FOTOT: Njihuni me projektin e Google për “fshatin” me 8,000 shtëpi, parqe, kinema dhe dyqane

11 Dhjetor 2018, 11:00Lifestyle TEMA
FOTOT: Njihuni me projektin e Google për “fshatin” me 8,000

Një “fshat” i dizajnuar nga kompania Google, mund të bëhet së shpejti realitet.

Google tanimë ka paraqitur një projekt pozim në qytetin e Mountain View, Kaliforni, së bashku me një seri gjërash, duke treguar se si do të dukej fshati.

Siç bëhet e ditur, kampusi i ri do të mbulojë një hapësirë prej rreth 300 mijë metra katrorë, 8,000 shtëpi të reja dhe rreth 14 hektarë sipërfaqe publike.

Kampusi do të vendoset në lagjen North Bayshore të Mountain View, sipas propozimit.

Përtej hapësirës për banim dhe zyra, kampusi gjithashtu do të përfshijë shumë shëtitore dhe parqe.

Ndërsa në një hapësirë të ndarë do të përfshinte gjëra si teatro, kafene, palestra dhe dyqane të tjera. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje