Xhaxhai im grek

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mero Baze

Dhimitri ishte xhaxhai im grek. Kur isha i vogël as më shkonte në mendje të vija në dyshim që ishte vëllai i babait tim. Shkoja zakonisht në pushimet e prillit në shtëpinë e tij, në katin e parë të një pallati me katër kate në Tepelenë, dhe kurrë nuk e kam kuptuar ku flija me aq shumë fëmijë të tij.

Manthua, djali i tij i madh, ishte tutori im dhe unë isha nën urdhërat e tij dhe kur hiqeshim zvarrë me karroca me kuzhineta rrugëve të qytetit, kur luanim me top pas pallatit dhe kur duhet të ktheheshim të hanim ndonjë fetë bukë fshehtas në shtëpi, para vaktit të drekës.

Dhimitri ishte një burrë i heshtur, që më gëzonte kur kishte rast të fliste në prani time, pasi fliste shqip. Nëna e tij, që në fillim nuk e kuptoja pse nuk ishte gjyshja ime, fliste vetëm greqisht. Ajo banonte në Dervician dhe vinte shpesh për vizita. Dukej gjithnjë e mërzitur. Një djalë i saj, Mihali, ishte në burg, dhe unë atë “nuk e kisha”, xhaxha. Askush nuk fliste përse ai ishte në burg, por unë në mendjen time e mendoja si dikë që ishte zënë me policin në rrugë.

Sidoqoftë xhaxha kisha vetëm “xhaxhi Dhimitrin”. Ky vinte tek ne kur kishim “sebepe”, kur fejohej ndonjë motër, apo kur dikush nga të afërmit e babit vdiste.

* **

Kur mbarova gjimnazin dhe kisha frikë nga problemet e babait tim, si pengesë për të marrë shkollën e lartë, Manthua ishte makthi im. Ai kishte mbaruar me dhjeta gjimnazin, por nuk i kishin dhënë shkollë të lartë. Xhaxhi Dhimitri nuk e thoshte kurrë arsyen. As Mantho. Të gjithë bënim sikur e dinim, se ishte një gjë që kishte lidhje me atë xhaxhain tjetër.

Ai nuk paskësh rrahur ndonjë polic, siç e mendoja unë. Kishte bërë “agjitacion”.

Babai, që hetonte makthin tim, më siguroi se nuk do kisha probleme, se Samiu, një miku tij, kryetar cooperative, ishte bërë kryetar Komiteti, por Manthua, të cilin e kisha si model të njeriut që dinte gjithë ato gjëra, ishte ende pa shkollë.

Më në fund unë ika në shkollë. Manthua nuk iku përsëri. Ai duhet të priste dhe dy vjet të tjera, derisa dikush u kujtua t’i hiqte nga lista e të përndjekurve dhe e çuan me korenspodencë në Institutin e Kamzës

Atëhere unë dija shumë më tepër për xhaxhain tim. Ai ishte financier i fermës së vetme të qytetit, dhe një prej dropullitëve të respektuar të qytetit. Dhe isha sqaruar prej babait tim përse e kishim xhaxha.

***

Babai im dhe Dhimitri ishin gjendur si ushtarë në Korçë gjatë “provokacioneve” greke të vitit 1949. Ata ishin pjesë e Regjimentit Rezervë të Komandës së Përgjithshme në Elbasan, një repart i përzgjedhur që u vu në dispozicion të ushtrisë kur ushtria greke kaloi kufirin shqiptar në fillim të gushtit 1949.

Një tjetër repart shoqëronte kamionët me armatim nga porti i Durrësit ku shkarkohej armatimi i ardhur nga Bashkimi Sovjetik, ku u jepej forcave aleate greke, që luftonin për të vendosur komunizmin në Greqi. Shqipëria praktikisht, ishte kthyer në një urë kalimi për destabilizimin e Greqisë dhe depërtimin e forcave pro sovjetike, atje.

Një natë i thirri komisari i repartit. Në fillim babanë, si më të besuar. Ishte shqiptar. Pastaj edhe dy minoritarë grekë të tjerë. Duhet ta hidhnin si kundërzbulues në tokën greke, të numëronin sa tanke, sa trupa dhe çfarë armatimi kishin grekët.

Babai e tregonte me shumë dridhërima skenën, kur kishin tentuar të kalonin matanë kufirit. I kishin dhënë fjalën njëri-tjetrit që çfarëdo të ndodhte, ata do të ishin bashkë dhe besnikë ndaj njëri-tjetrit. Dhe, udhëtimi i parë nuk kishte shkuar keq.

Ata kishin takuar një nëntoger shqiptar që kishte 6 ditë që qëndronte tek piramida, dhe ai kishte pasur nge t’i numëronte me ditë të tëra “forcat armike”. U tha se “bazat” tona në Greqi janë prishur dhe kemi humbur komunikimin. Por ai ua përshkroi të gjitha armatimet e ushtrisë greke.

Ishte Regjimenti i 9-të, i Divizionit të 10 -të të Forcave Mbretërore me ushtarë me rrogë nga Kreta. Bëhej fjalë për njësi që kishin nga 5 topa secila, për 250 mushka, tanket etj. Dhe ata tani ndjeheshin që kishin bërë detyrën.

Ditën tjetër u nisën në një mision të dytë, në drejtim të kufirit jugor, afër Dardhës. Këtu ishte pak më vështirë. U rikthyen duarbosh në Dardhë, aty ku ishte dhe një repart ushtarak. Fati u kishte rezervuar surpriza. Kur hynë në tokën shqiptare, dëgjuan që matanë kufirit, ushtarët grekë po bërtisnin “Zita, Zita” dhe në qiell panë raketa të bardha.

“I kërkuam bukë kapterit në repart dhe na solli bukë të bardhë gruri dhe konserva mishi”.

-Ku i gjetët këto?

Kapteri tregoi me gisht nga larg një çadër të bardhë.

-Ka ardhur i madhi aty. Ka thirr dhe grekët tanë. Mbreti Jorgo ka kërcënuar se do futet në tokën shqiptare të ndjekë komunistët grekë. Shoku Enver i ka thënë se ne kemi detyrë nga Kushtetuta t’i mbrojmë ata që ikin nga diktatura. Mbreti Jorgo i paska thënë “dakord”, por jo njerëz të armatosur. Atëhere shoku Enver ka thirrur Zaharidhisin dhe i ka thënë se duhet të dorëzoni armët që t’u pranojmë këtu. Dhe më duket se ua morën armët këtyre aleatëve tanë. Tre më të rëndësishmit i çuan në Cërrik. Të tjerët në Korçë.

Ishte fjala për pazarin mes komunistëve shqiptarë dhe qeverisë greke, që mbylli konfliktin e shpërthyer ngaqë Shqipëria ishte bërë bazë e komunistëve grekë që luftonin për të rrëzuar qeverinë me armë.

Nën paranojën që Hoxha kishte, se ai konflikt mund ta rrëzonte nga pushteti, ai në fund i shiti komunistët grekë. Babai me Dhimitrin kishin shpëtuar paq. Prej asaj dite, nuk u ndanë më kurrë.

***

Më 1993 isha në Dropull. Një prift ortodoks grek që shërbente në Dropull ishte bërë epiqendra  e nacionalistëve grekë aty. Shqipëria akuzon priftin grek, Krisostomos Maidonis, se po luftonte për aneksiminin e jugut të Shqipërisë.

Berisha nxorri një urdhër ekstradimi, nën nxitjen e Shërbimit Informativ, dhe tensioni u rrit. U krijua gati një gjendje lufte. Në një tubim në Dervician, besimtarë ortodoksë të minoritetit, disa veprimtarë nacionalistë dhe një grup gazetarësh kurajozë, ishin në qendër të fshatit, kur një burrë ngriti flamurin e Greqisë dhe tha “Duam autonomi për Vorio-Epirin”.

Kolegia ime Brisedia Mema punonte për AFP dhe kishte qenë aty. Unë isha drejtor i lajmeve në ATSH. Lajmi mori dhenë. Ne e paraqisnim si një përpjekje e nacionalistëve “vorio-epirotë” me një prift radikal, grekët e paraqisnin si vullnet të popullit të Dropullit, gazetarët e huaj si konflikt të Berishës me pakicat. Gjithë shigjetat ishin mbi atë burrin që kishte kërkuar autonomi.

Quhej Mihal Masho. Unë vetë e kisha raportuar në disa lajme. Të nesërmen disa gazeta kishin botuar lajmet e mija.

Në fundjavë isha tek babai. Ai po lexonte një gazetë “Republika”, ku ishte dhe një komenti im paksa agresiv.

-Mihalit nuk ju ndanë sherret, tha.

-Kush është Mihali, i thashë unë?

-Mihali, ky që ka kërkuar autonominë. Është vëllai i Dhimitrit, vëllait tim. Ai që ka qenë në burg.

Ngela pa fjalë. Si një kovë uji e ftohtë mbi krye, fjalia e babait kishte shkrehur gjithë patetizmin tim në atë shkrim.

-Shpresoj mos ta ketë lexuar xhaxhi Dhimitri, thashë me vete.

***

Riatdhesimi i priftit grek dhe “proçka” e “xhaxhi” Mihalit që kishte kërkuar autonomi, e kishin bërë të vetën. Reagimit të Shqipërisë, që kishte zbuar priftin grek, ju kundërpërgjigj Athina, duke zbuar emigrantët shqiptarë. I kapnin ku të mundnin, i rrihnin, i fusnin në kushte çnjerëzore në autobusa, u merrnin lekët dhe plaçkat, dhe i sillnin në Kakavijë.

Një miku im gazetar, A.C. më kërkoi ndihmë për një hall që kishte në Greqi. Vëllain e tij e kishin kthyer me operacionin “fshesa” dhe atij i kishin ngelur lekët në bankë në Greqi.

-Si duhet t’ia bëjmë?

Mu  kujtua “xhaxhi” Mihali. Ishte i vetmi njeri që njihja në tokën shqiptare, që në atë kohë mendoja se e kishte mirë me grekët. E dërgova atje. Vetë nuk guxova të shkoja.

Mihali e kishte pritur mirë dhe e kishte ndihmuar. Vëllai i tij kishte mundur t’i merrte mbrapsht lekët e tij. Dhe unë u kënaqa që ai nuk kishte lexuar shkrimet e mija.

***

Një vit më pas, situata u tensionua përsëri. Tanimë kishte ndodhur ngjarja e prillit në Peshkëpi dhe tonet ishin forcuar. Fatmiri, oficeri i vrarë në kufi, kishte qenë për tre muaj oficer i kompanisë ku unë kisha kryer zborin tre mujor pas mbarimit të Universitetit, në Grehot. Ishte e pabesueshme që i kishte ndodhur atij fatkeqësia. Bashkë me të, dhe një ushtari nga Myzeqeja.

MAVI, një organizatë fantazëm, që mban gjallë shpresat për aneksimin e Jugut të Shqipërisë, krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, botoi në gazetës “Stohos” foton e “heronjve” që kishin sulmuar.

Një gjykatë greke dy vjet më vonë i nxorri nga burgu se nuk gjetën prova. Ishte koha kur Berisha ishte pajtuar me Greqinë. Mes atyre që ishin nën akuzë si vrasës, ishte dhe Fredi Bejleri, një minoritar, drejtues i OMONIA-s,  që zgjedhjet e shkuara garoi nën siglën e Berishës për kryetar bashkie në Himarë. Dhe ta mendosh që Berisha për atë desh nisi luftë me Greqinë.

***

Me Mihalin nuk u takova. Pyesja vazhdimisht se çfarë bënte ai në Dervician, çfarë bënte me kishën, dhe pse ishte aq ndryshe nga vëllai i tij, xhaxhi im Dhimitri. Dy herë e kam pas shumë afër mes njerëzve në Dervican, por nuk kam guxuar t’i flas. Tani nuk më dukej dhe aq stabël, sa mund ta kuptonte kush isha.

-E kam inatin me ca mutër këtu në fshat, që më bëjnë si demokratë, i kishte thënë një mikut tim nga Derviciani. U bënë këta të duken më të zotë se ne, që kemi hequr në burgje.

***

Një natë dimri në vitin 2010 po kthehesha për Tiranë nga Peshtani. Më ngriti dorën në errësirë, mes erës që të kujton se je në Tepelenë, një burrë i thyer në moshë. Ndalova dhe e mora në makinë.

-Deri në Qesarat jam, më tha

Tunda kokën pa fjalë.

Pas pak ndodhi ajo skena e rëndomtë, që ai pasagjeri të njeh dhe të pyet për politikën.

Ishte koha që kisha një emision ditor në TV dhe fundjavën e kisha për t’u qetësuar.

-Po më bëre pyetje, do të zbres në Memaliaj, i thashë.

-Jam vëllai i Fatmirit, më tha me nxitim, sikur do ta zbrisja vërtetë. Atij oficerit të vrarë në Peshkëpi. E di që e ke njohur, se na ka pas thënë Fatmiri.

U ndjeva keq që kisha refuzuar bisedën dhe i fola me një lloj përgjërimi për të. Dhe i futa një të sharrë atyre banditëve grekë që e kishin vrarë.

-Duhet sqaruar ajo punë, më tha. Nuk është ashtu si duket. Grekët janë mburrur kot aty.

-Po si është, i thashë?

-Nuk e di si është tamam, por nuk vdes pa e zbardhur, tha. Ata minoritarët shqiptarë që janë përzierë në vrasje kanë pasur një kallauz brenda, kanë dash të vjedhin depon dhe materialet, dhe u ka ikur situata nga kontrolli. S’është punë “Vorio Epiri”, kjo është punë plaçke.

-Po Greqia e pranoi, i thashë unë. Ne desh hymë në luftë me ta, për atë gjë.

-E di, e di, tha. Qeveritë atë punë kanë, dhe këta që duan të duken si heronj atë punë kanë, por duhet hetuar ajo gjë. Unë dua gjakun e vëllait, jo koka turku.

Dhe nisi nga detajet, nga inskenimet, nga marrja peng fallco e kapterit, nga ata minoritarët, që kanë atë ndërtimin në anë të rrugës kur ikën në Jorgocat, ata që njohin atë.. që kanë dash të vjedhin atë..që…që … që…

Një skenar krejt i ri, banal, shqiptaro-grek, shumë larg nacionalizmit me të cilin u ngrefosën të dy palët, po më dilte para sysh.

Në Qesarat e zbrita vëllain e Fatmirit me shumë dhimbje. I dhashë numrin e telefonit të vinte të më takonte në Tiranë. Mu duk shumë i kërusur nga hallet dhe pafuqia për t’i shkuar të vërtetës në fund. Të vërtetës që për atë nuk ishte ashtu si dukej. Unë kisha shkruar një libër të tërë për këtë krizë, pa e takuar këtë njeri.

Dhe ndërsa ai u zhduk në rrugën e ftohtë dhe të errët në një fshat buzë rrugës, mu kujtua xhaxhi Dhimitri. Njeriu fjalëpak, i mençur, me një palë syze me xhama si fund kavanozi të trasha, që më shumë se e shpëtonin nga miopia, e bënin të ishte më i mbrojtur nga vështrimet tona zhbiruese. Një grek i Dervicianit që vdiq në Tepelenën myslimane, me shumicën e fëmijëve të martuar në Shqipëri, me një vëlla që nga inati i fshatit, ishte bërë më grek se grekët.…

Dhe përsëri më erdhi në kokë biseda me vëllain e Fatmirit të vrarë më 10 prill 1994 në Peshkëpi. Është heroi ynë dhe makthi i familjes së tij, që di një të vërtetë tjetër, që ne, edhe sikur ta zbardhim, s’kemi për ta pranuar. Ne e kemi vendosur tashme që duhet të ndjehemi heronj përballë njëri- tjetrit, dhe jo njerëz normalë. Siç ndjehesha në prehërin e xhaxhait tim grek.

*Ky shkrim eshte botuar sot ne gazeten greke “Athens Voice”. Lexuesit ne greqisht mund ta shikojne ne linkun e meposhtem

https://www.athensvoice.gr/politics/491559_o-ellinas-theios-moy?fbclid=IwAR0jqbHkgcJVD6M5OduEFDmAgSV5_tYOi_97eBke-7gqirDE2xLwBLn8aAw

Ο Έλληνας θείος μου

Του Mero Baze / Μέρο Μπάζε

Ο Δημήτρης ήταν ο Έλληνας θείος μου. Όταν ήμουν μικρός, ούτε που μου πέρναγε από το μυαλό ότι μπορεί να μην ήταν ο φυσικός αδερφός του πατέρα μου. Συνήθως πήγαινα στο σπίτι τους τον Απρίλιο. ‘Εμενε στον πρώτο όροφο μιας τριώροφης πολυκατοικίας στο Τεπελένη. Ποτέ δεν κατάλαβα πώς χωρούσα σε αυτό το σπίτι, με τόσα παιδιά που είχε.

Ο Μάνθος, ο μεγαλύτερος γιος του, ήταν ο κηδεμόνας μου. Τελούσα υπό τις εντολές του όταν σερνόμασταν με τα αυτοσχέδια καροτσάκια ρουλεμάν στους δρόμους της πόλης, όταν παίζαμε μπάλα πίσω από τη πολυκατοικία ή όταν μπαίναμε κρυφά στο σπίτι, για να φάμε καμιά φέτα ψωμί, πριν από το οικογενειακό γεύμα.

Ο θείος μου ο Δημήτρης ήταν ένας σιωπηλός άντρας που με έκανε χαρούμενο κάθε φορά που τον άκουγα – μιλούσε πάντα αλβανικά όταν ήμουν μπροστά του. Η μητέρα του, που ως παιδί δεν μπορούσα να καταλάβω γιατί δεν ήταν η γιαγιά μου, μιλούσε μόνο ελληνικά. Ζούσε στη Δερβιτσάνη (σσ. απο τα πιο γνωστά χωριά της ελληνικής μειονότητας στην Αλβανία). Επισκέπτονταν συχνά τον θείο Δημήτρη, πάντα στεναχωρημένη. Ένας από τους γιούς της, ο Μιχάλης, ήταν στη φυλακή. Εγώ, αυτόν δεν τον είχα θείο. Κανείς δεν έλεγε γιατί ήταν στη φυλακή. Θα είχε τσακωθεί με κάποιον τροχονόμο, φανταζόμουν. Όπως και να είχε, μόνο ο Δημήτρης ήταν θείος μου. Εκείνος ερχόταν πάντα στο σπίτι μας όταν αρραβωνιαζόταν καμία αδελφή ή πέθαινε κάποιος από τους συγγενείς μας.

 

***

Όταν τέλειωσα το λύκειο πλέον, φοβόμουν ότι λόγω των προβλημάτων που είχε ο πατέρας μου με το καθεστώς δε θα μπορούσα να σπουδάσω στο Πανεπιστήμιο (σσ. μια απο τις τιμωρίες του κομμουνιστικού καθεστώτος ήταν να απαγορεύσει στα παιδιά των «εχθρών» να σπουδάσουν). Η τύχη του Μάνθου έτρεφε τον δικό μου εφιάλτη. Εκείνος είχε τελειώσει με άριστα το λύκειο αλλά δεν του επέτρεψαν να πάει στο Πανεπιστήμιο. Ο θείος Δημήτρης δεν ανέφερε ποτέ την αιτία. Ούτε ο Μάνθος. Δεν χρειάζοταν. Όλοι γνωρίζαμε: είχε σχέση με τον άλλο «θείο», τον αδελφό του Δημήτρη.  Εκείνος τελικά δεν είχε τσακωθεί με τροχονόμο, όπως νόμιζα ως παιδί. Είχε μπει φυλακή για «αντικαθεστωτική προπαγάνδα».

Ο πατέρας με διαβεβαίωνε ότι δεν θα αντιμετώπιζα κανένα πρόβλημα για να σπουδάσω. Ο Μάνθος όμως, που ήταν το πρότυπο μου ως προς τα γράμματα,γιατί δεν είχε πάει στο Πανεπιστήμιο; Τελικά, πήγα στο Πανεπιστήμιο. Για τον Μάνθο έπρεπε να περάσουν άλλα δύο χρόνια, ως που κάποιος στο Κόμμα θυμήθηκε να τον αφαιρέσει από τον «κατάλογο των ανεπιθυμήτων». Έτσι έγινε φοιτητής, «εξ’αποστάσεως» όπως έλεγαν εκείνη την κατηγορία φοιτητών. Δούλευε και ταυτόχρονα σπούδαζε στο Αγροτικό Ινστιτούτο στη πόλη Κάμζα (σσ. πόλη στα περίχωρα των Τιράνων)

Όταν πήγα στο Πανεπιστήμιο, ο πατέρας μου εξήγησε επίσης τους λόγους γιατί ο Δημήτρης ήταν θείος μου.

***

Ο πατέρας μου και ο Δημήτρης είχαν βρεθεί ως στρατιώτες στην Κορυτσά, κατά τη διάρκεια των λεγόμενων “ελληνικών προκλήσεων” του 1949 (σσ. το καλοκαίρι του 1949, o Ελληνικός Στρατός βομβάρδισε και επιτέθηκε σε στρατιωτικούς στόχους σε αλβανικό έδαφος, που θεωρούσε ως βάσεις ανεφοδιασμού του Δημοκρατικού Στρατού Ελλάδας). Ήταν μέρος μιας επίλεκτης μονάδας του Αλβανικού Στρατού, που δημιουργήθηκε για να αντιμετωπίσει τα ελληνικά στρατεύματα, όταν εκείνα πέρασαν τα αλβανικά σύνορα στις αρχές του Αυγούστου του 1949. Μια άλλη παρόμια μονάδα συνόδευε τα φορτηγά που μετέφεραν όπλα, τα οποία έφθαναν απο την Σοβιετική Ένωση, από το λιμάνι του Δυρραχίου στους Έλληνες κομμουνιστές στη Κορυτσά. Απο εκεί ο οπλισμός πήγαινε στην Ελλάδα στις δυνάμεις που αγωνίζονταν για την εγκαθίδρυση του κομμουνισμού στην χώρα. Η Αλβανία είχε ουσιαστικά μετατραπεί σε μία γέφυρα για την αποσταθεροποίηση της Ελλάδας.

Μια νύχτα, ο διοικητής της μονάδας, κάλεσε τον πατέρα μου και τον Δημήτρη. Στην αρχή κάλεσε μόνο τον πατέρα μου, ως πιο έμπιστο. Επειδή ήταν Αλβανός. Θα τους έστελναν ως κατάσκοπους σε ελληνικό έδαφος. Η αποστολή τούς ήταν να μαζέψουν πληροφορίες για τον οπλισμό του Ελληνικού Στρατού.

Ο πατέρας μου, μου περιέγραφε με νευρικότητα το σκηνικό. Πριν ξεκινήσουν είχαν αποφασίσει οι δυο τους πώς ότι και να τους συνέβαινε, θα ήταν πάντα μαζί και πάντα πιστοί ο ένας στον άλλο. Το πρώτο τους “ταξίδι” δεν είχε πάει άσχημα. Είχαν συναντήσει έναν Αλβανό ανθυπολοχαγό που κατέγραφε επί έξι μέρες τις κινήσεις του Ελληνικού Στρτού. Τους ενημέρωσε ότι οι “επαφές μας” στην Ελλάδα είχαν εξουδετερωθεί και επομένως είχαμε χάσει κάθε επικοινωνία. Τους έδωσε αριθμούς σχετικά με τον οπλισμό του Ελληνικού Στρατού. Κοντά στα αλβανικά σύνορα κινούνταν το 9ο Σύνταγμα του 10ου τμήματος των Βασιλικών Δυνάμεων με μισθοφόρους στρατιώτες από την Κρήτη, τους είπε. Η κάθε μονάδα είχε από πέντε κανόνια, 250 μουλάρια, τανκς κ.α. Ο πατέρας μου και ο Δημήτρης επέστρεψαν πίσω στο αλβανικό έδαφος με αυτές τις πληροφορίες.

Την επόμενη μέρα, πήγαν σε άλλη αποστολή. Νότια των ελληνοαλβανικών συνόρων αυτή την φορά, κοντά στην αλβανική περιοχή της Ντάρδα. Εδώ τα πράγματα ήταν σκούρα. Επέστρεψαν με άδεια χέρια πίσω, στην στρατιωτική τους βάση. Όταν μπήκαν σε αλβανικό έδαφος ο διοιηκτής τους ανακοίνωσε τα μαντάτα. Ο Βασιλιάς Γεώργιος είχε απειλήσει να εισβάλλει  στην Αλβανία για να εξουδετερώσει τους Έλληνες κομμουνιστές. Ο Ενβέρ Χότζα είχε πει στον Βασιλιά ότι το Σύνταγμα της Αλβανίας τον υποχρέωνε να προστατέψει όσους προσπαθούν να ξεφύγουν από πολέμους και δικτατορίες. Ο Βασιλάς Γεώργιος φαίνεται πως απάντησε ότι ήταν απαράδεκτο να προστατεύονται ένοπλοι στρατιώτες. Στη συνέχεια, ο Ενβέρ Χότζα είχε καλέσει τον Ζαχαριάδη και είχε ζητήσει απο τους ενόπλους Έλληνες κομμουνιστές να παραδώσουν τον οπλισμό τους εάν θέλουν να βρουν καταφύγειο στην Αλβανία. Φαίνεται πως έτσι έγινε. Ο Ένβερ Χότζα για να σώσει την εξουσία του πούλησε τους Έλληνες κομμουνιστές.

Σε κάθε περίπτωση ο πατέρας μου και ο Δημήτρης εξήλθαν ζωντανοί απο όλο αυτό.

Απο τότε είπαν ότι είναι αδέλφια για πάντα.

 

***

Το 1993, βρισκόμουν στην περιοχή της Δρόπολης. Κάποιος Έλληνας ιερέας είχε γίνει το σύμβολο των Ελλήνων εθνικιστών εκεί. Η Αλβανία κατηγορούσε τον Έλληνα ιερέα, Χρυσόστομο Μαϊδώνη, ότι αγωνίζεται για την προσάρτηση του νότου της Αλβανίας στην Ελλάδα.

Ο Σαλί Μπερίσα, μετά απο εισήγηση των Αλβανικών Μυστικών Υπηρεσιών, ζήτησε την απέλασή του ιερέα. Η ένταση μεταξύ Ελλάδας και Αλβανίας αυξήθηκε κατακόρυφα. Μια σχεδόν εμπόλεμη κατάσταση. Σε ένα συλλαλητήριο στη Δερβιτσάνη, στο κέντρο του χωριού ένας μεσήλικας άντρας ύψωσε τη ελληνική σημαία και είπε: “θέλουμε την αυτονομία της Βόρειας Ήπειρου”. Η συνάδελφός μου, Βρισηίδα  Μέμα, που εργαζόταν για το Γαλλικό Πρακτορείο ήταν εκεί. Και εγώ ήμουν εκεί, διευθυντής τότε του Αλβανικού Πρακτορείου Ειδήσεων. Η είδηση για το σύνθημα της απόσχισης διαδόθηκε. Εμείς απο την πλευρά μας παρουσιάσαμε το γεγονός ως ένα στημένο σκηνικό των εθνικιστών “βορειοηπειρωτών” και ενός εξτρεμιστή ιερέα. Οι Έλληνες το παρουσίασαν ως η «βούληση του λαού της περιοχής». Οι ξένοι δημοσιογράφοι ως σύγκρουση του Σαλί Μπερίσα με τη μειονότητα. Όλα τα βέλη και τα φώτα στράφηκαν σε εκείνον τον άνδρα που είχε φωνάξει «αυτονομία». Ονομαζόταν Μιχάλης Μάσιος. Εγώ ο ίδιος, είχα αναφέρει το όνομά του στις ανταποκρίσεις μου. Την επόμενη μέρα, κάποιες εφημερίδες αναδημοσίευσαν τις ανταποκρίσεις μου.

Το Σαββατοκύριακο εκείνο πήγα στο πατρικό μου. Βρήκα τον πατέρα μου διαβάζοντας στην εφημερίδα “Ρεπουμπλίκα” ένα σχόλιο δικό μου για το συμβάν, κάπως επιθετικό.

«Δεν ξέφυγε ποτέ απο τους μπελάδες ο Μιχάλης», ψιθύρισε ο πατέρας μου.

«Ποιος είναι ο Μιχάλης;», τον ρώτησα.

«Ο Μιχάλης, αυτός που ζητάει την αυτονομία για την Βόρεια Ήπειρο. Είναι ο αδελφός του αδελφού μου, του Δημήτρη. Αυτός που έκανε φυλακή», απάντησε.

Έμεινα άφωνος. Σαν να μου έριξε κάποιος έναν κουβά με κρύο νερό στο κεφάλι.

Ελπίζω ο θείος Δημήτρης να μην διαβάσει το άρθρο μου, είπα μέσα μου.

 

***

Στην απέλαση του Έλληνα ιερέα απο την Αλβανία, η Αθήνα ανταπάντησε με την απέλαση χιλιάδων Αλβανών μεταναστών. Τους μάζευαν απ΄ όπου μπορούσαν, τους στοίβαζαν απάνθρωπα σε κλούβες, τους έπαιρναν τα χρήματα και τους έφερναν στην Κακαβιά.

Κάποιος φίλος μου δημοσιογράφος, μου ζήτησε τότε βοήθεια. Τον αδελφό του τον είχαν απελάσει με την επιχείρηση “σκούπα” αλλά τα χρήματα του αδελφού είχαν μείνει σε ελληνική τράπεζα.

Θυμήθηκα τον «θείο» Μιχάλη. Ήταν το μόνο πρόσωπο που ήξερα σε αλβανικό έδαφος που διατηρούσε καλές σχέσεις με τους Έλληνες. Έστειλα τοτε τον φίλο μου στο Μιχάλη. Δεν τολμούσα να πάω ο ίδιος μετά το άρθρο που είχα γράψει,

Ο Μιχάλης τον είχε καλοδεχτει και τον είχε βοηθήσει. Ο αδελφός του πήρε πίσω τα χρήματά του. Κι εγώ ήμουν ευτυχής που ο Μιχάλης δεν είχε διαβάσει μάλλον το άρθρο μου.

Δεν συναντήθηκα ποτέ προσωπικά με τον Μιχάλη. Ρωτούσα κάθε τόσο ανθρώπους που τον γνώριζαν τι κάνει και γιατί διέφερε τόσο πολύ απο τον αδελφό του, τον θείο μου τον Δημήτρη. «Είμαι θυμωμένος με κάποιους άχρηστους εδώ στο χωριό που παριστάνουν τους δημοκράτες», είχε πει σε έναν φίλο μου απο την Δερβιτσάνη. «Νομίζουν τώρα αυτοί ότι είναι καλύτεροι από εμάς που υποστείκαμε τα πάνδεινα στις φυλακές»…

 

***

Ένα χρόνο αργότερα, η ένταση έφθασε πάλι στα ύψη μεταξύ των δυο χωρών. Αυτή τη φορά είχαν συμβεί τα γεγονότα της Επισκοπής, τον Απρίλιο του 1994. Ο Φατμίρ, ο αξιωματικός που είχε δολοφονηθεί στο συνοριακό φυλάκιο, ήταν ο διοικητής του τάγματός μου, στο στρατιωτικό κέντρο όπου είχα υπηρετήσει τη τρίμηνη στρατιωτική μου θητεία. Εκείνος και άλλος ένας στρατιώτης απο την Κεντρική Αλβανία.

Η MAΒΗ, μια οργάνωση-φάντασμα που κρατάει ζωντανές τις ελπίδες για την προσάρτηση της νότιας Αλβανίας, δημοσίευσε στην εφημερίδα «ΣΤΟΧΟΣ» τις φωτογραφίες των «ηρώων» που είχαν επιτεθεί στην Επισκοπή… Δύο χρόνια αργότερα, όταν η ένταση είχε κωπάσει, ελληνικό δικαστήριο τους άφησε ελεύθερους  για «έλλειψη στοιχείων». Ήταν η εποχή που ο Σαλί Μπερίσα τα είχε πλέον καλά με την Ελλάδα. Ανάμεσα σε αυτούς που κατηγορούνταν για εμπλοκή στην υπόθεση της Επισκοπής, ήταν και ο Φρέντι Μπελέρι, ένας Έλληνας μειονοτικός, εκ των ηγετών σήμερα της πολιτικής οργάνωσης ΟΜΟΝΟΙΑ. Στις προηγούμενες δημοτικές εκλογές κατέβηκε ως υποψήφιος Δήμαρχος στην Χειμάρρα, με το ψηφοδέλτιο του κόμματος του Σαλί Μπερίσα. Και να σκεφτεί κανείς ότι ο Σ. Μπερίσα, εξαιτίας Φ. Μπελέρι,  είχε οδηγήσει παραλίγο την Αλβανία σε πόλεμο με την Ελλάδα.

***

Το 2010, μια νύχτα του χειμώνα με κακοκαιρία επέστρεφα με το αυτοκίνητό στα Τίρανα από την Πέστανη (σσ. περιοχή στην Αλβανία). Κάποιος ηλικιωμένος μου έκανε ωτοστόπ στον δρόμο.  Σταμάτησα το αυτοκίνητο και ανέβηκε.

“Πάω στο Κεσαράτι”, μου είπε.

Κούνησα το κεφάλι μου χωρίς να πω κουβέντα.

Μετά από λίγο, εξελίχθηκε η συνηθισμένη σκηνή στην Αλβανία: ο επιβάτης σε αναγνωρίζει και αρχίζει να σε ρωτάει για την πολιτική. Εκείνη την περίοδο είχα μια τηλεοπτική πολιτική εκπομπή και το σαββατοκύριακο ήθελα μόνο να χαλαρώσω.

«Εάν συνεχίσεις να με ρωτήσεις για πολιτική θα σε κατεβάσω κάτω», του είπα αστιευόμενος.

«Είμαι ο αδελφός του Φατμίρ», μου είπε βιαστικά, επειδή δεν κατέλαβε ότι έκανα πλάκα. «Του αξιωματικού που σκοτώθηκε στην Επισκοπή. Ξέρω ότι τον γνωρίζετε γιατί μας το είχε πει ο ίδιος».

Ένιωσα τύψεις που είχα κάνει το αστείο και άρχισα να βρίσω τους Έλληνες αλήτες που τον δολοφόνησαν.

“Πρέπει να ριχτεί φως σε αυτή την υπόθεση”, μου είπε. «Δεν είναι ακριβώς έτσι όπως λένε. Οι Έλληνες καυχήθηκαν τζάμπα εκεί πέρα».

«Πως είναι δηλαδή;», τον ρωτάω.

“Δεν ξέρω πώς ακριβώς είναι, αλλά δεν θα πεθάνω χωρίς να το μάθω”, απάντησε. «Αυτοί οι Αλβανοί, δηλαδή οι Έλληνες μειονοτικοί που ενεπλάκησαν στη δολοφονία, είχαν άλλη πρόθεση, ήθελαν να κλέψουν την στρατιωτική αποθήκη και τα υλικά και τους ξέφυγε η κατάσταση εκτός ελέγχου. Δεν έχει σχέση με καμία “Βόρειο Ήπειρο”, ήταν θέμα πλιάτσικου», κατέληξε.

“Η Ελλάδα το δέχθηκε όμως”, του είπα. «Παραλίγο κατέληξαν σε πόλεμο οι δυο χώρες για αυτό το πράγμα»

«Ναι, ναι το ξέρω», μου είπε. «Αυτή την δουλειά έχουν οι κυβερνήσεις και αυτοί που θέλουν να παριστάνουν τους ήρωες, αλλά πρέπει να ριχτεί φως. Εγώ θέλω το δίκιο του αδελφού μου, όχι άλλα κεφάλια για θυσίες». Και άρχισε να μου λέει λεπτομέρειες, για δραματοποιήσεις, για δήθεν ομηρία του δεκανέα, για τους Έλληνες μειονοτικούς που είχαν χτίσει ένα αυθαίρετο στην άκρη του δρόμου, καθώς πηγαίνεις για το Γεωργουτσάτι, για εκείνους που γνωρίζουν τον τάδε…. που ήθελαν να ληστέψουν τον δεινα.. που… που… που…. Ένα εντελώς μπανάλ, ελληνο-αλβανικό σενάριο, μακριά από τον εθνικισμό με τον οποίο γκώσαν και οι δύο πλευρές, εμφανίστηκε μπροστά στα μάτια μου. Στο Κεσαράτι, χαιρέτησα με πόνο τον αδελφό του Φατμίρ. Του έδωσα τον αριθμό του τηλεφώνου μου, για να έρθει να με βρει στα Τίρανα. Μου φάνηκε πάρα πολύ ταλαιπωρημένος από τις καθημερινές έγνοιες της ζωής και την ανήμποριά του να βρει την αλήθεια για τον θάνατο του αδελφού του. Η δική του αλήθεια δεν ήταν εκείνη που έλεγαν τα δυο κράτη. Είχα γράψει ένα ολόκληρο βιβλίο για αυτή την κρίση της Επισκοπής, χωρίς να μιλήσω με αυτόν τον άνθρωπο…

 

Και καθώς εκείνος χάθηκε μεσα στο κρύο και το σκοτάδι, θυμήθηκα τον θείο μου τον Δημήτρη. Τον λιγομίλητο αυτόν άνθρωπο, τον σοφό, με ένα ζευγάρι χοντρά γυαλιά, τα οποία πιο πολύ τον προστάτευαν από τις περίεργες ματιές μας, παρά τον συνέδραμαν στη μυωπία του. Ένας Έλληνας από τη Δερβιτσάνη που πέθανε στο Τεπελένι, που τα περισσότερα παιδιά του παντρεύτηκαν στην Αλβανία, με έναν αδελφό που για το γινάτι του χωριού έγινε πιο Έλληνας και από τους Έλληνες…

Και ξανά στο νου μου ήρθε η κουβέντα με τον αδερφό του Φατμίρ που σκοτώθηκε στις 10 Απριλίου 1994 στην Επισκοπή. Είναι ο εθνικός μας ήρωας και ο εφιάλτης της οικογένειάς του, η οποία γνωρίζει μιαν άλλη αλήθεια απο αυτήν που πιστεύουμε εμείς, μια αλήθεια που ακόμα και αν επιβεβαιωθεί εμείς δεν θα την αποδεχτούμε. Γιατί έχουμε ξεκαθαρίσει και αποφασίσει. Πρέπει οπωσδήποτε να νιώσουμε ήρωες ο ένας απέναντι στον άλλο και όχι φυσιολογικοί άνθρωποι. Όπως ένιωθα εγώ κοντά στον Έλληνα θείο μου, τον Δημήτρη.

ΤΕΛΟΣ

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

40 komente në “Xhaxhai im grek”

  1. Nik says:

    Z. Baze, duket shume e çuditshme qe pas rreth 20 vjetesh del nje “detaj” i ri per ate ngjarje. Si ka mundesi qe ky detaj del nga dikush qe nuk ishte pjese e repartit ushtarak dhe nuk doli nga gjithe ata efektive te tjere qe ishin atje dhe hetimi qe iu be asaj ngjarje nga qeverria Shqiptare. Po ne se vajten per te vjedhur dhe ta zeme se u deshtoi aksioni pse u futen ne fjetinen e ushtareve dhe vrane dhe terrorizuan ushtare dhe oficerre!? Nga ana tjeter e kufirit aksionit ju be jehone tjeter si aksion i nje komando greke per vorio leshin. Kesaj pak a shume i thone i zoti se jep tellali e shet.
    Nik

    1. arba says:

      Nik
      kjo eshte puro konspiracion e xhaxhi Meros prandaj nuk e ka nxjerre kush tjeter kete detaj.

      Do te kete marre ndonje lefta xhaxhi Mero per ti thene shqiptareve greket jane gjarperinj por nuk jane dhe aq te keqinj.

      Mero per tu besuar ajo qe shkruan ne lidhje me gjarperinjte eshte te thuash nuk jane te gjithe te tille dhe mund ta besojme.

      1. Flm says:

        Historia e Peshkepis eshte nje konspiracion i perbashket Turko-Arnautesh per te armiqesuar popullin Shqiptar me Greqin, e cila kishte shume krebilitet tek Shqiptaret ne ato vite te veshtira.
        Nje konspiracion per te fajesuar Greqin ne syt e Botes.
        ###
        Greqia qe ato vite ishte superfuqi Ushtarake, Ekonomike, Politike, Kulturore … nuk kishte perse te merej me nje “ushtri cop-cop” mjerane Shqiptare qe as bagetit nuk rruanin dote e jo me kufinjt.
        ###
        Niveli i ulet i popullit torollak Shqiptar i bene disa Politikan qe te shesin Peralla demode tek Shqipot.

        1. Anti Lapsi says:

          o Paco, o njish

    2. Hoxh Armandi says:

      Mero faleminderit per shkrimin. Ai qe vdiq nuk ishte mire nga trute po dhe ne shqiperi nuk ka pak me probleme psiqike.

      1. Tanguli says:

        Ti je nje nga ata me probleme psiqike mor halabak rrugesh 🙁

      2. Flm says:

        Si ka mundesi nipi i Dhimitrit dhe i Mihalit, kushuriri i Manthios dhe i …. te na dali MERO (ne mentalitet). Nuk na the Taten si ta quanin o Mero.
        ###
        U suprizova per mire nga ky artikull mbi orgjinen tende. Te njejten supriz kame ndier edhe per intelektual te tjere me orgjin Orthodhokse (sic ka qene 100% gjithe Shqiptaret). Por qe rine ne folen e tyre dhe nuk “ngren zerin” te deshmojne se c’kultur kishim dhe si u Islamizuam.
        ###
        Eshte akt Trimerie te shkosh “kundra rrymes” qe ekziston sot ne Shqiperi … eshte e veshtir po shume e sigurt dhe e Lavdishme, sepse aleati tone nuk jane Parat e pista Arabe, Kuvajtjane dhe Turke, por aleati tone me i madh eshte e VERTETA, kete te vertet frikesohen dhe na “mbyllin gojen” ta shprehim.

    3. xx says:

      I zoti e shet ,tellalli se jep.dmth Ai qe eshte i zoti i mallit ja jep tellallit por ky i fundit se jep..Sa per ate qe thote Mero ka mundesi te jete edhe ashtu.NJerezit e mire dhe te keqinj nuk ndahen simbas kombesive.Nga ana juaj keni te drejte te mendoni ndryshe bazuar ne fakte dhe ne se aty kishte deshmitare.

  2. Thoma Kola says:

    Ndjehem shume i deshperuar me keto qe po ndodhin.
    Kam patur fatin te kryej sherbimin ushtarak ne Dropull,konkretisht ne Goranxi ne vitet 70-73.
    Nuk mund ti harroj dropullitet qe kam njohur,njerez te shkelqyer te dashur dhe mikprites, te respektueshem.Kam patur fatin qe te njoh dhe te kem qen i mirepritur ne disa familje dropullite.
    Nuk mund te harroj mikpritjen e Vasil Nastos nga Sofratika,ne mos gabohem shef i trgetis per Gjirokastren,babai Nikos komanadant i shkelqyer i nje kompanie tankiste, familjes se Sofia Dule,Llaqi Pasko dhe babait te tij, nje nga mjeshtrat e Monumenteve te Kultures,Taqi Papaj ,elektroauti i fermes se Bulos,mjeshter ne zanate dhe shume te tjere ne Goranxi,Sofratik e Dervician.
    Ju lutem perse duhet nje terrorist qe te na thyej zemrat,
    Sot ndjehem Dropullit me shume se kurr

    1. Flm says:

      Nuk mund te krahasohen kurre Minoritaret Grek (nikoqir dhe paqe-dashes) me Turko-spermat Arnaute qe ndodhen ne Serbi, Mal te Zi, FYROM, …. ata jane qe provokojn me flamuj, parulla, shkatrime, lufte (kujtoni ngjarjet ne Kumanov FYROM, ne Preshev Serbi, ne Ulqin Mali-Zi …) kujtoni hordhit e pa funde Xhihadistesh Shqiptar drejt Siris dhe Europes, ja pra sa te rezikshem qe jeni ju qe akuzoni Greket.
      ###
      Kostandin Kacifa ishte 100% i pa fajshem prandaj e vrane me vet dije.
      Sepse po te ishte ekstremist, terrorist, agjent i rekomanduar Grek …. atehere do te ishte dhene urdher qe Kostandini te kapej i gjalle me c’do lloj kostoje, qe ta “shtrydhnin” ne hetuesi dhe te nxirte fakte dhe sekrete.
      ###
      Ja perse ai djal i cilter dhe entuziast nuk duhej te vritej.

      1. Zigur Qarri says:

        Ky eshte vetem fillimi i ekzekutimit te nje klyshi fanatik te Kishes greke,me forcimin e Shtetit shqiptare,te tjere
        do ta pasojn,nese i merr koka ere.Para shqiptareve ne Serbi,ne Mal te zi dhe FYROM,ti dhe soji yt,dukeni si mut
        qeni,o produkt i perdhunimit osman,o sperme anadollake,o bastard i perjetshem.Ju keni qene çifçinjt e shqiptareve,
        po ashtu do mbeteni gjithmone,perjetesisht,sepse vulen e skllavit e keni te stampuar kudo,ne pamje dhe gjenetike.
        Dhe po te mos kishit henger pallen tone,do te dukeshit te gjith si turko-arab.Tani e tutje mbaroi,nuk ka me lidhje me
        ju o bastarde.Kuptove o dobiç anadollak?

        1. Flm says:

          Qetesohu o Camo, sa te te kalojne mensuracionet …. e di qe po kalone dite te veshtira me ceshtjen e pronave ne Greqi.

  3. Klimax says:

    Urime Mero! Historia e te dy vendeve duhet te shkruhet me fakte reale dhe jo me perrallat e propagandes se diktatures hoxhiste dhe as me propaganden e interesave turke si “mike dhe aleate e shqiptareve” . Megjithate, edhe njeriu i “Luftes se Klasave”, njeriu qe pranonte qe “shqiptaret te hanin bar” se sa te lidheshim me Perendimin, njeriu qe te denonte per agjitacion e propagande po te flisje se nuk ka as mbathje ne pazar, njeriu qe denoi dhe pushkatoi pothuajse te gjithe bashkepunetoret e tij, edhe ky njeri nuk mundi ti rezistonte genjeshtrave te propagandes se tij nder vite ndaj “armiqve te Jugut” duke shkruar ne fund te viteve te jetes se tij “Dy popuj miq”!

  4. Shqiptar i Ndershëm says:

    @[Mero Baze, Botues i Gazetes Tema]
    SHKRIMET E TUA NE LIDHJE ME GREQINE NUK JANE PROFESIONISTE.
    JU NUK JENI SOT NJE FEMIJE, POR NJE ADULT QE MUND TE ANALIZONI FAKTET.
    JU NUK JENI SOT NJE HISTORIAN FEMIJERIE, POR NJE PRONARE, GAZETARE DHE ANALIST FAKTESH.
    Ti shqiptar minoren ndjeheshe pra normal prane xhaxhait tend grek qe edhe ne regjimin komunist shqiptar ishte financier i fermes se vetme te qytetit.
    Por si ndjehen miljona arvanitas vellezer te Aristidh Koles dhe çame ortodokse ne Greqi qe kane rreth 200 vjet pa asnje shkolle fillore shqipe dhe asnje te drejte identitare???
    Por si ndjehen rreth 500.000 emigrante shqiptare qe sipas statistikave greke jane ne vendin e fundit krahasuar me çdo kombesi tjeter per pune ne bordet drejtuese publike dhe private ne Greqi???
    Çeshtja e problemeve te akumuluara dhe te shumta dhe ngjarjeve aktuale Greqi-Shqiperi nuk jane thjesht nje çeshtje korrupsioni se si jane perdorur fondet e Ministrise se Jashtme te Greqise.
    Pse si mendon ti femije nostalgjik i xhaxha Dhimitrit, se mbledhjet sistematike te pakten prej 28 vjetesh te Ministrise se Jashtme te Greqise me sillogjet e paligjshme vorioepiroton dhe financimi mujor i paligjshem i homogjeneve dhe te shnderruarve ne homogjene ku shume banojne ne Shqiperi, a nuk jane shovinizem shteteror, a nuk jane irredentizem shteteror, a nuk jane financim shteteror i Greqise i te gjitha drejtimeve politike qe kane qene dhe jane ne pushtet, por qe nuk ndodh midis asnje çifti tjeter shtetesh te Europes!!!
    SHËNIM:
    NATYRISHT SHKRIMI JUAJ AKTUAL NUK KA SHKAK MUNGESEN E PJEKURISE NJEREZORE, POR SIGURISHT DIÇKA TJETER.

    1. Llaman says:

      O shqiptar i ndershem, hape ndonje dite librin e historise per te mesuar se alfabeti shqip daton ne 1908, se Naimi , Samiu, Abdyli, Ismail Qemali etj u arsimuan ne shkolla greke, se tekstet shqipe me alfabet grek te arvaniteve jane shkruar 200 vjet perpara se shqiptaret te binin dakort te shkruanin me alfabetin qe ka sot.

      1. Shqiptar i Ndershëm says:

        @[llaman]
        Kam lexuar dhe lexoj ne shume gjuhe nderkombetare, shume libra historike dhe jo vetem.
        Nuk ka absolutisht asnje lidhje permbajtja e komentit tim drejtuar botuesit Mero Baze;
        me alfabetin tend grek me origjine semitike.

    2. Flm says:

      O Shqipo nuk mjafton te jesh i NDERSHEM, por i ZGJUAR dhe i INFORMUAR, qe te arish ne konkluzione te sakta.
      ###
      E shof qart qe te hidherojne disa te verteta, qe fillojne dhe thuhen dhe nga njerez shume me Nacionalista se sa je vete.
      ###
      Duhet te ndihemi me Fat qe fqinj kemi Greqin (ate Greqi qe na pelqen apo Jo eshte shtet Europian e “certifikuar” nga BE-ja), qe per 27 vite rresht mban ne gjirin e saje miljona emigrant Shqiptar (ky eshte fakt, pa cka qe ka dhe veshtiresira dhe provokacione) dhe nuk kemi nje Arabi dhe nje Turqi (mafjoze, diktatoriale dhe shtet fanatik Islamik, problematike dhe agresive me Europ dhe SHBA).

      1. Shqiptar i Ndershëm says:

        @Flm
        1- Ato çfare kam shkruar, bazohen jo thjesht ne informacione, por ne fakte te shumta te verteta shumevjeçare.
        2- Reciprociteti pozitiv fqinjesor, zbatimi reciprok i kartes europiane te te drejtave te njeriut, duhet te na afrojne.
        3- Emigrantet shqiptare qytetare te Greqise, si kudo ne Bashkimin Europian, duhet te trajtohen nga Shteti Grek ne menyre te barabarte, me te gjitha te drejtat ekonomike-sociale pa asnje dallim origjine dhe t’i mbroje ata nga fashizmi dhe ekstremizmi.

  5. llaman says:

    Nje tregim i shtruar, ne stilin e “Ditari i shkurter i kufijve” (“Μικρό ημερολόγιο συνόρων” ) i G. Kapllanit. Sa shume gjera dhe ide mbarten ne kete tregim !
    (E pata ndjekur me vemendje fjalen e Andrea Papandreut, kryeminstrit grek ne 1994 per ta ndjekur ceshtjen deri ne themel (” να παι το μαχερι στο κοκαλο”) per denimin e ekstremisteve qe sollen trazirat ne kufi). Shpesh shfaqen “heronj” qe me shume i ngjajne heroizmave te Zhvejkut me veprimet e tyre .

  6. Gregory. UK says:

    Shkrim brilant qe pershkruan realitetin e vertete te zones se jugut te shqiperise harmonise vllazerore shekullore ndermjet minoritetit grek dhe shqiptareve. Ata qe kane jetuar ne jug e kuptojne se c’dua te them. Nuk gjen shqiptar ne gjirokaster mos kete mik shpie nje minoritar dhe e kunderta. Po ashtu edhe ne sarande. Nuk e kuptoj perse shume njerez ne greqi dhe ne shqiperi u referohen vetem ekstremisteve ne te dyja anet e kufirit dhe jo popullit te thjeshte qe kane ndare buken e gojes me njeri tjetrin. Jugu jone i eshte gjetur grekeve ne dite te veshtira dhe ata na e kthyen ne ditet tona te veshtira. Tani mendoj nuk kemi me nevoja ekonomike nga njeri tjetri. Tani kemi nevoje vetem per respekt reciprok.

  7. te flasim si njerez says:

    Po ç’pate o “klimax” qe prishe klimen?! Je bere si ata qe edhe kur pjerdh njeri ne rruge thone: pordhi Sali Berisha!. Edhe ti, se te kam lexuar dhe here tjeter. Nuk besoj se ke ngrene ndonje dite bar, mire do te bente po te haje.E leme kete, por komenti zoterise me larte, Thoma Kola, jo se me pelqeu mua, por duket qe eshte serioz dhe i vertete. Dhe ashtu ka qene, po tani e kane marre ne dore qelbesirat e kohes, prandaj ndodh keshtu. Me duket se dhe ti ….lere nuk shprehem.

  8. NNP says:

    Ike dhe ti me te shumtet mero Kam menduar se me i nderuar do ti ishje po te vazhdoje profesionin e ing. te gjeologji-minierave se sa ketu ku ke rene sot Mendja -thone eshte gje e madhe.

  9. olimpia says:

    Me sa duket Mero ,pas reabilitimit te te gjithe atyre shqiptareve qe bashkepunuan me fashizmin ,kerkon te permbyse historine e qellimeve agresive greke ndaj shqiptareve.Shkrimi qe ke bere Mero,pa qene vulgar,kushton shume.Ke bere me te vertete nje biznes te majme.Nuk eshte nje provokacion ky shkrim ,shpreh realisht faktin e tmerreshem qe nje pjese e e madhe e medias shqiptare jane punemarrese nga sherbimet sekrete greke.Por ti Mero je edhe nje genjeshtar i rrezikeshem sepse mohon edhe ato qe vete kundershtaret tane i kane pranuar.Natyrisht ti sot je nje njeri qe ke vene para dhe per psikologjine tende shoqerore eshte me e rendesishme paraja dhe interesi se sa realiteti Mashtrimi mediatik ka vlere sidomos ne momentin delikat qe botohet,kur grupe shoviniste greke te shoqeruara sigurisht edhe nga persona te sherbimeve sekrete greke shpalosin nje flamuyr gjigant grek me parrulla
    irridentiste ndajj Shqiperise dhe Maqedonise,ku sic dihet nje e treta jane shqiptare .Pse shkrimi Mneros eshte nje mashtrim?
    E para…Provokacionet greke ,sipas Meros te ashtuquajtura…jane pjese e nje plani anglogrek per rrembimin e jugut te Shqiperise nga Greqia.Nderkohe qe amerikanet,per shume aresye,nuk e perkrahnin kete objektiv .Keto i ke te shkruara ne dokumentet britanike Mero.
    E dyta…Shqiperia nuk ishte baze mbeshtetese e komunisteve por edhe e forcave te tjera greke qe ishin kunder monarkise.Edhe Stalini e kishte lene Greqine ,qe ne Jalte ne zonen angloamerikane..Por ne Greqi zhvillohej nje lufte civile e tmerreshme ,per nga egersia e barabarte me luftrat civile ne Rusi dhe Spanje.Greqia Mero e filloi luften ne 28 tetor te 40…s kunder sulmit te Italise fashiste.Natyrisht pati humbje ,rreth 30………..40 mije te vrare.Por gjate luftes Civile ne Greqine tende …demokratike.u vrane mbi 100 mije vetem nga forcat e majta dhe popullsia e pafajshme.Ushtria mbreterore greke rrafshoi dhe dogji me dhjetra qendra te banuara dhe beri krime me te tmerreshme nbga ato te nazisteve kunder bashkeqytetareve te vet .Dihet lufta civile eshte me e eger se nje lufte midiis dy shteteve.Megjithate armatimi per forcat demokratike greke..keshtu quheshin …ishte siguruar qe gjate luftes kunder okupatorit.Enver Hoxha ka kundershtuar ta bente Shqiperine baze mbeshtetese per luften civile ne Greqi dhe kjo deshmohet qarte ne ballafaqimin midis udheheqesve komuniste greke dhe Enver Hoxhes ne prani te Stalint.Me qe ti Mero na tregon histori ,po te them edhe une nje.Babai im ishte komandat i nje poste kufitare nbe nje fshst te miunoritetit ne Permet.Dhe me ka treguar se mbas humbjes nje pjese e madhe e forcave demokratike kaluan kufirin shqiptar dhe u carmatosen .Armet ,nbuyk ishiin 72…sha ruse por italiane dhe gjermane.Kishte nje moment prekes..vajza dhe djem te rinj perpara dorezimit te armeve i puthniun dhe qanin.

    E treta..ne pergjithesi minoriteti grek u rreshtua ne luften antifashiste dhe kjo eshte merite edhe e kesaj popullsie por edhe e Frontit N.Ç.qe nbdryshe nga tiutistet i shikonte minoritetet si te barabarte me shqiptaret.

    E para…

  10. olimpia says:

    E katerta…Mero, mos bej bariun e dikurshem qe informacionin e merrte nga femijte qe i sillnin buken..Ti e di shume mire qe Greqia ,pavaresisht ndryshimeve te vogla,ka mbajtur dhe mban qendrim te njejte ndaj shqiptareve.Natyrisht kohet vitet e fundit kane rrjedhur ne favor te shqiptareve ,pavaresisht klases politike injorante dhe te korruptuar,ndoshta me perjashtim te Rames,..Por edhe ..progresisti…Cipras qe akoma nuk ka vene kravate,ishte shume i paqarte ndaj veprimit te terroristit grek ,kur tha qe …vendi ka dhimbje…Ai e di mire se fatkeqii vrare eshte produkt i klimes mesjetare qe sundon akoma shoqerine greke,se kisha dhe grupimet nacional fashiste kane ndikim te madh mbi shoqerine greke.Ne se perendimi ka ndare fene nga shteti qe mbas revolucionit francez ,bile ne Britani shteti drejton kishen anglikane,ne Greqine antare te BE dhe NATO..s vetem dje u arrit te behet nje gjysem ndarje e kishes nga shteti.Edhe shteti shqiptar i formar nje shekull pas atij grek ,ishte me iperparimtar se sa shteti grek.
    E pesta..Greqia gjate gjithe periudhes mbas luftes se dyte boterore deri ne mesin e viteve 70 ..te me nderprerje te vogla ka qene diktature ushtarake.Vetem mbas 30 viteve u lejua rikthimi ne Greqi i qindramijra demokrateve te larguar mbas luftes civile.Nderkohe jane miliardat e BE qe e ngriten Greqinbe nga varferia dhe mizeria.
    E gjashta…mos hidh vrer mbi heroizmin e Ushtrise kombetare,keshtu quhej atehere ,shqiptare qe me heroizem dhe sakrifica mbrojti cdo pellembe te tokes shqiptare.Natyrisht frikacake ,sic thua ti per babane tend,ka patur ne cdo ushtri.Duket qe ky gen te ka dhene edhe ty moralin e te shiturit per para,por kjo nuk mund te fshehe heroizmin e kufitareve te Vidohoves ,nje toge perballoi deri ne piken e fundit te gjakut disa batalione te agresoreve greke..Me brritjen ne front te forcave te Ushtrise u rimoren hapsirat e vogla te humbura nbderkohe qe qindra ushtare greke u vrane apo uy zune rob .E pra Mero, nuyk ishte nje loje ne sallat e lojrave por nje lyufte e vertete frontale ,me artileri, tanke aviacion dhe kembesori.Do te deshiroja qe dikush te ndihmonte per te realizuar nje film sipas tregimit te
    Kadarese Provokaconi.
    E fundit ,shpikja qe ben per vrasjen e ushtarakeve ne Peshkeppi eshte shume e ndyre dhe deshmon degjenerimin moral ,Mero.Po te ka mbetur nje qelize shqiptare publikoje komentin.Ne te kunderten vafsh ne sketerre.Je kthyer kunder Salut jo se ai eshte kriminel,porse do te shesesh gazeten pasi shumica eshte kunder Sali Gerdecit,mikutnme te ngushte te serbogrekeve.

  11. Dash says:

    Baze ,mjaft me diplomaci gati naive(them gati naive se ti i di shume mire gjerat) ,shtetit fondamentalist grek duhet vene kufi shpejt a vone, se sido qe te sillemi ne ata do kerkojne gjithmone me shume…..sa per dropullite te mire kush ka jetuar ne ate kohe ka njohur shume te tille,do te thoja shumica,personalisht kam pasur dhe kam shoke te mire nga dropulli,po ketu kemi te bejme me nje politike agresive te nje shteti qe ska lidhje fare me vlerat europiane te civilizimit bashkohor…nuk jam dakort me kete diplomaci te tepruar…..jam dakort vetem me mos futjen ne nje thes te gjithe popullates dropullite…

  12. huri says:

    Bravo.Shkrim brilant.Sikur ta kishim shkruajt ne kujtimet me minoritarët

  13. Ziggy says:

    Artikulli eshte botuar ne Greqi dhe autori ka permbyllur nje tregim te bukur me nje krehje falas grekeve. S’kishte asnje arsye te permbyllte kete tregim te shkurter ne ate forme. Shume e padrejte ndaj Fatmirit te trumpetosh cmendurine e ngjizur nga hallet e te vellait qe s’ka dere qe i zgjidh hallin. Fundja si mund te hakmerresh ndaj nje masakre te mbeshtetur nga nje popull i tere? Ku mund te kerkosh drejtesi per cfare i ka rene ne dere? Dhe vete autori e nenkupton kete ne cfare shkruan – dorezimin e Saliut dhe lirimin e vrasesve nga nje popull ne delir per “lirimin” e Vorio-Epirit.

    Mero, shite shtepine per nje kafshate buke. Je personazh publik, udhehiq moralisht per hir te gjakut e atdheut!

  14. Lee lee says:

    Mero shkrimi zemre .Nuk ka rendesi ca do komentojne mire apo keq.Se ske ca komenton ne nje realitet te vllazeris .Shqiperine Mero e bene shqiptaret bashke me minoritaret.Bashke e bene dhe bashke e mbrojten.Kam 5 kushurinje ne Veri qe jane martuar dhe kane familje .Baballaret e tyre atje vdiqen.Iken me 1956 se aty kishte nevoje atdheu .

  15. Pashai says:

    Të interpretosh atë ngjarje makabër të Peshkëpisë,ku është përfshirë drejtpërdrejtë Shteti Fashist “grek” me struktura,organizata e personazhe (të njohur e të lirë të livadhisin në Shqipëri) me orekse të qarta territoriale,si një ngjarje banale grabitjeje,vetëm një mëndje si e jotja mundet!

  16. ORIENT says:

    ..si tregim me pelqeu..,por greket nga qeveria Hoxha jane miretrajtuar..historia si realitet s’perkon, pasi me renien e komunizmit ,greket menduan se e kishin me te lehte ta merrnin jugun e shqiperise,pasi njerezit ishin ne ikje..,por gjithmone ka pjesetare,qe e tregojne ndryshe versionin e luftimit ne repart ..me pelqen menyra JUAJ per te qetesuar gjendjen,por jo ne disfavor..miti i greqise ra si permbajtje me perkushtimin ndaj nje çeshtje kriminale.,te shoqeruar nga tutore te agimit te arte apo eurodeputete??!… heshtja e qeverise sone me duket se nuk eshte aprovim ,por nje shvleresim i kesaj maskarade!..

  17. Saraqinti says:

    Njerez!
    Mblidhni mendjen!
    Jemi vellezer me minoritaret, dhe me greket! Secili, nga ne, ka ndonje xhaxha, mik, histori, nje mardhenie pune ose thjesht fqinj me minoritaret. Jemi bashke ne nje cope toke, qiell dhe diell. I kemi dhe na kane ndihmuar ne kohe te veshtira, te mos harrojme.

  18. BR says:

    z.MERO BAZE! Vetem tani, qe na bere me dije se paske nje xhaxha grek, do te kuptojm drejt shkrimet tua. Nuk do te habitemi me per qendrimin tuaj kaq indiferent ndaj politikave greke kundrejt Shqiperise. Eh sa ngjarje e perjetime te renda paten shqiptaret ne jugun e shqiperise por edhe ne vendbanimet e tyre kudo ne greqi…Po kush te shkruaj? Ti jo, dhe tani te kuptojm. Por perse na bere te prisnim kaq gjate ore?

  19. Blerim says:

    BLERO
    Mero,mire ben qe i fryn rruges se pajtimit dhe zbutjes se inateve Greko-Shqiptare sepse kjo i ndihmon te dy popujt Por,mua me duket se me kete “histori” te pa treguar ne detaje se si ta tha xhaxhi Mihali, nuk ke thene asgje se cfare ndodhi ne Peshkepi,dhe kjo duhet zbardhur deri ne fund.Ti nuk ke bere asgje pervec qe ke mbuluar kritikat e shkrimeve tua anti greke,por qe per mendimin tim i ke patur te drejta.Se perse po e dredh tani nuk po e kuptoj.Lutem a ke mundesi ta sqarosh ?
    Nuk kam asnje kundershtim qe lufta e kote per teritore shqiptaro-greke nuk e ndihmon bashkepunimin tone politiko-ekonomik pasi kufijte nuk i ndreqim ne dy shtete qe jemi vrima e fundit te kavallit Europian e boteror,e jo me disa grupe te cnendura grekesh te lojtur qe po i prishin pune minoritetit grek ketu tek ne duke i sjelle te armatosur duke shkuar per lesh.Jeta te cnendur,EPIRIN E VERIUT t’a harrojne. Nese do ndreqen ndonjehere padrejtesite e fuqive te medha te viteve 1879 dhe 1913,jo nga Greket e Shqiptaret,por nga fuqite e medha ,qe ne ato vite e kane dhjere kete pune,atehere Greket do ta qajne jo vetem Virio Epirin,por edhe Camerine deri ne Preveze,edhe pjesen lindore si Konicen,Kosturin etje me 1600 km katrore,Korfuzin e ishujt e Jonit. Ne jemi dy popuj te vegjel qe duhet te mos hame mut kot se koti se nuk na pyet njeri, prandaj t’i meshojme miqesise dhe jo armiqesise,se historikisht me shume kemi shkuar mire se sa keq.Varret e ushtareve greke ne Jugun tone nuk i ndihmojne kesaj miqesie,por jane nje varr i hapur per te dyja palet.Ata ushtare greke nuk kishte pse i sillnin ne Shqiperi e te vriteshin me Italjanet.Detyra e tyre ishte te mbronin kujijte e vitit 1913,e jo brenda truallit shqiptar se keshtu u kthyen ne pushtues,dhe si te tille duhen varrosur ne toroet greke,dhe jo ne ato shqiptare,sepse nje fjale e urte thote:- “ATY KU JANE VARRET,ATY ESHTE ATDHEU YNE.”. Ky eshte dhe qellimi i grekeve qe nxisin vellezerit tane minoritare per te cliruar VORIOEPIRIN, sepse aty paska varre ushtaresh greke. Kete loje makabre e kuptojne edhe femite.Ata gjeten shesh dhe bene pershesh me qeverite tona te djathta e te majta,qe nuk u ka intetesuar dhe asqe u intereson integriteti teritoirial i Shqiperise,por vetem qenia e tyre ne pushtet.Turp t’u vije !!!!

  20. HQ-18 says:

    Bravo Olimpia 👏

  21. NDAL ATENTATIT GRABITËS NDAJ SHQIPËRISË ..W.P 1946 says:

    Zoti Mero e ke lene rrugen e zotit ( lexo FAN NOLIT)
    Ky artikull ka nje te mire te vockel qe predikon fryme pajtimi & mirekuptimi por nga ana atdhetare eshte minus i madh pa u futur ne poshtrimin qe i ben luftes te shqiptareve per mbrojtjen nga agersioni greko-amerika-anglez ne 1949..qe eshte hesap tjeter
    .
    Jam me nje mendje me komentuesin ‘olimpia” te cilin e falenderoj per frymen e tij atdhetare dhe realiste. dhe Gaz Kapllanin per artikullin e tij ne kete rast
    ………………..
    Nuk na vjen e keqja nga pseudo-shteti grek por nga mbeshtetja qe kane dhene ne kohe te ndryshme Rusia-Anglia dhe se fundi Amerika ku kjo e fundit jo se do greket por ja ka nevojen pozicjonit super- strategjik te Greqise por dhe nuk ja prish lobiti greko-amerikan qe arriten me Jorgo Koken (tenetin) deri ne maje te sherbimeve inteligjente
    ..
    Mjafto te kujtojme nje figure te fuqishme proshqiptare ne Amerike ( per kortezi nuk po ja permend emrin) i cili tha para dy vjetesh:
    NUK E KUPTOJ POLITIKEN AMERIKANE QE REALSIHT JANE ME SERBIN DHE GREKUN NE DISFAVOR TE SHQIPERISE NE NJE KOHE QE NE 11 SHTATOR 2001 SHQIPTARET SHPALEN ZI KURSE GREKET & SERBET HODHEN FISHEKZJARRE
    .
    materiali me poshtem eshte me aktual sot se ne 1946 kur dhe amerikanet dhe anglezet ishin me greket kunder Shqiperise

    Washington Post….1 march 1946
    NE VEND TE HYRJES

    NA FALNI PER MATERIALIN E GJATE
    POR ESHTE “LAKMUESI” ME I MIRE PER TE ZBULUAR
    SE AMERIKA DHE ANGLIA
    NUK KISHIN LUFTE KUNDER KOMUNIZMIT
    POR PER TE REALIZUAR
    ATE QE I KISHIN PREMTUAR
    GREKEVE DHE SERBEVE

    Washington Post….1 march 1946

    .
    Materiali i meposhtem tregon se Greqia here hapur dhe here fshehur ka perkrahje nga Amerika dhe Be shume me teper se Shqiperia per aresye gjeostrategjike…

    ****.
    NDAL ATENTATIT GRABITËS NDAJ SHQIPËRISË
    .
    .
    (Çarles C. Hart, ish-diplomat i SHBA në Shqipëri
    në kohën e Zoogut (1925-1929),
    lufton me dy artikuj kundër miratimit
    të një rezolute thellesisht antishqiptare
    të përfaqsuesit Komisionit të jashtëm të Senatit Amerikan, Claude Pepper në vitin 1946.)

    LETRA E PARË

    “Uashington Post” më 1 mars 1946

    I dashur senator Pepper,

    Keni shpallur se do të bëheni mbrojtës i fushatës për drejtësi të Komitetit Grek, i cili lufton për kërkesat greke të reparacioneve kur do të bëhen traktatet e paqes me shtetet e Ballkanit…

    Këtë lëvizje të drejtësisë për Greqinë e polli C. Diamantopulos, ambasadori grek në Uashington, njëherazi kryetari i makinës së propagandës së organizatës imperialiste greke në Shtetet e Bashkuara…

    Unë çuditem, senator Pepper, në qoftë se ju e kuptoni që një pjesë e madhe e kërkesës së reparacioneve greke është e drejtuar Italisë, për të cilën qeveritë në Uashington dhe në Londër janë munduar për dy vjet ta shkarkojnë nga çdo përgjegjësi për shkatërrimet që ka sjellë në Shqipëri, Jugosllavi, Etiopi dhe Greqi… Ju thoni, senator, se drejtësia për Greqinë ka katër qëllime, dhe i treti ndër ta është ‘Kthimi i Epirit të Veriut Greqisë’.

    Kjo deklaratë arrin të thotë që të vuloset që tani një atentat ­grabitjeje kundër Shqipërisë së varfëruar, për të cilën Greqia ka 32 vjet që përpiqet. Ky i ashtuquajturi Epiri i Veriut është tani Shqipëria e Jugut, e cila mban në gjakun jetësor ekonomik atë vend të vogël dhe kërkesa ka qenë gjithnjë kaq qesharake saqë është dhënë vendimi kundër Greqisë tri herë me radhë.

    Në gushtin e 1923, Lidhja e Kombeve dërgoi një mision në Greqi për të përcaktuar në vend kufirin greko-shqiptar. Të gjithë anëtarët e atij misioni, katër italianë dhe një përkthyes shqiptar, u vranë pa mëshirë ditën që arritën në Greqi. Një mision pasardhës caktoi kufijtë e sotëm, të cilët u miratuan nga Lidhja e Kombeve. Këtë herë, një metodë më e qytetëruar po përdoret duke iu zëvendësuar juve dhe shumë nga kolegët tuaj në vend të dorës së vdekjes që u përdor kundër misionit të pafat në 1923.

    Qeveria greke nuk i kapi kurrë vrasësit, duke treguar kështu fajësinë e saj dhe për këtë i pagoi Italisë një milion dollarë si një idemnitet punitiv për këtë krim. Përveç një kohe të shkurtër prej disa muajve më 1914, ky i kështuquajturi Epir i Veriut, nuk ka qenë kurrë pjesë e Greqisë që 600 vjet e këtej. Indianët e Amerikës kanë tani tepër të drejtë të kërkojnë Virxhinian ose çdo shtet tjetër të Shteteve të Bashkuara ku kanë jetuar 300 vjet më parë.

    Meqenëse kërkesa greke bazohet në fakt në gjeografinë e vjetër, është interesante ta dimë se Straboni, një nga autoritetet më të mëdhenj mbi Greqinë e Vjetër (lindur në 64 para Krishtit), na thotë se epirotët nuk flisnin greqisht, por ilirisht, që do të thotë se ata nuk ishin aspak grekë, por shqiptarë.

    Grekët që kanë kërkuar përkrahjen tuaj, senator Pepper, janë kryesisht monarkistë grekë në Shtetet e Bashkuara të udhëhequr nga Diamantopulos, të cilët shpresojnë që të rivendosin në fron Mbretin Gjergj, muajin që vjen, pa marrë parasysh protestat e shumicës së qytetarëve grekë.

    Për të fituar simpati për Greqinë në përpjekjen e saj për të grabitur Shqipërinë e Jugut, z. Diamantopulos flet pa kursim se Shqipëria e ka shitur pavarësinë e saj në 1939, si përfundim i dallavereve të shumë viteve me Musolinin.

    Konferenca e Ambasadorëve, një simultare e Lidhjes së Kombeve, e shiti për herë të parë Shqipërinë në 9 nëntor 1921, kur votoi që ta bënte këtë vend virtualisht një protektorat të Italisë, pa marrë parasysh faktin se Shqipëria qe një anëtare e rregullt e Lidhjes së Kombeve dhe që kish kështu të drejtën e sigurimit nga Lidhja e Kombeve.

    Shqipëria e injoroi atë vepër gjer në qershor të vitit 1926, kur Musolini i kërkoi qeverisë shqiptare që të nënshkruante një dokument për pranimin e protektoratit.

    Qeveria shqiptare, për të fituar kohë, thirri ministrin britanik, amerikan, frëng dhe jugosllav, duke i informuar se vetëm 24 orë afat kish përpara se të vinte nënshkrimin. Ministri britanik, duke i keqkuptuar instruksionet e tij, protestoi kundër këtij demarshi italian dhe për fatin e tij të keq u thirr nga Austin Chamberlain, ministri i Punëve të Jashtme, i cili pranoi se veproi në këtë mënyrë, për të marrë me të mirë Musolinin.

    Si ministër i Amerikës në Tiranë, në atë kohë, unë e dëgjova këtë histori të kërkesës italiane dhe thashë se do ta raportoja në Uashington. Por, në mbarim të Luftës së Parë Botërore, duart e qeverisë sonë qenë të lidhura nga politika izolacioniste që kish vendosur Senati, i cili e përbuzi konventën e Lidhjes së Kombeve. Po kjo politikë e ndaloi Presidentin Ruzvelt që të merte masa drastike kur Musolini pushtoi Etiopinë.

    Jugosllavia dhe Franca nuk bënë asnjë veprim, dhe Shqipëria, pa një ndihmë të jashtme, iu dorëzua me padashje Italisë në një traktat që u bë në nëntor të 1926-s, i cili përgatiti udhën e invazionit italian 13 vjet më vonë.

    Duke e akuzuar Shqipërinë se i është shitur armikut, z. Diamantopulos, organizatori i lëvizjes Drejtësi për Greqinë, qëndron në një tokë që lëviz. Ai është në Uashington nën patronazhin e Mbretit Gjergj.

    Tani, senator, dëgjo!

    Kredoja jote në jetën publike ka qëndruar gjithnjë në një besim të deklaruar te vullneti i popullit. Përpara se të shkoni thellë, duke përkrahur kërkesat greke, unë ju sugjeroj të merrni vesh se ç’ndiejnë grekët për punën e një plebishiti në Shqipërinë e Jugut, të cilën ata me dhelpëri e quajnë si Epir të Veriut.

    Për shekuj me radhë Shqipëria e Jugut ka qenë e populluar në mënyrë mbizotëruese nga shqiptarë, dhe Korça, qyteti i dytë më i rëndësishëm i Shqipërisë, të cilën grekët e kërkojnë si një dhuratë speciale, është pothuajse ekskluzivisht shqiptare në popullsinë e saj.

    Udhëheqësit reaksionarë grekë kanë heshtur me dashje në çështjen e një plebishiti. Pyetini se ç’mendojnë për një punë të tillë. Miqtë amerikanë të Shqipërisë nuk kanë asnjë frikë nga vota e popullit të Shqipërisë së Jugut.

    “I dashur senator Pepper,

    T’ju shkruaj juve, senator, u bë një zakon, kështu të jesh i përgatitur se ke për të dëgjuar nga unë gjersa ju keni për të treguar interes në qëllimet grabitëse të grekëve që duan të rrëmbejnë pjesën më të pasur të Shqipërisë. Kam përpara meje një kopje të rezolutës të paraqitur më 19 shkurt, me anë të së cilës kërkohet kthimi i “Epirit të Veriut” (duke futur brenda dhe Korçën), Greqisë.

    Disa muaj më parë kam dhënë në këto shtylla një histori të shkoqitur të rezolucionit tuaj, por riparaqitja e tij nga ana juaj më detyron që të bëj një përsëritje.

    Rezoluta juaj na kujton dredhinë politike të Henry C. Lodge, i cili thoshte se ishte duke vepruar në emër të disa zgjedhësve grekë në rrethet e Massachusetts. Ai pohoi injorancën e tij mbi këtë çështje, kur tha se nuk dukej se kishte ndonjë kundërshtim.

    Rezoluta juaj nuk ndryshon as edhe një fjalë ose rrokje nga rezoluta e Lodge-it që u aprovua nga Senati më 20 janar 1920, ku nuk qe bërë apeli i senatorëve të pranishëm. Ai që kryesonte mbledhjen, tha vetëm, “Meqenëse s’ka ndonjë objeksion, rezoluta miratohet”. Në atë kohë në sallë kish vetëm pesë senatorë duke qenë se edhe senatori Lodge në atë çast mungonte në sallë.

    Ato kohë Shqipëria nuk kish miq në këtë vend dhe për amerikanët Shqipëria nuk ekzistonte si shtet. Prandaj nuk kish asnjë zë që të kundërshtonte dredhinë e Lodge-it. Rezoluta e senatorit Lodge nuk kishte fuqinë e ligjit sikundër do të kishte juaja. Zoti Lodge pranon se ai mocion qe një dhuratë për votuesit grekë.

    Shqipëria u njoh nga qeveria jonë më 1922 dhe një rrymë e madhe emigrimi shqiptarësh filloi. Një fakt interesant është se një e treta e atyre emigrantëve janë tani banorë në shtetin Massachussetts. Shqipëria ka tani mijëra miq në Amerikë, të cilët janë të vendosur që t’i jepet drejtësia atij vendi të vogël.

    Në “Uashington Post” më 1 mars, kam treguar se imperialistët grekë kanë qenë mundur tri herë në përpjekjet e tyre të fëlliqura që të rrëmbejnë një pjesë të Shqipërisë. Tani unë ju tërheq edhe njëherë vëmendjen për faktin se kufiri i sotëm shqiptaro-grek u miratua nga një komision ndërkombëtar zyrtar dhe u aprovua nga Lidhja e Kombeve.

    Grekët kërkojnë Korçën. Përse?

    Në rezolutën tuaj, senator Pepper, imperialistët grekë kanë bërë të gjitha përpjekjet që të specifikojnë që Korça, qyteti më i përparuar i Shqipërisë përveç Tiranës, kryeqytet, t’i jepet Greqisë. Grekët besojnë se Korça ka mundësinë të bëhet fillimi i një qendre metropolitane nga më të mëdhatë e Evropës Jugore dhe këtu kanë të drejtë…

    Ka vetëm një grusht grekër në popullsinë e saj shqiptare. Është për t’u shënuar se Korça është qyteti më proamerikan në botë jashtë Shteteve të Bashkuara përveç posedimeve ishullore. Ndërkohë, më tepër se gjysma e popullsisë ka qenë në Amerikë dhe një pjesë e madhe ka marrë nënshtetësinë amerikane.

    Një atmosferë amerikane përshkon qytetin. Qytetarët janë progresistë dhe përpiqen të bëjnë çdo gjë sipas modës amerikane, ata janë luajalë në radhë të parë kundrejt vendit të tyre dhe në radhë të dytë kanë besim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumë nga korçarët e sotëm kanë lindur në Amerikë dhe kanë vajtur në Korçë si fëmijë. Ndërsa prindërit vinin të shihnin familjet e tyre, pa u kujtuar se lejet e tyre kishin kaluar dhe e humbën nënshtetësinë amerikane nga ndryshimi që u janë bërë ligjeve tona të emigrimit.

    Senatori Pepper, mendoje prapë këtë punë.

    A do t’i linit juve gjithë këta shqiptaro-amerikanë nën zgjedhën greke? Nuk mund të ketë gjë më tragjike se kjo. Greqia është një komb tregtarësh. Më tepër se 40.000 shqiptarë banojnë tani mjerisht në guvernatoratin grek të Janinës, ku popullsia shqiptare është mbizotëruese. A do të pranoni që për hir të atyre shqiptarëve të ketë një plebishit në Janinë?

    Komiteti i rëndësishëm i Senatit që ju kryesoni ka përpara një rezolutë (Rezoluta 82), që t’i jepet Greqisë imperialiste dhe grabitqare titulli mbi një të katërtën e popullsisë së Shqipërisë dhe një të pestën e burimeve agrare më të pasura të vendit. Meqenëse Greqia nuk e ka patur të sajën tokën në posedim në 500 vjet e këtej, a nuk do të mendoni që Shqipëria, në të cilën ajo tokë bën tani pjesë, ka të paktën aq të drejtë të plotë sa ka dhe populli juaj për shtetin e Teksasit (Texas)? Shqipëria e Jugut, të cilën Greqia kërkon të marrë, është e populluar në mënyrë mbizotëruese nga shqiptarët, sikundër dhe Texas-i është i populluar nga teksanë. Të lutem, mbaji këto gjëra në mend në qoftë se rezoluta 82 e Senatit vjen që të shqyrtohet përpara komitetit tuaj.

    Një herë në të shkuarën ti dhe unë takoheshim dendur, Senator, dhe unë isha kryelartë për këtë njohje.

    Korrigjimet e vogla në Shqipëri kanë për qëllim që t’i vjedhin këtij vendi një të katërtën e popullsisë dhe një të pestën e tokës së saj më të mirë dhe që të bëjnë 230.000 shqiptarë në mes të të cilëve 150.000 muhamedanë, si skllevër.

    Grekët nuk mund të thonë se shumica e popullsisë së tokës që bisedohet është e përbërë nga grekë. Jo, dhe ata heshtën në çështjen e plebishitit dhe për arsye të mira. Le të përsëritet dhe një herë, toka që kërkohet nuk ka qenë e Greqisë që 600 vjet e këtej, vetëm rastësisht për një kohë të shkurtër në 1914. Sipas më të mirit autoritet mbi Greqinë e vjetër, populli i Shqipërisë së Jugut (i cili quhet me dinakëri si Epir i Veriut nga grekët) nuk ka qenë grek dhe as që ka folur ndonjëherë greqisht.

    Zoti Uelles, ju dhe senatori Pepper, që kini marë përsipër çështjen e imperialistëve grekë, natyrisht pa djallëzi, mund të kishit shpëtuar nga ky gabim sikur të kishit pak kulturë klasike. Dëgjoni: Virgjili ka thënë: “Unë i kam frikë grekët, edhe kur të japin dhurata”. Euripidi, vetë një grek, ka thënë: “Mos i zë besë një greku”.

    Unë e kam vizituar shumë herë Greqinë dhe këto pikëpamjet e mësipërme nuk i pranoj për sa i përket karakterit mesatar grek. Po s’ka dyshim se Virgjili dhe Euripidi, duke përfaqësuar kulturën më të lartë të kohës së tyre, kanë njohur tipin e grekut-reaksionar, imperialist dhe monarkist, si ai që ka mbushur senatorin Pepper dhe juve me rrëfime të shtrembëruara përsa u përket kërkesave greke.

    Këta grekë, mjeshtër të intrigave, kanë qenë të kujdesshëm që t’u mos ua tregojnë më as juve, as senatorit Pepper, kërkesat e plota të Greqisë, të cilat në letër do të bënin njerinë të besonte se pjesa më e madhe e gjysmës perëndimore të hemisferës së lindjes, ka qenë krijuar vetëm për Greqinë. Këtu imperialistët do të donin të ndryshonin ndoshta dhe versionin e parë të gjenezës së parë (të Biblës – K.F.): “Në fillim Perëndia krijoi qiellin dhe tokën për Greqinë”. Dhe ata nuk u kanë thënë juve se kërkojnë njëmbëdhjetë miliardë dollarë si reparacione.

    Greqia, një herë djepi i artit dhe i kulturës, nën udhëheqjen e imperialistëve të uritur, është bërë tani një shesh smire dhe lakmie që kërcënon paqen e botës. Lufta e Parë Botërore filloi në një vend më të vogël se Greqia. Këta grekë tokë-grabitës, u pëlqen që ta quajnë Shqipërinë si një shtet muhamedan të vogël, të ndyrë, barbar dhe si vend brigantësh.

    Le të më lejohet të them se Shqipëria në 50 vjet e këtej nuk ka prodhuar as një shembull brigandazhi kaq të poshtër, kaq të djallëzuar sa vrasja më 1923 në Greqi e Misionit zyrtar të Lidhjes së Kombeve që ishte dërguar të përcaktonte në vend kufijtë greko-shqiptarë.

    Edhe një fjalë të fundit, senatori Pepper.

    Zhvishuni nga këshillat dhe nga shoqëria e reaksionarëve të mashtruesve imperialistë dhe monarkistë që duan t’u bëjnë juve udhëheqës në grabitjen e një vendi të vogël dhe pa mbrojtës, që ka qenë viktimë e njerëzve dhe e kombeve të këqij për 3000 vjet e këtej”. (Uashington Post, 11 mars 1946).
    .
    Epilog
    Nga me siper del se jo vetem ne Europe por dhe ne Amerike ka zyrtare amerikane qe jane pro greqise (serbise) dhe kundra shqiperise dhe anasjelltas.Me cfare k andodhur pas 1992 besoj qe proshqiptaret ne amerike & europe jane me te pakte ne numer….pamvaresiht nga tullumbacet qe degjojme.
    .
    Ajo qe ndodhi ne 1945-1946 ne kete beteje midis nje amerikani fisnik si Çarles Hart dhe nje zyrtari amerikani progrek si senatori Claude Pepper per fat te keq ndodhi dhe pas 1991..dhe po vazhdon sot me janullen- varrezat dhe kete detin e Pashait Myslym qe eshte mire te gjeje se kush jane sot atje ne Washington ato senatore si ky Peperi i 1946….
    .

    Ku ta gjejme sot nje Çarles C. Hart
    , kete ambasador amerikan
    qe ju kundervu shtetit te tij
    per pislleqet me Shqiperine
    ne favor te grekerve??

  22. Alban Hamzai says:

    Shkrim kuptimplote nga nje mendje evropiane .Urime z.Mero! Te tilla shkrime duhen,pasi njerezit nuk njohin shume gjera . Shume te tjere do te te shajne .Por populli thote :Ne fshatin e te marreve ,I urti eshte I cmendur. Por nuk prish pune . Do te vije ora qe keta te marre te shpelajne mendjen nga kungullizimi qe u kane bere dhe te mesojne te vertetat. E verteta mund te mos te beje te pasur,por te ben te lire. Dhe shqiptaret kane nevoje per lirine e se vertetes. Ne Kohen kur sundon genjeshtra ,dhenia e se vertetes eshte gjest revolucionar .Edhe nje here urime ! Ju lutem botoni komentin tim!

  23. Ar says:

    Te nxitesh vellazerine e mire midis 2 popujve eshte argjent. Por te tregosh te verteten e politikes greke ndaj Shqiperise eshte AR. Apo jo Mero.

  24. Thoni te verteten. says:

    Te lumte Olimpia..Eshte e vertete per cfare thua per kufitaret e Vidohoves.Posta e Vidohoves eshte dekoruar per heroizmin qe kane treguar kufitaret e Vidohoves.Atje ka rene dhe daja i babait tim si nje hero.Eshte dhe nje liber qe flet per te.Shteti shqiptar e ka per detyre ti shkoje deri ne fund ngjarjes se Peshkepise.

  25. Blerim says:

    BLERO
    Mero,mire ben qe i fryn rruges se pajtimit dhe zbutjes se inateve Greko-Shqiptare sepse kjo i ndihmon te dy popujt Por,mua me duket se me kete “histori” te pa treguar ne detaje se si ta tha xhaxhi Mihali, nuk ke thene asgje se cfare ndodhi ne Peshkepi,dhe kjo duhet zbardhur deri ne fund.Ti nuk ke bere asgje pervec qe ke mbuluar kritikat e shkrimeve tua anti greke,por qe per mendimin tim i ke patur te drejta.Se perse po e dredh tani nuk po e kuptoj.Lutem a ke mundesi ta sqarosh ?
    Nuk kam asnje kundershtim qe lufta e kote per teritore shqiptaro-greke nuk e ndihmon bashkepunimin tone politiko-ekonomik pasi kufijte nuk i ndreqim ne dy shtete qe jemi vrima e fundit te kavallit Europian e boteror,e jo me disa grupe te cmendura grekesh qe po i prishin pune minoritetit grek ketu tek ne duke i sjelle te armatosur per te shkuar per lesh.Keta te cmendur,EPIRIN E VERIUT t’a harrojne. Nese do ndreqen ndonjehere padrejtesite e fuqive te medha te viteve 1879 dhe 1913,jo nga Greket e Shqiptaret,por nga fuqite e medha ,qe ne ato vite e kane dhjere kete pune,atehere Greket do ta qajne jo vetem Virio Epirin,por edhe Camerine deri ne Preveze,edhe pjesen lindore si Konicen,Kosturin etje me 1600 km katrore,Korfuzin e ishujt e Jonit. Ne jemi dy popuj te vegjel qe duhet te mos hame mut kot se koti se nuk na pyet njeri, prandaj t’i meshojme miqesise dhe jo armiqesise,se historikisht me shume kemi shkuar mire se sa keq.Me kete rast dua te falenderoj popullin grek per mikpritjen qe i ka bere 800 mije shqiptareve ne vitet e para te demokravise shqiptare duke i trajtuar vellazerisht.Ne nuk e harrojme te miren,por as te keqen.Jeshtu varret e ushtareve greke ne Jugun tone nuk i ndihmojne kesaj miqesie,por jane nje varr i hapur per te dyja palet.Ata ushtare greke nuk kishte pse i sillnin ne Shqiperi e te vriteshin me Italjanet.Detyra e tyre ishte te mbronin kujijte e vitit 1913,e jo brenda truallit shqiptar se keshtu u kthyen ne pushtues,dhe si te tille duhen varrosur ne teritorin grek,dhe jo ne ate shqiptar,sepse nje fjale e urte thote:- “ATY KU JANE VARRET,ATY ESHTE ATDHEU YNE.”. Ky eshte dhe qellimi i grekeve qe nxisin vellezerit tane minoritare per te cliruar VORIOEPIRIN, sepse aty paska varre ushtaresh greke. Kete loje makabre e kuptojne edhe femite.Ata gjeten shesh dhe bene pershesh me qeverite tona te djathta e te majta,qe nuk u ka intetesuar dhe asqe u intereson integriteti teritoirial i Shqiperise,por vetem qenia e tyre ne pushtet duke shitur edhe Canerine martire.Turp t’u vije !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *