Ivanovi ynë!

4 Nëntor 2018, 19:30Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një vit më parë Parlamenti i Maqedonisë u përgjak, pasi u vetëmblodh për të zgjedhur qeverinë e re. 

Presidenti Ivanov nuk e dekretoi mbledhjen e tij, pasi nuk kishte besim që nga Parlamenti do dilte një shumicë pro Gruevskit.

Edhe Presidenti i Republikës sonë, nuk e dekreton kandidatin për Ministër të Brendshëm Sandër Lleshi, pasi nuk ka besim tek ai.

Mungesa e besimit i vjen nga fakti se Presidenti i ka çuar fjalë për një takim me djalin e tezes, por ky e ka refuzuar dhe kjo ka prishur klimën e besimit mes Presidentit dhe kandidatit për Ministër të Brendëshëm, Sandër Lleshi.

Pra nëse e kthejmë ekuacionin nga e kundërta, nëse Sandër Lleshi do ta kishte respektuar djalin e tezes që i çoi si lajms, do kishte shkuar në takim, do t’i kishte dhënë fjalën që do ishte luajal me të, ky sot mund të ishte ministër.

Dmth tani me këtë kriter, Edi Rama duhet të gjejë kandidat për ministër dikë, që përveçse të mos ketë vëllezër e kushërinj me probleme, të ketë dhe një të njohur me Ilir Metën, mundësisht djalë tezje, djalë halle, apo xhaje, që të takohen para se të dekretohet, për të formuar besim.

Banalizimi i shtetit drejt modelit tribal të lidhjeve personale dhe kthimi i detyrimeve kushtetuese, siç është firmosja e dekreteve për ministrat në të drejtë kushtetuese, pra në të drejtën që t’i firmosësh apo mos t’i firmosësh, asgjëson kuptimin e zgjedhjeve në vend, dhe formimin e shumicës, pasi vullnetin e popullit, nuk e lë në dorë të fituesit, por në dorë të dikujt që quhet President.

Dhe që ky është projekt politik i opozitës, duket sot në Korçë, ku kësaj logjike, i ka fryrë edhe Lulzim Basha, i cili i dëshpëruar që nuk i shkon as PD në takim, duke dashur t’u japë zemër opozitarëve të lodhur, të vetmin model suksesi, shikonte gjestin e Ilir Metës për rrëzimin e Sandër Lleshit dhe që sipas Bashës me këtë mënyrë do të rrëzonte dhe Edi Ramën shumë shpejt.

Pra gjesti i Ilir Metës përveçse tribal dhe antikushtetues, është mbi të gjitha politik,pasi shikohet si një rrugëzgjidhje e opozitës për të destabilizuar vendin.

Më tej akoma, Presidenti mund të vendosë të përdorë gjithë detyrimet e tij protokollare siç është dekretimi i datës së zgjedhjeve, dekretimi i ministrave, kryetarit të SHISH apo Kontrollit të Shtetit, si kompetenca edhe për të mos i dekretuar, dhe ta rrëzojë shtetin.

Është pikërisht ajo që tentoi të bënte Ivanovi në Maqedoni. Presidenti që është një kukull e Gruevskit, nuk pranoi të mblidhte Parlamentin e Maqedonisë, pasi shqiptarët dhe opozita kishin arritur një marrëveshje për të formuar shumicë parlamentare dhe ai e dinte që Gruveski nuk do të mundë të merrte pushtetin.

Për këtë u desh që Parlamenti të vetëmblidhej dhe Gruveski ta sulmonte me banditë për të shkaktuar luftë civile.

Bëhej fjalë për një detyrim të Presidentit për të thirrur mbledhjen e Kuvendit dhe jo për një të drejtë kushtetuese të tij, për t’u menduar ta mbledhë apo mos ta mbledhë.

Kushtetuta ja jep Presidentit disa detyra për të rritur nivelin e cermonialitetit në formimin e insitucioneve dhe nuk ja jep, si një të të drejtë për të vendosur që edhe mund të mos bëhet.

Në këtë rast “Ivanovi ynë” ka vendosur të mos dekretojë Ministrin e Brendshëm, se nuk i shkoi në takim meqë ky i çoi fjalë dhe ky e konsideron këtë humbje besimi, pasi përderisa nuk ju bind si President, tani që nuk është ministër, mund të mos i bindet as kur të bëhet ministër.

Në të njëjtën mënyrë Ilir Meta mund të arsyetojë për çdo kandidat që do t’i çojë Edi Rama, derisa t’i thotë më sill Flamur Nokën, se atë e kam komshi në Lalëz.

Në Maqedoni kriza u zgjidh duke u vetëmbledhur Kuvendi, duke i rezistuar dhunës së banditëve dhe duke çuar pas hekurave Gruevskin, për një shkelje ligji banale, që nuk ka shumë lidhje me çfarë ka bërë.

Nuk ka rëndësi se si do të gjendet rrugëzgjidhja në Shqipëri dhe kush do ketë fatin e Gruevskit, kush fatin e huliganëve dhe kush fatin e Ivanovit, por e sigurt është që këtij precedenti, nuk i duhet hapur rrugë, pasi është e vetmja mënyrë për të mbrojtur shtetin shqiptar.

Kjo nuk është një krizë e përkohëshme dhe nuk ka lidhje me emra të përveçëm. Ky është fillimi i një krize të gjatë rrënuese për shtetin shqiptar, kosto e së cilës mund të ulet, vetëm duke mos i hapur rrugë.

Nëse i hapet rrugë sot kësaj krize, Shqipëria do kthehet në një vend të paqeverisshëm dhe çdo pushtet mund të deligjitimohet lehtë.

Arsyet janë më të thella dhe kanë të bëjnë me frikën e establishmentit të vjetër politik të Shqipërisë, nga konsolidimi i Reformës në Drejtësi, stabiliteti i shtetit shqiptar dhe prania gjithnjë e më e fortë e faktorit Perëndimor në pushtetin e drejtësisë në Shqipëri.

Është një cikël krize me të cilën do të përballeshim një ditë. Objektivi është delegjitimimi i Kushtetutës, si në Maqedoni.

Edhe aty beteja nisi nga frika prej Perëndimit, nga prokuroria speciale dhe përballja me të shkuarën kriminale. Edhe aty u gjend Ivanovi për të qetësuar Gruveskin. Këtu po përdoret Ilir Meta për të qetësuar “berishët”.

Dhe në të dyja rastet aktet janë identike. Presidenti fillon e interpreton detyrimet kushtetuese si të drejta të tij, të pakufizuara. Ai nuk mblidhte Kuvendin, ky nuk dekreton ministra…

Dhe në Maqedoni ndodhi ajo që ndodhi. Presidentin Meta mund ta frymëzojë rasti i Ivanovit, por duhet ta trembë fundi i historisë dhe fati i Gruevskit.

Dhe atij djali i dajës ja shiti votat në fund në Parlament, duke e lënë në burg. Meqë e do shtetin punë kushërinjsh.

 

32 komente në “Ivanovi ynë!”

  1. Aliu says:

    Cfare do te presim tjeter nga katunari kokecep, aq me teper qe eshte i zhytur ne krime e vjedhje…

    1. Skypion says:

      Rama u dergoi sms deputeteve: mos komentoni aktin e Presidentit.
      Rama , pas takimit 90 minutesh me Presidentin, deklaroi se biseda ishte e frytshme dhe miqesore, duke shprehur bindjen se keshtu do te ishte edhe ne takimet e radhes per ceshtjen ne fjale.
      Kjo eshte njera ane e surratit te tij.
      Ana tjeter: te gjithe mediat e tij, te gjithe bashibozuk-analistet e tij, kane gjithe diten e naten qe derdhin mllefin ne shkarrashkrimet e tyre, ndaj Presidentit.
      Kjo eshte ana tjeter e surratit te tij.
      Nje Kryeminister dy-surratesh.
      Presidenti ne fjale eshte Ilir Meta. Eshte Ilir Meta i 21 janarit, ai qe i pat quajtur socialistet kokepalare…! Eshte Ilir Meta i 1 prillit te ngjalave, ai te cilit Edi Rama i’u pat ulur ne gjunje duke i’u lutur te benin aleance bashke…! Eshte Ilir Meta, ai, pa te cilin, Edi Rama nuk do te mund te vinte kurre ne pushtet ne 2013. Eshte Ilir Meta i mandatit te pare; eshte ai qe te gjithe socialistet, ne bllok, me ne krye Edi Ramen, i dhane voten per t’u bere President…
      Njehere e shajne, pastaj e lavderojne, per ta lutur me vone t’i ndihmoje te marrin pushtetin ,qe me vone akoma ta bejne President, per ta share perseri…
      Ja, kjo eshte varavinga veteposhteruese e gazetareve dhe analisteve te majte. I perdor Edi Rama, si t’ia doje qejfi. Kur i duhet Meta, i urdheron ta lavderojne; kur nuk i duhet, i urdheron ta shajne. Dhe, keto kerma i zbatojne pamedyshje urdherat e tij.
      Ilir Meta i ka nje borgj te madh Shqiperise dhe shqiptareve. Ishte ai qe solli ne pushtet Edi Ramen. Nese eshte sadopak i ndergjegjshem per kete borgj, duhe te jete ai qe te beje te pamunduren per t’i dhene goditjen e meshires atij.
      Me vjen gjynah per gjeneral Sander Lleshin. Me te vertete. Edhe mund te mos me vinte, duke pare qe ai , me vullnetin e tij te plote, e mbi te gjitha, edhe me deshire, pranon te behet pjese e lojes se ndyre politike dhe propagandistike te Edi Rames. Megjithate , perseri me vjen keq.
      Une i them: Gjeneral ik nga ky mocal ku ndodhesh! Mos u bej nje nga derrasat qe perdor Rama per te kaluar ne te.

      1. Tironsi says:

        Aha, edhe ti malok qeke, me pare shko e meso shqipen e pastaj ec e boj flete rrufe per llogari te Saleh dixhitalit. Shkruhet “borxh” e jo “borgj”.

        MALOKKKKKKKKKKKKKKKKKK

    2. XheJ eN Bi says:

      Skypion- i dyzuar….
      Këtë nick name e huazoni shumë SHQUP-sa.
      Nuk je Skypion-Lylzimi se Lylzimi nuk do shkruante ” borgj ” po do shkruante ” borxh “.Ti je Skypion- Malok.
      Nëse Gjeneral Sandër Lleshi është i aftë ,përse mos të jetë Ministër i Brëndnshëm që të çrrënjosë korrupsionin ???

  2. skrapalliu says:

    tu lumte dora o mero, botoni cdo dite vidion dhe intervisten Dritan priftit ne cdo cep te shqiperise qe te ngrihet ai poppull vete dhe te cfaros wc e macave ne gjirin e lalezit, me siguri do keni ne krah ameriken dhe gjermanine, sepse poppullin e ke 99%, pervec tit vasilit, berishe dhe bashen, per monen nuk jam i sigurte se ajo ta le zogun ne dore ndonjehere

    1. Romak says:

      O Skrapar-dhi, do keni ne krah jo vetem Ameriken e Gjermanine, por edhe Francen, Britanine, Japonine dhe Italine, te kar-antoj.

      1. Skrapalliu says:

        o Romak te dogji shume sepse e verteta eshte gjithmone e hidhur sidomos per serbet greket dhe ruset ketu futesh dhe ti, apo jo o hajdar kinez i Lulushit.

  3. keli says:

    Jam plotesisht dakort me ç’ka parashtron e argumenton z.Baze!Ka ardhur koha qe ose populli shqipetar do te qendroje perhere ne burg ose keta horrante pa moraleshem ndaj posteve qe mbajne duhet te perfndojne nje nga nje prapa hekurave per ta lene te qene e pa pengesa kete vend drejt familjes Europiane!Tashme me kete hap te fundit te Ilir Metes(me vjen turp ta quaj president)i mesuam te gjitha horrelliqet e politikes prostituionale qe na serviren keto 28 vite e tash jemi bere te gjithe eksperte ne kete fushe!Nuk i di hapat e metejeshme te Rames por kam shprese se mençuria e tij e endra e tij qe gjirhkush duhet te marr ç’ka meriton do ta zgjidhe kete ngerç ne favor te ketij populli e vendi duke u vene perfundimisht nge bare ketyre huliganeve qe mendojne se me para te vjedhura mund te bejne gjithçka me nje vend e popull!Le te shpresojme qe fundi po u troket ne dere ketyre vagabondeve gangester qe tashme jane bere si shqiperia e viteve 45 ku pa kaluar shkallet e rendit (nga rendi feudal donte te kalonte direkt ne socializem)shoqeror ,ku u mungon civilizimi e qytetaria mendojne se popullin mund ta bejne per vehte duke e kthyer prapa e jo perpara!

  4. Cuku says:

    Te lumte Mero
    Si gjitnje I sakte

  5. Admirim says:

    Nje super analize,te pergezoj Mero Baze,kta te ps duhet ta lexojne me shume kujdes shkrimin tend dhe ti lene lojrat e shaut se nuk jane Kasparovi….

  6. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @Mero
    .
    Bukur e ke gjetur
    ilir ivanovin
    po disi pas dore
    e ke lën Karpovin.
    Bjeri një çik kokës
    se e meriton
    mbase përmirsohet
    mbase del kampion.

    ????????

  7. Saimir Sh. says:

    Nese Rama nuk kundervepron me dore te hekurt,me mandatin qe i ka dhene sovrani,kunder tradhetareve,hajduteve dhe vrasesve,atehere del qarte se gjithshka qe lehin kunder njeri tjetrit cdo dite,eshte nje maskarade mafjozesh,qe duhet te marre sa me shpejt pergjigjen drastike dhe perfundimtare nga shqiptaret dhe partneret nderkombetare.

  8. pikes i ke rene. Rama te nise urgjentisht shkarkimin e Metes. nuk ka falje nuk ka me vonesa.

  9. Jimi says:

    Mero! Ti mire e ke, por piratpresidenti eshte plotesisht i ndergjegjshem per c’ka ben, e thote, por une nuk e di, a eshte plotesishti i ndergjegjshem Rama dhe maxhoranca me qendrimin ndaj ketij banditpresident? Loja e shahut eshte e pelqyshme vetem atehere, kur mbeshtetesit e “LOJTARIT “dalin te kenaqur me perfundimin e saj, vetem me fitoren e idhullit te tyre!

  10. te flasim si njerez says:

    Tani te gjithe e moren vesh se Ilir meta do te rrezoje qeverine dhe jo vetem kaq; Ilir Meta do rremuje, do qe reforma ne drejtesi te deshtoje, do qe kriminelet te drejtojne shtetin qe ai dhe gjithe te tjeret ti shpetojne drejtesise. Pra kunder Ilir metes duhet te ngrihet ne kembe gjithe Shqiperia, ku jane pseudointelektualet qe e duan aq shume Shqiperine, ku eshte shoqeria civile qe interesohet me shume per lesbiket e homofilet, pederaste e kurvat, ku eshte avokati popullit qe interesohet me shume pse vriten kriminelet se sa pse vritet Shqiperia. Shqiperia eshte ne kaos total me keta kriminele , hajdute, tradhetre, por qveria legjitime duhet te ngrihet ne kembe, parlamenti te marre vendime te pavaruar se populli e ka votuar dhe te shpetoje Shqiperine nga nje kriminel president qe ka menduar tere jeten per vete dhe Sali Berishen qe e shpetoi nga burgu. Ngrihi per veten tuaj se me keq do bini: do tu shtrydhe Iliri me Saliun! Me mire lufte me kriminelet se me njeri tjetrin si ne 1997-en.

  11. Life is game says:

    S.Lleshi eshte dallandyshja e pare e politikes post arrestimeve. Eshte investim serioz i perendimit! Propozim i gjigandit Kadare per President! Rama te rrij e te luaj shah sa te doj me Meten per te miren dhe “mbrojtur njerzit dhe vendin”, por Sanders se shpejti vjen President i Shqiperise! Gezon respekt ne popull si puna e Moisiut! Forca Shqiperia! Gjerat po levizin! Ka shprese!

  12. lefteri says:

    ATEHERE CFAR TE PRESIM ME TE NGRIHEMI O SOT O KURRE O POPULL TI SHKATERROJME KETE KLAN MAFJOZ

  13. ???????????????????? says:

    GRUEVSKI =META =BASHA=BERISHA, POLITIQENËR
    TË KALIBRIT TĒ LARTË .
    MERITOJNË TRAJTIM TË VEÇANT.!??????

  14. Ylli says:

    Ilir Meta dhe Sali Berisha jane kompleksi i dyfishte i socialisteve.Te parin nje vit i lepijne topet dhe vitin tjeter i shajne bythen.Kur duan pushtet i lepijne topet…..kur duhet te paguajne haraçin e pushtetit i shajne bythen.Muhabet socialist bythe !
    I dyti eshte gjenial per nga menyra sesi i ka shndrruar socialistet si vetja.E kane akuzuar per diktator ,por nderkohe e akuzonin se i donte gjithe pushtetet te cilat nuk i kishte.Gjykata Kushtetuese i rrezon marreveshjen e Detit ,Bamir Topin e kishte armik dhe me Kryeprokuroren kishte konflikt te vazhdueshem.The guxonin i thonin Diktator.???
    Marrim modelin e Shtetit te iluministit Mero Baze ,Platoni nga Tropolena.
    Gjykaten Kushtetuese e zhduku Ed Rama ,Kryeprokuroren e ka bere te duket si Elisa Spiropali. Ka ngelur Presidenti me i mire i te gjitha koherave (sipas Edit ) qe Mero propozon ta zhdukim e ta zevendesojme me kulmin e inteligjences mashkullore Ulsi Manja !!!
    Ka lezet te lexosh shkrimet e Meros dikur “tubi i jashteqitjes ” i Sali Berishes dhe sot ideolog i shtetit te Rilindjes.
    Po me e bukura gallate jane komentet e rlindasve debatikas….muhabete bythe socialistet per te berit Shtet !!!

  15. Lennard says:

    Z.mero ka shume te drejte.Kjo ngjarje do frenuar dhe denuar qe te mos rrokulliset Shteti dhe Qeverisja e votuar nga Populli.Si mund te lejohet Nje Delenxhi qe i ka Dosjet e Korrupsionit me kuintale ,te perdhose Kushtetuten apo ti tregoje Miletit qe eshte zevendsi i ZOTIT ne Toke????.

  16. K. M. Tusi says:

    N.q.s. Meta do ta dekretonte tani Lleshin, pas bisedës me Ramën, do hidhej një dyshim i madh për “pazar”. Me mirë pa Ministër të Brendshëm për ca kohë sesa pazare mafioze.

    Për mendimin tim Rama të ngrejë popullin dhe të shpallë se do ta votojë rrëzimin e presidentit në Kuvend. E di, nuk e rrëzon dot se nuk i ka votat. Por le ta shohë populli se kush është horr në Parlament e të votojë prapë horrat po deshi veten.

    Zoti Meta është kartë e djegur me këtë veprim. Nuk do e hedhi dot siç bëri me videon.

    Që Lleshi nuk pranoi takim fshehurazi, tregon burrëri dhe integritet të ministrit të propozuar.
    Lleshin nuk do e rekomandoja President të afërt për ca kohë veç Ministër të Brendshëm apo Prokuror të Pergjithshëm. Në fund të jetës politike: President i Nderuar në Shqipërti “të lirë”.

  17. Loli says:

    Te lumre Mero analize e shkelqyer e krahasim mese I goditur Se cfar marke eshte ky Ivanovi yne apo Tano Karidi nga Skrapari e Di I madh e I vogel ne Shqiperi qe nuk meriton jo president por as te rri I lire ne vilen e Lazrit . Keto figura si ky, sb, lb, etj ndyne e predhosen emrat e institucioneve e lane per tri dekada foshnje shtetin shqiptar e per te rojtur interesat e tyre ata I vene flaken Shqiperise Tani parlamenti e maxhoranca te bejne punen e tyre e ta qerojne kete ndyresire si ne pamje e me zi ne shpirt

  18. gjilpera says:

    Populli ka nje shprehje~Kur i vjen ngordhja qenit,shkon e pshur ne xhami,analiza eshte shume e sakte,skenari shume i lexushem,petrsonazhet shume te identifikuar,do kete pak kosto,por fati i mire eshte se keto situata,nuk i lihen ne dore ti menazhoje Rama,situata do menazhohet nga nderkombetaret dhe perfundimisht keta plehra,vrases,hajdute,imoral,anti Shqiptare do te ekspozohen shume shpejt para ligjit dhe perfundimisht keta do do vihem para pergjegjsise ligjore dhe do te filloje popullimi i Recit,bashkerendimi i veprimeve dhe skenari i pregatitur,nuk eshte aq i thjeshte,gjerat sic duken jane pregatitur mire,simbas atyre qe i kane bere llogarite pa hanxhine,doreheqja e Xhafajt do jete bere me qelim per te krijuar kete situate,bashkimi i Xhafajt me Veline dhe cfaqja e tyre publike,fill mbas doreheqjes,flet per nje miklim te tyre,simbas thashethemeve te dites,me bekimin e Metes,per te nderpre operacionet e forces se ligjit,qe dihen qe jane lidhje te Metes dhe berishes,po situata do kete shume pasoja te renda per keta,pamvarsisht se koha e zgjedhur,per momentin do ti favorizoje,po fundi i tyre do te jete,ai qe meritojne.Eshte koha qe ogarnizata e P.S te vleresoje situaten,ti lexoje mire mesazhet,te identifikoje personat prenda saj,sidomos brenda parlamentit,se shqetesimi me i madh eshte aty,se nje njeri i mencur thoshte Se MIKU TE PRISH PUNE,SE ARMIKU TE HA MUNE.

  19. Gri says:

    Gjeneral Lleshi! Qendro!
    Cdo detant apo kompromis i z. Rama me te korruptuarin I.Meta, eshte shenje qe duan te bejne pis. Qendro vigjelent! Mos prano as zv.minister i pare! Ose nese, asnje mbi koken e gjeneralit!
    E ardhmja jote eshte Presidenti Dinjitoz i Shqiperise!
    Qendro or mik! Njerzit te mbajne ne goje si njeri i virtutshem, qytetar,me karakter! Je fatie Yne! Je fati i Shqiperise se ndershme dhe dinjitoze! Qendro per ball ketij presidenti ordiner dhe shahistit qe do mbroj vendin dhe njerzit duke luajtur shah!

  20. tafa says:

    Zoti Mero respekte per cfare llogjikon shkruan e ndan me ne.Me vjen mire qe i boton dhe shkrimet e nje fare Ylli te shuar,i cili ben muu qe larg me dashakeqesine e njeanshmerine e tij.

  21. ledia says:

    Eshte tipike e Metes, ose ndryshe shpk LSI, epoke e mbaruar

  22. Kuq e zi says:

    Aspak i sakte aspak i paster ne kete analize
    Ivanov ishte president i gruevskit
    Meta president me votat e ps pra i rames
    Nqs ju kete recitim president -kryeminister e quani lufte per mua eshte thjeshte loje per zvarritjen e vetingut
    Po kerkojne ta kthejne shtetin, ne germadhe
    Pa gjykate kushtetuese
    Pa kryetar shish
    Pa minister te mbrendshem
    Pra lufte e hapur vetingut pozite-opozite

  23. naimi says:

    mero, nuk eshte pune si duhet. te jesh i sigurte qe te gjithe e dine si duhet. te ishte per si duhet, nuk e vinte ne krye te shtetit, por e conte ku e ka vendin ai e doktori. jane te thella keto pune, mjere ne thuaj per keto qe na rane per hise. pa u derdhur gjaku i keq nuk behemi, as nuk nisemi ne rrugen e duhur.

  24. Viro says:

    Meta po ben disa gabime radhe more Skypion. Permes dy mosdekretime dhe leje lindjes per Gjin Gjonin, Meta ka demonstruar me teper kulture provinciale sesa ligjore. Si ne rastin e Gjin Gjonit edhe me gjeneralin, kur kerkon ta takoje ate ne rruge jo institucionale, permes lidhjeve fisnore. Ky eshte Ilir Meta, nje provincial tipik ne shume aspekte. Keto sjellje te denja per njerez te paqytetruar nuk pranohen nga bota e perparuar, aq me pak nga aleatet e medhenj amerikane. Amerika te fal gabimin e pare dhe te dyte, po Jo te tretin. Po bere te tretin amerika ta fut me shpulle sepse, Amerika qe meret me drejtimin e botes s’ka nge te harxhoje kohe me hajdutet e ballkanit, ne kete rast me Meten. Kujto qe gjenerali, I pabesueshem per Meten, mban certifikaten Cosmic Top Secret, certifikata me e larte e NATO-s. Me kete certifikate gjenerali mund te punoje ne cdo zyre te aleances. Atehere, cfare nuk beson presidenti?

  25. eli-tiv says:

    ..Iliri e berishajt jane me siguri ne hall te madh…siguri te madhe ju jep super paraja qe kane (po luftojne me cdo menyre per te, sic e thone dhe vete)…….CDO gje tjeter vjen me pas..c’kuptim ka per ta kushtetuta…shteti e keshtu me rradhe ?? Te luftosh me te gjithe fuaqine per llallen njeri i degraduar si ata vete…e per gjenaralin nuk binden dot.!!..

  26. eli-tiv says:

    ..Ivanovi yne e berishajt…kani oasuri te madhe…ky fakt u jep epersi dhe kurojen te thyejne cdo kuader e ligj…Ligjet e kushtetuta jane pasuria e popullit qe ata e thyejne kaq forcerisht

  27. syri says:

    Eshte e qarte qe c’dokush nuk e pelqen Meten! Berisha edhe pse eshte kriminel me i madh e Likja prape ka disa qe vazhdojne ta mbrojne megjithe injorancen e tyre! Sa per koment nuk dine te shkruajne shqip! Por liken dhe Monen s’ka njeri t’i mbroje pervec Vasilit apo Titi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje