Brexit-i i Bashës nga PD, për listën e deputetëve!

18 Nëntor 2018, 18:59Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha është i vetmi që ka dhënë më shumë ide se çdo lider tjetër nga partitë politike në Shqipëri, lidhur me mënyrën se si do t’i zgjedhë deputetët e vet. Dhe ka një arsye të fortë për këtë.

Të gjithë liderët e tjerë politikë në Shqipëri, janë kryetarë të partisë së tyre dhe i marrin vetë vendimet dhe përgjegjësitë. Basha është kryetar i Partisë së Berishës, dhe si i tillë, atij i duhet që së paku kompetencën e zgjedhjes së deputetëve ta ketë të vetën, jo si përgjegjësi, por si përfitim.

Në zgjedhjet e vitit 2017, ai aplikoi një formë të panjohur më parë. U konsultua vetëm me kunatin e vet. Pasi doli nga takimi me Edi Ramën, u mbyll gjithë ditën me kunatin, bëri llogaritë financiare, pastaj dhe ato politike, dhe e mbyllën listën 5 minuta para përfundimit të afatit zyrtar.

Ajo listë ishte 70 për qind e arsyeve të disfatës së tij të thellë, pasi la në shtëpi 240 mijë votues të PD, të cilët nuk denjuan as të shkojnë në qendrën e votimit.

Pas disfatës, Basha kaloi në “planin B”. Përsëri u fokusua tek mënyra se si do të zgjidheshin deputetët. Dhe premtoi zgjedhje preleminare në PD, d.m.th premtoi që në PD, do bëhet garë me votim si në SHBA, për çdo kandidat, dhe do futen në listë fituesit.

E dinin të gjithë që po tallej, por atij i duhej t’i kalonte ato muaj të vështira. Ua tha këtë të rinjve që i përfaqësoi me djalin e Fahriut, ua tha të mërziturve të ekipit të vet, ua tha publikisht dhe atyre që zboi nga partia.

Tani pas një viti, kur mënyra se si zgjidhen deputetët nuk është më temë diskutimi, i vetmi që e ka mendjen prapë atje, është Basha.

Dhe ka shpikur një ide të re, “modelin anglez”. Pas takimit me disa ekspertë të Partisë Konservatore angleze, Basha njoftoi rrugën e tretë të zgjedhjes së deputetëve.

Brexiti i Lulzim Bashës në fakt synon shkëputjen e vendim-marrjes nga PD dhe Berisha, për listën e deputetëve. Dhe ka sajuar një mënyrë hibride, që e quan angleze.

D.m.th sipas tij, për deputetët do merret mendimi i bazës, do filtrohet nga një komision pranë Bashës, dhe do bëhet lista.

Por a nuk ka qenë kështu deri më sot? A nuk është bërë sikur është pyetur baza, pastaj sikur një komision ka filtruar emra dhe në fund lista ka shkuar më 12 pa pesë, me ata që kanë paguar paratë?

Natyrisht, kështu ka qenë, por nuk është quajtur angleze. Tani quhet metodë angleze, dhe si e tillë duhet të pranohet qysh tani, që të mos kemi probleme para zgjedhjeve.

Realisht ky është shqetësimi kryesor i Lulzim Bashës, është Brexit-i i tij nga pushteti i Berishës mbi listat dhe kokëçarjet me pasojat e tyre.

Dhe nuk është se ka gjetur një metodë të re, por një gënjeshtër të re për metodën e vjetër. E quan metodë angleze.

9 komente në “Brexit-i i Bashës nga PD, për listën e deputetëve!”

  1. ce says:

    Zgjedhja me qesharake qe ka bere eshte me Kërriçin e Faros njeriu me klluf i politikes shqiptare per te cilin tregohen barceleta neper klube si per shvejkun e pd-se, po ashtu paloqja, Muli gangu, Strazua Himleri, Alibeaj , jane elementet me agresive te politikes dhe njerzit me te urryer ne Shqipëri

  2. ALBAN DEGA says:

    PAK E SAK

    A MUND TE QEVERISIN KETA HORA QE :

    1- NUK JANE NE GJENDJE TE ZGJEDHIN DEPUTETET E KESHILLTARET E VET !?
    2- VJEDHIN ME ZE E ME FIGURE VOTAT E FAMILJES SE VET POLITIKE !?
    3-MOREN TITUJT ME TE TURPSHEM BOTEROR “ BANDA E GANGSTEREVE” DHE “… KJO MAFIA QE KA DALE KREJT JASHTE KONTROLLIT !?
    4- PER 13 VJET EKZEKUTUAN DYFISHIN E VIKTIMAVE TE ISH- DIKTATURES KOMUNISTE PER 46 VJET !?
    5- QE VODHEN 25 MILIARDE EURO DJERSEN E FJAK TE PASTER SHQIPTARESH BRENDA E JASHTE SHQIPERISE PER 10 VJET !?
    6- NE EMER TE KOMBIT VODHEN E PLACKITEN 600 MILIONE EURO TE AUTOSTRADES SE KUSARISE SE KOMBIT, 650 MILIONE EURO TE CEZ-IT E 700 MILIONE EURO TE ARMO-S, 850 MILIONE EURO BORXHE TE BIZNESMEVE KRYESISHT TE RRUGEVE QE I LANE NE MES TE RRUGES E PA PAGUAR FARE, 250 MILIONE TE RAPISCANIT….E I BENE RRUSH KUMBULLA, BOTIKA, SARAJE E DUGAJA, LALEZA E FARKA, KUNE E RAZMA…DUBAI E MALIBU ….!!!
    6- ZHBENE 13 HERE NE 13 VJET SHTETIN SHQIPTAR SI ASNJE BARBAR E PUSHTUES I SHQIPERISE …. !!!???

  3. Alban Dega says:

    NJE OPOZITE BANALE QE PRODHON VETEM BABALE DHE MENDJE-FEKALE!
    NJE OPOZITE NEKROFILE…!
    STRAZIMIR ALIBE BARDHI THUTHUQI.. JANE PASQYRE E SAKTE E BÁBALO- BERISHIZMIT DHE OPOZITES NEKROFILE LULO -MONA CIZMJA… !
    From: Alban Dega
    Date: July 22, 2018 at 9:56:25 AM EDT
    Mendime me gjuhen e fakteve

    NJE OPOZITE MAKABER KOBEZEZE …

    – Sali Berisha nuk eshte ilaci as doktori, por vete virusi dhe semundja e PDSH-se

    – Lulezim Basha eshte vetem qehajai i Berishes ne krye te cifligut te Berishes PD !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nuk eshte e vertete qe Shqiperia nuk ka opozite. Mungesa ose mospasja opozite eshte gjysma e se keqes.
    E keqja me e madhe per Shqiperine eshte se gjate pese vjeteve te fundit e sidomos gjate vitit te fundit kur iu shtua edhe LS-TEPSIA ka opoziten me destruktive, rrenimimtare, shtetzhberese, shtetrrenuese, thellesisht antishqiptare e thelbesisht antievropiane e sidomos antiamerikane qysh kur ishte ne pozite e aq me teper pese vitet e fundit !
    E keqja me e madhe e Shqiperise dhe qeverise se sotme, me e mira dhe me atdhetarja, por jo pa te meta e gabime edhe te renda, ne historine e saj, ka nje opozite pa alternativa, pa program, pa ide, me shume koka qe ka ne krye kryepeshkun Sali Berisha qe vendos per gjithcka duke deklaruar se ai nuk ka gisht ne vendimarrjen e saj.
    Nje opozite qe vetem ben thirrje per revolución te armatosur e permbysje me dhune te nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike, nje opozite qe perdor shashka e cizme, miell e televizore kunder ministrave e kryeministrit ne Kuvend, qe pushton foltoren e tij, qe perdore gure e drure, grushta e veze ne komisionet e tij, qe kercenon me braktisjen e tij.
    Nje opozite qe ne vend te prodhoje alternativa zhvillimi e perparimi me te mira se qeveria, prodhon video e audio te falsikuara ala Babale e behet hajgare ne syte e mbare shqiptareve kudo ndodhemi …
    Nje opozite me nje lider qe vjedh edhe votat ne gjirin e saj, vjedh familjen e vet politike, sic vodhi e plackiti djersen e mundin e popullit e shtetit te vet Shqiperise !
    Nje opozite pa asnje strategjike e taktike te suksesshme krijuese te veten qe vjedh edhe strstegjine e saj nga Sputniku e RIA=KGB e te, GRU-ja e Putinit.
    A nuk ishte kjo opozite dhe líderet laramane te saj qe vetem tri ore mbasi Sputniku leshoi ne efir Fake News, mashtrimin e Kremlinit per “ fillimin e luftes civile ne Shqiperi dolí me strategjine e “ mosbindjes civile” si rrugen e saj revolucionaro- bolshevike per permbysjen me dhune te saj qe i vuri zjarrin e flaken Kalimashit dhe gomave te makinave ne te kater anet e Tiranes !?
    Ngado te shkosh e ngado qe ta shikosh te del nje opozite destruktive, rrenuese, destabilizuese, dizinformuese, komplotuese !
    Pra nuk eshte se nuk kemi opozite !
    Kemi opozite por nje opozite vajmedet, nje opozite te veteshartalluar nga vetvetja dhe lidershipi i saj… nje opozite qe mos qofte !
    Nje opozite makaber, kobezeze qe jo vetem gezohet e feston, por edhe zmadhon, shumefishon, trillon, perhape cdo lajm te keq kunder popullit e shtetit te vet!
    “Pajtohem” me Sali Berishen se nuk ka gisht ne vendimarrjen e opozites. !
    Pse!? Sali Berisha ka jo vetem gishtat e duarve por edhe te kembeve, duar e kembe… ka fjalen e fundit ne cdo vendim e veprim te PDSH-se si lideri i saj de facto.
    Fatkeqesia e oponenteve te kesaj politike te PD-se ne gjirin e saj eshte se akoma e shohin Sali Berishen si shpresen, si ilacin e semundjes se rende dhe shpetimit te PD-se!
    Ne fakt, Sali Berisha, jo sot por qysh kur u “zgjodh” si kryetar i PD-se me garancite e UDB-es serbe e Rajerson MCartit nen tavoline dhe me koburen e Azem Hajdarit mbi tavoline si kryetar i saj, eshte shkaku, eshte bakteri, eshte virusi i semundjes se degjenerimit dhe gremisjes jo vetem te PD-se, por edhe te Shqiperise mbi 13 here ne 13 vjetet e sundimit te Sali Berishes, ose shkurt Salikracise!
    Sali Berisha eshte vete semundja e opozites.
    Lulezim Basha, Flamur Noka, Edi Paloka, Enkeled Alibeaj, Ervin Salianji, Grida Duma… jane vetem marioneta te Sali Berishes .
    Nga parti shtet ne diktature per 13 vjet te sundimit te Partise Sali Berisha u kalua ne sundim te tij absolut, u kalua ne Njeri Shtet.
    Nese ne diktaturen me te cmendur komuniste ne Evrope zbatohej parulla “ Kur flet Enveri e vendos Partia ngrihet ne kembe e gjithe Shqiperia !“ ne demokraturen e Berishes u kalua ne parullen “ Kur flet Berisha e vendos Salia ngrihet ne kembe e gjithe gangstere Mafia ! “
    Ky eshte thelbi, palca e Salikracise pa maska e pa rrena ala “une nuk kam asnje rol ne vendimarrjen e PD-se !”
    A e vini re se ne cdo moment me rendesi per Shqiperine, ambasadori SHBA-se , aleatet e mikut tone strategjik , Zoti Donald Lu takon Sali Berishen e jo Lulezim Bashen!
    A e keni vene re po ashtu se edhe vete Lulezim Basha ne cdo rast vendimarrjeje ose veprimi me rendesi te PD shkon e falet tek Sali Berisha ne zyren e tin e jo ne SHQUP !
    Sali Berisha e ka kthyer PD-ne ne nje ciflig te tij e te familjes se vet ndersa Lulezim Basha eshte vetem qehajai i cifligut te tyre.
    Pa e kuptuar kete te vertete te madhe sa edhe te hidhur, kurre PD- ja nuk do ta rimarre veten dhe nuk do te ngreje koken !
    Sundimi dhe vendimarrja e nje personi per gjithcka ne cdo partí ose shtet eshte thelbi e shpirti i autokracise dhe diktatures jo i demokracise, i pushtetit te popullit, me popullin e per popullin .

  4. Iliri nga Gjermania says:

    ??I madh je Zoti Baze.
    Ka gomere akoma qe do i besojne kesaj lloj Genjeshtre apo Mashtrimi nga Basha.???

  5. Llazi says:

    Ndigjova me vemendje takimin e Boshes ne Berat dhe me beri pershtypje deklarata e tij se :Do ta rrezojme Ramen me vota,por edhe po nuk ia arritem me vota do ta rrezojme me ç’do kusht dhe me te gjitha menyrat!E habiteshme se si mendia nuk merret me kete thenie te krye arit te PD ,deklarate kjo qe bie ndesh me vend demokratik e ligjor!Te gjithe kopjojne thenie apo fjalime lideresh boterore per te genjyer elektoratet ,ndersa ky kopion fjalimet e kryekrimit qe eshte rezuar njehere e pergjithmone !E habiteshme!

  6. Klea says:

    Basha eshte i humbur dhe kete e di dhe Rama. Mjere ky vend mjere mileti

  7. eli-tiv says:

    .. e thjesht fare..ka filluar te beje llogarite me gishta poshte tavolines..edhe varianti e te berit opozite me krim e hashash i duket se do te fitoje ne ndonje cep dicka…nuk ka me ndonje sekret ne kete pike…Bile po te fuse edhe te huajt ne kete mes do te fitoje me shume..”e thjeshte”

    1. Troç says:

      Novacion dhe shume e goditur ishte zgjedhja e krriçit te Fahri Balliut deputet,

  8. robi says:

    amon mos harroni te fusni ne listen e deputeteve dhe emblemen e pd- per kryetar dege monstren e Gramshit Elmaz Hamutin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje