Kina bën histori, dërgon sondën për eksplorimin e anës së pasme të Hënës

9 Dhjetor 2018, 09:02Lifestyle TEMA

Sonda hënore e Kinës Chang’e-4 u lëshua herët mëngjesin e së shtunës dhe pritet të kryejë për herë të parë në historinë e njerëzimit uljen dhe eksplorimin në anën e prapme të Hënës, sipas CRI-së.

Raketa bartësja e tipit “Marshim i Madh 3B”, që transportoi një zbritës dhe një rover, u nis në orën 2:23 nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Xichang të Kinës Juglindore, duke hapur një faqe të re të eksplorimim hënor botëror.

Sipas Administratës së Kërkimeve Hapësinore Kombëtare të Kinës, misioni i Chang’e-4 përfshin vëzhgime astronomike në frekuencë të ulët valësh, studim të terrenit dhe relievit hënor, kërkim për përbërjen minerare dhe strukturën e sipërfaqjes së imët dhe matje të rrezatimit të neutronit dhe atomeve neutrale në anën e errët të Hënës.

Kina mirëpret bashkëpunim ndërkombëtar për programin e saj të eksplorim hënor dhe këtë herë, raketa barti edhe katër pajisje shkencore të zhvilluara nga shkencëtarët holandezë, gjermanë, suedezë dhe sauditë.

Lëshimi i së shtunës ishte misioni i 294-t i raketa bartëseve të serisë “Marshimi i Madh”.

3 komente në “Kina bën histori, dërgon sondën për eksplorimin e anës së pasme të Hënës”

  1. lavazh truri says:

    ha, ha , ha !
    U konfirmuan edhe kinezet si pjesmarres ne garen e mashtrimeve gjigande. Dhe nuk kish pse jo. Derisa mashtrojne amerikanet, ruset etj. dhe benne histori, pse te mbeten mbrapa kinezet ? Edhe ata fuqi e madhe jane. Gjynah te mos e perdorin mashtrimin.

  2. Baliu says:

    Kines i duhet nje agjenci e privatizimit, sepse po perparon shum.

  3. Muli says:

    Si mendon ti Lavazh Truri, kanë shkuar apo jo?Një shkencëtar i madh thotë, në daç besoni arritjet e shkencës ose jo është e drejta juaj. Ne besojmë të vërtetën tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje