Bie “Republika e bindjeve”, rikthehet Kushtetuta

16 Nëntor 2018, 21:00Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Presidenti Ilir Meta i dha fund betejës politike për të bllokuar emërimin e Sandër Lleshit, si ministër i Brendshëm, pasi kryeministri Edi Rama ja lehtësoi alibinë me një arsye të paqënë, lidhur me heqjen dorë paraprakisht të zotit Lleshi, nga grada “Gjeneral”.

Në fakt, presidenti i hapi rrugë dekretimit, qyshkurse pranoi të marrë në shqyrtim kërkesën e dytë të kryeministrit për të njëjtin emër, një praktikë e pazakontë dhe e pandodhur kurrë më parë në historinë e vendit, por që ishte e imponuar nga vendimi, po ashtu i pazakontë i presidentit Meta.

Marrja në konsideratë e dekretit të dytë, duket se ishte një hapje rruge për të gjetur disa alibi të tjera deri në firmosje, të cilat me sa duket Rama nuk ja kurseu.

SHBA dhe BE, e bënë të qartë që kërkonin një ministër funksional, ndërkohë që Uashingtoni pret ta njohë nga afër ministrin e Brendshëm, në një vizitë atje. Dhe duket që kërkesa e dytë e kryeministrit Rama, ishte më shumë ndihmë për presidentin Meta, se sa për ministrin Lleshi.

Historia e kësaj krize në fakt do mbyllet në mënyrë përfundimtare, kur Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë ankesën e qeverisë, lidhur me mosdekretimin nga ana e presidentit “për shkak të bindjeve”, duke rishkruar Kushtetutën në këtë nen dhe duke i dhënë shkas shumicës të gjykojë tentativën anti-kushtetuese të presidentit.

Por tani që kriza është zgjidhur, vlen të theksohet fakti se mos hapja rrugë nga ana e qeverisë ndaj Metës, për të mos e dekretuar ministrin e Brendshëm, është një vendim i cili i ka kursyer Shqipërisë një spirale të frikshme krize, që mund ta shoqëronte në vite, duke deformuar në thelb kompetencat e presidentit dhe duke e lejuar atë, të marrë pjesë në jetën politike të vendit, duke i ikur detyrimit kushtetues që ka, për të qenë mbi palët.

Provokimi për të kërkuar një kandidat të dytë, dhe për ta pranuar atë menjëherë, po për shkak të “bindjeve”, do të ishte fatalitet.

Për vite të tëra, presidenti i Shqipërisë, edhe pas Ilir Metës, do të kthehej në një padron të shumicës politike në vend, duke zhvlerësuar votën popullore dhe duke hyrë deri dhe në luftën e klaneve politike, nëse do të ishte i së njëjtës parti me qeverinë.

Në një farë mënyre, akti i presidentit Meta ishte një përpjekje për të marrë pushtetin në tavolinë, në emër të bindjeve të opozitës, dhe për të diktuar më pas përbërjen e qeverisë sipas atij precedenti.

Nuk e dimë ende nëse ky ishte vendim i tij për t’u bërë lider real i opozitës, apo një plan i përbashkët, por u bë e qartë që ai ishte një vendim politik, i cili nisi me deklarata të pazakonta ekstreme për një president, siç qe betimi që nuk do ta linte Edi Ramën të bëhej sekretari i Parë, dhe përfundoi vetë sikur të ishte Haxhi Lleshi.

Vendosmëria e qevevrisë për të mos i hapur rrugë dhe më pas maturia për t’i lënë shteg të hapur presidentit që të ndjehej i sqaruar për ta dekretuar, edhe pse një dekret i dytë është i pazakontë, janë arsyet që shpëtuan krizën politike dhe rifutën vendin në ligjshmëri kushtetuese, duke rrëzuar “Republikën e bindjeve”.

Presidenti bëri mirë që gjeti fuqi t’i ikte këshillave të delirantëve që e rrethojnë, që nga ata, që si argument kishin faktin se Sandër Lleshin e njihnin kur ishte në PD dhe ishte i poshtër, se nuk kishte pranuar që Fahriu të konvertohej në katolik, deri tek ata që i tregojnë shtigjet e Kushtetutës me lehtësinë që i tregojnë shtigjet e staneve.

I vetmi kuriozitet tani është të presim çdo thotë sërish Sali Berisha. Jo për të kuptuar Kushtetutën, por për të kuptuar çfarë ndikimi ka pasur në qëndrimin e mëparshëm të presidentit Meta, pasi argumentoi ligjshmërinë e “Republikës së bindjeve”, si e drejtëe presidentit. Të kuptojmë kush e ka bindur, ai apo Kushtetuta.

23 komente në “Bie “Republika e bindjeve”, rikthehet Kushtetuta”

  1. Leshi says:

    Leshi dekretoj me ne fund ministrin Lleshi

  2. Elektra says:

    Te parit t’ia q. robt Fariut, ka boll cfare te gjeje per ta rrasur brenda jo per nenin 55 por si hajdut dhe gjobaxhi.

  3. HAJDUTI says:

    haxhi lleshi….o ilir…..tani presim ngjarjen tjeter cfare ke kullundrisur….vetingu do behet….don apo nuk don haxhi lleshi…. korrak

  4. LILOLABJA says:

    Zoti Baze ,je fantastikkkkkkkkkkk !!!!!!
    “Perfundoi vete sikur te ishte Haxhi Lleshi”. E ke prere me bisturi pa i pikuar nje pike gjak .
    Génial !!!!

  5. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Edhe ti e kupton e ja fut kot Mero, po duhet ta nxjerresh mender me nder KM nga ky muhabet. Nje Gjeneral nuk mund te marri post civil. Po ta dekretonte Meta mos kujto se pulat e PS ne parlament do i benin ndonje oponence emerimit te nje ushtaraku ne post civil. Ne thelb eshte Meta qe e shpetoi Ramen dhe Parlamentin nga nje gafe institucionale dhe kushtetuese…

    1. Grigor says:

      Ky postimi yt perkthehet ne gjuhen angloshqipe te pordhacëve si me poshte:
      Sit back me PD-ne and relax me LSI-ne.
      Por, eshte e drejta e çdo njeriu te kete bindjet e tij.

      1. Sit back and relaks■●▪ says:

        Jetojm ne nje vend te lire ku secili ka te drejte te japi opinionin dhe mendimin e tij, jetojm ne nje sistem ku ekziston tregu i lire i ideve dhe mendimeve, ku ekziston konkurenca e ideve dhe ku si ne cdo konkurence sistemi kujdeset qe askush te mos kete monopolin e te menduarit, ku njerezit me dy fara duhet te debatojn idete dhe jo personin, familjen apo fisin e njeri tjetrit apo ti drejtohen njeri tjetrit me epitete. Nuk me pret barku per asnje nga partite apo politikberesit e Shqiperise, per vendin po, qe me ha meraku, per njerezit qe jane dorezuar perballe klases se re te sundimtareve dhe ku edhe ata qe jane te afte te bejne dicka nuk perfshihen pasi ecin me mendimin pse te ngaterrohem kur une do ti le pendet atij vendi ne rastin me te pare.
        Per rastin konkret sipas meje Meta ka te drejte ne ate qe pretendon per Lleshin. A e shfrytezoi rastin politikisht, sigurisht qe po por brenda limiteve te lejuara. Kush ia dha mundesine e protagonizmit Metes me kete rast? Ia dha diletantizmi kryenec dhe arrogant i Rames. Njerezit thone eh sikur te degjonte pak me shume e te fliste ca me pak mire do ishte. E keqja eshte se te dy palet, pozite -opozite bejne sikur ndeshen se sikur ta kishin me te vertete do ishte vertete e shendetshme per demokracine. Kjo eshte si ajo loja e shahut ku shahistet nuk luajne tia hedhin njeri tjetrit por tia hedhin publikut dhe fansave qe ju qendrojne pas kurrizit. Qeveria gjeti dhjetra milion euro si demshperblim per Bashen dhe nuk gjen dot per ata fakir banore qe do ti lere ne meshire te zotit. Le tja faturoje firmes qe ka fituar tenderin strehimin e banoreve, le t’ju ofroje kredi te buta per shtepi ashtu si ato kredite e buta qe marrin deputetet e “pastrehe” te parlamentit tone. Ka zgjidhje por nuk e le hunda.

        1. Dima says:

          Nje koment -argument i persosur!

      2. Sit back and relaks■●▪ says:

        Dhe dicka tjeter, meqe ke permendur angloshqipen po te them nje shprehje anglohispanike qe Rama duhet ta kete parasysh: “Ego, Is Not Your Amigo”
        Understood?!

      3. Sit back and relaks■●▪ says:

        Dhe dicka tjeter, meqe ke permendur angloshqipen po te them nje shprehje anglohispanike qe Rama duhet ta kete parasysh: “Ego, Is Not Your Amigo”
        Understood?

      4. Sit back and relaks■●▪ says:

        Dhe dicka tjeter, meqe ke permendur angloshqipen po te them nje shprehje anglohispanike qe Rama duhet ta kete parasysh: “Ego, Is Not Your Amigo”
        Understood???

      5. Sit back and relaks■●▪ says:

        Jetojm ne nje vend te lire ku secili ka te drejte te japi opinionin dhe mendimin e tij, jetojm ne nje sistem ku ekziston tregu i lire i ideve dhe mendimeve, ku ekziston konkurenca e ideve dhe ku si ne cdo konkurence sistemi kujdeset qe askush te mos kete monopolin e te menduarit, ku njerezit me dy fara duhet te debatojn idete dhe jo personin, familjen apo fisin e njeri tjetrit apo ti drejtohen njeri tjetrit me epitete. Nuk me pret barku per asnje nga partite apo politikberesit e Shqiperise, per vendin po, qe me ha meraku, per njerezit qe jane dorezuar perballe klases se re te sundimtareve dhe ku edhe ata qe jane te afte te bejne dicka nuk perfshihen pasi ecin me mendimin pse te ngaterrohem kur une do ti le pendet atij vendi ne rastin me te pare.
        Per rastin konkret sipas meje Meta ka te drejte ne ate qe pretendon per Lleshin. A e shfrytezoi rastin politikisht, sigurisht qe po por brenda limiteve te lejuara. Kush ia dha mundesine e protagonizmit Metes me kete rast? Ia dha diletantizmi kryenec dhe arrogant i Rames. Njerezit thone eh sikur te degjonte pak me shume e te fliste ca me pak mire do ishte. E keqja eshte se te dy palet, pozite -opozite bejne sikur ndeshen se sikur ta kishin me te vertete do ishte vertete e shendetshme per demokracine. Kjo eshte si ajo loja e shahut ku shahistet nuk luajne tia hedhin njeri tjetrit por tia hedhin publikut dhe fansave qe ju qendrojne pas kurrizit. Qeveria gjeti dhjetra milion euro si demshperblim per Bashen dhe nuk gjen dot per ata fakir banore qe do ti lere ne meshire te zotit. Le tja faturoje firmes qe ka fituar tenderin strehimin e banoreve, le t’ju ofroje kredi te buta per shtepi ashtu si ato kredite e buta qe marrin deputetet e “pastrehe” te parlamentit tone. Ka zgjidhje por nuk e le hunda…..

  6. anastasi says:

    Nje fare Salianji nje dobic nje pederast eshte bere dhe ai deputet,mos ngelet njeri ne shqiperi pa u bere deputet,edhe ky krimb haleje shkruan dhe kritikon per sander lleshin,ky debil faqezi.Rri urte mor mut haleje,rri dhe shiko punen tende,merru me babalen dhe mos pellite se ti more mavri je nje krimb haleje,para sander lleshit.

  7. Pesimisti says:

    Llafe te medha, qe nuk i perkasin lojtareve tane ne politike. Ilir Meta, nje njeri ordiner i nivelit te hajduteve te rruges, perballe nje demagogu pa principe, nuk meritojne llafe te katastrofave parlamentare, apo krizave institucionale. Katastofa dhe kriza e ka pllakosur Shqiperine qe kur ka lindur. Te dy palet i perkasin derrvae te kenaqur, nga fatkeqesite e Shqiptareve. Te dy nuk kuptojne popullin por harxhojne energjite e Shqiperise ne beteja pa kuptim, Asnje gje spektakolare nuk ka ndodhur, pervecse nje karagjozlleku grotesk me popullin qe akoma eshte ne gjume. Presim ne qe rufeja nga qielli te pastroje halete tona nga minjte dhe bizhdollanet, apo ne rastin me te mire presim nga Evropa apo Amerika. Mire na e bejne se kete koke kemi. Ekstremizmin e pa cipe te politikaneve e zbusim me tolerance tone ekstreme. I besuam Rames se do na nxirrte ne drite dhe do fuste kriminelet dhe hajdutet ne burg por po shohim se ai po mundohet te na bindi ne me vizionet e tij konfjuze sa majtas djathtas, lojrat e shahut apo marreveshjet ne politike. Sic duket dhe ky po kethehet ne derr te kenaqur dhe nuk eshte cudi qe nje dite te ligjeroje propozimin e LSI per amnisti per dallkauket Shqiptare. Loje te rende po luan o Kryeministri yne. Mund te na genjesh perkohesisht, por jo perhere. Ne po presim!

  8. Iliri nga Gjermania says:

    Ke do Bindi tani Sali Berisha Plera?
    Njerezve i ka ardhir ne maje te hundes Berisha.
    Ska njeri me qe te presi tia mbushi mendjen Berisha.
    Ka 28 Vjete ky Plera Berisha qe po e trazon vendin
    me ata rojet e Staneve.

    Respekt per Artikullin Zoti Baze.

  9. mona says:

    Likja ka premtuar se nuk do arratiset si Gruevski, por si Balili.

  10. qytetari says:

    Stop me me izma z.Baze kur thua:Dhe Uanshingtoni mezi e pret ta njohi nga afer!Lerini keto dokra se ka 30 vite qe Uashingtoni i ka njohur nga afer e qe edhe kur kane vrare ,dhe kur kane vjehur edhe kur kane pervehtesuar paruri maramendese jane etiketuar nga te derguarit e saj “burra shteti” ,”yje ne ngjitje” deri ne nderhyrrjen per ti bere edhe kryetare bashkie si Luli me numurim votash edhe duke i bere presidente per ekuilibrim pusht etesh!Mos trumpetoni sikur pas kesaj vizite gjithçkaa per kete vend e popull do te ndryshoje se Shqiperia fale Uashingtonit eshte katandisur deri ketu fale mbikqyrrjes se tyre!Populli Shqipetar eshte mirenjohes vetem per nje mik pertej Atlantikut e ky ishte dhe eshte Bill Klinton,per çka beri me kryekrimin Bershishe edhe pse ishte nomenklature e skutav te SHBA-se dhe per kombin Shqipetar per gjenociin ne Kosove deri ne pavaresine e saj ku djali i shefit te kryekrimit Sali kur ishte president iu la Mitrovicen serbeve duke e kthyer ne nje molle sherri midis dy vendeve!Se fundi nuk e di nse eshte ne dijeni Spartaku per kete vizite ku duhet te na thote se perse e ka thirrur Uanshingtoni Lleshin dhe ç’fare detyrash i ka lene!Shqiperia eshte nje vend i pavarur z.Baze e vizita Ministri i Brendeshem mund te beje kudo ne kuadrin e marreveshjeve me pale e kete mos e trajtoni sikunder ne trajtojme vehten si te vetshpallur koloni por ne kuadrin e mardhenieve reciproke ,ndryshe kinezet e radhes do te na trajtojne si paraardhesit e tyre sikur jane ata qe na kane heur bishtin e jo evolucioni!

  11. a.f. says:

    Nga ana formale duket sikur “bindja” e Presidentit u fut ne binaret e Kushtetutes, mbasi Lleshi dhe ai qe e komandoi Lleshin si minister, pranuan nxitimin e pajustifikuar te propozimit zyrtar, pa paraqitur me pare doreheqjen zyrtare nga funksionet ushtarake te Lleshit. Sidoqofte, te gjitha keto jane thjesht formalitete te cilat nuk mund te fshehin apo te maskojne faktin se Shqiperia nuk eshte gje tjeter vecse nje Republike “bananesh” dhe shtetaret tane nuk jane gje tjeter vecse disa pazarxhij te rendomte qe vjedhin pafundesisht duke e mashtruar dhe dhunuar popullin e tyre.

  12. MBINJERIU says:

    PRESIDENT BAJGA KERKONTE ME LUPEN E MIOPEVE DHE TE HIPERMETROPEVE POLITIKE, ME HIR A ME PAHIR, PREJ FRIKE , JO PREJ TRIMERIE, TE GJENTE QIMEN NE VORBEN ME QULL TE POLITIKES SHQIPTARE QE ZIEN PER MUSTAQET E CELOS… DUKE SAJUAR NDODHI E SENDE INEKZISTENTE, DUKE DERGUAR LETRA NEPER INSTITUCIONE ME VARGONJE PYETJESH TE KOTA DERI DHE NE NEVERI PER MBIEMRIN E MINISTRIT TE BRENDSHEM,MORFOLOGJIKISHT TEPKE SI RASTI I MBIEMRIT TE VET,
    NDERKOHE……,
    PATURPESISHT…!
    MIKU I TIJ “GRUEVSKI ” , VRASTAR I CESHTJES SHQIPTARE DHE I SHQIPTAREVE TE MAQEDONISE, HYN E DEL NE SHQIPERINE E TIJ SI NJE TRA QE TE ZE SYTE, DHE AI HESHT SIKUR NUK KA NDODHUR ASGJE, SE ESHTE PRESIDENT PRA DHE DUHET TE SQAROJE POZICIONIN DHE QENDRIMIN SI KRYETAR SHTETI ME PYETJE IDENTIKE TE RRADHITURA NE MENYRE ANALOGE PER INSTITUCIONET SHQIPTARE…
    PSE ?
    SI ?
    KUR ?
    NGA ?
    KU ?
    KALOI KY PERSON NGA TERRITORI I SHTETIT SHQIPTAR DHE CFARE E PENGON TE KERKOJE SQARIME PER RASTIN POR KA ZGJEDHUR TE MBYLLE SYTE PERRPARA KETIJ SKANDALI NDERKOMBETAR.

  13. salianji pederast says:

    Nje fare fashisti i qujtur LUAN RAMA ka perkujtuar 17 nendorin clirimin e Tiranes nga ballistat dhe Mithat Frasheri.O zagar o fashist i ndyre o qelbanik burr,o repacuket e LSI-se,o fytyre muti mos fol per historine e luftes nacional clirimtare, luften partizane.Ju jeni tradhetar dhe ndyresira,jeni zvaraniket me te ndyre dhe ballistat, armiqet e kombit shqipetar

  14. Kris 1 says:

    Lajmet i jep si do fare taze
    Trim mbi trima qerozi Baze
    Rreshtohet me fitimtarin
    Me Edvinin,kokepalarin

  15. Orient says:

    ..shpresoj te rikthehet besimi…eshte nje detyrim,qe ja ka borxh ketij vendi,politika..!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje