Shkarkohet pedagogu tek Bujqësori me doktoraturë Bolonje: Jam i paaftë!

26 Nëntor 2018, 20:19Sociale TEMA

Doktor Dardan Shehdula, pedagog në Universitetin Bujqësor, është shkarkuar nga detyra me vendim të rektorit.

Në një letër publike drejtuar kolegëve të tij, Shehdula, i cili ka kryer doktoraturën në Universitetin e Bolonjës, flet për gjendjen e degraduar në Universitetin Bujqësor ku investime bëhen vetëm për pllaka dhe fasada dhe jo për laboratore studimorë.

Letra e plotë e publikuar nga ish-zv.ministri Taulant Muka:

Jeni të lirë ta bëni share/shpërndani!

Intelektualët po përndiqen si në komunizëm! Dr. Dardan Shehdula, i diplomuar (Bachelor dhe Master) në Universitetin e Bolonjës dhe doktoruar po aty, shkarkohet nga Rektori i Universitetit Bujqësor! Arsyeja e shkarkimit: Pse Dardani ndan shqetësimet e mia që unë shpreh në rrjetet sociale dhe ja plas në fytyrë dekanit dhe rektorit në mbledhjen e sentatit/profesoratit që titujt akademik janë marrë në mënyrë të paligjshme! Të tjerë pedagogë janë kërcënuar nga ky rektor pse komentojnë në statuset e mia! Ju kujtoj rektori i Universitetit Bujqësor nuk ka asnje artikull me faktor impakti, është ZERO në shkencë!

Ja ç’ju shkruan sot Dr. Shehdula kolegëve të tij sot pas dorëheqjes:

LETER E HAPUR

Te nderuar kolege i nderuar Rektor I Universitetit Bujqesor Te Tiranes Z. Bahri Musabelliu

Ka shume kohe qe degjoj fjale e komente qe, jam i paafte, qe nuk punoj, qe nuk jam prezent, qe nuk publikoj artikuj shkencore etj.

Sot dua te rrefehem, e te pranoj qe eshte e vertete.

Jam totalisht i paafte!

Jam i paafte ne krahasim me koleget shqiptar ne pergjithesi. Jam i paafte pasi ka 8 vjet qe kur jam punesuar ne FMV qe nuk shoh nje rast klinik.

Ka 8 vjet qe nuk degjoj nje debat profesional.

Ka 8 vjet qe nuk shoh nje cent te harxhuar per kerkim shkencor apo per kerkime rutine.

Ka 8 vjet qe shof laboratore te privatizuar, te kycur, me paisje qe nuk perdoren prej vitesh.

Ka 8 vjet qe nuk ka fonde per mesim, por ka per te shtruar pllaka mbi pllaka, per te lyer fasada, per te bere lulishte e parkingje, pervjetore, dreka e darka, sic e kerkon tradita.

Ka 8 vjet ku njerezit marrin e japin tituj si qoka sebepesh.

Ka 8 vjet qe merrem me mbijetesen time psikologjike, etike dhe profesionale ne nje vrime te zeze thashethemesh.

Jam dhe ndjehem i paafte kur studentet kalohen pa njohurite baze minimale. Jam i deshperuar kur studentet shprehen ilac i kuq, ilac i verdhe, shkarje mitre, melcite e bardha, deksametazoni eshte antibiotik, tuberkulozi dhe bruceloza jane semundje virale etj!

Jam i paafte kur shikoj qe studentet me te mire mbushen me gjysem njohuri dhe prekoncepte qe i bejne te paafte te punojne ne terren.

Jam i skandalizuar kur studentet leshohen rrugeve per te bere praktikat profesionale!

Jam i paafte kur shikoj qe laborantet behen profesore kurse une nuk kam te drejte te futem ne laboratorin qe kontribuova per ta paisur.

Jam i paafte te menaxhoj programet e mobilietit te stafit qe riaktivizova me parate e mia.

Jam i paafte te perkthej libra me google translator e ti ve emrin tim siper.

Jam i paafte te gjej projekte pasi aftesite e kolegeve te mi i tejkalojne fushat e tyre te ekspertizes, sa qe mbulojne nga 3-4 fusha ekspertize brenda projektit.

Jam totalisht i paafte pasi here pas here largohem jashte shtetit me parate e mia per trajnime, konferenca panaire duke lene studentet ne doren e titullarit te lendes.

Jam aq i paafte sa, shpesh refuzoj te firmos procesverbalet e notave, pasi nuk e kuptoj qe nxenesit me mesatare nen 6 ne fakultet, ne shkollat e doktoratures behen gjeni me mesatare mbi 9.

Jam aq i paafte sa qe nuk shkruaj dot nje artikull shkencor ne nje gjuhe te huaj qe nuk e njoh.

Nuk paraqes dot nje punim shkencor ne nje gjuhe te huaj qe nuk di ta flas.

Jam i paafte kur shikoj mrekullite qe te tjeret arrijne ne kerkimin shkencor me kosto zero!

Jam i paafte te publikoj te revista Anglistikum, Indian Veterinary Journal of proff ass, Iranian school of veterinary bullshit etj etj.

Jam i paafte ti sugjeroj fermereve shqiptar nje koleg veteriner te afte per ta nxjerre nga bataku ku te tjere kolege veterinere e kane futur.

Jam i paafte te mbyll gojen, te mbush barkun me raki plepi, te servilosem per nje kocke qe natyrisht do vije momentin e zgjedhjeve.

Jam i paafte dhe duket qarte nga ndeshkimet dhe parlajmerimet qe kam marre gjithe keto vite nga Elita e FMV.

Te gjithe jane dakord, e keqja, i paafti, ai qe perfiton nga situata, ai qe nuk ben mesim, qe nuk shkruan artikuj shkencor me faktor impakti, qe nuk ka bere akoma nje liber, qe bertet e ankohet ne cdo mbledhje departamenti, qe mendon se mesimdhenia nuk mund te behet pa praktiken e perditeshme, qe nuk ka aftesine ti bej diplomen apo doktoraturen fallco nje studenti, ky jam une.

Kerkoj ndjese publike qe e kam cenuar imazhin e ketij djepi te kultures dhe profesionalizmit shqiptar me komentet dhe sjelljet e mia jo etike.

I kerkoj ndjese Elites se ketij institucioni qe punon me vetemohim per formimin e brezit te ri veterinar! Diploma e vetme ne Shqiperi qe njihet ne mbare boten, ne krahasim me diplomat e Universiteteve Europiane qe njihen vetem ne Europe.

Kur i tregova nje kolegeje hollandeze se sa i paafte jam, me tha: “Leave it, you can’t pull on a dead horse!!!

30 komente në “Shkarkohet pedagogu tek Bujqësori me doktoraturë Bolonje: Jam i paaftë!”

  1. sunitet nuk bejne ''shtet''...........lloji i kafshes! says:

    kjo eshte bourdhelo sunite,nuk ka sesi te jene ndrishe…………..rrofte bashkimi i turkoshakeve ,”ALBKOSOVISTAN”!

  2. plaku says:

    Si ke duruar 8 vite ,kjo më habit.

  3. komisar malciet says:

    Cisha rrobt pysni studentet e universitetit agrar, sa metra ka nje kilometer po e diten te mpshtyni.Por e ka tho Edvini se nuk ka nevoj me dit shume ,se ketu kryeminister behet edhe nje mesues vizatimi.

    1. Turi says:

      Kete gjendje ne UBT e krijoj dobici i Vicidolit pas 20 e kusur vjet me Rektore te PD-se. E dogjen biblioteken me te madhe ne Ballkan te UBT kur ne fuqi ishte Tropojani fodull Besnik Gjongecaj. Vodhen dhe thyen gjithcka ishte krijuar. Rrembyan stallat e kafsheve dhe rrenuan gjithcka. Shkaterruan qindra mijra dollare barbaret e Troposes kur zbriten nga malet per te marre cdo pellembe toke te UBT dhe te zonave perreth. Sigurisht qe humbi edhe deshira per profesionin. Esadisti rrenoj edhe Akademine e Shkencave lere me UBT dhe e la Shqiperine pa shkence dhe shakencetare. E ndjej kete djalosh qe uluret nga thellesia e shpirtit per te bere dicka per ate universitet. z. Rama beje kete djale Dekan te Fakultetit dhe jepi karta bianke qe te rekrutoje persona te kualifikuar jashte. Ribejeni Fakultetin e Mjekesise Veterinare. Eshte shendeti i popullit. PLus, ka qene Fakulteti me i mire ne te gjithe Shqiperine me profesore te njohur dhe pasion dhe shkence te perparuar. Duhet rindertuar. Ky djale ka te drejte. Gjeni fonde. Kerkoni edhe ndihma nga Europa. Beni nje plan 10- vjecar ta rindertoni dhe modernizoni te gjithe UBT. Na dhemb zemra kur degjojme gjera te tilla. Shume ish profesore qe e lane kete Fakultet pikerisht per mungese fondesh dhe per degradim sot jane bere profesore ne bote qe nga Amerika, Kanadaja dhe Europa. Ka qene krenaria e UBT.

  4. luzati says:

    Ja ku eshte katandisur universitetet tona ,turp dhe fatkeqesi qe po na mallkon si komb

  5. Vedat Shehu says:

    Zoti Dardan,
    Nga letra juaj e hapur kuptova se e ndjeni veten personalitet te papajtueshem me hapesiren, ku veproni per te aplikuar profesionin duke e konsideruar mjedis te ulet mediokrish hileqare dhe te padenje per nivelin tuaj mbishqiptar, konforme nivelit te administratoreve dhe klerikeve te huaj te perandorive te njepasnjeshme qe kane sunduarduke na cilesuar te padenje me gjuhe te mallkuar. Paraqiteni si mbinjeri.
    Me keqardje per kete nivel tuajne kaq te larte, qe te ka shkeputur nga mjediisi shqiptar me gjuhe te mallkuar nga Perendia dhe Djalli si dhe nga Dhjata e Kurani.

  6. Martin says:

    Ky eshte kulmi. Vete e ka dhjere per 8 vjet tani shprehet i revoltuar. Po a ishe vete ne krye. Pse nuk e ndryshove? Cfare perpjekjesh bere? Ku kerkove ndihme e nuk te erdhi?
    Ti je i paafte e shkuar te paaftit e meriton ndjekje penale per neglizhence e mbase per sabotim e korrupsion.

    1. mirel says:

      Ja bravo. Keshtu te do partia.
      Sabotim, sabotiiiimm.
      Qysh kerkoka laborator ky kriminel..
      Ne litar i paafti. Ne litar. Vereni te shtroje pllaka se ashtu do Partia. Rruge dhe pllaka. Ky eshte perparimi. Jo laboratoret, laboratotet jane sabotim shteteror.

      1. Martin says:

        Po pse laboratoret qeveria i nderton apo universiteti me fondet e veta . Po cfare laboratoresh jane ato te bujqesise? Dy mikroskope e tre epruveta. Nuk i siguroka dot vete ky nga ndonje fond? Pak fonde u kane ardhur nga jashte? Po keta i hane e i pijne dhe kur vjen koha per te dhene llogari fillojne nxjerrin nga keto brockulla e behen cinike. Po dhe sikur pllaka te shtronte keq sdo bente. Me pune krijohet gjicka jo me pordhe e tituj leshi. Pastaj fillojne qajne si ai bythpambuku “shkencetar” qe i duan kafet e paguara nga shteti a thua se ky shtet ua ka per borxh. Perkundrazi ata ua kane per borxh ketij shteti qe i edukoi pa paguar nje qindarke.

  7. Kulufi says:

    Dardan Shehdulaj me mbiemer tipik Saharjan, megjithe paaftesine tende duhet ta kesh degjuar shprehjen : Pordha e madhe gris breket e veta. Pak me modest mor burre i dheut, se nje cope agronom je, njesoj si Bamir Topi.

    1. Turi says:

      @Kulufi qenke injorant. Ai thote eshte veteriner i diplomuar ne Itali, Bolonje dhe ti thua qe je nje cope agronomi. A e di se cfare eshte agronomi dhe cfare eshte veterineri, ore rrote? Kur ti mesosh ne google hajde flit pastaj ketu ose fshehu gjekundi dhe leri te flasin ata qe kuptojne.

    2. erion says:

      shprehja eshte: Pordha modhe gris dhe breket e reja!
      por gjithsesi kuptohet nga shkrimi qe eshte djale i revoltuar ( me te drejte )

    3. Xxxx says:

      TI È KE KULUFI APO KLLUFI,,,, SA KLAS SHKOLL KE,,,,ME NJE FJALE NJE COP AGRONOM,DUHET I GAMOR SHKOLLEN TÈ BEHESH AGRONOM DHE ZOOTEKNIK,,,A E DÌ QE DIPLLOMAT E AGRONOMIT DHE ZOOTEKNIK,,,DIPLLOMAT MARA NÉ KOHEN È ENVERIT NJHEN JASHTE SHTETIT ME TÈ GJITHA TE DREJTAT,,,SE KA QENE SHKOLL MODEL DHE MODERNE PER KOHEN,,,,

  8. Alban Dega says:

    HIQNI KETA PLEHRA TE KORRUPRUAR DHE CONI NE BURG KETA DEKANE E REKTORE PLEPASH TE SALEH RAMOLLAH AJATOLLAH KARAXHIC VICIDOLIT !

  9. Çështje për diskutim mesnate... says:

    Një VKM për statusin e pedagogut (miratuar para 1 viti e gjysmë) thotë shprehimisht se PEDAGOGU NUK PUSHOHET NGA PUNA për mos përparim në kërkimin shkencor.
    E nëse pushimi nga puna i pedagogut në fjalë është çështje “paaftësie” në kërkimin shkencor, atëherë i paaftë është vetë punëdhënësi që nuk e zbaton këtë VKM!
    Po mos na flisni për aftësinë dhe parimësinë e drejtuesve të universiteteve apo fakulteteve, pasi një pjesë e madhe e tyre janë më të paaftë sesa mund të jetë përfytyrimi për paaftësinë!
    Ja, mendoni pak: shpesh akuzohen studentët për kopjim dhe nivel të ulët paraqitjeje nëpër provime. Dakord për studentët…. Po cilët kopjojnë më shumë, studentët apo pedagogët me ato plagjiaturat e tyre që kanë “krijuar” e botuar nëpër botë ato artikujt e tyre që trajtojnë disa nga çështjet më të njohura të përditshmërisë së rëndomtë, duke i “shitur” me sukses si të ishin kërkime origjinale! Studentët nuk kopjojnë asgjë krahasuar me plagjiaturat e pedagogëve. Shumica e pedagogëve me grada e tituj kanë vjedhur pa vetëpërmbajtje e pa skrupuj.
    E nëse është ky, që thuhet, niveli i pjesës më të madhe të studentëve, si mund të pritet nivel përvetësimi njohurish nga ana e studentëve? Ku mund t’i marrin ata njohuritë e nivelit të lartë shkencor, tek gjyshja në shtëpi?!

  10. Horse says:

    Zoteria eshte veterineri me i mire ne Shqiperi per semundjet aviare, i vetmi ne llojin e tij, eshte konsulent veterinar i te gjithe Kompanive me te medha shqiptare ne layers dhe broilers, si dhe pjeses me te madhe te prodhuesve te vegjel ne kete fushe. Kompetenca e tij eshte e padiskutueshme dhe ne te gjitha ato qe thote nuk i heq asnje presje, ca ti shtoj ndonje gje qe ka harruar.
    I uroj pune te mbare pasi te gjithe prodhuesit po e presin te jete me prezent ne zgjidhjen e halleve te tyre.
    Chi sa, fa; Chi non sa, insegna.

  11. Kledi Xhaxhiu says:

    Edhe ne Fakultetin e Shkencave te Natyres, Universiteti i Tiranes, ne vitin 2014 u pushua nga puna Prof. Sokol Abazi, PhD ne Zvicer, + Postdoc ne Oxford dhe Sunderland nga nje kokerr katunari dhe injoranti qe nuk di as shqip, Rektori i tanishem i UT, Mynyr Koni. E gjitha kjo vjen nga keqperdorimi qe i bejne autonomise universitare rraca e peshtire e “udheheqesve” te sotshem universitare si keta Martin, Vedat e Kuluf qe shkruajne me mllef kunder Dardanit. Kjo vjen edhe nga fakti se agjensia e akreditimit i ka lene rehat departamentet e UBT te vazhdojne te ofrojne programe te paakredituara, te kopjojne artikuj e te marrin grada e tituj, duke mos kryer asnje kontroll mbi nivelin e stafit akademik. Nese ky kontroll do te ndodhte, atehere Rektori do vraponte ti lutej Dardanit te ishte pjese e UBT, se vete nuk di asgje, se bashku me “kryesine” e Fakultetit te Mjekesise Veterinare. Autoriteteve te UBT ju jap nje keshille “ruani pak nga sperma e Dardanit ne azot, qe ta perdorni te grate kur te vendosni te permiresoni rracen”.

  12. drini says:

    Keto probleme qe ngre Dardani jane reale, eshte realiteti lakuriq i universitetit bujqesor. Pse nuk ka folur me pare pyesin disa? Mund te kete shume arsye qe i di Dardani vete. Por fakti qe flet tani prap ka vlere. Me mire te thuhen te vertetat sa te fshihen vazhdimisht.
    Asnje pedagoe i afte profesionalisht nuk pelqen te punoje ne nje mjedis te tille, vetem ata qe i ka zene dhe nuk kane mundesi te gjejne nje pune tjeter do ngelen aty.

  13. anastasi says:

    Nuk e di nuk te njoh se kush je,nuk te njohe se cfare specialist je,por shkrimi i juaj eshte shume i dhembeshem qe te kane pushuar nga puna,qe te kane larguar,per mua eshte nje largim i turpeshem,nje largim hakmarres nga nje dikush injorant dhe i ndyre.Rektori me kete largim eshte nje fashist Rektor,ti i dashur pedagog duhet ta hedhesh ne gjyq,rruge tjeter nuk ka.Te uroj gjithe te mirat.

  14. G. Pani says:

    Kush e njeh nga afer Dardanin, nuk i jep gojes sic kane bere disa me lart. Jo vetem qe eshte i vetmi ne profesionin e tij, por edhe si njeri eshte shume i evoluar dhe me ide te hapura.
    Hyri mortja e injorances qe krijoi Saliu me shpellaret e tjere dhe ashtu sikurse prishi gjithe Shqiperine, prishi edhe kete universitet.
    Dardani pak ka thene… me shume duhet te thoshte.
    Hiqini rektoret qe vegjetojne dhe kthejani universitetet shqiptareve dhe jo mafies se diplomave.
    Nuk eshte gjithkund Kristal.

  15. Bujar Kanapari says:

    Ne Kavaje, ne kohen e socializmit, u ndertua pallati i kultures, ne fillim te viteve 70, shume larg nga qendra e qytetit, pa asnje objekt tjeter prane, tani funksionon si kishe per besimtaret ortodoks.
    Nje here, vjen per vizite ne Kavaje Rita Marko, nje nga udheheqesit kryesore te kohes dhe viziton edhe pallatin e bukur.
    Paria e qytetit duke qene krenar per bukurine e pallatit, kerkonte nje opinion nga shoku Rita per pallatin.
    Shoku Rita, si ju duket pallati?
    Pallati shume i bukur, por………si karafilli ne pyll.
    Pallatin e ka lavderuar shume edhe shoku Rita, si karafili ne pyll, flitej neper qytet dhe fshatrat perreth.
    Por kaluan ca dite, jave e ndonje muaj, kavajasit u ftilluan.
    Shoku Rita qenka tallur me ne, si karafili ne pyll, do te thote pallati eshte vetem, duhet te ishte ndertuar ne qender te qytetit. Karafili qe rritet ne pyll, eshte vetem, sepse karafili rritet ne lendina.

    -Zoti Dardan, nje pedagog i afte, nje minister i afte, nje politikan i afte……….. ka mbetur si karafili ne pyll, ka mbetur vetem, pa mbeshtetje.
    -Nje pedagog qe nuk ka lidhje farefisnore me pedagoget e tjere, me drejtuesit, ka mbetur si karafili ne pyll.

    Kjo eshte arsyeja e largimit, cilido qe mbetet si karafili ne pyll e nuk mbetet pjese e grupit, eshte i humbur, kuptohet ne Shqiperi.

  16. Plaku says:

    Doemos kerkohet V E T I N G, per doktoraturat, titujt shkencore te cilesdo fushe, ky veting te behet per rezultatet konkrete aplikative, te rejat shkencore ne zbatim efektin ekonomik dhe edukativ ne te gjitha fushat e aplikuara, pas kesaj te kalojne ne site edhe ata qe kane toleruar ne dhenien e titujve dhe kush nuk e kalon siten te ç’demtoje arken. Ne nje mengene te tille duhet te kalojne edhe disa akademike “honorifike” sepse indiferentizmi i tyre lejon abuzime me pasoja katastrofike per vendin

  17. Virusi says:

    Dardan; ke shume te drejte. Faji jot është qe s’ke studjuar ne shqiperi. Leri ne plehun e vet se ne kete vend nuk ndryshojne kollaj gjerat.

  18. specialisti i bujqesise says:

    Rektori i Universitetit Bujqesor te Tiranes z. Bari Musabelliu eshte njeri me integritet, ka qene dy mandate i zgjedhur dekan i ekonomikut dhe tani po prape i zgjedhur nga trupa e pedagogeve si Rektor i Universitetit. Nuk di te them per rastin konkret te pedagogut se si qendron e verteta por shume pedagoge kane dale nga binaret dhe dikush duhet ti kontrolloje.

  19. Ndricim says:

    I nderuar Dr. Dardan Shehdula,
    Pajtohem plotësisht me konstatimet tuaja për gjendjen e Shkollave të larta në Shqipëri.
    Do të kisha preferuar që konstatimet të mos ishin paraqitur në trajtë ironike, por më mirë të thuhen gjërat ashtu siç janë se të mos thuhen fare.
    Kam qenë Pedagog në Universitetin Bujqësor të tiranës para viteve ’90 dhe më vjen shumë keq për gjendjen ku ka katandisur ai universitet. Atëherë niveli i mësimdhënies ishte mjaft më i lartë se sot.
    Besoj se është në nderin e Taulant Mukës, publikuesin e letrës tuaj, të analizojë shkaqet që e çuan Arësimin e lartë në Shqipëri në gjendjen që është sot dhe më me rëndësi, mbi këtë analizë, të propozojë rrugë për të përmirësuar këtë gjendje.
    Atij iu dha përgjegjësia të analizojë nga maja e piramidës gjendjen shkollave të larta, dhe të propozonte rrugët për ta ndryshuar këtë gjendje. Nëse e ka me pastërti, pa prapamendime politike, ai të ketë guximin të propozojë veprimet konkrete që duhet të ndërmerren për të përmirësuar gjendjen. Dorëheqja e Taulantit tregon se ai u dorëzua para situatës ekzistuese dhe se nuk ka ndonjë zgjidhje për të propozuar.
    Të konstatosh probleme është hapi më i lehtë për cilindo, megjithatë është një hap i parë. Të propozosh rrugëzgjidhje, e më tej, të përpiqesh ti zbatosh ato, është zotësia.
    Për ty Dardan, vlerësoj largimin nga Universiteti dhe uroj gjetjen e një aktiviteti që i përgjigjet më mirë aftësive të tua.

  20. goni says:

    Shkurt mos na cani k…. ju hajdutet e doktoraturave, ju ka zene paniku se jeni te shumte ne numer, por me mire ikni vete pa zhurme se avash avash do ikni si rjepacak me buje, cdo gje ka nje fund hajduter!!!!!!!!

  21. Maloku says:

    Kam eksperience direkte nga kjo qe shkruan profesori dhe ka komplet te drejte nga germa e pare te e fundit.

  22. Kledi Xhaxhiu i vërtetë says:

    Kledi Xhaxhiu i vërtetë!

    Komenti i mësipërm i shkruar duke keqpërdorur emrin tim është i turpshëm dhe i pamoralshëm! Personi që e ka shkruar nuk është gjë tjetër veçse një manipulator dhe ngatërrestar i pacipë!

    I kërkoj stafit të Gazetës Tema t’a largojë sa më parë atë koment!

    Faleminderit, Kledi Xhaxhiu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje