Rama flet për bashkim kombëtar deri në 2025: Nuk mund të presim pafundësisht BE-në

26 Nëntor 2018, 11:23Politika TEMA

Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka prezantuar idenë e një projekti për bashkim kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me dy qeverive në Pejë, Rama i bëri ftesë Haradinajt që të nisë puna nga dy Ministritë e Jashtme për hartimin e një strategjie të përbashkët për bashkimin e shqiptarëve deri në vitin 2025.

Rama shtoi se Shqipëria nuk mund të presë pafundësisht BE-në në lidhje me pranimin në këtë organizëm, sikurse Kosova është e lodhur nga pritja për liberalizimin e vizave.

Duke u ndalur tek marrëveshjet mes dy vendeve, Rama tha se brenda 6-mujorit të vitit të ardhshëm do të ketë 0 taksa në doganat mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa 100% taksa në veri, pra në kufirin Kosovë-Serbi.

Ai e konsideroi vendimin e fundit të Kosovës për produktet serbe një reagim politik të drejtë, të ardhur pas veprimeve të palës serbe për pengimin e anëtarësimin e Kosovës në instancat ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës se “qenësia e normalizuar e Kosovës është çelësi i stabilizimit përfundimtar rajonal”.

“Për Shqipërinë, Kosova është shtet i pavarur, sovran, me regjim demokratik, garancia dhe qenësia e normalizuar e të cilit është çelësi i stabilizimit përfundimtar rajonal”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se “e drejta ndërkombëtare nuk njeh gjysmë-shtete dhe nuk njeh gjysmë-njerëz”, duke nënvizuar se “prandaj jemi të zhgënjyer nga qasja e BE-së në lidhje me pavarësinë e Kosovës dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj”.

“Interpoli ishte shfaqje dekurajuese për shfaqjen e partnerëve potencialë në rajon”, shtoi Rama.

19 komente në “Rama flet për bashkim kombëtar deri në 2025: Nuk mund të presim pafundësisht BE-në”

  1. Genti, Tirane. says:

    Bashkim Kombetar sa me pare, me apo pa BE…kjo pak rendesi ka.

    1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

      Corapekuq,doza paska qen e lart,ruajna o Zot nga te redhurit[atheoi] do te thoshte dikush…………..
      Erdogan[evropianeve]: mos na genjeni me,mjaft u presim 35vjt per ne BE,nese nuk keni dermend te na e thoni,ndryshe do te bejme zgjidhien tone”UNITED TURKISH”albanistan,boznia,turkye,kosovo,fyrom]………..gezuar ramazonin!

    2. Kalec Dega says:

      O delet e rahmiut… e ju o plisat e trashe…

  2. VERI says:

    .. DUAM TE ZGJIDHET LIGJERISHT PROBLEMI I “KORRUPSIONIT ” NE VEND , DUKE FILLUAR NGA POLITIKANET ..! .. BASHKIMI LE TE MBETET “OBJEKT” PER NJEREZIT E NDERESHEM ..!.. KOSOVA ESHTE SHTET I PA VARUR , PERDERI SA ESHTE PRANUAR NGA VETE AJO ..!.. KONFEDERATA , ESHTE TJETER GJE , PA E MOHUAR QE KOMBESIA ESHTE E NJEJTE ..! KUR VENDI BRENDA KA SHUME PROBLEME , K/ MINISTRAT DUHET TE MERREN ME TO ..!

  3. Ledio says:

    Shqiperine/Kosoven po e mbyte varferia, korrupsioni, kriminaliteti, ne krye kemi bandite ne te dya anet e kufirit edhe ti po na ben nacionalistin . Shqiperia ve bast qe ka nr me te larte te te rrinjeve te burgosur per fryme popullsie ne gjithe europen edhe ti na flet per bashkim. Ti je pa ushtri , gjykata, polici edhe ti po kakarrin si gjel-kokebosh. Mbylle gojen rrote se po nuk deshen USA+ superfuqite e tjera as ne hale nuk shkojme dot. Boll me te tilla mbledhje qe vetem rrezultat nuk japin. Po do edhe te kane dhene leje te besh dicka beje ne heshtje edhe pa te tilla pompozitete. Ju jeni te gjithe te lidhur koke edhe kembe me Serbet, we nga Saliu, Iliri. Lulja etje. Je bere bajat o i droguar.

  4. Pellazgos says:

    Mirepo protektorati qe quhet Kosovo nuk u krijua per tu bashkuar,se planet jane ndryshe.
    Po ashtu edhe me Sllavet ne Ballkan.
    Tani fillon “dashuria” e perendimit per nje vend I Organizates Islamike dhe me histori 106 vjecare qe quhet Albania.

  5. Toni says:

    Ndoshta korrupsioni ndodh se jemi te ndare dhe kemi qasje te ndryshme ekonomike. te dy vendet (sidomos Shqiperia) po e kalon tranzicionin 27 vjecar dhe besoj se bashkimi do prodhoje fuqi si ekonomikisht, ashtu dhe ushtarakisht dhe politikisht. Nderkohe mendoj se Rama ka marre sinjale nga te pakten USA per te dhene kete deklarate. Le te shohim reagimet mbas kesaj deklarate.

  6. Albania says:

    Ca’ e do europen boje shqiprine si zvicrra dhe te kerkon vete Europa po’ ju doni te vidhni si ne shqipri dhe kosove o pallosh

  7. Don says:

    O Edi Rama kjo qe po ben ti eshte manover politike dhe asgje tjeter. Kjo puna e bashkimit kombetar jo vetem qe eshte nje gje me zarar dhe vetem sa demton formimin e shtetit te brishte kosovar. Ti i ben keto deklarata per te bere gjullurdi mediatike dhe per te cvendosur vemendjen nga aferat dhe vjedhjet qe po ben zotrote. Une kisha besim se ti vertet po punoje me ndershmeri per ngritjen e institucioneve te ketij vendi por kur propozove Arben Malajn dhe Ridvan Boden per ne Banken e Shqiperise fillova te mendoj qe ti po ben manovra te ulta vendimarrese per te rregulluar ekuilibrat e interesit tend dhd jo te formimit te institucioneve te shendetshme. Qe te dy keta zoterinj jane akuzuar nga PS dhe nga populli per mega vjedhje te pasurise se popullit. Si ka mundesi qe ti beson tja hedhesh ketij populli qe po ju shikon ne bebe te syrit me shprese se gjerat do shkojne mire. Ne po diskutojme si te vrasim ujkun ti shkon e i var melcite ne qafe si dekorate. Ske turp kur thua qe Arben Malaj dhe Ridvan Bode kane kontribute. Duket se po luan rolin e shakaxhiut budalla. Ti e di qe politika mbi te gjitha nuk eshte shah por ceshtje besimi. Ti po e humb besimin qe te ka dhene populli dhe bashke me te de fakto dhe drejtimin e qeverise dhe besimin e kabinetit. Ti je thjesht nje pervers politik. U dashka shume te njohesh njeriun.

  8. ana says:

    O Ed fasada, leri shfaqjet dhe pordhet. Futju punes kokeulur nese je patriot; perndryshe hap krahun dhe bej punen e piktorit.

  9. faro says:

    Akoma nuk po solidarizohet ASNJE politikan i rëndësishëm, megjithëse kanë kaluar rreth 3 ore.

  10. Astriti says:

    Te lumte kryeminister! U realizofte sa me shpejt bashkimi i trojeve shqiptare, qe “kurva e motit”, sic shprehej Fishta per Europen, i ndau padrejtesisht dhe po aq padrejtesisht (pa ia mohuar meritat per ndihmen e dhene ne vitet e postkomunizmit), po e zvarrit!

  11. Shqiptari nga Kosova says:

    Hajde levizni me shpejt. Bashkimi Kombetar eshte e drejte demokratike e shqiptareve. Nese ndokush ka rezerva ,te behet nje veprim fare fare i thjeshte dhe demokratik,te testohet populli me REFERENDUM.

  12. e deshpruara says:

    Rama tha kush eshte kunder thaqit(kriminelit dhe trathtarit) -eshte trathtare dhe gomar.e pra ky duhet te ishte titulli i
    gjithe asaj qe tha rama,sepse mbase kesaj thenje banale ,ofenduse per 90% te popullit te kosoves, nuk ju intereson askujt
    fjalet mbules dhe pa baze ,vetem per te then diqka.

  13. Un grabis ti grabit ne grabisim says:

    Kto jane hajduta shpifes kriminel tradhetar,eshte e vertet qe Europa nuk na don,por ky kryeminister qe beri liken president dhe do bej Boden kryebankjer cfare kerkon?Ju jeni nje bande hajdutesh PS PD LSI qe duhet te shporreni

  14. alphade says:

    Pelivanlleqet e qeverise, i sposton gjerat nga shume te rendesishmet ,ne me pak te
    rendesishmet. Formoni S pAK – un dhe BHK,zoti K/minister, pastaj merru me mid’ha-
    tet,bodet, ballistet e zogistet ..,qe aq shume ne zemer te kane hyre kohet e fundit.
    Pastaj merru me Kosoven, Serbine e gjithe planetin Toke. C’jane keto akrobacira ne
    politiken e ketij K/ministri qe e ka dhjere me te gjithe brenda dhe jasht vendit. Me sa
    duket iu ka merzitur posti i K/ ministrit dhe tani e ka shndrruar thjeshte ne nje “hoby”,
    ku sipas tij mire do te ishte te qendronte K/minister por akoma me mire do te ishte po
    te dilte ne “profesion te lire” si piktor. Helbete….!!!

  15. asd says:

    Jam kunder bashkimit te dy vendeve, sepse e konsideroj shume te rrezikshme per vitet qe do te vijne. Me duket mendjeshkurtesi euforia per tu bashkuar, kur dihet mire qe me “perfitimet” vijne e behen te perbashketa dhe ankthet, dhe humbjet. Mos degjoni Ramen sepse ai luan me ndjenjat patriotike dhe gjithshka e ben vetem per konsensus politik, delir madheshtie e demagogji. Eshte aq patriot sa Tosi, Ruci, Basha, Berisha e te tjere. Mos u ngaterroni; Keta jane hajdute, nuk jane patriote.
    Ne te gjithe e dime qe liria nuk mund te dhurohet dhe kali i huaj, heret a vone do te hedhe nga shala.
    Prandaj shqiptare, mbani fort ate qe keni fituar. CDo hap tjeter duhet te jete me centimetra.

  16. enter"" says:

    Cdo gje te mire qe arrin te besh e dhjet me keto deklarata idiote per bashkim kombetar.
    Cfare bashkimi kombetar kerkon ti?????

    Keto deklarata jane nje shenje e nje papjekurie ne fushen e marredhenieve te jashteme dhe dicka teper te rrezikeshme. Sot nuk ka me vend per deklarata patriotike per te “ngritur” peshe zemrat e shqiptareve.
    Bashkimi do ishte nje katastrofe per shume arsye.

    Shqiperia dhe Kosova jane dy vende qe historikisht kane patur ecuri shume te ndryshme, dhe rrjedhimisht jane edhe histori krejt te ndryshme.
    Kosova sot eshte totalisht e Islamizuar dhe ndikimi Turk eshte rrenqethes. Po keshtu ne Kosove ka edhe dukuri te Islamit ekstrem (kujtoni perdhunosjen e Heroit Tone Gjergj Kastriotit nga Kosvaret).

    Shqiperia dhe Kosova jane dy vende te varfera eknomikisht. Bashkimi nuk do zgjidhte absokutisht asgje.

    Kalojme tek Vettingu. Ne Shqiperi pi bietn daullet kudo per vettingun I cili eshte nje process qe nuk ka mbaruar dhe do vite te mbaroje. Cfare kerkon ky Kryeminister bashkim ne nje kohe kur Shqiperia nuk ka arritur te njohe ftytet e vettingut? Ku ka takat Shqiperia te merret edhe me palacot e Kosoves qe e kane mbytur ate vend te korrupsion?

    Me ke kerkon ky te bashkohet? Me rrugace si Thaci e Haradinaj????

    Shqiperia dhe Kosova jane te ndryshem edhe nga ana kulturore. Zakonet jane komplet ndryshe, gjuha komplet ndryshe.

    Bashkimi do shkaktonte edhe nje kercenim per balancen fetare ne Shqiperi duke qene se Kosovaret jane islamike qe nuk kane lidhje me myslimanet shqiptare.

    Ben mire qe kryeministri jone qe disa here I pjerdhin mend per bashkim kombetare te ule bythet ne karrige e te merret me Shqiperine.

    SHQIPERIA VEC….KOSOVA VEC

  17. Plaku Xhuxhumaku says:

    Ja edhe maskarai i madh u terhoq ne strofken e fundit, patriotizmin. Leri pordhet mor idiot, mos luaj me zjarrin, shiko te hapesh pune per shqiptaret ne Shqiperi, mor te dhjefsha mendjen dhe ata qe te vune ty ne krye. Shqiptaret do te bashkohen kur te vije koha e jo pse do ti ta tundesh per flamur e dekorate bashkimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje