet” e tij në vullnetin politik të kryeministrit.
Procedura e ndërmjetme e dekretit i është kaluar presidentit për të shqyrtuar kushtetueshmërinë e emërimit, që ka të bëjë vetëm me verifikimin formal, nëse kandidatura plotëson apo jo, kriteret formale kushtetuese.
Ilir Meta është hera e dytë që po e tenton këtë përdhosje të Kushtetutës. Hera e parë ka qenë kur përdorte Rexhep Meidanin kundër Fatos Nanos, krizë që u tolerua, dhe sot që po tenton të përdorë postin e presidentit për krizë politike.
Sot, nga ana politike, situata është stabël dhe ai nuk prodhon dot krizë, por nëse tolerohet përdhosja e Kushtetutës, Shqipëria jo shumë larg mund të ketë fatin e krizës së Maqedonisë, ku Gruevski dhe njerëzit e tij të mbetur në pushtet, tentojnë të bllokojnë kushtetuetshmërinë e proceseve, për shkak të bindjeve politike, dhe jo të drejtës kushtetuese.
Kryeministri Edi Rama ka lënë të kuptohet se Ministria e Brendshme do të drejtohet nga Sandër Lleshaj, duke e emëruar zëvendësministër të Brendshëm, por në fakt, në kushtet kur presidenti përdhos Kushtetutën, problem nuk është Ministria e Brendshme, por Kushtetuta.
Beteja që duhet të nisë sot, nuk është betejë për karrigen e Sandër Lleshaj. Ajo është betejë kundër bllokimit të funksionimit kushtetues të vendit.
Nuk duhet të harrojmë se para se të lërë karrigen bosh të ministrit të Brendshëm, Ilir Meta ka një vit që ka lënë bosh karrigen e kryetarit të SHISH, ka tentuar të zhbëjë reformën në drejtësi me bllokimin e saj, ka gjymtuar KLGj, KLP dhe gjithë gërmat e alfabetit që bllokojnë Vetingun.
Është një president me armë në dorë kundër Kushtetutës në emër të bindjeve të tij kundër kësaj Republike. Jo në emër të bindjeve të qytetarëve për të, se ato shkojnë larg, por në emër të Kushtetutës, ai duhet ndalur.
Shumica duhet të bëjë një gjest më të fortë se kaq. Ajo duhet ta votojë në Kuvend me iniciativë të saj, me vendim parlamenti, emërimin si ministër të Brendshëm zotin Sandër Lleshaj, duke arsyetuar me vendim parlamenti vullnetin politik të presidentit, për të shpërdoruar detyrën e tij si president, dhe në bazë të këtij vendimi, të çojë për ndjekje penale presidentin e Republikës, për shpërdorim detyre.
Duke mos kryer aktin formal të dekretimit, presidenti “de facto” zhvesh Kuvendin nga kompetenca substanciale e votbesimit, dhe ky është krim kushtetues.
Presidenti nuk mund t’ia heqë sovranitetin Kuvendit, dhe Gjykata Kushtetuese e ka bërë një herë një interpretim për një çështje të ngjashme, në lidhje me kompetencat substanciale të Kuvendit, të cilat nuk mund të hiqen me një akt formal, siç është mos dërgimi i dekretit.
Me mos-dekretimin, Ilir Meta e ka zhveshur Kuvendin nga nje kompetencë thelbësore e tij. Kjo do të thotë, se nuk është Edi Rama që duhet të ndjehet i sfiduar, por Kuvendi i kërcënuar, për karshillëkun e papranueshëm që i bëhet.
Kuvendi duhet të rimarrë kompetencën dhe ta ushtrojë atë, pavarësisht nga mungesa e dekretit. Jurisprudenca na e ka mësuar këtë leksion: kompetenca e lidhur me një afat, bie bashkë me afatin. Pas kësaj, çështja i kalon organit epror. Ne kete rast organi epror është Kuvendi.
Ndaj Kuvendi duhet të flasë. Kuvendi ka detyrimin të flasë, ka detyrimin të mbrojë Kushtetutën. Nese se bën, atëhere faji nuk është më i Ilir Metes, as i Edi Ramës, është i Kuvendit, i organit sovran, mbrojtësit suprem të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe sovranitetit.
Ky është thelbi i problemit.
Pra, që Kushtetuta të mbrohet dhe ky precedent të mos përsëritet më, i vetmi akt legjitim, është hapja e një procedure për një vendim parlamenti, i cili i kthen sovranitetin parlamentit për emërimin e ministrit, dhe bashkë me këtë fillimin e një procesi ligjor kundër presidentit, për shkelje të Kushtetutës dhe delegjitimim të kompetencave substanciale të parlamentit, si dhe shpërdorim detyre, duke mos kryer detyrimin e tij kushtetues.
Duhen të dyja këto dy akte sovrane, për të vënë në vend nderin e Kushtetutës.
Presidenti Ilir Meta mendon se në këtë vend nuk ka rëndësi Kushtetuta dhe faktet, por bindjet e tij. “Republika e Bindjeve”, është diktatura. Vetë në atë Republikë, dënohesh se nuk mendon si udhëheqësi.
Republika jonë është Republikë parlamentare, bazuar tek Kushtetuta, dhe jo tek bindjet. Dhe kjo Republikë duhet mbrojtur. Sandërr Lleshaj s’ka nevojë ta mbrojë njeri. Ka plot badigard në Ministrinë e Brendshme ku do të jetë nesër, por Kushtetuta duhet mbrojtur.
Kuvendi duhet ti jape sipas ligjit nje shkelm bytheve presidentit mut qe ka shqiperia, pse Jo dhe ta shkarkoje po ka kompetenca si armik te atdheut.
Ilir muti nuk duhet te jete president.
kur banditet bejne rolin e viktimes ne zhargon quhen edhe BY..IR.
Mero nese banda e rilindjes nuk do kishte qellim qe te grabiste token e teatrit shqiperia sot do kishte edhe gjykate kushtetuese edhe gjykate te larte dhe problemet gjyqesore te shqiptareve nuk do zgjasnin me dhjetra vjet vetem se banda e rilindjes duhet te kontrollonte drejtesine dhe te grabiste. pra nese shqiperia do kishte gjykate kushtetuese ky debat nuk do behej, dhe ti mero do kishe kursyer ca MB per kete shkrim.
do ishte me e sakte o mero te shkruaje se pse shqiperia nuk ka gjykate kushtetuese.
pra rilindja po kor ate qe mbolli.
Ilir Meta ja ka dhjere zyrtarisht kr rilindasit dhe kr rilindasi po te jete burre dhe te kete koqe nis procedurat e shkarkimit te presidentit.
po ed rama nuk eshte burre!!!!!!!!!
dhe e di pse nuk eshte burre ?????
sepse e di qe shumica e shqiptareve mendojne se ai eshte thjesht 1 bandit dhe se pushteti i tij real ne popull eshte 0.
kete e di mire edhe ilir meta prandaj po e sfidon hapur dhe kr rilindasi mbaheni mend qe do jete ai qe do shkoje qe ti lutet prape metes per koalicion.
heshtja e kr rilindasit kapadai eshte tregues i frikes qe ky njeri ka nga ajo qe e pret kur nuk do jete me ne pushtet.
rilindja nuk keni pare asgje akoma!!!!!! dhe ky eshte vetem fillimi.
President qe ka dal nga CDO lloj Ruge
E komandon Mona me Lulin
Opozita nuk duhet te mare snje VOT
e kush e beri president … Mero patrioti, me pikatore e zgjodhen bile i dhane ultimatum qe te behej se ndryshe… jane pordhace o Mero, lene te lire lepujt kur i kane ne cark dhe pastaj turren ti kapin, as te kapin as te mbajne i thojne kesaj pune. po te behen te neveritshem se drejtesia po na thinj te gjitheve.
Sakte! Te pirdhet Merua, Rama dhe gjithe tufa e rilindioteve qe harruan qe ky eshte Presidenti me i mire deri me sot.
Preciz e serioz Mero djali.
Te dalin sheshit shkeljet ligjore te presidentit dhe ne fund te procedohet edhe duke u shkarkuar.
Bravo zoti Mero.Je shme i saket.
?????????????????
Ilir Meta, do ti vërë zjarrin Shqipërisë.!
Duhet SHKARKUAR !??
MERO, JA KE TREGU VENDIN ,
PRESIDENTIT TË OPOZITËS .
S’ka turp ky palo bur, që vepron kështu?
Do t’ja rregullojmë samarrin dhe Çizmet , në zgjedhje .
Mos ki merak , o Baftjar .
Arsyetim shumë i saktë dhe shumë i drejtë.
KUVENDI TË SHKARKOJË PRESIDENTIN .
Nuk e kuptoj sa do marri ne kurriz kjo mazhorance me !!! A ka zot vatani ?!?!
More ky Meta hajduti tani gjith shqiptaret don ti mashtroj me budallakin e tij duke u mbuluar mbas te bamunave qe ka bere dhe tani don te bahet dikushi more duhet ta largojne njeher e me pare kete hajn qe eshte edhe vrasesi i 21 janarit i kamufluar dhe cfar ahmak presidenti
Interesant ku shkrim I zotit Mero.
Nuk jam jurist dhe aq me pak konstitucionalist,por ne se eshte kushtetues arsyetimi i zotit Mero,do te ishte me shume vlere nje nderhyrje e parlamentit,per te vene ne vend “VULLNETIN e POPULLIT”,i cili i me voten e tij,i ka dhene maxhorances te drejten e qeverisjes,pamvaresisht se i cilit krah eshte apo I sherben persidenti…
Keshtu i do drute mushka Like florir,keshtu dhe duhet treguar “kompetenca” qe ka lidhur me qeverisjen.
Deri tani vetem ka penguar,e ka kthyer presidentin ne nje “turist” shetites.Le te beje dikush nje verifikim se sa dite ka qendruar ne zyre dhe sa ka qene per turistllek brenda dhe jashte Shqiperise…
Z. Kryeminister, po korr ate qe mbolle. Ky eshte ai i paktit te Jales. Ta gezojme ket president dhe ket Kryeminister, njeri me koqe se tjeteri.
Edi Rama ishte i detyruar ta bente president Meten. Ndryshe sot do te kishim ne pushtet PD=ne dhe LSI=ne. Kush nuk e kupton kete eshte i mete nga trute. Por ajo qe une nuk kuptoj fare eshte deklarata e Shalegjatit se Iliri me bllok, per shkak te te cilit u vrane 4 demonstrues ne bulevard, qenka presidenti me i mire i te gjitha koherave? Ka qene i pire apo i trullosur ne ate dite Edi Rama? Persa i takon perplasjes ndermjet Kuvendit dhe presidentit mendoj se nuk eshte i nevojshem. Lleshi mund te emerohet si zevendesminister i pare ne Ministrine e Rendit. Dhe me kaq zgjidhet problemi. Nuk duhet vepruar me pasion dhe inat, por me gjakftohtesi dhe zgjuarsi. Meta duhet detyrohet te jape vete doreheqjen. Duke e injoruar dhe diskredituar. Nuk ka nevoje per perplasje.
Sakte katarakti.Meta eshte ne ate post per tu vetdiskretituar pasi vetem celsat e kashtes ka.Sa per etiketimin presidenti me I mire do te thoja qe eshte nje sarkazem nga ana e Rames dhe Like floriri dora vete e ka kuptuar me se miri.
Shume drejt Miri! Plotesisht e vertete ! Presidenti me I mire =tallje bythe!!!
katarakti, ky nuk eshte ceshtje pasjoni apo inati. Ky person po shkel Kushtetuten dhe nje mazhorance (sidomos me numra te larte) nuk mund te injoroje dicka kaq delikate. Nuk mund te thuash: Ehh mo se celsat e kashtes ka ai. Ky mentalitet ka ecur ne politiken shqiptare per 20 e ca vjet. Politikanet duhet te fillojne dhe te behen pergjegjes per kriza qe krijojne sidomos kur kjo ka te bej me thelbin e demokracise=Kushtetuta.. Rama ka mekatet e tij qe erdhi situata deri ketu, por nuk e shof me Ramen ne kete ceshtje. Shof Partine Socialiste e votuar me shume se me 1 miljon vota, dhe dikton nje shoqate me 50-60 mije veta dhe jo madje dikton, por shkel ate qe populli me shumice ka votuar te mbroje.. A e kupton katarakti ?!?! Kjo nuk eshte nje shuplake ne duar (qe mos e bej me) kjo eshte nje shuplake ne fytyre dhe te shef pa ju dridhur qerpiku..
Artikull i Goditur.Eshte shume e qarte per Deputet e Mazhorances ,qe duhet te marrin situaten ne dore dhe ti tregojne vendin Ketij Legeni Bandit ,Kusar i pa ngopur.Duhet me patjeter te hapet nje procedim penal per TE.
Edi Rama nuk kishte detyrim per ta bere Liken president, besimi i tepruar ne vetvete beri qe ai ti jape opozites presidentin, qe si veprim nuk ka te qertuar. Vetem se opozitari Meta, me parti familjare dhe me proces gjyqesor te mbyllur ne menyre te dyshimte nuk ishte nje figure solide, por person konjuktural. Faktikisht Rama i dha oksigjenin e nevojshem Metes per te mbijetuar. Sigurisht eshte penduar, por tani qe mungon gjykata kushtetuese kjo e komplikon situaten. Rames nuk i mbetet vecse te sfumoje mos dekretimin me emerimin defakto te ministrit pamvarezisht nga mosdashja e Metes.
Un se mar vesh ku fle lepuri. Ai Sandi thojn eshte burre i mire. Apo si duan burrat e mire ne kete shtet. Apo ka dhe ky nai vlla qe meret me droge. Bjeri shkurt Mero na thuaj pse se dekreton.
Shkurt fare I ka ra.Lleshi nuk ka pranu ftesen private te likes me bo pazare .
Nje pyetje a eshte e mundur qe kuvendi, me qe populli beson me shume te huajte, ta dergoje ne VENECIA vendimin e presidentit per tu shprehur VENEZIA a ka shkelur KUSHTETUTEN presidentit.
Shkoj per LESH ,LLESHI
Shumë komentues këtu apo gjetkë, bile qysh në korrik 2017, kanë kërkuar dhe klrkojnë shkarkimin e Metës. Dhe është revoltim i justifikuar. Po nuk mjafton zemërimi. Parlamenti mund ta shkarkojë presidentin me 2/3 e deputetëve, ose me 92 vota, pra praktikisht e pamundur.
Mbetet që të ndërmerren hapa të tjera politike dhe/apo institucionalë, konform kushtetutës dhe ligjeve. Ato që rendit Mero janë disa prej tyre, por me siguri që kompetentët e fushës të tjera do sugjerojnë apo dhe precedentë ndërkombëtarë do të shërbejnë.
Meta edhe pa këtë akt e ka mbushur kupën, bile mu për ato ai kurrësesi nuk duhej zgjedhur president. Maxhoranca në këtë rast, Rama, në kundërshtim me opinionin, sidomos për luftën që përkrah Berishës, ai i bëri Reformës në Drejtësi, ka gabuar rëndë. Për këtë, deri sa të përfundojë reforma në drejtësi dhe të krijohen SPAK e BKH, të tjera sfida e presin
Ka nje menyre tjeter per ta zhjidhur problemin .Rama te marre edhe postin e Ministrit te Brendeshem
Nderkohe emeron Lleshin si zevendes te pare me fuqi te plota vepruese.Te ndertoje nje plan te detajuar per zbulimin dhe denoncimin e te gjithe atyre politikaneve qe jane pasuruar me.vjedhje dhe lorrupsion, perfshi te krahut te tij .Kjo duhet bere shpejt, pa meshire , si nje sulm frontal kunder krimit .Ne se nuk eshte i paster dhe i afte per kete , te largohet nga posti ne favor te nje personaliteti te paperlyer dhe te.guximshem qofte edhe jashte politikes..
LESHELI ,e boni Pordhsidenti ?
Ne keto kushte, me urgjenc duehet, qe parlamenti i SHqiperis, ti bej padije, dhe te moslejoi Ilir Meten te mar kopetncat e kuvendit te SHqiperis., sepse Republika e SHqiperis esht republik Parlamentare, jo presidencjale, funksjoni i presidentit esht onorifik., ndersa presidenti duhet te procedohet penalisht, per keto shkelje.
Kryeministri Rama, duhet te emeroi sa me par zotin Sander LLeshi ne krye te ministris te Brendeshme, sa me par, sepse lufta kunder grupeve kriminale dhe te kooruptuareve sapo ka filluar dhe duhet te vazhdoi , aty ku e la me sukses ish ministri i brendeshem zoti Fatmir XHafa.
Shkarkoni liken shurdhjes e berishes,haidut e tradhetar……kriminel me samar…
Ilir Meta eshte nje spiun Serbo+Rus i vendosur ne politike nga krye-spiuni edhe anti-shqiptari i vdekur por i pa kallur Ramiz Alia. Ai edhe Sali Berisha jane nje edhe te pandare. Edhe sa vite te tjera doni qe tu ja perseris, se kam nja 20 vite..?
Lleshi shkoj ne LESH
Interviste te studio e gazetarit te njohur Çim Peka, tha Presidenti, me ndiqni. Kaq zoti Mero me mjafton mua te kerkoje 20 vjet burg per jo shkelsin e Kushtetutes, por per plehren me te ndyre qe polli politika shqiptare…
edhe enver hoxha nuk pati guxim tja lente partinë gruas kurse ilir meta e ka partinë familjare
Enver Hoxha nuk pati parti familjare. Krahasimi nuk ka vend. Partia e Enverit nuk punonte per xhepin e tij si partia e Likes, por per Shqiperine, ne menyren se si e kuptonin dhe e konceptonin ata, mire apo keq, por jo per xhepin e tyre. Ky eshte dallim I madh.
Ku e keni Gjykaten Kushtetuese se.
ZOTI MERO. KUE LEXOJ SHKRIMET E TUA MENDOJ SE DICKA DO TE BEHET SHPRESOJ QE KETE ARTIKULL TA LEXOJE EDHE Z RUCI
Qeme rehate kur ky gjasme presidenti, bridhte maleve me C. Peken dhe F. Balliun, keta dy ” mentar” dhe gomer te Shqiperise!
Po ke te rrezosh e luftosh me pare ketu hajduti therret kapni hajdutin,vrasesi therret kapni keta qe jane te lidhur me krimin,ata qe futen kulturen e vhedhjes se vores therresin e bejne moral keta kane vjedhur votat e keshtu lista mund te behet shume e gjate.Presidenti ha e pi dhe ben piknik me Peken dhe ne darke shkon ne studion e tij dhe i jep interviste .Nje gje nuk e di a e kane te qarte keta njerez qe karrigia nuk do ti ndjeke per tere jeten .
Lexoje z.Ruci, z. RAMA, Z. BERISHA, Z. L..( luli s’ka mbaruar persheshin) kete shkrim brilant te M.Bazes!
Avokati z ngjela tha n. q. S META.. nuk e dekreton Lleshin është frikacak si thoni qëndron????
Z. Mere
Thuhet
Sanser lleshi
Sander lleshin ose
Sander lleshit
Po jo lleshaj
Ti ja ve fajin kuvendit por jo rames kur ky i fundit jep urdher mos komentoni vendimin e presidentit
Per mos ripermendur se me votat e kujt u be president meta
Ps po del aq e kapur sa nuk shihet hendeku midis saj dhe lsi
Per mendimin tim edhe rama don nje minister te pa dekretuar qe ta kontrolloje me mire ky eshte qellimi pse nuk sulmohet meta
Por kane bere llogarite pa hanxhine … a do pranoi lleshi te jete nje vegel?
Me thene te drejten mero edhe si gazete partie nuk po sillesh
Me duket se presidenti qe zgjidhet me 71 vota mund te shkarkohet vetem me 94 vota! Pra praktikisht eshte i pamundur shkarkimi i presidentit me bllok. Por siç e kam theksuar edhe me lart ky gjasme president, bashkeshort i Mones me çizme, duhet te detyrohet te jape vete doreheqjen. Duke e injoruar dhe diskredituar pa fund. Por qe mishi te piqet dhe helli te mos digjet, pra qe qeveria te riveje ne vend autoritetin e saj dhe Kuvendi sovranitetin e tij, mendoj se Rama duhet te beje dy gjera: Se pari: te emeroje Aleksander Lleshin si zevendesminister te pare. Dhe me pas Kuvendi te mblidhet dhe te aprovoje emerimin e Lleshit si minister te rendit! Keshtu ai i jep nje flakurime fytyres se ndyre te Njeriut me Bllok. Nese pastaj Aleksander Lleshi vepron si minister fuqiplote apo si zevendesminister kjo nuk ka shume rendesi. Me rendesi eshte qe ky gjasme president te nxirret jashte loje.
Jo Mero, nuk është ashtu siç thua ti. Meqenëse përmende rastin e Mejdanit, duhet ta dish se ka pasur një vendim të Gj. K, ku vendoste se kompetenca e presidentit nuk është vetëm formale, por edhe substanciale, në kontrollin e dekretimit të emrit propozuar nga kryeministri. Sigurisht që me substanciale do të thotë arsye të argumentuara dhe bindëse (që me shumë gjasë Meta do i ketë pasqyruar në shkresën e mos dekretimit, dërguar kryeministrit).
Sa i përket precedentëve të shkeljes së Kushtetutës, kryeministri yt dërgoi një ligj në Kuvend, ai i Teatrit, që t’i thuash shkelje e ligjit themeltar, e sheqerosim shumë. Zotrote nuk u shqetësove aq shumë për Kushtetutën atëherë, madje – madje, nuk lajthisje t’i jepje mend Kuvendit të merrte mbrojtjen e Kushtetutës në dorë.
P.s
1. Sa i përket bindjes personale, Sandër Lleshi është mëse i përshtatshëm për atë detyrë.
2. Ilir Metën e njohim të gjithë, e s’ka ujë deti ta lajë.
3. Je bërë për t’u patetizuar o Mero, ku ka rënë gazetaria jote.
kam bo nje koment por me duket se kam shkel vijen e PARTISE, ose seksioni i agjit-prop po e shqyrton si veper te armikut te klases
Popo Mero porrlla po mos harro se vetem njeri porrdbe me rreth te keqe je
“gabimisht” keni harru komentin
Likemafia.
Shqiperia ka per President nje haraqmbledhes. Vite me par eshte filmuar duke kerkuar nga bizneset 700 mije dollar. E padhe e degjoj e tere bota …
Hahaha sa karagjoze qe jeni te gjithe ju qe komentoni. Me shtoni jeten duke lexuar traplliqet e lezetshme qe ju kalojne ne koke. Mos vdekshi kurre ishalla.
Ilir xhuxhi po permjerë ne xhami…!Dihet se kur QENI ngre kemben dhe permjere ne xhami,kuptohet që I ka ardhur ngordhja.Pra edhe Republikes se bindjes si duket drejt asaj rruge po shkon.
Pune zhelesh