Protesta me flamuj amerikane nga ana e banorëve të zonës së “Astirit”, rast i ndodhur ditë më parë në valën e protestave kundër prishjes së banesave e ndërtimeve të tjera për t’i hapur rrugë projektit të zgjerimit të Unazës, nuk kanë qenë asgjë përballë faktit se mbrëmjen e së shtunës u zgjodh të mbahej një minutë heshtjeje në nderim të ish-presidentit amerikan Geogre H.W. Bush, i cili ndëroi jetë të premten në moshën 74-vjeçare.
Ky ka qenë dhe akti i parë i protestës së radhës, zhvilluar dhe me praninë e një pjese të deputetëve të PD-LSI.
Më pas ka nisur riti i bllokimit të rrugës, ku ka patur dhe tension për shkak të reagimit të drejtuesve të automjteve, “viktima” të pafajshme të kësaj rrethane.
Gjithashtu, protestuesit kanë prodhuar dhe një thirrje të rimuar, atë të tipit “O Edvin o diarre këtu i thonë Unaze e Re”.
Nga ana tjetër ka reaguar kryebashkiaku Veliaj, sipas të cilit, ata që sot bllokojnë rrugën dhe janë rebeluar ndaj shtetit, por më shumë ndaj zhvillimit, nesër nuk do kujtohen nga askush.
“Kur të shkruhet historia e Tiranës, askush nuk do kujtojë penguesit e vandalët, historia s’ka 1 rresht për këta tipa! Ama do kujtojë ata njerëz të mirë që çuan qytetin përpara e i hapën rrugë zhvillimit. Mirënjohje gjithë familjeve që çdo ditë e më shumë po lejojnë Unazën e Re”, shprehet Veliaj.
74 apo 94….ndryshojeni….leri korraket te prtestojne..
undefined
Hahaha…proteste e pa pare…1 min. heshtje per cfare?
Kineze muti
Po bollë se latë namë. Edhe ju do ta keni një të afërm apo të largët që ka bërë ndërtim pa leje nga veriu në jug sepse janë 400,000-jë të tilla. Nuk rregullohet çështja duke u nxjerr dy kopjo legalizimi nga xhepi nëpër takime fshatrash e tua dorëzosh bythëlëpirësve të partive. Atyre që i kanë marë letrat me kohë po bëjnë sikur nuk dinë apo nuk shikojnë. Përse shteti nuk shkon ti prishi të gjitha 400,000-jë ndërtimet pa leje, apo jua shkërdhejnë para dhe mbrapa?
Këta politikanë qelbësira të majtë dhe të djathtë në bashkëpunim me mafien i lanë njerëzit të bënin 400,000-jë ndërtime pa leje, duke e parë këtë shkelje si një sistem tepër fitimprurës për të mbushur xhepat e tyre.
Ligji duhet bërë dhe duhet të jetë i njëjtë për 400,000 -jë ndërtimet pa leje.
Un nuk kam asnjë të afërm që ka bërë ndërtim pa leje. Janë 500mijë ndërtime pa leje dhe me sa po del edhe nga shtypi tani ka shumë që kanë bër ndërtime pa leje nëpër vende të ndryshme e kanë legalizuar nga 3 apo 4. Kam marr vesh që kanë legalizuar dhe në emër të gruas babait apo kushëriut. Kjo është bërë një vjedhje me seri dhe një krim i madh.