Sali Berisha i ka dhënë dje një goditje të hidhur beniaminit të tij në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Gjatë një interviste në Neës 24, Berisha ka bërë dy prononcime që skualifikojnë Bashën nga kategoria e parë, nëse mund të huazojmë një term nga sporti.
Së pari, zoti Berisha ka deklaruar se ai nuk ka patur dijeni për takimin Basha-Rama në maj të vitit 2017.
“Në mënyrë absolute unë e kam marrë vesh vetëm mbasi ka mbaruar mbledhja e partive, dhe Rama i kërkoi Bashës takim kokë më kokë. Jam i sigurt që edhe Basha s’e ka ditur para se të ulej me Ramën. Rama shkoi kur shkuan të gjitha, e mbeti të vetëm dhe zgjodhi një rrugë që tani e dimë të gjithë. Nëse do isha pyetur, a mund të takohen, do thoja: mund të takohen. Ishte një moment që ose PD të braktiste zgjedhjet, ose me presionin e çadrës, PD duhet të arrinte kërkesat e saj.
Kishim dhe një fakt, qeveria e SHBA dërgoi një përfaqësues të saj dhe ai modifikoi paketën e mëparshme. Që PD të kundërshtonte të gjithë botën, po të isha kryetar nuk do e bëja. Se cilat ishin pasojat këto janë të qarta. Por ka një gjë, mendohet se ajo është veprim jo në dijeninë time, por ngjarjet për fat të mirë e të keq kanë jehonën më të fuqishme se ngjarja. Në terma konkrete në dijeninë time nuk ekzsiston asgjë.”
Pavarësisht të gjithave zoti Berisha kujtohet sot që të distancohet nga akti më i kushtueshëm në karrierën politike të Lulzim Bashës. Duke i lënë atij faturën e një humbjeje të thellë dhe koston shtesë të dikujt që nuk di të negociojë. Zoti Basha është sërish sot një nga variantet e PD-së përderisa z. Berisha imponohet në skenë si autoriteti që në fakt ka vetëm një gabim: nuk ishte informuar për një gabim të varëtsit të tij.
Së dyti, z. Berisha ka bërë edhe një tjetër prononcim që duket se i del përballë një ndër aksioneve kryesore të propozuara nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Duke folur për skandalin e Unazës së Re, ish-kryeministri është pyetur se për cilën arsye ai nuk e ka zënë në gojë biznesmenin Bashkim Ulaj që figuron si regjizori i skemës mashtruese prej 20 milionë eurosh. Përgjigja flet vetë:
“Unë ndaj këtyre të pasurve, të cilët sot ndodhen përballë një rrymë kundër tyre, unë nuk qëndroj në atë rrymë. Unë nuk qëndroj në atë rrymë sepse unë kam një besim më të thellë se ata janë gjeneratorët e punësimit dhe zhvillimit të vendit.
Njëlloj sikur ata që kanë dhunti poezinë apo të tjerë që kanë dhunti prozën e të tjerë kanë dhunti inxhinierinë, ata kanë dhunti biznesin, kanë dhunti iniciativën e lirë. Ajo dhunti e tyre vërtet i prosperon ata por edhe shoqërinë. Por unë jam për rregulla të barabarta, për konkurrencë të ndershme për zbatim të ligjit.”
Cila është kjo rrymë? Është rryma kundër oligarkëve apo atyre që tentojnë të shfaqen si të tillë duke fituar kontrata publike preferenciale. A po mbron këtë praktikë zoti Berisha, i cili nuk ka dalë asnjë ditë të protestojë me banorët e Unazës së Re dhe pak ditë më parë madje ai ishte i ftuar i televizionit të Bashkim Ulajt, njësoj si presidenti i Republikës.
A nuk ishte po ky njeri që flet për Besnikun e Partisë, apo Carapulët dhe Ndrikull Nushin?
Çfarë po propozon zoti Berisha, ky burrë shteti, që Shqipëria të amnistojë korruptuesit dhe të ndjekë të korruptuarit? Cila logjikë dhe përvojë e sugjeron këtë? Kompania Rapsican me të cilën ai ka një përvojë të njohur po ndiqet penalisht në SHBA sepse korruptoi dikë në Tiranë, ndërkohë që një ish-kryeministër po na thotë: Jo, Bashkimi që mund të ketë dorovitur paratë, apo edhe mund të ketë bërë diçka më keq, nuk ka asnjë përgjegjësi.
Ndoshta ka ardhur koha që hallet personale ky lider historik t’i shohë pak më ngushtë pasi po rezulton se teatri i parimeve është në fakt fasada e pazarit.
Por ka edhe një aspekt tjetër. Pak muaj më parë zoti Basha propozoi paketën Antimafia, përmes së cilës ai deklaron se do të sekuestrojë pasuritë e biznesmenëve që kanë marrë kontrata të dyshimta, apo edhe do të anullojë vetë këto kontrata? Aderon zoti Berisha në këtë politikë apo është kundër saj? Sado teorike të jetë ajo. Mesa duket jo. Ne duhet të pranojmë marifetçinj gjithfarësh vetëm e vetëm se ata hapin vende pune. Por edhe hashashi hap vende pune, pse atëherë të goditen trafikanët.
Dikush mund të thotë se z. Berisha ka rrjedhur. Në fakt kjo do të ishte alibi sa kohë që rrjedhja e këtij njeriu nuk po evidenton gafa apo gabime. Ajo zbardh politikën e tij, atë personale, familjare, e cila prevalon mbi çdo gjë. Skandali i Unazës së Re mesa duket po mbyllet, ose z. Berisha po ofrohet për ta mbyllur (e mbani mend mbrojtjen e tij të ethshme për Fullanin). Turp është pak të thuash në këtë rast. Sa për të shkretin z. Basha na duhet të themi se ai me gjasë do justifikojë kockën e tij në këtë pazar që po rimerret nga ujku i vjetër, që si vrimë e zezë thith çdo gjë.(Respublica)
E sheh Berisha se President Republike dhe Kryeministër nuk do bëhet më.Përsa i përket Kryetar i PD-së. ,është një detyrë që e dorëzoj vetë. Çuni tijë s’ka ka haberin politikës,ndaj Berisha ngadalson hapin.
Si ecen i kerrusur Salishpella se ka mbi supe krimet ndaj kombit tone.
Saliu nuk ka rrjedhur, ju qe merreni me thashetheme dhe shkruani per Saliun jeni te rrjedhur ose akoma kujtoni qe ai eshte ende President/Kryeminister i Shqiperise.
–
Nuk keni faj, kete nuk e mohon as Edvin Rama qe e perjetesoi Saline ne trurin e vogel te Shqiptareve.
–
Nderkohe qe Saliu ka rrjedhur, ai qe i ka garantuar pensionin ka qene gjithmone psikopat….
–
Gzuar Krishtlindjet e Ramazonin!
Nuk eshte vetem plaku ne loje por eshte dhe i gjati me nyjen ulaj! Sic duket prandaj jane terbuar luli e mona se plaku e i gjati, jo vetem po ua marrin te gjitha fitimet per vete por edhe do ua futin nepermjet “drejtsise”!!!
Ata qe do ti I sulmon dhe per nje thinje….gjeneratore punesimi jane dhe ata te tjeret qe i sulmon per nje lopate
Ujku i vjeter,plaku katundar, ka dal jashte kontrollit te sulmeve kunder hajduteve te partise fashiste dhe komuniste,eshte bere nje harbut dhe dallkauk i semure nga frika e te gjithe atyre njerzeve te vrare nga ky plak i mallkuar nga i gjithe populli shqipetare. Nuk ka shqipetar te mos e urrej kete qene, qe nuk pushon duke lehur cdo ore dhe cdo dite ne partine fashiste.Ky plak i semure ka kryer poshtersira rrugacerie te pa imagjinuare ne historine e popullit shqipetae,ky plak eshte turpaxhiu, me i pa fytyre i njohur deri me sot qe eshte akoma gjalle dhe ka mbledhur mbas vete disa harixhinje,minje te hales dhe eshte trasformuar,nje fundrine e ndyre.
Or Sali Berisha, nuk kemi nevoje per “komentet” e tua. Je i zhvleresuar deri ne cdo kocke te skeletit tend te shemtuar. Ti je i paturp, i pabese, i paparimte, i pabesueshem ne cdo veprim qe ben dhe fjale qe thua. Ti je kriminel, i korruptuar deri ne palce familjarisht, je antishqiptar dhe neoesadist. Eshte i vertetuar edhe veprimi yt agjenturor ne favor te Serbise. Si ke fytyre dhe flet ?! Dhe kur, ne prag te Krishtlindjes ?! Sa e paskrupullt kjo ndergjejgja jote e piste dhe e gjakosur ! Se shpejti, do te te degjojme “mire e bukur” ne bangon e te akuzuarve, sado qe bashkepunon ngushte me Edi Ramen dhe Ilir Meten per t’i shpetuar Drejtesise se re ne Shqiperi. As ata nuk te shpetojne dot.
Brezat e ardhshëm kur të duan të krahasojnë dikë me të keqen absolute,
do të thonë-; Hik more se je bërë si berisha.
Edhe ky do të jetë ofendimi më i rëndë se të shajnë nga nderi,nëna apo gjithshka.
O malok derri ,hik more mashtrues se je bërë si berisha.
-Kujt i thu berishë ti more.Pastaj plas sherri që shqiptarëve i pëlqen aq shumë.
Brezat sot dhe neser do ankohen ” Paska ma kec se koha e BERISHES”
Te analizosh deklaratat e Berishes eshte te futesh ne lojen e tij.Deklaratat e tij per nje te ardhur rishtaz ,qe se njeh mund te perbejne lajm.Kane kaluar gati 28 vite ,dhe personazhi Berisha eshte i konsoliduar tashme.Ai eshte nje konglomerat komunist fanatik i perzier me intriga turkomane.Per ata qe kane perfituar prej pushtetit te tij eshte nje idhull,se i beri me para dhe pushtet.E keqja e frymes Berishiste,qe la pas,qe do te jete e veshtire ,te ç’rrenjoset,ate te intrigantit te pacipe,qe kur ishte ne pushtet te bente gjemen po ti dilje kunder.Personalisht e ndjek per te kuptuar deri ku arrin hipokrizia e tij ,per ngjarje historike te njohura publikisht.Historia do ta kujtoje si shkaterrues te demokracise te porsalindur Shqiptare.Si agjent i Serbise nuk jam shume i bindur.Me shume jam i prirur drejt kultit te individit,te perzier me metoda anadollake,ndoshta nga kufizime nga origjina,por dhe kete s’mund ta thuash,se ofendon Tropojanet me integritet,qe ñuk mungojne.Thjesht ADN-ja e tij qe po ma mban akoma peng ne rrugen e perparimit te nje demokracie te konsoliduar.Prania e tij i ben keta qe qeverisin me te qete,se shumica e popullit bejne krahasimin me kohen e tij.Partia Demokratike,e lindur si parti e shpreses se Shqiptareve,persekutuar nga nje regjim qe i mbajti te izoluar,u mor peng nga nje klan,qe vazhdon akoma ta kontrolloje,i le pak hapesire nje alternative bindese per te qeverisur vendin.Te gjithe ata opozitare qe jane versulur egersisht ndaj Qeverise tani jane persona ne konflikt interesi,se po u shkaterrohet ana materiale,qe ne pjesen me te madhe e kane ne menyre te padrejte, duke perfituar nga korrupsioni qe ndertoi politika .Protesta e studenteve nisi si nje proteste e drejte dhe e denje ne nje shtet te civilizuar,por qe kerkojne ta degradojne forca politike dhe interesi,per ta perdorur si kapital ne favor te tyre.
Perse ky shkrim kunder Berishes kur pergjigjet e tij nuk lene shteg per nje te tille? Qe kazani te punoje.
Doktorr shpella eshte tip kurve shpellash qe deri ne minuten e fundit nuk dorezohet por ta di mire se do tja marrin hakun sepse eshte historikisht jo pengmarres ky vend sic i ka bere llogarite ky sum qire shpellash duke menduar se kishte triumfuar mbi te gjithe kundershtaret Por dardha e ka bishtin mbrapa o shpellar kurve dhe kane per ta vene flaken me gjith cke
Saliu ua ben mire perderisa vazhdoni ta begenisni dhe nuk e konsideroni ashtu sic eshte ne te vertete, kufome politike.
Kane filluar njerezit te thone per tipa te ndyre e te keqinj: I poshter si Sali Berisha.Hyri dhe ky ne histori …..si funderrine.
AI NUKE NJIHTE BAXHANAKUN E VETE ,DHE JO TE DIJE SE CFARE BENTE LULUSHI ME RAMUSHIN.
JU QE E BEGENISNI ,E BESONI ATE QE THOTE BERISHA ,APO DONI ME MBUSHE FAQET E GAZETES?