Nga Mero Baze
Një nga lotet e ndërtimit të Unazës së Madhe do të riprokurohet, pasi kompania e shpallur fituese, ka ndërtuar një profil të rremë, duke falsifikuar gjithçka. Ylli Rakipi zbuloi se ajo kishte falsifikuar datën e regjistrimit në SHBA, në një shtet që lejon regjistrimin e kompanive offshore, por me sa duket ajo nuk ka falsifikuar vetëm datën, por gjithçka tjetër, bilancet, të punësuarit, liçensat, vërtetimet dhe gjithçka çfarë duhej, duke i noteruar dhe duke vendosur vulën apostile për t’u dukur korrekt në Shqipëri. Dosja e dorëzuar në Ambasadën amerikane për verfikim zyrtar nga Gjiknuri, është një ilustrim i frikshëm i asaj që ka ndodhur.
Formalisht dosja e paraqitur në Drejtorinë e Rrugëve është “në rregull me ligjin”, por realisht kemi të bëjmë vetëm me një dosje, dhe jo me një kompani.
Ky është rasti i dytë i madh i bujshëm në Shqipëri, kur një kompani falsifikon dokumente në SHBA dhe konkurron në Shqipëri. Por ky shpëtoi pa pasoja financiare, falë Ylli Rakipit.
Rasti i parë me pasoja financiare 80 milionë euro, ishte privatizimi i Albeptrolit. Një kompani offshore, paraqiti si garanci bankare një letër nga një bankë amerikane, që provonte se ajo kishte depozituar shumën prej 10 për qind të çmimit të ofruar, si fond garancie për privatizimin e Albpetrolit.
Sipas rregullit, kur shpallet fituesi, shteti merr 10 për qindëshin e fituesit, depozituar në bankë. Pasi Rezart Taçi u shpall fitues, shteti tentoi t’i merrte dhjetë përqindëshin e depozituar, por rezultoi se ai kishte gënjyer dhe depozita ishte fallco.
Shteti humbi 80 milionë euro, dhe Sali Berisha nuk veproi, pasi i tundej para syve fotoja e gruas së tij duke mbledhur fonde me Rezart Taçin. Prokurori i Përgjithshëm ende dhe sot nuk ka hapur një proces penal për t’i dhënë shtetit ato 80 milionë euro, ndërsa dëmi ekonomik ishte fatal.
Rasti i dytë është ky i Unazës së Madhe. Ai është tërësisht i ngjashëm me rastin e Rezart Taçit tek Albpetroli, por nuk ka dëm financiar. Për fat, denoncimi nga gazetari është bërë në kohë dhe anulimi i tenderit e çon zero dëmin financiar.
Por ky precedent hap një debat të ri të rëndësishëm në Shqipëri, për mënyrën se si duhet të verifikohen kompanitë anonime, apo kompanitë e panjohura të huaja në Shqipëri, kur paraqiten në gara publike.
Legjislacioni ynë nuk detyron komisionet e tendrave të bëjnë kërkime për kompanitë nëse nuk ka indicie, dhe vulat apostile në këtë rast janë garanci ligjore.
Rasti i Unazës së Madhe është shumë i rëndë, edhe pse nuk ka shkaktuar dëm. Ai tregon se administrata ka vepruar formalisht korrekt me ligjin, jo se nuk ka pasur indicie për falsifikim, por se ka njohur fituesin e vërtetë dhe nuk i ka shkuar mendja tek falsifikimi formal i letrave, i cili tregon se kur je i sigurtë që fiton garën, injoron dhe letrat. Kur tenderat kthehen në formalitet, vemendja ndaj detajeve të tilla është e vogël.
Ndaj kjo histori duhet të shërbejë si një leksion i hidhur, jo vetëm për personat e përfshirë në të, por për shtetin shqiptar, i cili duhet të forcojë rregullat për të mbrojtur buxhetin nga kompani fantazëm.
Rasti i Albpetrolit, kur një falsifikim zyrtar i hoqi nga buxheti shtetit 80 milionë euro, dhe ky rast, kur qeveria mund t’i kishte derdhur fondet, në një kompani fantazëm me letra, dhe e vërtetë në terren, janë ilustrim i përballjes së shtetit me spekulantë race, për të cilët duhet të jemi të përgatitur.
Raste të tilla, edhe pse nuk janë zbuluar, mund të ketë me dhjetra në tenderat e Shqipërisë, që nga filialet e kompanisë “Alpine” të Fahriut, që i zuri gjithë shtetet e Ballkanit me radhë për t’u marrë firmat, e deri tek kjo e fundit.
E vërteta e hidhur është se ky fenomen në Shqipëri, nuk ndodh sepse vërtet dikush kujtohet të fitojë ndonjë tender në Shqipëri me letra fallco, por se punët e mëdha publike tek ne, janë me fitues të paracaktuar, të cilëve qeveria u thotë “bëni letrat dhe merrni punën”.
Me emrin e tyre të vërtetë, ata mund të jenë shumë më të nderuar, por bien në sy, se marrin shumë punë dhe i hyjnë aventurave të tilla, për t’u maskuar vetë dhe për të demaskuar qeverinë. Ky është çmimi i mungesës së garave reale, të cilat kanë nevojë gjithnjë për letra fallco.
I ke rene me pambuk o Mero?!
mero
shteti shqiptar interesohet dhe bile e boton ne gazete se nga sa shtepi kane banoret e unazes se re dhe ku e pine kafen kjo pune behet per 5 minuta
dhe nuk e di qe dokumentat e nje recepsionisti te nje spitali privat , qe perfiton 18 milione euro nga parate e shqiptareve nuk e di qe jane fallco????????
dhe e zbulon nje gazetar per 10 minuta.
e ke seriozisht kete tallje trapi me leshkot e rilindjes?????????
ne cdo shtet normal te botes drejtori i rrugeve ministri do kishin dhene dorheqjen dhe do ishin mbrapa hekurave , bile edhe kryeminstri.
sepse nje shtet qe nje recepsionist arin ti grabisi 18 milione euro , por nuk pranon te demshperbleje banoret nuk eshte me shtet thjesht eshte nje bande!!!!!!!
Mero
po të shkruaj unë, Gopisti
që nuk ka mbajtur
e nuk ka për të mbajtur kurrë tesër:
E dimë si ishte shteti Dje, Pardje …
Nga Ty duam si është sot e si do jetë nesër!
.
Demi ekonomik ne te dy rastet eshte njelloj por ka nje dallim te madh qe ty te ka shpetuar me siguri pa dashje. Ne rastin e Albpetrolit mashtrimin e kapi, e denoncoi dhe e ndoqi penalisht mekanizmi shteteror, ndersa ne rastin e unazes mashtrimim e kapi Ylli Rakipi se te ishte per shtetin kompania do kishte rruajtur 18 milione euro taksa per 1 km rruge.
Mero kapet me fjalet e veta. Shteti e ka paramenduar fituesin dhe nuk e njef fituesin sa te sakta i ka letrat??? E paske shpelare Damianin me kete shkrim.
Mos tregon kjo se te gjithe jane te perlyer njesoj?! Apo se te gjithe jane njelloj te paafte?! Apo per me shume te gjithe jane te korruptuar deri ne palce dhe i mbyllin syte. A nuk duhet te “priten” disa koka nga ky maskarallik. Ndofta deri te ministri. Dhe pa asnje medyshje dhe meshire. Ministra si keta gjen me shumice ne rruget e Tiranes. Pa asnje lloj eksperience, pa reputacion, pa identitet, pa aftesi etj etj! Atehere perse i kane vene ne keto detyra?!
E do pergjigfjen.Per te vjedhur
Po gjithe gjullurdia dhe jeta e pezulluar e arteries kryesore qe do zgjasi dhe rreth 6 muaj derisa te rifilloje puna. Po kete kush e paguan!? Ja ke fut kot Mero.
Eshte ai “recepsionisti” qe Meroja i ben reklame mengjes dreke darke.
Eshte ai “recepsionisti” qe Meroja i ben reklame mengjes dreke darke
Nuk eshte rastesi qe nje 26 vjecar kinse ka bere letra falce dhe shefat bejne sikur nuk dine gje.
Jam nje ndjekes i rregullt i editorialit Tema dhe kam respekt per ty, Mero, por ne kete shkrim ke bere avokatin e Gjiknurit. Kjo eshte mbrojtja me e mire per te. Pra, ky eshte nje defekt qe kemi si shtet dhe nuk duhet ta kerkojme fajin te organizatoret e gares, se ata jane naive, i shpetojne keto gjera. Se sa naive jane ata duhet tja fillojme me arrestimin e atij qe ka bere fallsifikimim. Prej atij mund te kuptohet se cili naiv tjeter qendron i fshehur. Ne rastin e Albetrolit gara u zhvillua live dhe ai qe beri sikur ishte cdo gje ne rregull me garancine e gares ishte Ministri Dervishi. Pas tij, sigurisht ishte Meta e Co. Zevendesministri beri detyren se per ate eshte zgjedhur. Te vjedhin pa fund, ndersa popullin ta lene te konkuroje me sherbimet. Pasurite nen e mbi toke i kane kapur keta, garat keta, koncesionet keta. Boll, vlla! Po biem te gjithe shume keq. Shpresoj qe kjo e fundit te jete prova e pare per organet e reja te drejtesise….
edhe une prej vitesh nuk
kam
humb asnje editorial
te Z. Baze po me keqardhje e rhem
se nuk
lexohesh me
Po ça te beje i shkreti edhe ky si shume gazetare tjere jetojne duke u lepire perethe qeveritareve se nuk kane aftesi as te nje çobani e jo me te nje gazetari. Me kujtohet ne nje emisione ky Muço Nano tha se FORBES eshte nje rrugaçe Amerike, mere me mend qe kete fjale edhe nje çoban nuk e thote ne Shiperi se me siguri ka ndegjuare per forbes, kurse keta Ramen, Gjiknurin e Ametajn e quajne FORBES.
mero me kete limonate u bere dhe ti afshor po ti vertete mendon se keta hengren falsikimin po keta I numurojn parat ne xhep cdo qytetari do ja fusnin me letra fallco po keta jane amshor .
Akoma perpiqesh të mbrosh kete qeveri të korruptuar deri në palce?! Na flet per korrupsionin(mire bën që flet) e Saliut, ndërsa kjo qeveri po punon me të njejtat firma që punonte Saliu dhe off- shoret misterioze!!!
Saliu ka qen FATKEQESIA e dyte e Shqiperise (e para ka qen komunizmi) qe nga shpallja e pavarsise, ndersa ky kryeminister dhe qeveria e tij eshte e korruptuar deri në palce dhe eshte nje ZHGENJIM I MADH per të gjithe ne qe shpresuam.
Mos ja sha më Saliun Rames se I duhet më shume se kurre Mero.
Kush e ndolli këtë firme off-shore nga USA?!!!!
Këtë firme e kane sjell ata që jane pale në vjedhje .
Kjo qeveri,me kete kryeminister qe ne kemi votuar.
Mero. Ti vazhdon dhe ben krahasimet me kohen e doktorit. Nuk e kupton qe i ben dem te madh vendit duke i vendosur gjithmone paterica pushtetit me analizat e tua ‘ne nuk jemi me te miret por me te mire se ne nuk ka’. Ben edhe diversion. Duke e njohur punen e administrates, te garantoj se eshte 100% E PAMUNDUR qe te mos jete bere verifikimi i kompanise perpara shpalljes fitues. Agjencia e Prokurimeve ben nje verifikim informal qofte dhe ne internet te emrit te kompanise, bilanceve e te dhenave te tjera. Nese disa jane te implikuar drejtperdrejt (minimalisht ministri, ARRSH), te tjere thjesht kane mbyllur syte ne administrate. Dhe mos u gezo shume qe nuk ka dem se do i dale tymi edhe kompanive PPP. Te shikojme c’artikull do shkruash atehere..
Mero, Bajpasi i Fieriiit !
Vetem ketu ke dy raste. Ata qe e lane ne mes dhe keta qe e kane mare tani
U shpall fituese nje firme nga Kuvajti, u tha. Nje mashtrim i madh. Investigo Mero, investigo dhe do te shofesh se nuk eshte gje ajo qe ka zbuluar Ylli.
Ka filluar puna ne terren dhe punojne dy makina vetshkarkuese, nje skrep dhe 5 punetore, te nje bythe levixhde qe vetem gllaberon leke tenderash.
Investigo Mero. Ose thuaj Yllit te investigoje.
Sa te jete Rama kryeminister, Mero nuk investigon dot…
Shpresoj,mos te jete dicka e gatuar ,per te vendosur qeverine Rama ne siklet dhe hapur rruge horrave per ta vendosur ne veshtiresi ate.
O Mero,
Duhet te jape doreheqje ministri dhe duhen futur brenda ata te ARSH.
O Mero ,zbulo nje skandal te qeverise o Mero !!
Zbuloje se nuk i ngel hatri askujt ,as neve ,as rilindasve dhe as Qeverise.
Nje te vogel fare ,kot sa per pordh.
Te isha Edi Rama ,do ta merrja me shpulla Damian Gjiknurin ne tere gjatesine e lotit.
Cfare peshtirosje e burrit .Shiko çthote trapi !!
Ne nuk jemi si ju kur na kapin ….hajde arsyetim hajde .Po si e thote dhe kush e meson te thote te tilla karlleqe.
Pikerisht pse ndodhi “Albpetroli” ,Berisha hengri trapin.Po tani cfare bejme Mero ??? Apo ka paguar Berisha per te tera skandalet dhe mjafton te thuhet qe ” ne sjemi si ju kur na kapin” .!?!?!?
Zbulo nje skandal o Mero…kot sa per pordh. Me ta kaluar dhe Ylli Rakipi ,nuk.durohet.
Ylli Rakipi na shpetoi 11 milion € ndersa ti Mero po perpiqesh te shpetosh bythen e Gjiknurit.
Me ta kaluar dhe Ylli Rakipi ,vallahi bilahi nuk durohet !!!
Merr fryme thelle e pastaj shkruaj O Mero! Thellohu Mero thellohu..
Merr fryme thelle e pastaj shkruaj O Mero! Thellohu Mero thellohu…
Merr fryme thelle e pastaj shkruaj O Mero! Thellohu Mero thellohu….
Merr fryme thelle e pastaj shkruaj O Mero! Thellohu Mero thellohu……
Ouu kaq e thjeshte mo Mero! Ske faj se te japin edhe ty dicka si gazetar offshore! Keshtu eshte kur gelltit me cdo qeveri corba te prishura dhe vjell ne cdo editorial! Ky esjte korruspion i paster vella! Keta duhen rasur brenda bashke me ate 26 vjecarin! Mashtrimi denohet me ligj! Fake tender si fake news! Ah mor Mero ta qaj hallin! Do hac edhe ti ske faj! Por mo na ca b.. me se le nam! Jo per gje se po e morri vesh ai lart qe i ben te gjithe njesoj si keta sot me ata dje, e ka vdekje ai kete krahasim!
Mero, mund te permendje dhe ligjin per prokurimet publike qe lejon berjen e tenderave vetem me nje oferte, mund te permendesh edhe faktin qe ende nuk ka ligj per Punet Publike, si studiohen, si projektohen si planifikohen, si kontrollohen etj., por çdo vepim behet per te vjedhur pa u denuar asnje pjesmarres ne proces
Edhe pak dhe do behesh si Fariu i 55
Qellove si kalama o Mero…haha…Si gjithemone nxitohesh dhe nuk besoj qe ben avokatin e legen Gjiknurit se e di qe se ke qef….Po ti futesh cdo tenderi qe nga certifikatat ISO e deri tek cerrifikatat e prodhuesit jane 100% fallco…Ne shume tendera vendosen kushte qe nuk i ploteson askush dhe justifikohen me faktin qe na digjet fondi….Lexo cte thone o Mero se ti e di shume mire kush e ka bere gjithe ate pisllit…Urojme te ngopen se me kete ritem nuk mbahen..haha
O MERO NUK LAHET MUTI ME SHURE.
MANIPULIMI I GARAVE ESHTE NGRITUR NE ART NGA ADMINISTRATAT.
KJO ESHTE VJEDHJE E SNAJPERIZUAR, TJETER PUNE SE NGECI.
Sa ke rene or burr.
O mero. Po ne po na grijne neper zyra per 1 firme. Gjejne 1111 yckla derisa te firmosin dhe keta rilindasit e hengren mashtrimin e firmes. Qesharak ti dhe ata
Mero fol hapur dhe drejte ca ben sikur skupton, ministri me djenin e kryeministrit e kan ditur se do mirnin bakshishin e majm nga kjo firma fantazem qe po ta kontrodhoshe mire do zbulohet ke ka mbrapa. Ne shqipei mero ka ketu e 25 vjete qe cdo tender meret me bakshishe te qeverritaret. Mero demi ne kurrise te shqiptareve vjedhje korrupsjon llogaritet ne 800 miljon euro viti. Kaqe leke ndajne te korruptuarit ne shqiperi qe fillon nga njesh dhe perfundon deri tek ai punonjesi i gjendjes civile.
PROKURORIA TE FILLOJ NDESHKIMET , POR NE FILLIM ME 80 MILION TE ALBPETROLIT . BERISHOVICET NUK DUHET TE TREGOHEN TE NDERHEM , SEPSE KETA JANE ME TE ZINJ , SE KETA TE TJERET . SHQIPERINE E KANE DEMTUAR SHUME DUKE E ZHVATUR DHE POPULLIN E KANE LENE NE MJERIM . RRUMPALLA QE KA KRIJUAR BERISHA NE KETE SHTET ,ESHTE E PERMASAVE GJIGANDE . TA DUHET TE JAPIN LLOGARI NE BANKEN E TE AKUZUARVE , PER TE GJITHA .
POPULLI PO PRET NDESHKIMIN E TYRE .
Po kur te bjerë Rilindja, cilit do ti lëpihesh o Mero? Ti je Fari Balliu i Rilindjes…
Zhgenjim Mero, duhej te ish cuar shteti ne kembe. Cfare i ke bere me te drejte Berishes per shume me pak,
nuk ka te krahasuar me c’ke shkruar sot. Mero, ti e ke shkruar kete editorial? te dhimbset Gjiknuri? Jo Mero, nuk arrij ta besoj qe ti te jesh kaq i ftohte ndaj ketij skandali. Vetem per kete Gjiknuri duhej te ish pas hekurave . Dhe ti e kupton me mire se kushdo kete. Mero, nuk te falet/ Po perserit periudhen kur u zbute me Ilir Meten, sa e trishte ka qene ajo periudhe per gazetan tema. Po i rikthehesh mekatit te vjeter. MERO, mos e perserit me. na ler te besojme qe je i njejti gazetar me dinjitet, mos e lesho me veten keshtu.
Mero, ti je armik i betuar i së ligës, por kur e bënë Berisha dhe Basha, sepse kur e bënë Rama dhe hajdutët pa din e iman që ka grumbulluar rreth vehtes, kjo nuk mund të quhet ligësi, por thjesht pakujdesi. Alibia që i bënë në këtë rast pushtetit, zoti Mero, tregon qartë fytyrën tënde të vërtet, një fytyrë që as nuk zverdhet dhe skuqet nga idiotësitë që ke shkruar në këtë editorial të fëlliqur. Gjithë thelbi i shkrimit tënd qëndron mbi parimin e shëmtuar gazetaresk, se “një vjedhe e madhe mbulohet me një numër të madh vjedhesh të vogla.” Argumentat e grumbulluar nga një kohë e lënë pas për ti përdorur si justifikim, janë shërbimi më i çmuar që ju i bëni qeverisë më të paturpshme që ka pas historikisht ky vënd.
Eshte hera e pare qe te gjithe komentuesit te kundershtojne Mero. Perfundinisht (dhe pse ka shume kohe) je kthyer ne nje Faro, tani ngelet vetem te futesh djalin nga ps-ja. Po ju vjen ngordhja!
Para disa vitesh te kemi lexuar cdo dite si nje nga te vetmit opozitar denoncues te cdo skandali te ish qeverise nr pushtet te asaj kohe, pot shume shoejt zhgenjeve Mero, si te gjithe keta te tjeret qe erdhen ne pushtet.
Perfundimisht kjo klase politike ne pushtet ka humbur legjitimitetin dhe besueshmerine per te qeverisur, jeton ne nje bote virtuale. Jane te gjithe per ne burg, hajdute te pangopur. Akoma me te pangopur jeni ju qe i beni avokatin per ti dale ne mbrojtje.
Turp Mero, por kjo dhe nje here tregon se po i vjen fundi ketij pushteti hajdutesh.
Cfare zhgenjimi keta te PS! Keta ishin cishin! Na duket Saliu lule tani! Jeni per ne kazan te plehrave te gjithe, ptu fare e keqe.
@Plaku Mere
Mos e vrit mendjen per Meron! Kur Berisha doli ne prapaskene, Fahri Balliu u lidh me Bashen. Kur muti te dale ne sheshin Skenderbeg, Rama e ka gati kodoshin e vet. E ke vene re se sa shume ngjajne nga sjelljet dhe kariera politike Lul Basha me Erion Veline..??
Nuk mbulohet m… me shoshë o Mero. Garat jo reale prodhohen nga hajdutët që marrin pushtetin me oligarkët nga prapa. Këtë duhet të theksosh.
Letrat fallco i prodhojne horrat e shtetit qe vjedhin qindra milionat e tenderave,o Mero bajga
Kisha mbi 2 vite qe se lexoja me meron, u ktheva sot thashe mbase ka filluar te beje gazetari perseri.
u gabova… mbetsh me shendet.