FOTOT/ Demokratët e Korçës surprizojnë Bashën: Dyshek për Lulin, fli sa të duash artist

4 Nëntor 2018, 12:40Lifestyle TEMA
FOTOT/ Demokratët e Korçës surprizojnë Bashën: Dyshek

Ditën e djeshme kryedemokrati Lulzim Basha udhëtoi në juglindje të vendit ku u ndal në Korçë dhe Devoll.

Ndërkohë, demokratët e qytetit të Korçës i rezervuan një “surprizë”.

Në mënyrë ironike, ata i kishin vendosur një dyshek përgjatë pedonales me mbishkrimin: “Dyshek për Lulin, fli sa të duash artist!”

Lideri i opozitës ka shtuar mjaft kritikë në këtë qark për shkak të përfaqësuesve qesharakë që vendosi në listën zgjedhore të 25 qershorit si: Klevis Balliu apo Ervin Salianji.

Humbja e tyre solli një “humnerë” votash për selinë blu ku nga gjithë qarku, mundi të fitojë vetëm zonën e Devollit me deputetin Hekuran Hoxhalli,  rezultatet e të cilit i krijuan mundësi edhe djalit të Fahri Balliut të prekte sallën e Parlamentit.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje