Klaudio, një italian rreth të 66-ave, thotë se në Tiranë ka gjetur Amerikën.
Sipërmarrës prej një jete ku riparonte automjetetet e koncensionarëve më në zë në Itali, me tre martesa prapa krahëve dhe një djalë 18 vjeçar që jeton me ish-të vjehrrën, ka marrë valixhet gati një dekadë më parë dhe ka vendosur të jetojë në Tiranë.
“Njerëzit kudo njësoj janë; ka të mirë e të këqij kudo, ashtu si edhe politika.
Kur kisha biznesin tim në Romë xhiroja 200-250 mijë eruo në vit. Por prej kohësh taksat ishin rritur aq shumë sa nuk ia vlente të punoja më.
Dy vitet e fundit nuk i dhashë asgjë shtetit. Mora paratë e u nisa.
Kam qenë në vendet më të bukura të Amerikës Latine, Xhamajka etj. Rërë, det dhe vajza, rërë, det dhe vajza. Çdo ditë njësoj.
E mbërrita këtu. Kam gjetur Amerikën. Njerëz të mirë, dashuri, me pensionin tim 700 euro jetoj mirë”, tregon Klaudio për gazetën Si.
Ai shprehet se çuditet që të rinjtë e sotëm as dinë të punojnë, as dinë të shijojnë jetën.
“Me se shëtisin botën të rinjtë e sotëm? I gjejnë të gjitha gati nga prindërit.
Kur i kam kërkuar për herë të parë babait biçikletën, më ka mësuar që duhet të punoja që ta blija vetë. Dhe sa më shumë më rriteshin dëshirat, aq më shumë punoja sepse nuk mund të pyesja tim atë për të njëjtën gjë, për të cilën ma kishte treguar rrugën. Këta nuk dinë. Ja shikoji…”, thotë ai për gazetën Si.
Klaudio në fillimet e veta në Tiranë nisi një veprimtari me ortak shqiptar, një zgarë në Tiranën e Re, e më pas e kthehu në Spageteri pasi të gjithë mësuan që ishte italian dhe nuk mund t’i bënte kush tjetër më mirë pastat se ai.
Por nuk ka ndërmend të hapë ndonjë aktivitet tjetër.
Ai thotë se klima e biznesit është shumë e nderë, ka burokraci dhe shumë shpenzime.
Ik o pipino, mos na caj hajdarin, bythqir muti.
Kap ndonje magype apo kurve greke te si mamaje ” flm” dhe mos na hap barkun me budalliqe te tilla
Edhe kjo tregon qe standarti i jeteses ne Shqiperi eshte me i mire se ne Itali?
Lereni propaganden e realizmit socialist dhe tregoni per hallet e verteta te Shqiptareve, informono popullin per protesten e studenteve.
E kam te qarte qe do e censuroni si gjithmone komentin tim, por sot po ju behen padrejtesi „tjereve“ neser do ju behen juve…
Po dihet ky mentalitet I te rinjeve shqipetare…I duan cdo gje gati nga te tjeret , pa pune e djerse,qe u bie hunda te punojne cdo pune ne vendin e tyre , nderkohe kur punojne jashte e ulin shume pazarin e tangellekut nese nuk duan te behen homelees””…
Ramy more kopil I saliut. Po me itallanin cke more idiot.
Epo ketu italianet vijne per turizem seksi ,dikur shkonin ne Kube tani ketu eshte me afer