Silvano P. Colombano, shkencëtar i Njësisë së Sistemeve Inteligjente të Agjencisë Amerikane për Kërkime Hapësinore (NASA), pretendon se krijesa inteligjente të jetesës në hapësirë mund të kenë vizituar Tokën.
”Këndvështrimi rreth jetës jashtëtokësore është shumë i ngushtë dhe një formë e huaj me veçori të larta mund të ketë vizituar Tokën. Sidoqoftë, ne nuk e kemi dalluar. Jashtëtokësorët mund të jenë shumë të ndryshëm nga organizmat tradicionale me bazë karboni”, deklaroi Colombano.
Shkencëtari e ka promovuar pretendimin e tij në konferencën e quajtur “Decoding Alien Intelligence” (”Çkodimi i inteligjencës aliene”), ndërsa ka theksuar se këto krijesa jashtëzakonisht të vogla dhe inteligjente mund të jenë të afta për udhëtime hapësinore ndëryjore, që tejkalon teknologjinë që posedojnë njerëzit.
Colombano tregon se zhvillimi teknologjik në qytetërimin tonë ka filluar para rreth 10 mijë viteve dhe se vetëm në 500 vitet e fundit është vërejtur rritja e metodave shkencore.
Ai thotë se në të ardhmen edhe radiovalët do të mund të humbin aktualitetin e tyre./
Dihet moti kjo pune, engjujt e kan vizituar token dhe vazhdojne ta vizitojne! E qe engjujt jan inteligjent dihet edhe kjo! Shum zhurme per asgje.
Nga dihet? I ka pare njeri?
Ka njefar ngjashmerie mes shkrimeve fetare dhe shkences moderne, P.sh. thuhet se engjujt perbehen nga drita dhe sjellin mesazhe. Edhe shkenca moderne thot se drita sjell informata nga e kaluara e objekteve te largeta ne gjithesi, madje fijet optike me te madhe perdoren sot ne telekomunikim. Ka edhe ngjashmeri tjera, madje para nja dhjete vitesh nje zvicran e ka shkruar nje liber te tere me keso ngjashmeri. Ka disa tipa tjere qe e teprojne ne ket drejtim. Sido qe te jet, une qendrimin tim e kam sqaruar me fjaline e fundit: Shum zhurme per asgje.
U dhjefsh ne gjume o Balo
Po, eshte e vertete. Ata ndodhen aktualisht ne krye te PD ne Shqiperi
Lol
Po kane ardhur po dhisnin prapa parkut