Fituan pavarësinë me gjak dhe u zhgënjyen: 45 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia këtë dekadë

17 Nëntor 2018, 15:29Rajoni TEMA

Mbi 45 mijë shtetas kanë hedhur dorë nga shtetësia kosovare që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot.

Ky fakt është bërë i ditur nga shifër Ministria e Punëve të Brendshme kosovare.

Udhëheqësi i Divizionit për Shtetësi në MPB, Liridon Neziri tha se nga viti 2009, rreth 5 mijë persona për çdo vit kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës. Sipas Nezirit, për arsye se disa vende të Bashkimit Evropian ku jetojnë qytetarët e Kosovës nuk lejojnë dy shtetësinë.

 “Mbi 45 mijë persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, flasim në total, nga viti 2009 deri në këto momente kur po flasim. 

Kjo nuk ndërlidhet asgjë me trendët e fundit të personave që dëshirojnë të jetojnë në një shtet të Bashkimit Evropian, por lidhet kryesisht me emigracionin që ne kemi pasur ndër vite dhe me personat që tashmë kanë krijuar një bazë në shtetet e BE-së. 

Janë integruar atje dhe dëshirojnë të jetojnë atje. Kjo nuk ndërlidhet as me procesin e liberalizimit të vizave për lëvizjen e lirë, por thjesht me procesin e shtetit që nuk është pjesë e Bashkimit Evropian. 

Duke pasur parasysh se Kosova ka emigracion jashtëzakonisht të madh në vendet e Bashkimit Evropian, kryesisht në Gjermani, Austri apo edhe në vendet skandinave. Sa i përket humbjes së shtetësisë së Kosovës prijnë kërkesat nga Gjermania. 

Ky numër mundem me thënë se është relativisht i madh për arsye se këto shtete nuk lejojnë dy shtetësi, atëherë qytetarët tanë që tashmë janë integruar në këto vende të Bashkimit Evropian, zgjedhin që ta mbajnë shtetësinë e këtyre vendeve”, deklaron Neziri.

5 komente në “Fituan pavarësinë me gjak dhe u zhgënjyen: 45 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia këtë dekadë”

  1. Shkodrani says:

    Po ne cna duhet se cbejne kolonet turq te Kosoves? Ne e duam Kosoven pa kosovaret.

  2. ? says:

    45 000 kosovar lindin çdo ditë në Kosov.

  3. Bekim Peja says:

    Shkodrani si duket nga shkrimi je nga ata që ke shitur motrën të serbët pleq, nëse ke edhe ndonjë lajmerohu ta shesim diku ku ja vlen ??.

  4. Mos esht e kunderta e asaj qe thua ?! Kosova Perbehet nga 80 % Shqiptar dhe 20 % minoritete te kombesive te ndryshme. Po Shkodra cfar Popullsie ka ne shumic ? Lexo Historianin Hamdi Bushati dhe do te vertetosh se shumica e asaj Popullsie jan me prejardhje Arabe dhe Aziatike ( te shtjellon me hollesi se X Fis,cfar zanati ka pasur,i pari i tyre ne Perandorin Osmane). Ne kte Liber do te arrish ne konkluzionin se perse Shkodranet, Malsoret AUTOKTON te Dukagjinit,i quajten dhe i quajn te trash ,dhe ju kan prishur “Kulturen “Shkodrane.

  5. Pellazgos says:

    Kush “fitoi” pamvaresine?
    Eshte si te thuash qe kur behet kampionati I botes te luaje Natua dhe kupen ta marre “Kosova”.
    Keshtu ishte pllani dhe per fat te keq te Ballkanit te ashtuquajturit Albanians nuk e kane kuptuar akoma se cfare do te thote Epiri I Kastriotit,cdo te thote te kesh dashuri per Turkun,per Ameriken,per fashistet e Romes,per Cifutet qe po te donin paqe njifnin Theofan Stiliane Mavromatis dhe jo nje servil,nje spiun,nje te shitur si pune e Ahmet Zogut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje