Si tentoi Fatos Nano ta shkarkonte Ben Blushin nga Athina, pas një telefonate nga Tirana

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-ambasadori shqiptar në Greqi, Bashkim Zeneli, ka botuar një libër me kujtime.

Mes të tjerave, ai përmend edhe një vizitë të Fatos Nanos në Athinë, kur i acaruar nga një telefonatë e marrë nga Tirana, ka tentuar të shkarkojë një ministër me telefon.

Ai nuk përmend emër, por thotë se ishte edhe gazetar, duke lënë të kuptohet së bëhet fjalë për Ben Blushin.

Shkruan Zeneli

Meqë po shkruaj për kujtime e meqë më lart fola edhe për . . . thashetheme e trillime që vinin këtu nga zyrtarë të lartë shqiptarë e për zyrtarë të lartë, nuk do ta mërzis lexuesin për të folur edhe për një ndodhi…

Tek ishim ulur për një kafe, në pritje për të vazhduar me një takim të radhës, z. Nano i bie zilja e celularit dhe me ato që thuheshin nga ana tjetër, u bë shumë nervoz e nisi të shajë.

– E morët vesh? – iu drejtua gjithë nervozizëm tavolinës. – Po ha drekë me… te Piaca… Ju kam thënë për të? E shihni tani? Nuk reagoi njeri.

– Do ta shkarkoj që tani si ministër, e ka mbushur kupën…

– Mirë do të bësh, – i tha njëri në tavolinë.

– Do të marr Namikun të bëj gati vendimin dhe sapo të kthehem do ta firmos e do t’ia dërgoj Presidentit… kjo ka marrë fund, – tha dhe u bë gati të formulojë numrin e celularit.

– Mirë do të bësh, shumë mirë…, – tha njëri në tavolinë.

Ndërhyra:

– Të lutem, lëre telefonin…

– Ç’më flet edhe ti, – m’u drejtua i nervozuar, – ku di ti se ç’bëhet… Po punojnë pas shpinës sime…

– Dakord, – iu përgjigja, – unë vërtet nuk di asgjë… por këto punë nuk bëhen nga Athina. Do thonë: kryeministri shkarkon ministrin… nga Athina. Nuk shkon. Prit deri nesër a pasnesër… Do interpretohet në shtyp edhe se mos i kanë thënë grekët. Asgjë nuk ndreqet me sot e me nesër… Ç’janë këta njerëz që të vënë në dijeni se në Piaca po hanë drekë ministri me gazetarin e njohur, deputet, kur je në Athinë për vizitë zyrtare?!

– Pret puna për dy ditë…

– Mirë, do merrem me të sapo të shkoj në Tiranë, – do të fliste, po me inat, Kryeministri Nano.

Unë nuk e dija hollësisht “konfliktin”, por vetëm përplasjen e kryeministrit me gazetarin e njohur rebel, deputet në Kuvend. Sidoqoftë, ministri që u nis të shkarkohej nga Athina, më 6 maj 2004, ashtu, në nerv e sipër, nga një telefonatë nga Tirana, mbeti ministër deri në zgjedhjet e qershorit 2005, kur PS-ja humbi betejën elektorale. E do të zgjidhej përsëri deputet i saj!

Fatos Nanon, midis të tjerave, pa epitete e vlerësime pozitive, e rrethonin edhe intrigantë, shpifës, puthadorë, lajkatarë… Dhe nuk e di sa i kuptonte, sa i njihte.

Atë ditë në Athinë, zëdhënësi Aldrin Dalipi, veças do të më fliste vërtet me ndershmëri dhe me shqetësim për këtë situatë që, duke qenë pranë kryeministrit, e njihte shumë mirë, me emra e me mbiemra politikanësh, deputetësh e zyrtarësh, që herë e “shisnin” e herë e quanin “vëlla”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Si tentoi Fatos Nano ta shkarkonte Ben Blushin nga Athina, pas një telefonate nga Tirana”

  1. Bledar says:

    Zoti Zeneli,
    Se ne c fare niveli diplomati keni qene juve e dine te gjithe ata qe kane punuar prane jush.Ishit juve ne fund vitin e 2000-es qe krijonit konflikte me atsheun ushtarak,kolonel Bashkim Kongjoni me dy akademi, nje ne Shqiperi dhe nje ne Gjermani.Xhelozia jote shkonte deri sa i bllokoje makinene dhe telefonin.E perdore miqesine politike dhe u kthye para kohe ne Atdhe atasheu ushtarak, shume me i arsimuar se sa juve.Fatkeqesisht ai nuk mund ta perballonte kete veprimtari kunder kuadro te aftee, te ndershem, rezultatit dhe kali ne kanser,ku ne oercaionin qe beri ne Gjermani vdiq ne reaminacion.Perse nuk i tregon keto zoteri ?!!.
    Bledari

  2. Ismail says:

    Edhe po ta kishte qeruar qysh atehere, nuk do kishim humbur ndonje gje te madhe. Beni(qe kurre nuk eci vetë), i kalonte pushimet ne hotelet me pese yje te Korfuzit. Dhe… ishte klienti me i urryer i hotelit, per jeten e shthurur qe bente…

  3. Na cate k..in me kete bo..n,blushin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *