Përse Ilir Meta, do të shkarkojë presidentin Meta?

13 Nëntor 2018, 19:31Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Përpjekja e presidentit Ilir Meta për ta vazhduar betejën kundër dekretimit të Sandër Lleshit, si betejë ligjore, pasi pranoi të humbasë betejën për shkak të “bindjeve” të tij, është një hap para i betejës finale, kur ai do ta refuzojë atë për arsye politike, çfarë është në të vërtetë arsyeja e gjithë këtij debati të panevojshëm.

E vetmja gjë e qartë në këtë histori, është që Presidenti është përfshirë në betejën politike në vend, duke humbur neutralitetin e nevojshëm që i siguron atij detyrimin për të qenë përfaqësues i unitetit kombëtar.

Në rastin konkret, Presidenti është bërë palë qysh me deklaratën e tij të parë, kur quajti pushtetin e Edi Ramës “pushteti i Sekretarit të Parë”. Nga ky moment e pas, ai vetëm po përpiqet ta mbajë ndezur debatin, dhe të forcojë rolin e tij si palë në këtë debat.

Kalimi i tij nga raundi i parë, kur e refuzoi për shkak të binjdeve të veta, në raundin e dytë, kur pretendon se është i paqartë për 14 pika, është thjeshtë përpjekje për ta mbajtur krizën hapur.

Një President që vendos të mos e dekretojë për shkak të bindjeve, nuk ka pse e pranon kërkesën e dytë dërguar nga kryeministri, pasi e mbyll me mosdekretimin e tij në heshtje.

Fakti që presidenti Meta e pranoi ridërgimin e kërkesës nga kryeministri, hedh poshtë betejën e tij të parë, për shkak të bindjeve, dhe bën qesharake gjithë arsyet e dyta të paraqitura prej tij.

Por krye-arsyeja që ka paraqitur, është totalisht e papranueshme dhe shkarkon vetë Ilir Metën nga detyra e Presidentit.

Është fjala për debatin se kur duhet të dorëhiqet nga funksionet, dikush që zgjidhet në një post, i cili nuk përputhet me pozitën tënde aktuale.

Në këtë rast, zoti Meta thotë se Sandër Lleshi, nuk mund të bëhet minister, pasi është ende gjeneral me gradë.

Nëse kjo do të ishte një kusht juridik, atëhere zgjedhja e Ilir Metës si President, është e paligjshme, pasi ai është zgjedhur President, duke qenë kryetar partie, dhe akoma më keq, ka bërë fushatë elektorale agresive, duke kërcënuar gati si bandit.

Nëse do të pranojmë tezën e tij për Sandër Lleshin, që duhet të dorëzonte gradat para kandidimit, në një funksion tjetër, atëhere ai vetë duhet të pranojë se është një President i paligjshëm

Si kandidat për President, për të shmangur papajtueshmërinë me detyrën, “Presidenti i Republikës”, përpara se të zgjidhej në detyren e kreut te shtetit, duhej:

– Të jepte dorëheqjen nga funksioni i deputetit, sepse ka votuar për veten e tij;

– Të jepte dorëheqjen si kryetar partie, sepse ka papajtueshmëri;

– Të mos bënte fushatë elektorale si President i zgjedhur.

-Të frenonte dëshirën e gruas për t’u bërë dhe kryetare formale e LSI, pasi “Zonja e Parë” është funksion i rregulluar me ligj dhe zëvendësohet kur divorcohesh, ose vdes.

Në kohën e zgjedhjes, por edhe pas zgjedhjes nga Kuvendi, ai i ka gëzuar këto funksione, deri në momentin e betimit.

E njëjta situatë ndodh edhe me ministrat. Ata emërohen dhe në momentin e miratimit nga Kuvendi, por përpara betimit, duhet të mos jenë në këto funksione. Ky është kuptimi i shmangies së papajtueshmërisë dhe parandalimit të konfliktit të interesit, me të cilën presidenti Meta ka nisur raundin e dytë të betejës kundër dekretimit të Sandër Lleshit, ministër i Brendshëm.

E ka nisur me një precedent që e shkarkon atë nga President.

Pas kësaj, më e ndershme do të jetë që presidenti Meta të hyjë në raundin e tretë të betejës së tij, që është dhe beteja e vërtetë.

Të thotë nuk dua ta shkarkoj dhe t’i bëjë thirrje opozitës të djegë mandatet, duke mos shkelur më në Kuvend, nëse Edi Rama e mban atë ministër.

Kjo është një arsye më e fortë politike, se sa këto që gjejnë përditë, jo heqja e shqiponjës, jo prishja e shtëpive, jo deklaratat e Abdulajve etj.

Kështu do të kemi një lider real opozite në karrigen e kreut të shtetit, në shkelje të Kushtetutës. Dhe mund të kemi realisht përse të debatojmë lidhur me ata që duan të mbrojnë Kushtetutën.

16 komente në “Përse Ilir Meta, do të shkarkojë presidentin Meta?”

  1. Malsia e Madhe says:

    Analize e sakte dhe shteruese.
    Tanime nuk ka me dilema qe Shqiperise se gjore po i pergatiten kurthe te reja, apo situata te rrezikeshme qe mund te hedhin ne hava te gjitha perpjekjet serioze qe kane bere njerez serioze e te ndershem per te arritur deri ketu, perkunder tere atyre fatkeqesive qe i jane shkaktuar Shqiperise here pas here nga 1991 e deri me sot, ku ka pjesen e vet edhe Ilir Meta, deri me tani Presidenti me i papergjegjshem dhe nje nder me te rrezikshemit qe ka pjelle ky tranzicion.
    Fale vemendjes se shtuar Amerikane e Europiane, qe me ne fund po e kuptojne thellesisht realitetin e hidhur shqiptar, Shqiperine, me besim tek Zoti, nuk do te mundet ta hedhi me askush ne gremine si me pare.
    Populli eshte i vetedijeshem se pavaresisht veshtiresive, po behet Shtet dhe ka goxha perparime ne perballjen me tere kategorite e KRFIMINELEVE E GRUPEVE TE ORGANIZUARA KRIMINALE ME KOLLARE.

    1. Nexhat says:

      O Mero g,Baze te pikuan te tere floket duke pritur si daci qe i shkonte mbrapa dashit qe mos i bien te varmet. Oh mor i shkrete te kishin qene budallenjenuk ishin be kryeministra e president.Ata kane mbuluare gjurmet per ate qe kane bere, dhe ky qe qeverise tashi eshte me i felliqure se ata, prandej mos mbaje shprese po mer ato leke qe ti japin( dije qe jane leke droge) dhe nuk do te bejne mire.

  2. Pesimisti says:

    Mero vellai gabon rende qe do te perdoresh llogjike me Like floririn. Likja e ka vene koken ne rroten e trenit qe diten e videos se famshme, por Rama si mashinist i rene ne dashuri me shahun, pret te mbaroje lojen e shahut, qe te kujtohet qe Ilir Meta ka shkarkuar Presidentin Meta. Iliri megjithese nje shtangist ka arritur qe ta kuptoje mire Ramen. Ai e di qe Rama asnjehere nuk do shtypi gazin nga frika se koka e Ilirit do pellcase si kungull. Rama eshte artist dhe nuk e pelqen ngjyren e kuqe. Ne keto labirinthe duhet kerkuar e verteta zoti Mero dhe jo ne llogjike. Me e shumta qe ti kerkosh Like floririt eshte llogjika e hajdutit. Duke qene se sic duket ju zoti Mero nuk I njihni mire hajdutet, mundoheni ti spjegoni Ilirit situaten sipas llogjikes njerzore. Kjo eshte gabim. Shqiperia zoti Mero eshte bere kuje e sokellime.

  3. TOMORI SHBA says:

    Falemnderit zoti Mero, qe , si askush tjeter, jini i vtmi analist, qe me shifra, fakte te bazuara ne ligje, kushtetut, i tregoni vendin gjithekujt, qe , ka shkelur ligjin, kushtetuten, sic esht rasti i zotit Meta, qe ne cilesin e kryetarit te shtetit, jan konstatuar me shum se dy shkelje kushtetuse.
    E para esht kur, parlamenti e miratoi si president i Republikes, ndrekoh, ky zoteri, sdha dorheqjen nga posti i kryetarit te LSI, perkundrazi veshi kostumin e presidentit, pa dekretuar ish presidenti Nishani, nderkoh qe cfrytezone priviligjet e presidentit te republikes dhe bente fushat agresive, kercenuse, duke u shoqeruar nga eskorta e gardes se republikes.
    Miratimi i zonjes Vitore tusha, si kryetare e KLSH, nderkoh qe zonja Vitore ska dhen dorheqjeb nga posti i gjukates se lart, njelloi si Sander LLeshi qe siesht hequr grada e gjeneralit. Esht e vertet se zoti Meta , me keto veprime ka shkarkuar vetvehten. Ka shkelur ligjin e shenjt Kushtetuten e Republikes te SHqiperis.

  4. Dje thashe qe duhet te jesh budalla qe te mos kuptosh qe ilir floriri po ben cmos qe te bjer qeveria dhe monika cizmja te vij ne pushte dhe partia familjare private ti ket te dyja poste dhe te vjedhin sa te duan.
    Ne vend te vargjeve Shqiperin e mori turku duhet thene :Shqiperin e moren mutret dhe i vune zjarr…..

  5. "BOHOTINA" says:

    ZOTI MERO! Si zakonisht i sakte. Ne pergjigje te shkrimit tuaj do te shpegohem me nje poezi per kete bande qe ka 28 vjet qe na ka marre frymen. Kjo eshte botuar si vjershe e pare ne vellimin tim te 12 me titull. TRISHTIM ME HESHTJEN me rreth 110 poezi.

    SI FILLIM

    Në këtë tufë vjershash ndoshta s’ ka lule-manushaqe
    po shqetësime të sinqerta që vlojnë diku në shpirt,
    s’ janë këngë tallava e as imitime budallaqe
    që nëpër ekrane me bujë po na mbytin çdo ditë.

    Më ther në zemër për këtë Atdheun tim të bukur
    brengën që më brengos me juve desh ta ndaja,
    në vend që të fluturonim në qiellnajë si flutur
    baresim kuturu rrugëve e rrallë nëpër maja.

    Për njerëzit më duket bëra një libër të sinqertë
    se ju më jeni porsi lule e pastër në pranverë.
    Për vjershat kam besim se prapë do jeni të vërtetë,
    ndaj u lutem, vërejtjet mos m’ i kurseni asnjëherë.

    Më dhemb vendi, nga thelbi i zemrës ju përshëndes
    ky është takim i ri, me poezi po u shtroj sofrën,
    sepse ëndërr kam që Shqipëria jonë në univers
    të më ndrijë si Skënderbeu kur mbrojti Europën.

    Është e fundit kjo tufë me vjersha, që desh e grisa,
    nuk më bën zemra, të këndoj vuajtjet që heq atdheu.
    S’ mund të kem mirësi për atë dyshen Nano-Berisha,
    zot, për ta pse s’ më dhe atë forcën që kish Anteu?!..

    Ata kanë njëzetë e pesë vjet që na morën zvarrë
    sa popullit në tru ia jepte kjo famëkeqe dyshe,
    se vendin e bekuar dhe brilant bënë për të qarë,
    në histori për mafiozët s’ ka si të flitet ndryshe.

    Ata herët kërkuan të futemi në Europë
    birbot që në hapat e para na hodhën hi syve.
    Në të vërtetë vendin e zhytën më keq në gropë
    ne fakirët tani u falemi më kot perëndive.

    E kjo pari që mashtrimi të mos u dilte sheshit,
    prodhuan veç fjalë hipokrite për të bukurin vend;
    aq sa popullit prej tyre i dhembte daullja e veshit
    nga psikoza tani s’ ka mjek të na shërojë nga mendt.

    Dhe ne heshtëm pa mbarim para parisë së dështuar
    lejuam krimin e llahtarshëm të këtyre bandave,
    duke humbur vite e dekada, jemi të vonuar,
    kaq gjatë u bëmë përkulje këtyre të marrëve.

    Kapur nga klane mafioze, grupe, banda e çeta
    janë akoma në sinkron me kompaktësi të frikshme,
    sa shohin dhelprat se u rrezikohen zhvatjet e veta
    kërcënojnë me jetë, shpikin teori të përbindshme.

    Tjetër gjë kërkuan studentët në vitin nëntëdhjetë
    mafja u mori lirinë që e ndanë në ngastra;
    popullin e vuajtur zhytën në llum siç deshën vetë
    përbetoheshin se do drejtonin me duar të pastra.

    Me të drejtë revoltohem për heshjen tonë të gjatë
    që i lamë të na shkelin banditët si gjethet në vjeshtë.
    Në tërë globin s’ është parë më e poshtër fushatë
    ne rrimë, shikojmë, shullëhemi në diell, të mefshtë.

    E dini që nuk janë kaq trima këta minj gjirizash
    kur populli ngrihet si uragan për drejtësi të paparë?
    Vini re si përbetohen dhe si zvarranikë drizash,
    servilosen, sikur ç’ u takon ata paskan marrë.

    Për atdheun e bukur do më flasë pareshtur zemra,
    se në kokë vazhdimisht duhet ta ketë zemrën burri,
    e jo të përplasë buzët mekanikisht si në ëndrra
    është rasti si trimat qëmoti t’ i bëjmë ballë çdo llumi.

    Unë s’ dridhem në kaos të globit, bëma kanibalësh,
    që vendin tonë të diellt’ me një popull krejt qelibar,
    kopukët e futën në errësirë të zhytur hallesh
    betohem atdhe, për ty do mbetem më i miri ushtar!…

    Patjeter qe pjese e kesaj poezie, botuar ne liber 3 vite me pare, eshte dhe Ilir presidenti dhe tere shpura qe e bene vendin e Skenderbeut nje zhele…

  6. ? says:

    MERO ,E KE QA, BRE BURRË!!’??

  7. Albsn Dega says:

    ILIR META VETSHKARKOHET SI PRESIDENT I SHQIPERISE !

    From: Alban Dega
    Date: November 3, 2018 at 9:25:01 PM EDT

    ILIR META VETSHKARKOHET SI PRESIDENT I SHQIPERISE

    -Nga Alban Dega, Nju Jork

    Dinosaure apo kucedra krimi ?

    Sot analisti i shkelqyer Skender Minxhozi ka zgjedhur percaktorin e sakte nga gjuha e huaj duke e quajtur presidentin Ilir Meta si dinosaur te politikes shqiptare.
    Eshte nje fjale e huaj qe eshte futur edhe ne gjuhen shqipe, kur ne fakt kemi fjalen tone shume popullore Kuceder.
    Ne te vertete Ilir Meta eshte nje kuceder e politikes shqiptare perkrah Sali Berishes dhe “Bandes se gangstereve” politike, biologjike dhe mediatike te tyre !
    Pse !?
    Nuk eshte fjala vetem per 700 000 eurot me nje dore….Ajo eshte vetem maja e ajsbergut te pangopesise se tij….
    Jane edhe 59 video te tjera te rregjistruara jo nga Edi Rama, as nga Saimir Tahiri, as nga Fatmir Xhafa, … aq me pak nga Sander Lleshi apo CIA, as FBI , as DEA as Sherbimet e fshehta gjermane, britanike apo italiane, por nga krahu i djathte i tij zevendes-kryetari i LSI-se pra Nr. 2 i saj dhe ministri i Ekonomise se Qeverise Berisha- Meta, Dritan Prifti.
    Pse e permend kete fakt !?
    Sepse permasat e korrupsionit e kusarise se “ Mafias krejt jashte kontrollit” politike, biologjike, mediatike te Sali Like Floririt ishin aq te medha sa edhe vete kumbara i marteses politike Berisha- Meta, Dritan Prifti e njoftoi dhe alarmoi Kryeministrin Berisha

    Si veproi Padrinoja i Vicidolit !?

    Natyrisht pasi u konsultua me Ilir Meten, Sali Berisha i tha, e keshilloi Dritanin te mbyllte ate ceshtje brenda familjes megakusare politiko- qeveritare Berisha- Meta.
    Jo pse i dhimbsej Iliri por i ikte karrikja kreyministrore per te ciñen ai vrau jo vetem Azemin e Shqiperine por vret edhe Shkelzenin e Lirine !
    Dritan Prifti nuk duroi me, plasi, shpertheu, denoncoi kete megahajni me cizme te Sali Berishes, Ilir Metes, Genc Rulit, Lulezim Bashes, pjelles se Berishes, Mona Cizmes, Petrit Vasili, Enkelejd Gebels Alibeut….
    Ne fakt ai beri publike vetem njeren prej 84 videove gjithsejt me 700 000 euro dora te Ilir Metes!
    Ishte kjo video qe shkaktoi protesten masive te 21 janarit 2011 dhe masakren e tmerrshme te ekzekutimit pa vendim gjykate te kater protestuesve paqesore, absolutisht te pafajshem te asaj dite te zeze, duke kryer nje krim te mirefillte kunder njerezimit te denje per Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage, me urdher te Sali Berishes dhe Lulezim Bashes si kryekzekutoret fizike dhe te Ilir Metes si kryekzekutor intelektual te tyre !?

    Sfidat personale dhe shkelja e
    Kushtetutes

    Ne vazhdim te veprimeve te fshehta dhe politikes se tij okulte, Ilir Metai i kerkoi Sander Lleshit te takoheshin incognito, pa e marre vesh askush me njeri- tjetrin.
    Si personalitet me integritet dhe formim akademik perendimor Sander Lleshi e hedh poshte kete ftese tipike mafioze te kryekarit te shtetit !
    Me mos pranimin e takimit te fshehte, okult me Ilir Meten , Sander Lleshi u deshmoi shqiptareve dhe nderkombetareve se eshte personaliteti me i pershtatshem per postín e Ministrit te Brendshem te Republikes se Shqiperise duke u treguar hapur shqiptareve se kush eshte fytyra e vertete e Presidentit me te vetdiskretituar e vetdemáskuar, te kapur ne flagrance por edhe nje kuceder kulisash e prapaskanesh okulte, te fshehta , 24 karat mafioze te ala Andreotit shqiptar Ilir Meta !
    De facto sot Ilir Meta shkarkoi vetveten si president i Shqiperise, sepse e shikoi e vleresoi kundershtimin e Lleshit si nje sfide ndaj personalitetit te tij pa piken e personalitetit, me personsalitet te veterrenuar ne dyte e shqiptareve dhe nderkombetareve !
    Sfidat personale nuk jane e nuk kane tager kushtetues.
    Krejt e kunderta !
    Ilir Meta shkeli, dhunoi hapur Kushtetuten e Shqiperise!

    Rrugezgjidhja me e mire !

    De jure, eshte detyre e mazhorances qe te gjeje rruget me te mira ligjore e kushtetuese per shkarkimin me ligj te tij ! Duket se rruga me e mire dhe me lire eshte ajo per zgjedhjen e Presidentit me Referendum mbarepopullor !?
    Nje Referendum mbarepopullor per zgjedhjen e Presidentit te Shqiperise drejtepersedrejti nga populli
    Bashke me zgjedhjet lokale te vitit te ardhshem te zhvillohet edhe Referendumi me nje pyetje te thjeshte
    – A je dakord qe Presidenti i Republikes se Shqiperise te zgjidhet drejtepersedrejti nga populli?
    Po …. Jo……
    ne te njeten flete- votimi
    As nuk harxhohen parate e taksapaguesve shqiptare dhe as humbet kohe.
    Kjo do te ishte zgjidhja me e mire per tu dhene fund zgjedhjes se presidenteve te vetinkriminuar vetdiskritituar, me vota te blera deputetesh te shitshem, me pazare te felliqta votash ne syte e mbaré shqiptareve dhe nderkombetareve me zerin e figuren e vet, ngerceve prej karaduzesh politike dhe zezonave presidenciale ala Sali Berisha 26 maj 1996 e shkurt- korrik 1997!
    Nuk ka bese me te pabesin e burreri me te paburrin.
    Si mund te qendroje President nje person qe nuk e priti asnje zyrtar i ulet i Departamentit amerikan te Shtetit dhe administrates se aleatit tone kryesor strategjik SHBA -se, cka e kaloi ne heshtje absolute KazanI mediatik i Tiranes !
    Kazani mediatik ishte teper i zene me komplotet antikushtetuese e destabilizuese te opozites Babale te Havaleve te Shqiperise Sali Lul, Mona Cizmja, Mul Stanishici, Enkeled Ervin Gazmend Gebelset …. e “ Bandes se Gangstereve” politike, biologjike dhe mediatike te tyre !?

  8. Priska* says:

    Ka gjetur shesh e bon pershesh.

  9. @autori says:

    Sofizmat e Meros nuk mund te fshehin faktin qe Meten president, e kemi peshqesh nga ortaket e tij te radhes, Rama dhe Berisha. Prandaj askush nuk mund te garantoje se e gjithe komedia qe luhet ne kurriz te popullit, eshte perseri nje pazar dhe loje e kupoles mafioze te shtetit per te spostuar angazhimin real per drejtesi dhe “peshq te medhej”.

  10. @autori says:

    Sofizmat e Meros nuk mund te fshehin faktin qe Meten president, e kemi peshqesh nga ortaket e tij te radhes, Rama dhe Berisha. Prandaj askush nuk mund te garantoje se e gjithe komedia qe luhet ne kurriz te popullit, eshte perseri nje pazar dhe loje e kupoles mafioze te shtetit per te spostuar angazhimin real per drejtesi dhe “peshq te medhej”

  11. Lani says:

    Likja eshte mafioooz o njerez.Pse akoma mendoni se majmuni me koke lope eshte president???Ay eshte nje halabak i rendomte allishverishesh.Po do zoti vjen nje dite dhe i paguan haket e ketij vendi te vuajtur.Edhe pse personalisht nuk kam besim ne sistemin kapitalist.

  12. Lennard says:

    Like Floriri do me patjeter Destabilizim te Shqiperise qe te gjej nje Vrime dhe te Fshihet nga Shpata e Drejtesise qe po i afrohet kokes se Tij.Nuk ka shpetim eshte e qarte si Drita e Diellit qe perpjekjet e Tij po deshtojne dhe do te marrin pergjigjen e Duhur.

  13. roza says:

    Analize shume e sakte por ne te dy rastet faji eshte i Edit sepse nje njeri i pergojuar per shume gjera der ne emrinFLORI zgjidhet president.

  14. Beni says:

    Kur do te vije ajo dite qe ky kokelopa dhe ajo bundra e tij te dorezojne parate e vjedhura, ajo dite do te shpallet feste kombetare e clirimit te parave, tre femijet e tyre te kthehen urgjent nga Anglia, ku i ka cuar babai hajdut per studime. Mendoni o njerez, 3 femije me studime ne Angli duhen miliona euro Mallkuar qofshin familja hajdute e kriminale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje