Nga Mero Baze
Protesta e banorëve të “Unazës së Madhe”, që preken nga zgjerimi i rrugës, po kthehet përditë e më shumë në një çështje politike, duke i ikur objektivit kryesor që ata kanë, lidhur me kompensimin e drejtë.
Duke qenë se problematika e banorëve nuk është e njëjtë për të gjithë, në varësi të statusit që ka prona e tyre, ata duket se kanë dhe problem të unfikimit të qëndrimeve të tyre, në raport me qeverinë.
Ata që janë me banesa legale, kanë problem të marrin maksimumin e çmimit. Të tjerë që kanë ndërtuar në tokë pa leje, janë shumë më të rrrezikuar, pasi nuk ka ligj që të jep të drejtën e kompensimit.
Një kategori kanë objekte biznesi dhe natyrisht, humbasin të ardhurat e tyre. Por e gjithë kjo problematikë, mund të thjeshtohej nëse palët diskutonin konkretisht për problemet e tyre, dhe protestën të mos e merrte peng politikisht opozita.
Nuk është hera e parë që shpronësimet ndeshin me këtë problem në Tiranë. Njësoj ka qenë problematika e banorëve të Shkozës një vit më parë, kur u zgjerua Unaza në atë drejtim. Po ashtu, njësoj ka qenë probemi tek “Pallati me Shigjeta”, apo dhe në qendër të Tiranës, ku u prish godina e ish- INSIG.
Problemi është se një grupi qytetarësh që drejtojnë protestën, të lidhur ngushtë me opozitën, u është mbushur mendja se protesta duhet përdorur politikisht, pasi kështu mund të sprapset qeveria.
Në të gjithë thirrjet e tyre, përfshi dhe ato që kanë të bëjnë me kërcënime për jetën ndaj kryebashkiakut, janë thirrje të cilat shpresojnë të sprapsin qeverinë nga vendimi për ta prishur, duke u trembur për efektin elektoral të saj.
Biles elementi kryesor në këtë betejë, është sulmi ndaj kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, i cili në fakt nuk është as autor i projektit, as financues i tij. Gjithçka është e qeverisë.
Por duke menduar se atë mund ta dëmtojnë nga pikëpamja elektorale disa muaj para zgjedhjeve, betejën e kanë kthyer në një betejë ndaj tij.
Pra, është e qartë se protestuesve dhe opozitës u është mbushur mendja se me protestën e “Unazës së Madhe” mund t’i heqin vota qeverisë dhe ta trembin atë, me qëllim që të tërhiqet.
Kjo është e vetmja arsye që e mban ndezur vatrën e protestës.
Nga ana tjetër, ka dhe një ngadalësi të pajustifikueshme të qeverisë me listën e pretenduesve, të cilën duhet ta kishte gati me kohë dhe ta bënte transparente, që të zhdukte spekulimet. Dhe kjo i jep vlagë më shumë protestës.
Që kjo vatër të fillojë të çmontohet, gjëja e parë dhe e vetme që qeveria duhet të thotë me zë të lartë, është se nuk është e interesuar për efektin elektoral të kësaj proteste.
Detyra e qeverisë është të realizojë projektin publik dhe të kompensojë në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme qytetarët.
Ata nga ana e tyre duhet të mbajnë përgjegjësi për vendimet e tyre.
Por qeveria duhet ta bëjë të qartë se nuk është e shqetësuar për efektin elektoral të protestës. Ajo duhet t’i llogarisë si vota kundër, votat e gjithë atyre protestuesve, dhe këtu mbaron historia.
Vetëm nëse ka guximin të veprojë kështu, ajo mund ta ç’militarizojë vatrën e protestës dhe të veprojë shpejt pa humbur kohë me ndërtimin e asaj vepre publike.
Opozita nuk është aty se i dhimbsen qytetarët, por se shpreson të ketë votat e tyre nesër në zgjedhje, si njerëz të pakënaqur.
Një qeveri e guximshme bën zgjedhjen e duhur në interes të publikut dhe ja fal opozitës ato vota, meqë dëshiron të identifikohet me votues të tillë, ndërsa kryeqytetit i fal “Unazën e Madhe”.
Pastaj se çfarë efekt ka kjo gjë përtej Unazës, le ta shikojmë në zgjedhje.
Unaza eshte e rendesishme te ndertohet por pyetja qendron se ne ate segment unaza eshte e ndertuar. Ajo qe do te ndertohet eshte nje rruge paralele e cila nga pikepamja e trafikut zor se do te zgjidhe shume. Ajo qe te bie ne sy eshte kosto e ndertimit. Te besh 2-3 km rruge me 40 mln Euro eshte jashtezakonisht shume. Me keto kosto eshte ndertuar tuneli i rruges Tirane-Elbasan. Te gjithe e kane te veshtire te besojne se keto jane kostot e verteta.
Hajde inxhinier hajde
ert,korrupsioni eshte kthyer ne normalitet dhe askujt nuk i ben me pershtypje,askujt,as militantizmit mediatik.
Ishte nje shkrim interesant dje tek Tema;”Rrugët me financim të huaj na kushtojnë 53% më lirë se fondet tona”,
ku thuhej,se”Ekspertët e sektorit e shpjegojnë këtë diferencë me elementet korruptive që shoqërojnë procedurat
e prokurimit me fonde të brendshme. Ndryshe nga politikat kombëtare, donatorët e huaj aplikojnë procedura me
strikte për disbursimin e huave dhënë Shqipërisë, ndërkohë që lejon financimin e kostove të palogjikshme.Për
rrjedhojë për të njëjtën sasi fondesh, me fondet e huaja ndërtohen dy herë më shumë rrugë”.
http://www.gazetatema.net/2018/11/20/rruget-me-financim-te-huaj-na-kushtojne-53-me-lire-se-fondet-tona/
????
Qeverria te filloj menjehere punimet dhe ta leri lojen politike “e lagu se lagu”. Behu konkret fillo punen..
Dhe se fundi : pse duhet te merret e gjith Shqiperia dhe qeveria e shqipetarve me nje rruge te qytetit te Tiranes ?
Dhe se fundi : pse duhet te merret e gjith Shqiperia dhe qeveria e shqipetarve me nje rruge te qytetit te Tiranes ?
Dhe se fundi : pse duhet te merret e gjith Shqiperia dhe qeveria e shqipetarve me nje rruge te qytetit te Tiranes ?
Dhe se fundi : pse duhet te merret e gjith Shqiperia dhe qeveria e shqipetarve me nje rruge te qytetit te Tiranes ?
Dhe se fundi : pse duhet te merret e gjith Shqiperia dhe qeveria e shqipetarve me nje rruge te qytetit te Tiranes ?
fffff
Ke marre rolin e grevethyesit Mero. Borgjezise i duhen tipa si puna jote dhe e Lulit qe ia dhjesin kauzat popullit.
Ke marre rolin e grevethyesit Mero. Borgjezise i duhen tipa si puna jote dhe e Lulit qe ia dhjesin kauzat popullit..
Per te kuptuar kostot e ndertimit te unazes.
Tuneli Krrabes ka kushtuar 77 mln euro me nje gjatesi 2.5 km. I perbere nga dy tunele me gjatesi totale rreth 5 km. Pra kosto per km te tunelit eshte 15.4 mln euro/km.
Unaza e tiranes 40mln Euro me gjatesi 2.5 km ku pjeserisht eshte e bere sepse ekziston aktualisht . Kosto per km eshte 16 mln Euro. Te tjerat mund ti kuptoni vete.
Ata qe kane ndertuar pa leje dhe i kane objekete banimi sduhet te hidhen ne rruge te madhe…
Bashkia ti gjej strehen e re dhe jo tu paguaj 1 vit apo tre vjet qerane.
Jo projekt i bashkise jo i qeverise, keto jane tymnaja….
Shteti duhet te mbroje me te dobetit , kaq, thjesht
Te ndertosh pa leje dhe te kompensohesh?! Mos jemi akoma ne kohen e Haxhi Qamilit?! E shumta 2 vjet qera dhe nese e luan bishtin edhe burg per “toke te xanun”. Kane ardhur nga pidhi i nones se tyre,, kane zaptuar tokat e te tjereve, ose ato publike, dhe kerkonjne te rembursohen tani! Race e keqe. Ky vend do te behet kur njerez si puna e ketyre do te merren perpara me dru kokes. Me te mire nuk merr vesh maloku.
Nuk jsm dakort me logjiken tuaj
kur idrejtoheni autotit kesisoj. Cdomethen-ke mare rolin e gevethyesit?
Se psri nuk kemi te bejme me nje greve pasi nuk lidhet me kerkesa ekonomike ai grumbullim dhe ato thirje.
Se dyti grevat kryesisht inspirohen dhe, organizohen dhe drejtohen nga krere sindikaliste dhe jk nga politikane
Gjithashtu ju gaboni kur beni vrejtje per autorin dhe e quani ate greve thyes. Une ju pyes. Cfar jane luli dhe monika? Perse ju e konsideroni normale kete?
Kjo nuk eshte greve per te frejta ekonomike a cfardo tjeter, por thjesht nje proteste per te mbrojtur paligjshmerine. Prandaj nuk ka psepolitizohet apo mbeshtetur politikisht.
EhvlV7A
EhvlV7A
Opozita eshte autorja e rrumpalles te ketyre ndertimeve pa leje. Sot i del ne mbrojtje jo per te marre votat e ketyre , sepse ajo e ka te qarte ,qe votat e ketyre nuk munden ta nxjerrin opoziten ne llucin e madh ku eshte zhytur . Opozita eshte e pranishme cdo dite tek ata, per te bere sa me shume rrumpalle ,pengesa qeverise . mendon se do ta mundi qeverine me keta kokepalaret qe kane vjedhur pron e huaj dhe tani pritestojne per te mbrojtur gjene e vjedhur . QEVERIA E RAMES NUK ESHTE E RRUMPALLES , PRANDAJ E KANE TE KOTE QE MARRIN LEKSIONE NGA DEPUTET E NDYRE .
Opozita po ta kete seriozisht qe ndodhet ne krahe te protestuesve tu premtoj atyre qe kur te vijne ne pushtet ti demshperbleje ashtu sikuse thote do anulloj koncensionet e kesaj qeverie
Z.Mero
Po qe na duhen 2,5 vjet ta ndertojme,ku e ve?!
A kane njezillek?
A kane turp?
Ku eshte degjuar te mbyllet hyrja dhe dalja e nje kryeqyteti per DY JET E GJYSEM?!
Nje 2018 mbyllet rruga kryesore e kryeqytetin per dy vjet e gjashte muaj?!?!?!
Shpresoj te besh “presion” qe punimet te mbyllen e shumta e shumta per gjashte muaj.