Nga Ilir Yzeiri
Deklaratat e djeshme të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se Shqipëria dhe Kosova deri në vitin 2025, mund të bashkohen, u interpretuan në mënyra të ndryshme dhe, në të shumtën e rasteve, u nxorën jashtë kontesktit. Në të gjitha deklarimet e tij në Kosovë, duke folur për perspektivën e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë, Kosovë – Serbi, Ballkani Perëndimor – Bashkimi Europian, Edi Rama ishte shumë i qartë dhe, në të gjitha këto raste, ai e ndërtoi ligjërimin e tij me një « SIKUR » apo një « NËSE ». Në thelb, ai tha që, nëse BE-ja e frenon zgjerimin, atëhere, nuk përjashtohet mundësia e krijimit të bashkimeve më të vogla, nëse Europa nuk liberalizon vizat për Kosovën, atëhere Shqipëria dhe Kosova, në një kohë të shkurtër, mund të bashkohen, po ashtu, ai tha se, nëse Serbia nuk ndalon fushatën agresive të sjelljes ndaj Kosovës, atëhere, Kosova mund edhe të përshkallëzojë qëndrimin e saj ndaj Serbisë. Pra, në të gjitha këto raste, ai ishte shumë i qartë dhe i drejtpërdrejtë.
Është hera e parë që një udhëheqës shqiptar i artikulon qartë dhe drejt problematikat shqiptare në Ballkan e më gjerë. Askush nuk duhet të harrojë se ishte Edi Rama që pati guximin dhe, në mes të Beogradit, në takimin e parë dhe në vizitën e parë të një udhëheqësi shqiptar, pas asaj të Enver Hoxhës në Beograd, që ia tha në sy presidentit serb se Kosova është e pavarur dhe ju duhet ta njihni pavarësinë e saj. Nuk duhet të harrojmë gjithashtu, se, po ashtu, Edi Rama dhe kabineti i tij, e vunë në tryezën e bisedimeve problemin çam dhe nuk e fshehën atë. Dhe e fundit, Edi Rama ka meritën e padiskutueshme që ndihmoi në unifikimin e faktorit politik shqiptar në Maqedoni dhe, kësisoj, u arrit të largohej nga pushteti Nikolla Gruevski.
Provokimi i fundit që ai u bëri të gjithë aktorëve që janë të lidhur drejpërsëdrejti me problemet e Ballkanit, në përgjithësi, dhe të zgjerimit të BE-së në veçanti, ishte i gjetur, i mirëstudiuar dhe e bën, në këtë rast, elementin shqiptar në Ballkan një faktor kyç pa të cilin problemet e Ballkanit nuk mund të kenë një zgjidhje afatgjatë.
Është për t’u vënë re se reagimet më të egra ndaj këtij provokimi të Edi Ramës, pra ndaj ligjërimit të tij me « sikur », nuk erdhën nga ata që u thirrën në kauzë, pra nga ata që u provokuan drejtpërdrejtë, nga BE-ja, fjala vjen, apo institucione të ndryshme të saj. Përkundrazi, ato erdhën nga shqiptarët dhe më e rënda, ose më e turpshmja, ishte qëndrimi zyrtar i PD-së, apo klithmat e Berishës, sipas të cilëve, më këtë provokim, Edi Rama po i shërben Serbisë. Unë e mirëkuptoj reagimin politik dhe opozitarizmin, por e kam të vështirë të përfytyroj se si ka mundësi që edhe në një rast të tillë, pra si ky që bëri kryeministri i Sqhipërisë dhe jo Edi Rama, të mos gjendet një qëndrim më i moderuar ? Si ka mundësi që një pjesë e opinionit dhe opozita më e madhe në Shqipëri, ashtu si në rastin Kocifas, reshtohen me qëndrimet ekstreme të nacionalistëve serbë dhe grekë.
Më në fund do të doja të nënvizoja edhe një element tjetër të këtij zhvillimi të fundit. Po ta vëresh me kujdes, përplasjet në Ballkan, pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe pas masakrave të Serbisë mbi popullsitë e pambrojtura të ish-federatës Jugosllave, zhvillohen më së shumti në ligjërim. Çfarë do të thotë kjo ? Deri para se të niste lufta dhe genocidi serb në ish-Fedreatën Jugosllave, retorika ultranacionaliste e Millosheviçit ishte parathënie e veprimeve të mëpasme. Ligjërimi i tij i ngjiste ligjërimit të Hitlerit që hodhi Gjermaninë në luftë apo Musolinit që bëri të njëjtën gjë me Italinë. Perëndimi nuk mundi ta frenojë Millosheviçin dhe, për shumë arsye, ata nuk arritën ta ndalin kriminelin Millosheviç, i cili narrativën e tij e kishte ngritur me metaforat e luftës dhe të gjakut, me klithmat për të mbrojtur zemrën e Serbisë dhe me ultimatumet se ai që guxon të largohet nga federata do të gjejë vdekjen. Retorika me gjak e me vdekje, solli atë që bota e pa e tromaksur në vitin 1992 e më pas. Ndërhyrja e NATO-s dhe dërgimi në Hagë i Millosheviçit dhe i një pjese të mirë të kriminelëve të asaj lufte, mbylli një kapitull dhe ka hapur një perspektivë të re. Nëse e vini re me kujdes, liderët e rinj të Ballkanit kanë një narrativë më të moderuar dhe tani ata kanë arritur guximin madje që mund të diskutojnë edhe për shkëmbime territoresh me anë të marrëveshjeve. Pikërisht, përftimi kësaj narrative të re që shenjohet me sintagmat e paqes dhe jo të luftës është arritja më e madhe në Ballkan dhe merita më e madhe e Perëndimit dhe SHBA-ve në këtë rajon.
Ndërsa ne, shqiptarët, asnjëherë nuk kemi qenë më të vlerësuar si komb sesa tani. Për herë të parë shqiptarët janë bërë faktorë në të gjitha tryezat e rëndësishme ku diskutohet fati i Ballkanit. Mirëpo, kjo nuk mjafton që të na bëjë të lumtur dhe të rregullojë ekonominë apo jetën tonë. Shqiptarët, nga natyra janë popull defektozë, impulsivë, grindavecë dhe pa një model të qartë për të zgjedhur jetën e tyre. Janë po ashtu dhe një popull që harrojnë shpejt.
Ndërsa elitat e tyre politike duan kohë të bëhen të përgjegjshme. Korrupsioni endemik dhe krimi i organizuar nuk janë problem as i Edi Ramës dhe as i Thaçit apo Ramushit, janë pjesë e kulturës sonë të kalbur të jetës. Dhe derisa të krijojmë kulturën e duhur të jetës, është mirë që inisiativat pozitive të atyre që na përfaqësojnë në të dyja anët e kufirit, t’i përshëndesim.
Gjëja me e lehtë ndër shqiptarë është të shash e të mallkosh. Personalisht nuk dua ta bëj këtë radhë. E urrej patetizmin, por këtë radhë, jo.(TemA)
Fantastike. Shkrim i nje gazetari te arritur. Nuk ke çfare i heq apo i shton.
Sa kohe ke qe e ke gelltitur “lugen e corbes” o Ilir Yzeiri? E ktheve dhe ti pllaken, si Mero, tek patriotizmi dhe nacionalizmi.
Medemek, ketu brenda jemi ne rregull, sepse sipas logjikes tende nuk ka faj Rama e Haradinaj qe vjedhin e kerdisin popullin e tyre, por na qenka faji yne, i “kultures tone te kalbur” qe i lejojme te na grabisin. Ti gezojme Hajdutet qe na qeverisin, madje ti pershendesim, per deri sa ne populli i varfer te edukohemi dhe te civilizohemi. Po ti ku e fut veten, te populli apo te hajdutet?
Sa kohe ke qe e ke gelltitur “lugen e corbes” o Ilir Yzeiri? E ktheve dhe ti pllaken, si Mero, tek patriotizmi dhe nacionalizmi.
Medemek, ketu brenda jemi ne rregull, sepse sipas logjikes tende nuk ka faj Rama e Haradinaj qe vjedhin e kerdisin popullin e tyre, por na qenka faji yne, i “kultures tone te kalbur” qe i lejojme te na grabisin. Ti gezojme Hajdutet qe na qeverisin, madje ti pershendesim, per deri sa ne populli i varfer te edukohemi dhe te civilizohemi. Po ti ku e fut veten, te populli apo te hajdutet??
O zagar i atij qe e dhieu demokracine, vrau shkaterroi grabiti e shiti vendin…. !!! mos kujto se shqiptarep harrojne kaq shpejt! Turp i krimineleve ! deri kure ??????
Klithmat e Berishës , s’na impresionojnë më.
U rregjëm me to .
Si një dështak i vërtet, po përpiqet të vërë gurrë nën rrota,
por dhe vet e di që s’ka gjë në vijë.
Thjesht do vemendje, dhe ne thjesht s’pjerdhim fare nga ato që ai thotë.
E tmerron VETINGU I VËRTETË në politikë, dhe përpiqet ta vonojë me sa dhe çfar ai mund. KOHA E TIJ , MBAROI !!!
Ilir Yzeiri .
Në disa shkrime , që kam arritur ti shikoj e lexoj , edhe të kam përgëzuar dhe shprehur mbështetje .
Ilir . Më vjen keq , por nuk bëhet fjalë për indiferentizma dhe politika jo efikase të BE-së , për mos me i cilësuar të njëanëshme , si gjithmonë ndër dekada e shekuj ,në kurriz e në dëm të shqiptarëve . Kjo duket shumë qartë dhe bie në sy edhe nga faktorët reagues dhe format e reagimit , të cilët janë më së shumti ata që kanë përfituar gjithmonë dhe janë mësuar të plaçkisin Shqipërinë , shqiptarët dhe trojet shqiptare . Po ashtu , në të njejtën gjatësi vale teorizojnë dhe mbështetësit e hapur apo të fshehtë të këtyre armiqve shekullorë të shqiptarëve .
Por , me gjithatë , siç ta thashë që në fillim , këndej nga Ballkani po vjen era luftë , konflikte , gjakderdhje e shkatërrime , sepse kështu u intereson prodhuesve të armëve që janë në pushtet , në Amerikë , Rusi dhe disa prej shteteve lider të BE-se dhe Europës , pa anashkaluar dhe ambicjet e reja të Kinës .
Këto Interesa strategjike , e sfumojnë dhe po mundohen edhe ta minojnë hapur ose fshehur BE-në , strategjinë zhvilluese , përparimtare dhe gjithë përfshirëse të saj . Nuk është mungesa e vizionit por pafuqia e vprimit dhe vendim marrjes së BE-së , e cila përveç se nga jashtë , po sfidohet e sulmohet edhe nga brenda , nga vetë pjestarët e saj .
Edhe kjo ka qenë e parashikuar . Interesat e ndryshme dhe tërheqja ndaj tyre e bën BE-në , ti ngjajë gjithnjë e më shumë shportës me KARAVIDHE , siç ja thanë para 50 vjetësh KNER-it e Traktatit të Varshavës .
Kasaj duhet t’i ruhemi , por edhe të jemi mjaft vigjëlentë si popull shqiptar , pikë së pari , duke qenë sa më të bashkuar dhe të matur e të unifikuar në veprime e qëndrime .
S’ka nevojë për shumë deklarata e sidomos veprime që nxisin racizmat , dhe zgjojnë konfliktualitetet nacionaliste dhe etnike , si dhënja ( shkëmbim ) i territoreve shqiptare me territore po shqiptare . Tregtarët e armëve dhe luftënxitësit , mezi po e presin këtë shkëndijë flakëvënëse të krejt rajonit të Ballkanit . Mos kujtoni se jemi në vitin 1915 dhe 1940 kur Ballkani ndezi Europën ? Ato që do punojnë e luftojnë , janë bërë ustallarë dhe në të tilla raste bëhen bashkë për mos tu djegur vetë .
spartak, eshte pikerisht mentaliteti yt “modern” apo “progresiv” sic kane deshire ta quajne mbeshtetesit a hapjes globale qe po e cojne boten ne nje lufte te sigurt. Nuk mund ti imponohesh kombeve me qindra , mijra vjet kulture dhe tu rrasesh kultura te tjera qe po u marrin frymen nepermejt hapjes se kufijve. Bota ka qene shume here me mire kur francezet ishin franceze, britaniket britanike, danezet , gjermanet, irakenet ne vend te vet me diktatoret qe duan, po ashtu sirianet, algjerianet, egjyptianet etj. Kur perpiqesh ti imponohesh tjetrit me cdo lloj menyre pa marre parasysh asgje atehere prit reagimin. Por Sorosi dhe kerrmat e tjera si ai kane bere nje pune perfekte keto 2-3 dekadat e fundit. Rezultati nuk do jete i mire per askend.
BUKUR !
Bravo mo mikvellai ,pa shkuar zeri ne vund te salles kryeministrin e varen
”mendjet e zgjuara,, shqiptare, (nuk priten te paguhen e bene vulnetarisht,.
Nje analize qe ke cfare meson, dhe ajo qe duhet menduar serjozisht nga ne Shqipetaret grindavec eshte ,qe kur do kete nje shans qe politikanet tane ta shtijne ne mend qe grindjet per mustaqet e celos mund te jene te pranushme ne politike per aq kohe sa nuk bien ndesh me interest me te rendesishme , shteterore dhe kombetare,Por kejo do nte kerkonte , qe per ceshtje te tilla me rendesi kultura politike e jetsore ne pergjithesi , e popullit , te qendronte ne nje stad vetdije pertej militantizmit te verbuar te grupimeve partiake …
Teper i sakt. E lexove Mero? …. qe me shkrimin tend i anashkalove ose i kalove shume ceket .
JU LUMTE. URIME
Si nuk qenkan korrupsioni, kanabizimi probleme te Edi Rames. Po te kujt jane? Ai eshte kryeminister dhe ju thoni te kunderten. Qielli me shoshe nuk mbulohet. Per cka eshte fajtor per qeverine e tij te mbytur ne korrupsion i duhet thene pa doreza: Ia kalove qeveriise se PD. Qenki me mjeshtra ne vjedhje.
Pa fjale! Faleminderit
Te lumte miku im, Ilir Izeiri. Tashme je pa dyshim nder ata pak gazetar serioze e te mencur qe shkruan mencurisht!
ua sa emer te bukur qe ke
Ilir, po ikin njerezit me dhune nga vendi i tyre dhe nuk duan t’i shikojne as bojen. A e quan spastrim etnik ti kete?
jo.
vetem kur te perze greku
Yzeiri,
Shume mire llustron ti,
Llustraxhi oborri.
Veprimi i Kryeministrit , i instruktuar nga Dep. Sht. Amerikan, ishte i drejte; deklaratata e tij euforike, si nje llafazan i pandreqshem, mendjmadh dhe i etur per te rrembyer gjithmone protagonizmin ne cdo ngjarje, ishte nje marrezi. Politika behet me 99% veprime dhe vetem 1% fjale!
Bashkimi bën fuqinë!
1. Nga Naim Frashëri me krenari:
O sa bukuri kanë shqiponjat, sa gaz bie dashuria!
Vijnë porsi bletë e plotë, i bekoftë Shqiptaria!
—————
2. Me respekt ndaj Z. Ilir Yzeiri do të shprehesha se difektozët dhe impulsivët, grindavecët dhe sherrxhinjtë, harraqët dhe të korruptuarit, dallaveraxhinjtë dhe…depërtojnë edhe tek elitat politike, POR ata nuk janë populli as kombi shqiptar. Kultura e tyre e kalbur nuk përfaqëson kulturën e popullit në tërësi. Aktualisht lufta bëhet për përmbysjen e kulturës së kalbur në drejtimin e vendit. Me shprehje përgjithësuese të pamerituara në emër të gjithë shqiptarëve rëndojmë pa të drejtë mbi popullin, historinë dhe veten tonë. Kasandra.
Bravo Ylli. Nuk ke ci shton. Kryeveper.
Do zoti shkrimet e disa intelektualeve tane qe numurohen me gishtat e dores, e rafinojne brumin shqipetar,nga I cili jemi gaktuar.
vetem katunaret bejne shqiponjen me duar. komb i prapambetur
SAKTE ! Kush ka veshte te degjoje,ky eshte realiteti
Zoti Yzeiri (që në përgjithësi i pëlqej shkrimet e tua …, kur janë të çliruara nga një nacinalizëm bosh), në këtë shkrim përpiqesh me “mjeshtëri” dhe “dinakëri”, të justifikosh të pajustifikueshmen, duke “harruar” që të gjitha këto veprime të Ramës, janë sikur “fluturon me presh në bythë”…, sepse anjë deri më sot nuk ka patur një rezultat real, por janë shashka tymi për mëndjet (injorante) e shqiptarëve… !!! Është vazhdimi i politikës së njohur “të përrallave me mbret”, që aq kollaj i hanë shqiptarët…!
Per pak me bere te mendoj se ky eshte shkrimi me I sakte qe ke nxjerre ndonjehere, por tre paragrafet e fundit te cuan ne “fis”. Me kete e ke dhjere fare, pasi vetem zotrote dole jashte “normaleve” shqiptare, ndersa ti je “anormali” qe nuk ben ate qe bejne bashkatdhetaret e tu.
Njerez, doni me per Belulin????