Berisha i ekzaltuar, publikon foton e sulmit të deputetit të PD ndaj Ramës: Për studentët, veza në toç

20 Dhjetor 2018, 11:16Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar foton e momentit kur deputeti demokrat Endri Hasa qëlloi me vezë kryeministrin Edi Rama.

“Foto e vitit! Për studentët, veza në toç”, shkruan Berisha.

Pak më herët teksa Rama kishte marrë fjalën në foltoren e parlamentit, Hasa sulmoi kryeministrin duke e qëlluar me vezë.

Veza nuk e ka prekur Ramën por ka kaluar shumë afër kokës së tij.

Menjëherë pas këtij incidenti është kërkuar përjashtimi i deputeti demokrat nga salla ndërsa ky i fundit nuk pranon të largohet nga Kuvendi.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka ndërprerë seancën plenare ndërkohë mësohet se do te rifillojë pas një ore.

1 komente në “Berisha i ekzaltuar, publikon foton e sulmit të deputetit të PD ndaj Ramës: Për studentët, veza në toç”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje