Në Serbi tarifat vjetore të studentëve shkojnë nga 1500-5000 euro, Malin e Zi 1000 euro, Bosnje 500-600 euro. Tarifa jonë më e lartë, 400 dollarë në vit mjekësia

6 Dhjetor 2018, 21:07Sociale TEMA
Në Serbi tarifat vjetore të studentëve shkojnë nga 1500-5000

Studentët e universiteteve shqiptare u ngritën për dy ditë me radhë në protesta për të kërkuar uljen e tarifave vjetore për studentët, heqjen e tarifës për ngelësat dhe provimet e mbartura dhe për kërkesa të tjera.

Qeveria anuloi VKM që bënte fjalë për vendosjen e tarifës për provimet e mbartura dhe ngelësat ndërkohë që ka ngritur një komision ministror bashkë me universitetet për të negociiuar dhe zgjidhur 3 kërkesat e tjera të studentëve.

Tarifa vjetore e studentëve shqiptarë është në nivele të tilla, aq sa tarifa vjetore e studentëve të mjekësisë arrin në vlerën e 400 dollarëve.

Por po t’i hedhësh një sy vendeve ballkanike që na rrethojnë, duke mos iu referuar Greqisë që është vend i BE dhe ka tarifa të tjera të larta, shohim se i kanë tarifat sa shumëfishi i studentëve shqiptarë.

Më konkretisht Serbia ka një tarifë vjetore të studentëve në universitetet publike të saj që lëvizin nga 1500 euro deri në 5000 euro në vit, Mali i Zi ka një tarifë që shkon tek 1000 eurot ndërsa Bosnje Herzegovina ka një tarifë që shkon nga 500 euro deri në 600 euro.

Të tre këto vende kanë një tarifë vjetore shumë herë më të lartë se studentët shqiptarë në të gjitha universitetet publike.

Ndërkohë që po të shkojmë në vendet e BE, për ngelësit ka pagesa të kripura, përjashtim nga konvikti dhe deri në djegien e përjetshme të të drejtës së studimit.

Penalitetet për ngelësit në universitete variojnë sipas çdo shteti, por pothuajse kudo, trajtimi i ngelësve ndryshon nga ai i studentëve të tjerë, për arsye të qarta morale.

Rasti më ekstrem është rasti i Gjermanisë, i njohur si një prej vendeve me tarifat nga më të ulta të studimit të lartë në Europë. Gjermania nuk aplikon tarifë për përsëritjen e provimit, por penaliteti për ngelësit është ekstrem.

Universitetet gjermane ndajnë lëndët në dy pjesë, në të detyrueshme dhe opsionale.

Ngelja në një lëndë të detyrueshme, në varësi të landeve, lejohet sipas rastit në 2-3 herë. Nëse një student, në një lëndë të detyrueshme sipas rastit, dy apo tre herë, ai informohet që e drejta e tij për të studiuar në atë degë digjet përjetësisht në nivel kombëtar.

Kjo do të thotë që ai student nuk mund të studiojë më për të njëjtën degë në të gjithë Gjermaninë dhe nëse regjistrohet në një fakultet të ri, duhet të zgjedhë një fakultet që nuk e ka të detyrueshme lëndën ku ai ka ngelur.

Pra nëse një student praktikisht ngel në fizikë, ai nuk mund të studiojë më në asnjë fakultet gjerman, që ka në programin e saj edhe një lëndë fizike të detyrueshme.

Duke u rikthyer në rajon, penalitetet që aplikohen në vendet fqinje janë pothuajse gjithmonë, shumë më të ashpra se penalitetet që janë aprovuar në Shqipëri (pagesë 700 lekë për kredit).

Universiteti i Athinës, aplikon një tarifë prej 60-190 eurosh për lëndë të mbartur, ndërsa ai i Beogradit, aplikon gjithashtu tarifa penalizuese, por në çdo rast, ngelja në qoftë edhe vetëm një lëndë në një vit akademik sjell automatikisht përjashtimin nga konviktet shtetërore.

Duke qenë se konviktet kanë tarifa të subvencionuara, për ngelësit kostoja e studimit, për shkak të qirasë rritet mesatarisht me 2 mijë euro në vit.

Në Kroaci, aplikohet gjithashtu standarti gjerman. Pas tre provimesh të dështuara, digjet përjetësisht e drejta e studimit. Edhe atje, një provim i mbartur gjithsesi sjell një pagesë shtesë unike, pagesa që variojnë sipas çdo fakulteti.

Polonia, gjithashtu aplikon tarifa që variojnë nga 30-220 euro për lëndë të ngelur.

Universiteti që aplikon tarifat më të larta financiare për ngelësit është Universiteti Teknologjik i Zyrihut, që renditet në listën e 20 universiteteve më të mira të botës.

Në këtë universitet, dështimi në një lënd mbart një penalitet që varion nga 550-800 franca zvicerane, rreth 450-700 euro për lëndë.

Në Britaninë e Madhe, Universiti i Gllasgout aplikon një pagesë 230 euro për lëndë të mbartur, ai i Galëay në Irlandë 295 euro, Mançesteri dhe Lidsi 80-200 paund, etj.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sistemi penalizues për ngelësit është shumë më i ashpër. Pas tre dështimesh në një lëndë të caktuar, studimi detyrohet të paguajë vlerën e plotë të një viti studimi, një penalitet që varion nga 30-100 mijë dollarë, në varësi të “tuition fees” të secilit universitet.(TemA)

17 komente në “Në Serbi tarifat vjetore të studentëve shkojnë nga 1500-5000 euro, Malin e Zi 1000 euro, Bosnje 500-600 euro. Tarifa jonë më e lartë, 400 dollarë në vit mjekësia”

  1. Traplliku komunist says:

    Ne shba e di mire se kam qene atje! Po ngele ne shba duhet ta rimarresh lenden nga e para, nuk ta njeh njeri cfare ke bere, paguash te plote sa here ta marresh.

  2. puna says:

    Opo cduhen gjithe keto universitete??????????????? Shkoni punoni

    1. Bedriu Otr says:

      Ore keta qe dalin ne protest sjan per shkoll hic

  3. Ergys says:

    Ne Shqiperi u ben te gjithe me universitet.Jashte shtetit te pakten ne ato vende qe kam jetuar une jo me pak se 5-6 vjet ne tre shtete,ne universitet nuk shkojne kaq masivisht te rinjte.Me duket sikur eshte si pune mode kjo e te shkuarit ne universitet ne Shqiperi.Ketej njerezit marrin ndonje zanat profesional te shumtet.Kur pyes ndonje djale ose vajze te re qe njoh qe pse nuk ke shkuar ne universitet duke e ditur qe jane dy femije ne shtepi me eshte pergjigjur qe nuk kishte familja para per te me ndjekur ne universitet.

    1. Lelo says:

      Ergys, mos u bej genjeshtar se me shume te kane pare ato vende se sa i ke pare. Pse nuk shto edhe se per ata qe duan universiteti eshet fales dhe per taa qe nuk kane, shteti jep bursa.

  4. art says:

    Nuk e di kush e ka shkruar kete artikull, nuk e di nga i ka marre shifrat per Serbine ( edhe mund te jene te skta) por e di me siguri qe mbi 90% e studenteve ne Serbi financohen nga buxheti, pra mbetet te šaguajne vetem me pak se 10% , te cilet edhe mund ti paguajne ato tarifa, por jo 90%.

  5. prizem says:

    Jashte dembelet dhe parazitet nga Universitet shqiptare…Studentet te ndjekin te njejten rruge si koleget e tyre ne perendim dhe SHBA ku ju duhet te punojne dhe marin kredi ne banke per te paguar shkollen. Aresimi universitar nuk eshte i detyruar dhe si i tille barra nuk mund te mbahet vetem nga shteti. Mos u perdorni per nje kauz qe nuk eshte e tille asgjekundi.

  6. Llaman says:

    Greqia nuk ka tarifa per studentet sic thuhet ne artikull !

  7. Malukati says:

    Ata qe smesojne gjithmone do gjejne arsyen e deshtimit tek te tjeret.

  8. Detjon Korro says:

    Tarifa për provimet e prapambetura ështe një nga mënyrat më të mira të cilat i bën studentët që tëbehen më të përgjegjshëm dhe të fillojnë tu kushtojnë rëndësi mësimeve, pra “detyron” studentat që të mësojnë dhe mos të ngelen.

  9. Studenti says:

    Askush nuk ka qene i kenaqur kur ka qene student sepse realisht eshte kosto + per familjen, por ajo qe me ben pershtypje eshte se bibliotekat e fakulteteve universitare jan bosh, nderkohe kafenete ngjitur plot. Keshtu studimi nuk mjafton me oret e leksionit e ndonje detyre kursi kur ke kohe, por te hulumtosh dhe pervetesosh dijen.

  10. ugug says:

    vendi yne kohet e fundit ka patur rritje ekonomike dhe ulje te taksave bravo qeveris

  11. p-pppp says:

    tarifa jo te larta per ne

  12. astriti durres says:

    Nuk e kuptoj dmth, ketej duan standarte me te mira per universitetet ketej refuzojne te paguajne nje kosto prej 1mije lekesh te vjetra ne dite (qe as 1 mije lek te vjetra nuk bie). me cfare do mbahen universitetet dmth?
    Dakort jam, protestat jane gjithmone te mira, dhe shyqyr u ngriten nga kafet per te protestuar, por ama kerkohen gjera qe mund te arrihen dhe jane llogjike, jo tani diskutohet per gjera pa lidhje.
    une per vete kur kam qene student kam paguar 170mije leke te vjetra ne vit, dhe ta mendosh qe prinderit i cojne femijet ne shkolla private e paguajne po kaq por ne muaj.
    Jam dakort te luftohet korrupsioni i pedagogeve. Per kete po.

  13. Studeti says:

    Ore edhe ketu ne Gjermani qe jam un, vertet ka arsim falas po paguajme 60% te rroges…ne shqiperi me aq taska sa pagujne, qe ca s’i pagujane fare, duan dhe arsim falas dhe cilesor. ku ti gjej buxheti aq lek..

  14. isabela says:

    jemi vendi me tarifa me te ulta.

  15. Alba says:

    Ah sa bukur! Keshtu duhet bere edhe ne Shqiperi per ngelesit. Gjithsesi nese duam te zgjidhet gje, atehere nuk e vetmja zgjidhje eshte te diskutohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje