Organizatat ndërkombëtare i kërkojnë Ramës të tërheqë ligjet për mediat

26 Dhjetor 2018, 18:46Sociale TEMA

Në një letër të hapur, katër organizata ndërkombëtare të lirisë së shprehjes, Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Liri të Medias dhe të Shtypit, PEN International dhe Reporterët pa Kufi, kritikuan 2 projektligjet të qeverisë shqiptare për “disiplinimin” e medias online dhe kërkuan tërheqjen e tyre.

Katër organizatat e dërguan letrën e hapur për Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjoni të mërkurën dhe kërkuan tërheqjen e tyre nga iniciativa për të ndryshuar dy ligje të cilat parashikojnë regjistrim, mbikëqyrje, gjobitje dhe mbyllje të medias në internet dhe që janë prezantuar pak javë më parë në kuadër të asaj që kryeministri e quan “paketë antishpifje”.

“Iniciativa juaj bie ndesh praktikave më të mira dhe është kundër rekomandimeve të OSBE-së dhe shkakton shqetësime të mëdha për ne,” shkruhet në letër. “Nëse projektligjet e propozuara miratohen nga parlamenti, ato do të dëmtojnë rëndë qarkullimin e lirë të informacionit dhe do të kenë efekt pengues për median në internet e do të kufizojnë të drejtën e qytetarëve shqiptarë për akses në informim,” vijon më tej letra.

“Ne shprehim zhgënjim të thellë se ky ligj është hartuar pas dyerve të mbyllura, pa përfshirë gazetarë dhe organizata të shoqërisë civile përgjatë procesit të hartimit,” vijon më tej letra.

Dy projektligje të hartuara nga qeveria parashikojnë krijimin e një regjistri të medias online pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP) si dhe vendosjen e përmbajtjes së medias online nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Medias Audiovizive dhe një Këshilli Ankesash, një  komision pranë AMA, i cili do të ketë fuqinë të gjykojë nëse media është e njëanshme apo e paanshme, nëse ajo cënon moralin publik apo jo dhe nëse e gjykon të arsyeshme, mund të vendosë gjoba deri në 8 mijë euro dhe të urdhërojë mbylljen e këtyre mediave.

Kryeministri Edi Rama është ankuar vazhdimisht për ato që i quan “shpifje” në media, në përgjithësi atë në internet dhe ka kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme përgjatë viteve të fundit se do të marrë masa. Gjithsesi, masat që synohen të ndërmerren prej tij konsiderohen nga organizatat ndërkombëtare si shkelje e rëndë e lirisë së medias.

“Ne ju kërkojmë ju të ndërprisni menjëherë iniciativën për të amenduar këto dy projektligje dhe të përfshini gazetarët, shoqërinë civile, përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, Bashkimin Europian dhe Këshillin e Europës në çfarëdolloj iniciative që prek lirinë e shprehjes, median dhe gazetarët,” shkruhet në letër.

9 komente në “Organizatat ndërkombëtare i kërkojnë Ramës të tërheqë ligjet për mediat”

  1. ?? says:

    Autopsie chronique me jelekverrdhët dhe malokët student.

  2. 1 says:

    Keto nuk jane organizata nderkombetare jane organizata joqeveritare qe kujtojne se portalet on line kane dale te gjitha nga Oksfordi dhe jo nga balta e cila mbetet norme kryesore funksionimi.

    1. Genti says:

      Po si mendon ti o pacavure e diktatures se proletariatit, vetem ata te oxfordit paskan te drejte te shpehen ne kete bote. Na mbyten te tredhurit.

  3. butrinti says:

    PSE NXITOJNE GAZETARET TANE .? DRAFTI ESHTE NE BRUKSEL LE TE DUROJNE . POPULLI U NGOP ME LLUM KAZANI. LE TE FRENOHEN PAK NE TO.

  4. fotjoni says:

    Ore kush e ka bere letren ???? Apo eshte e shpikur sikurse Babalja 1,2 Nuk thuhet se nga kryetari ,apo nenkryetari, I ketyre organizatave
    Apo eshte e shpikur nnga PD dhe LSI ( gjoja se keto organizata po shohin se te ashtuquajturet gazetare po vuajne ne shqiperin e vogel) si nje fanar ndricues per gjithe boten Ha ha ha …..
    Idiotizmat e gazetave Shqiptare

  5. Genti says:

    Nuk ka shans Edi Rama qe te pengoj lirine fjales, qofte edhe ne Shqiperi ku kushtetuta perdoret per leter higjenike. Do ti thyejne turinjte te droguarit.

  6. qytetare says:

    Te penguer jane vetem qytetaret e lire te ketij vendi. Qytetaret kane te drejte te kene akses ne informim jo ne shpifjet e prodhuara neper institutet e propagandes te financuara nga forcat me te erreta antishqiptare e aniprogresiste.

    1. Genti says:

      O qytetare qe ngele fshatare. Pikerisht per kete po flasim. Qe njerezit te kene akses edhe te mendimi ndryshe, i cili neqoftese nuk perket me linjen e partise quhet shpifje se keshtu do mbreti. Kjo do te thote liri e demokraci. Nejse, kujt i flas edhe une.

  7. Lili says:

    Ah ah ah..kur edi Rama do me vu rend e do me disiplinuar mediat qe nuk i bejne ISO medias se tij ERTV!
    Apo me shkurt kur edi Rama eshte deshtak aty ku mendonte se vetem ky eshte i mire ne propagande!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema