Frika ime nga ushtria

15 Dhjetor 2018, 09:53Blog TEMA

Nga Berat Buzhala

“Natën t’lojnë vetë, në pikë të territ…, duhesh me kanë i vëmendshëm…, nëse vjen dikush, ti duhesh me thanë dy herë ‘stoj, stoj’ (ndal), nëse nuk ndalet, atëherë herën e tretë duhesh me e vra…”.

Veç ideja që unë të përballesha në një mal të huaj, shumë larg shtëpisë, me një person që nuk ndalet kur unë i them “stoj”, e pastaj ta vras atë (ani kush se, unë?!), më trishtonte. Unë që nuk kisha guxim të flija vetëm në dhomë as në shtëpinë time, thosha vetë me vete: ta nisja një luftë diku në ndonjë bjeshkë në kufi me Austrinë! Më dukej që po llogaritej më tepër sesa duhet në trimërinë dhe burrërinë time.

“Serbët janë të poshtër, nuk na dojnë…., nuk na dojshin as kroatët qaq shumë, ama bojshin kishe na dojnë për inati të serbëve…, boshnjakët janë kanë ma të mirë…, sllovenët rrishin vetëm….”, vazhdonin tregimet e kushërinjve që gjatë gjithë jetës së tyre nga Kosova ishin larguar vetëm kur kishin qenë ushtar në Bihaç, në Nish, në Novi Sad, a në Lubjanë. Prandaj, kjo gjë ndikonte që ata ta kujtonin çdo detaj të asaj aventure të tyre, edhe pas 30 vjetësh, sepse në ndërkohë nuk kishte ndodhur pothuajse asgjë e rëndësishme në jetën e tyre.

“Kur t’çojnë me bo roje, nuk bon kurrqysh me të marrë gjumi…”. Kjo ishte këshilla më e rëndësishme. Le të themi kryekëshilla.

Dy herë thua “stoj”, të tretën herë gjuan dhe e vret.

Për ta bërë gjithë rrëfimin edhe më të frikshëm, kohë pas kohe, kur flitej për ushtrinë, tregohej për ngjarjen e dhimbshme të një ushtari shqiptar të Kosovës, i quajtur Miftar Hasani, ngjarje kjo që kishte ndodhur në kohën e Jugosllavisë së Parë, atë në mes të dy luftërave botërore.

Miftarin, një djalë të ri, e kishin mashtruar ushtarët serbë, duke ia hequr shulin e pushkës, kur kishte shkuar për të bërë roje natën në mal, në kufi me Hungarinë, në mënyrë që pastaj të shkonin ta provokonin, të bindur që pushka e Miftarit nuk mund të punojë. Miftari e kishte vërejtur lojën që po ia gatuanin ushtarët serbë dhe e kishte huazuar një shul tjetër, nga një shqiptar tjetër, që po bënte roje pak më tutje, në të njëjtin mal dhe në të njëjtin kufi. Për këtë rast është edhe një këngë e gjatë folklorike, e cila tregon që në fund Miftari – PASIQË KISHTE THËNË DY HERË “STOJ” – i kishte vrarë personat që nuk po ndaleshin, e që ishin të sigurt që pushka e Miftari nuk do të bëjë bam. Në fund Miftari i vret provokuesit dhe arratiset në Hungari. Kjo histori është shumë më e gjatë sesa kaq, por për ta përshkruar deri në fund duhet një libër e jo një kolumne.

Përveç anëve negative, kuptohet, shqiptarët tregonin edhe sekuenca pozitive për ushtrinë. Ushqimi ishte njëra prej tyre. “Ka pas me hangër mirë”, pajtoheshin të gjithë.

Mirëpo, unë, pra si fëmijë, në mes të një ushqimi të bollshëm, pasul me mish dhe të bërit roje natën, diku në male të largëta jugosllave, e zgjidhja me më shumë dëshirë që të hiqja për bukë. Edhe nëna pajtohej me mua. Baba, i cili e kishte kaluar me sukses këtë sfidë, qeshte.

Raporti i shqiptarëve dhe ushtrisë jugosllave, që njihej si Armata Popullore Jugosllave, në pjesën e dytë të viteve të ‘80-ta sa vinte e bëhej më i rrezikshëm. Kishte filluar të mos kishte vlerë as rregulla e artë “dy herë stoj e pastaj vrite”. Tash po kryheshin vrasje pa paralajmërim.

Situata u tensionua posaçërisht kur ndodhi një krim i rëndë në një kazermë në qytetin e Paracinit, në Serbi, ku u tha që Aziz Kelmendi, një shqiptar i Kosovës, i vrau në dhomën e tyre të gjumit katër ushtarë dhe plagosi shumë të tjerë. Kjo masakër, që kurrë nuk është zbardhur si duhet, e përshkallëzoi gjithë situatën politike në Jugosllavi, edhe ashtu në degradim e sipër. Imazhi i ushtarëve shqiptarë në ushtri u rrënua. Propaganda serbe ishte e pamëshirshme. Djemtë e Kosovës që po shërbenin në ushtrinë e Jugosllavisë po kalonin në një situatë mjaft të rëndë. Në rrethana të errëta, disa ushtarë shqiptarë, po u ktheheshin familjeve në arkivole. Një prej tyre ishte edhe Jetullah Desku, nga fshati Siqevë, një fshat i afërt me Çabiqin. Si nxënës i shkollës fillore, mora pjesë në ceremoninë e atij varrimi, që ishte njëra prej më masiveve që e kam parë ndonjëherë. Jetullahu, për të cilin ushtria jugosllave thoshte që ishte vetëvrarë, ishte mbyllur në një arkivol hermetik, që nuk mund dhe nuk duhej të hapej. Ngjashëm si ky u vranë edhe disa djem të tjerë.

Pra, kjo ishte ushtria për mua si fëmijë. Ishte çdo gjë tjetër, përveçse një institucion që mund ta doje. Ajo ishte një e keqe nëpër të cilën do të duhej të kaloje. Në fillimin e viteve të ‘90-ta, tashmë askush nuk e kishte as iluzionin më të vogël që ushtria e Jugosllavisë ishte një ide e mirë. Për të ikur prej saj, qindra-mijëra djem, të moshës prej 18 vjeç e sipër, i mbushën autobusët, trenat dhe ikën për në Perëndim, për t’u kthyer në vendlindjen e tyre pas 10 vjetësh, kur Kosova u çlirua përfundimisht nga trashëgimtarja e asaj ushtrie, ushtria serbe.

Unë mbeta. As nuk shkova ushtar e as nuk arrita të ikja. Prej atëherë e deri më sot, rregullisht, në muhabete normale, ata që janë më të moshuar, kur fillojnë tregimet e tyre për ushtrinë, më pyesin “ti a e ki ushtrinë të kryme?”. Kjo në fakt ka qenë njëra prej pyetjeve më të shpeshta që u bëhej djemve. Thuhej që “pa e kry ushtrinë nuk bëhesh burrë” e së këndejmi nuk ka as nuse e as martesë. Zakonisht ata që nuk ishin kualifikuar për të shkuar ushtar, konsideroheshin si persona të paaftë mentalisht. Për t’u kualifikuar për të qenë i paaftë nevojiteshin të kaloheshin disa teste te psikiatri. Secili i ka pasur në familjet tona disa djem që kishin bërë gjithçka që ishte në mundësitë e tyre për ta bindur psikiatrin që janë “nesposoban” (të paaftë për ushtri). Edhe këto kanë qenë tregime të lezetshme dhe plot humor. Tregohej se si filan personi, kur është ishte paraqitur te mjeku, e kishe ndezur cigaren kah bishti, ose ishte ulur në dysheme në vend të ulëses, ose kishte bërë grimasa të ndryshme. Disa prej tyre kishin pasur sukses në aktrimin e tyre – nëse kishte qenë aktrim – e disa prej tyre kishin dështuar. Mirëpo, në përgjithësi nuk ka qenë ide e mirë që të shmangesh nga përfundimi i shërbimit ushtarak, pa marrë parasysh peripecitë. Ushtarët përcilleshin për në ushtri me shumë fanfare, e njësoj edhe priteshin prej atje kur ktheheshin. Krejt çka mbetej pastaj për të ishte edhe faza finale e burrërimit të tij: martesa.

Testin e parë të aftësisë së tyre mashkullore për t’u martuar, këta djem, si duket e kalonin gjatë kohës kur ishin në ushtri. Në kazermat jugosllave, këta djem, kështu së paku na tregonin, i krahasonin organet e tyre mashkullore me pjesëtarët e kombeve të tjera të Jugosllavisë. Me plot mburrje tregonin, kur ktheheshin, se askush nuk mund të matej me shqiptarët në këtë drejtim. Unë jam frikësuar që edhe këtu do ta ul mesataren e kombit tim. (Po shpresoj që nuk keni arritur deri këtu me lexim.)

Unë jam i bindur që djemtë, tash edhe vajzat, që Kosova prej sot do t’i quajë ushtarë të saj, nuk do t’i kenë këto trauma. Së paku shpresoj që do t’u ofrohet pak më shumë privatësi kur bëjnë dush.

Urime!

41 komente në “Frika ime nga ushtria”

  1. tafa says:

    O Idiot serb te rren mendja se ka kush durimin te lexoje romanin analfabet qe ke bere.Stoj stoj eshte vetem gjuha e nenes tende o larve e ndyre o specie e planifikuar per zhdukje.Nuk e di se si e durojne akoma kete kellire serbe

    1. Lloji says:

      Me kete foto dukesh si fshatar i Gezuar Rus..

    2. Rruga e lirise says:

      Sa i shemtuar duke ne foto, dhe me shume e shemtojne fjalet qe nxjerr nga goja.
      Ky filo serb i poshter dhe fundurine duhet hedhur ne koshin e plehrave te kohes!

    3. Xxx baxhella says:

      Sexxxy…

    4. Alba says:

      Bravo Buzhala, shkrim I Bukur dhe me kuptim per ata qe duan te mesojne nga e kaluara.respect per originalitetin e shkrimit. From NY. Alba

      Nivel I dobet I komenteve.

    5. Al says:

      Bravo Buzhala, shkrim I Bukur dhe me kuptim per ata qe duan te mesojne nga e kaluara.respect per originalitetin e shkrimit. From NY. Alba

      Nivel I dobet I komenteve.

  2. Arber says:

    Sa i zoti Buzhala me na tregu përralla!Gjynah i shkreti i qenka plak truri para kohe.Një te mire e ka veç,me
    u tregu kësi prallash fëmijëve para se te flejn gjumë.Padashur mavria na bën me dije përkatësinë seksuale.Si pederast i deklaruar tashmë e tutje ndihet me krenar.Ta shofi Rama,Hashim,Ramush se çfarë do i punojë ky pederast i deklaruar

  3. ILIAS LAZI - GOSTIVARI says:

    Ti je tip ORDINER!Cilët kroatë “nuk na dojshin”!
    Or kokëkënetë, populli, ose masa, nuk janë një substancë homogjene. Aleancat, ose miqësitë (pos atyre erotike) lidhen nga ndonjë mekanizëm i jashtëm, nga një objektivitet, nga aituatat, ose përvojat historike, nga aktualiteti dhe nga vizioni i ardhmërisë.
    Tipa ordinerë si ti marrin rolin e sajuesve të opinionit! Katastrofë.
    Kthehu në bangat e shkollës e mëso e pasuro gjuhën, mëso të ftillosh e shkruash mendime….

  4. Arber says:

    Sa i zoti Buzhala me na tregu përralla!Gjynah i shkreti i qenka plak truri para kohe.Një te mire e ka veç,me
    u tregu kësi prallash fëmijëve para se te flejn gjumë.Padashur mavria na bën me dije përkatësinë seksuale.Si pederast i deklaruar tashmë e tutje ndihet me krenar.Ta shofi Rama,Hashim,Ramush se çfarë do i punojë ky pederast i deklaruar.Si puna e këtij ti kesh ushtarët ne front dhe e ke te sigurt fitoren.

  5. rroku says:

    Ky eshte UDBASH BUZHALA familje me gen spiunesh qe fshihet mbas politikaneve ordiner.

  6. Eri says:

    O c na çave bythen….po aman ore ne nuk kemi durim te lexojm keta ne gjuhen tone letrare do lexojme ty kelysh i serbit…ik ore gris bythen…

    1. O yll i gazetarise says:

      Eri,
      B… na e can Tema qe boton brockulla te tilla.
      Bukshkala aq mend ka.

  7. Vjola says:

    C’prapushit gjera pa kuptim si miza pa koke ky idioti.

  8. Haki Cobani says:

    Nga gjith kjo ça ka shkrujt ky une mesova vetem qe Buzhala e ka te vogel. Tani e kuptova pse ka komlekse ky njeri.

  9. Dymi says:

    Shikoni se c’poze prej prostitute merr ky kososerbi fshatar me emer qyteti.

  10. alb says:

    Please gazeta Tema mos e publikoni me kete palaco.
    Me ngjan me Zogun e Tiranes.

  11. Kozmos says:

    A SHIKONI SA I BUKUR DHE I ZGJUAR DUKET KY PALLAVESHI NE FOTO .

  12. Bk says:

    Te lutem Mero mos na e nxirr me kete fytyre se na ndotet cdo gje.

  13. ILIRET says:

    Or trap zalli. Ban tan ate shkrim per me tregu se ti se ke kry ushtrine sepse nuk ki koqe dhe e ki te vogel.
    Dhe ke frike nga ushtria e Kosoves se mos bajne gare palloshash ne dush.
    Heu bre, koja nonen shqipe…

  14. Arifi says:

    Po per cfare arsye botoni shkrimet e ketij zombie?? Kte e ka pare zoti e ka ber me shenje i ka dhene shemtine e gjith botes. Na ca cate trapin dhe ju me kte b..ir

  15. Klodi says:

    O Skrapar o qen e bir I qenit,

  16. Kopenhagen says:

    Cili ishte thelbi i ketij shkrimi? We bukeshkaluri është i tredhur dhe prandaj nuk e moren ushtar? Apo që ka komplekse me veten e tij?
    Pse na ben të harxhojme kohen me zhgarravinat e ketij te gjori o Mero Baze?
    Herën tjetër që do të lejosh te botohen paçavure të tilla, do të të coj faturën per kohen e humbur.

  17. Tutu says:

    Mos ki frike prej ushtriet o Buzhal Baxhella pi shko rehato trupin dhe shpirtin atje mes ushtareve te ushtrise se Kosoves …

  18. shqiptari i ilirise says:

    O trap,edhe UDB- ja nuk ka më nevojë për këtë lloj shërbimi që ti debil vazhdon tja ofrosh.
    Kur shkruan ti kam ndjenjën e erës së m…!

  19. Kaonia says:

    C llapush qe eshte ky llafazani

  20. Martin Ph says:

    Eshte hera e pare qe me pelqen cka lexoj nga ky…qe e ndyt emrin e qytetit qe mban..

  21. Goni says:

    KY eshte njeri prej hajvaneve qe permendi Rama.

  22. Berti says:

    Ky bashibuzuku UDB e paska marre porosine nga Serbia.

  23. Ik te kajsha ftyren says:

    Ja ka friken ushtrise se kombit te vet ky bastard, e nuk ja ka friken ushtrise serbe!,!!???? Ik o klysh antishqiptar, ik o hafije e serbise, se ti i rendon tokes shqiptare ne cdo shkronje shqipe qe shkrun, ti e ndot gjuhen e fisme te Fishtes, Isa Boletinit, Hasan Prishtines, ,shko dhe nderro dhe emrin o kerme, se e flliqe Beratin si qytet, vur nje emer qe te ka hije buzhale, gerdalle, burllek, e budalle. Ik o vasal e jashteqitje e serbise.

  24. patriot me kembe ne toke says:

    Me pelqen shum trajtesat qe Bezhalla i ben ushtris te kohes se Jugosllavis. Shkeputja prej Jugosllavi-Serbise duhet materializu edhe ne kete ngrehine te re institucionale: Forcat e Armatosura te Kosoves.

  25. cubeli says:

    Po ky me kete foto, na tregon sa temadh e ka hunden dhe veshet si opinge se per bluzen e dime ne qe eshte e bukur.Sa i shemtuar qe eshte dhe prap si besohet, del ne foto sepsei duket vetja i bukur.

  26. duno says:

    Nuk ka pike dyshimi se te gjithe komentuesit qe nxjerrin vrer ndaj ketij shkrimi dhe Beratit ne vecanti do jene perdhunuar ne grup kur kane qene ushtare , dhe per pune sedre e kane mbajtur te fshehur . U desh nje shkrim i lezetshem si ky, qe te gjithe te perdhunuarit nder vite te pershfaqnin frustrimin dhe vuajtjen e tyre nga ajo drame . Urime Berat . Ke gjetur nje kendveshtrim origjinal , larg shabllonizmit per te uruar krijimin e ushtrise se Kosoves .

  27. duno says:

    Nuk ka pike dyshimi se te gjithe komentuesit qe nxjerrin vrer ndaj ketij shkrimi dhe Beratit ne vecanti do jene perdhunuar ne grup kur kane qene ushtare , dhe per pune sedre e kane mbajtur te fshehur . U desh nje shkrim i lezetshem si ky, qe te gjithe te perdhunuarit nder vite te pershfaqnin frustrimin dhe vuajtjen e tyre nga ajo drame . Urime Berat . Ke gjetur nje kendveshtrim origjinal larg shabllonizmit per te uruar krijimin e ushtrise se Kosoves .

  28. Syzana says:

    Nuk e kuptoj perse i behet gjithe kjo fyerje Beratit, ai shkruan per gazeten expres te Prishtines, nuk eshte pra se po iu bie ne qafe juve andej nga Shqiperia. Tema i huazon shkrimet e tij me pelqim apo pa pelqim te autorit nuk e dij, por e verteta eshte se Mero Baze i nxjerr gjithemon te njejten foto, sikur per tu tallur me te. C,eshte e verteta, ju qe talleni me te sikur na qenka i shemtuar, jam e sigurt se jeni shume me te shemtuar se Berati, apo mos ndoshta Mero eshte bukuroshi qe ka Shqiperia!. Kete e them me plot bindje se isha vet ne Shqiperi dhe nuk me pane syte nje burre te bukur apo te gjate. Keto qe thote Berati jane te verteta, per ty zoteri nga Gostivari, po te them se edhe kushuriri im ka ardhe ne arkivol ne te njejten menyre si Jetullah Desku, pra kishte bere gjoja vetevrasje por qe nuk kishte mundesi te hapej arkivoli, per kete kujdeseshin disa agjent te sigurimit jugosllav. Dhe kusheriri im kishte sherbyer ne nje qytet te Kroacise.
    Nese Berati eshte tradhetar apo pro serb, ateher ka instanca qe duhet ta hetojn, por perderisa nuk eshte vertetuar nje gje e tille, ateher eshte turp per redaksine e kesaj gazete qe lejon fyerje te tilla ne llogari te tij.

  29. mirel says:

    Buxhalen do ta perjashtojme nga mesatarja e kombit, por friken e ka reale.
    Kosova po luan shume me pordhet perpjete por nese serbi e rusi marrin ndonje veprim, kthehet ne loje e rrezikshme.
    Atehere te shikojne sa u vlen mesatarja e shqiptareve.
    Koha eshte e pafavorshme per burracerira.
    Si mundet ti besosh ushtrise se nje shteti demarkacionin e quan arritje?

  30. alb says:

    Syzana meqenese shqiptaret e Shqiperise te duken te shkurter dhe te shemtuar dhe ti i preferon te gjate shko ne Serbi.
    Qe ta besh qejfin tamam shko futu mes serbeve ne stadiumin e Partizanit te Beogradit dhe thuaji un jam Syzana nga Kosova dhe dua meshkuj te gjate. Merr edhe Beratin veshgjate me vehte qe te ndaj “dhimbjen…” me ty.

    1. Syzana says:

      Nuk ka nevvoje te shkoj ne Serbi, edhe nga fakti se gati nuk ka me pleq serb, te gjithe u martuan me shqiptaresha te Shqiperise, edhe njeher ju qe fyeni Beratin si te shemtuar, shikojeni veten ne pasqyre, eshte turp te fyesh dike per pamjen e tij fizike….

  31. Jimi says:

    Qe ne syfet duket qe eshte i tredhur!

  32. Tepsia Socialiste says:

    Dhjaksat kane frike, ti qenke dhjaks 200 karatsh, sa keq per toke Kosoven qe te mban.
    Po hajde ne Shqiperi se ketu je i mirepritur, pasi dhjaksat jane me shumice e hajne *** me gavete ushtrie ?

  33. Gërmija says:

    Shteti i Kosoves duhet të nxjerri ligjin për mbrojtje të ushtrisë dhe ushtarakëve shqiptarë nga çdo shpifje dhe ate me denim të madh e mos të mbeten nën mëshiren e propagandes çetnike ndaj ish UÇK do të kaloj mbi ushtrinë e Kos. ku shtafeten do ta marrin UDB-ashët shqiptarë shkëndijat po shfaqen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje