Policja Ina Muka, e plagosur nga shpërthimi i kapsollës në protestën e opozitës, ia del me sukses pas 7 orë operacioni në Turqi

12 Dhjetor 2018, 22:09Kronika TEMA
Policja Ina Muka, e plagosur nga shpërthimi i kapsollës në

Policja Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur pas shpërthimit të një kapsolleje në protestën e 22 nëntorit që u zhvillua para Kuvendit, i është nënshtruar sot një tjetër ndërhyrje kirurgjikale.

Pas plot 7 orësh ndërhyrje në një spital në Ankara të Turqisë, 24-vjeçarja ia doli me sukses. Ky fakt është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai.

Statusi i zëdhënësit të policisë:

Kolege, ja dole. Shërim të shpejtë dhe sa më parë rikthim në shtëpinë e Policisë, aty ku ëndrra jote do vijojë të realizohet. Besoj se rrjedha e furishme e përditshmërisë, shumëllojshmëria e ndodhive, evenimentet dhe hapësira kohore e fashitën sadopak ngjarjen para sallave plenare të Parlamentit të Shqipërisë, ku padrejtësisht e fatkeqësisht mbeti e gjymtuar një nga koleget tona, e re në moshë dhe në profesion, INA NUKA.

Por pavarësisht gjithë këtyre faktorëve, jemi ne familja më e madhe, Policia e Shtetit që s’të harron, që është krahas familjes tënde dhe njerëzve të t’u të dashur, është vëmendja dhe përkushtimi i Ministrit dhe Kryeministrit që bënë të mundur që Ti kolege, pas 3 operacionesh në Ankara të Turqisë, ku sot operacioni zgjati 7 orë në këto momente të ndihesh më e lehtësuar nga ajo dhimbje vrastare, nga ajo ngjarje e shëmtuar, kur përveçse bëje detyrën s’kishe asnjë faj tjetër që duhet të gjymtoheshe kështu, sa të rrezikuan seriozisht edhe jetën.

Por kjo është detyra jonë, plot sakrifica, vështirësi, rreziqe deri në sublime. Këto e bëjnë edhe më të bukur misionin tonë, i japin kuptimin dhe vlerën e duhur në sytë e qytetarëve të ndershëm që duan ligjin, rendin dhe qetësinë për të jetuar në harmoni me këto parime.

U bërë lajm i ditës, kryetitull i gazetave, bisedë e tavolinave, bisedë e vatrave familjare, statuseve në fb, pastaj pre e sulmeve me qëllime, jo është e jo s’është plagosur, jo je e trajtuar apo je e paaftë, e plot të tilla.

Por ti INA mbi të gjitha, u shndërrove në një motiv për të gjitha koleget dhe kolegët, për të bërë detyrën akoma më mirë, më me profesionalizëm, më me përkushtim, më me humanizëm ndaj qytetarëve dhe më me ashpërsi përballë paligjshmërisë dhe krimit dhe sulmeve dashakeqje.

Ne familja jote e madhe, të urojmë shërim të shpejtë dhe sa më parë në krye të detyrës.

5 komente në “Policja Ina Muka, e plagosur nga shpërthimi i kapsollës në protestën e opozitës, ia del me sukses pas 7 orë operacioni në Turqi”

  1. Flm says:

    Pas 7 ore nderhyrje te “suksesshme” kirurgjikale i “ja dolem” …. Ina Nuka doli e gjymtuar nga salla e operacionit.
    ###
    Ore debila …. edhe propaganda ka kufijt e saje, ju i keni kaluar dhe ster-kaluar.

  2. LORA says:

    Lajm i shumpritur.
    Policja e re Ina ,ardhsh shendoshe
    e mire ne shtepi dhe detyre.

  3. tori says:

    FLM te ka pjellur Berisha.Ku ka propodande ketu,VAJZES JAN PRER GISHTAT nga shperthimi i kapsules se hedhur nga protestuesi I arrestuar.Gishtat e prere ja ngjiten perseri.Nuk besoj se gishtat mund ti riaftesoheh,por edhe kaq mire eshte.Inshalla gjithecka shkon mire.Mos ka ardhur koha per nje sulm qofte edhe fizik,por edhe gjygjesor kundrejt kriminelit,genjeshtarit,mashtruesit,frymezuesit,dallkauku qe per 28vjet rradhazi genjeu,vodhi,mashtroj,vrau e tradhetoj e shiti pjese te kombit shqiptar krimineli me I madhe I kombit Shqiptar Sali Berisha?Rrofsh or gazetari Hoxha.Ke shume te drejte per fjalet per kte vrases.Pse heshteni banda e korruptume e gazetaris shqiptare Fevziu,Rakipi,e super korruptuari Shkullaku e vazhdoni te mohoni vrasjet e 21 janarit e gjithefar mashtrimesh,mohut kolegun tuaj,deshet t`ja mbyllet gojen,e detyruar te emigroj.FLM me fal por u revoltova per ate qe keni postu.Se paku te jesh pak HUMAN.

  4. Artan says:

    Urime. Lajm shume i mire per vete vajzen, per familjen dhe per te gjithe ata qe jane njerez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje