"Pushtimi i hapësirës", NASA zgjedh 9 kompani që do konkurrojnë për misionet në Hënë

30 Nëntor 2018, 10:24Lifestyle TEMA

Agjencia amerikane e hapësirës NASA zgjodhi nëntë kompani që do të konkurrojnë për të ndërtuar një anije kozmike, e cila do të dërgojë furnizime në Hënë dhe do të kryejë misione kërkimore atje.

NASA planifikon që së shpejti të dërgojë edhe njerëz në Hënë, për herë të parë që nga misioni Apollo, më 1972.

E vetmja kompani e njohur që u zgjodh, është gjiganti i hapësirës ajrore, Lockheed Martin, që ka një histori të gjatë të punës me NASA-n.

NASA gradualisht po i privatizon misionet e saj hapësinore.

Kompanitë private për vite me radhë dërgojnë furnizime në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ndërsa SpaceX dhe Boeing po punojnë në një anije kozmike që do të dërgojë astronautë në Hënë në vitin 2019.

Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine, tha se qasja i lejon asgjencisë të ulë shpenzimet.

1 komente në ““Pushtimi i hapësirës”, NASA zgjedh 9 kompani që do konkurrojnë për misionet në Hënë”

  1. lavazh truri says:

    Vazhdon paturpesia kriminale e mashtruesve te NASA-s.
    Gllaberojne miliarda dollare te taksapaguesve amerikane me te ashtuquajturat programe hapsinore, perralla qe i kupton sot cilido qe investohet sot per tu informuar dhe llogjikuar rreth te vertetes.
    Eshte vertetuar katerciperisht se askush nuk ka shkuar ne hene, keta bandite «shkencore» vazhdojne akoma mashtrimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje