Presidenti i SHBA, Donald Trump ka falenderuar kryeministrin Edi Rama pas dëbimit të ambasadorit të Iranit.
Në vijim, TemA po përcjell letrën e plotë në të cilën falënderohet Qeveria e Shqipërisë.
“I dashur Z. Kryeministër,
Faleminderit për përpjekjet tuaja të palëkundura duke iu kundërvënë Iranit dhe duke iu kundërpërgjigjur veprimeve e përpjekjeve të tij destabilizuese për t’u mbyllur gojën disidentëve anembanë globit.
Udhëheqësia e treguar nga ju me dëbimin e ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda.
Shqipëria ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Shteteve të Bashkura dhe unë mirëpres rritjen e partneritetit tonë, ndërsa ballafaqohemi me çështjet e shumta të rëndësishme që të dy vendet tona hasin.
Sinqerisht, Donald Trump”, nënvizon kreu i Shteteve të Bashkuara. (TemA)
Shkelqyshem.Problmi i organizimit dhe planifikimit te veprimtarive terroriste te Iranit ne Shqiperi eshte i lidhur vecanerisht me strehimin
tk te muhaxhensitve te sjelle nga Amerika.
Shpalljen non grata te ambasadorit dhe nje diplomati tjeter te Iranit nga qeveria jone e ka pritur me shume shume interes Amerika,derisa vete presidenti i saj dergon menje here leter falnderimi kryeministrit Rama.
Kete qendrim duhette mbaje kryeministri jone edhe ndaj Erdoganit te Turqise per veprimtarite e tij destabilizuese ne Kosove dhe ne Shqiperi per
te eliminuar dhe burgosur te gjithe qytetaret turq,kryesisht mesues,qe nuk mendojne si ai.Ka ardhur koha qe ambasadorin turk qe e ka kthyer median shqiptare me parate qe paguan ne dizinformacione dhe ne prishjen e unitetit te shume shqiptareve ti tregoje vendin,.
Shqiperia eshte shtet sovran,i lire dhe i pavarur dhe nuk mund te pranoje keto shantazhe,presione dhe kushtezime qe i vendos Erdogani.
Per shqiptaret liria eshte gjeja me e shtrenjte.
Hajro Limaj
Drejtor i Institutit te Politikave te Sigurise Kombetare
Mire e thua President po kemi Jo pak fundamentalist ketu brenda.
Hajro, merr atë rrogën e majme që të jep shteti (plus të tjerat…), pa bërë asgjë dhe lëri pordhët e trasha… , për “sovranitet”, “liri” e “pavarësi”… !!!