Ndryshimet në qeveri, shuplaka e dalë huq

28 Dhjetor 2018, 15:44Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Edi Rama sakrifikoi në mënyrë të pakuptimtë 8 nga 12 ministrat e kabinetit pa arritur të japë asnjë mesazh për publikun dhe sidomos për protestën studentore që ai e konsideroi si një shuplakë. Lëvizjet që ai vendosi ti shpallë këtë fund viti ishin kontradiktore, të amullta dhe pa sens.

Megjithëse në formë ato kanë pamjen e një shock-u që është i barazvlefshëm me rrëzimin e qeverisë (po të shtosh dhe ikjen e Xhafajt vetëm 3 nga ministrat e kabinetit të pas zgjedhjeve kanë mbëtur në detyrë), ato rrezikojnë mos përçojnë asnjë kumt drejt publikut.

Askush nuk mund të ketë vërejte për largimin e Lindita Nikollës, kundër të cilës dolën në rrugë me mijra studentë, por askush nuk mund të kuptojë gjithëashtu se si ministrja rrëzohet dhe ligji i arsimit të lartë, i përpunuar dhe vënë në zbatim prej saj, qëndron.

Mos vallë Rama ka ndryshuar mendim 180 gradë, duke pretenduar tashmë se fajin nuk e ka më sistemi po njerëzit?

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Damian Gjiknurin emri i të cilit u përfshi në skandalin e 40 milonë eurove (për 2 km rrugë) tek Unaza e re. Ç’kuptim ka të bjerë Gjiknuri dhe projekti i vjedhjes të vazhdojë njësoj si më parë?

Askush nuk e di pse po largohet Ditmir Bushati kur marrëveshja ne Athinën e çuar drejt fundit konsiderohet nga Rama si sukses, apo kur ai është në të njëjtën linjë me partnerët e BE kunër idesë së shkëmbimit të kufinjve Kosovë-Serbi?

Askush nuk e kupton pse Arben Ahmetaj u bë kokë turku, kur sipas shefit të vet ekonomia është rritur, punësimet janë shtuar dhe fuqia blerëse është ngritur.

Në theb, këto ndryshime tregojnë përrallën tashmë të konsumuar të peshkut që qelbet nga bishti.

Sipas saj, Edi Rama është personazhi pozitiv i kësaj fabule ku ai gjithmonë gjendet i rrethuar nga njerëz të këqinj.

Në mandatin e parë mëkatarët ishin aleatët e tepsisë që duheshin larguar. Edhe atëhere qeverisja qe e shkëlqyer, por të vetmet njolla ia linin LSI dhe PDIU.

Më pas fajin e kishin drejtotët e hipotekave, të legalizimeve dhe të spitaleve që turbullonin ujin që rridhte i pastër nga maja.

Erdhi protesta e studentëve dhe faji tentoi të lihej tek rektorët e dekanët që shumë shpejt u evidentuan si servilët e kryeministrit.

Edhe me këto ndryshime, njësoj, Rama po tenton të përçohet mesazhi se fajtor është pothuaj gjithë kabineti, ndërkohë që lideri po e çon vendin drejt sukseseve të reja.

Vetëm kështu mund të shpjegohet fabula paradoksale e nje qeverisjeje të mirë, por me 8 ministra që ikin.

Këtë alibi askush nuk mund ta besojë.

Madje, ata studentë që dolën në rrugë dhe ende nuk kanë arritur as të ngrejnë buxhetin e arsimit,  as të ulin tarifën e masterave, as të kenë kartën e studentit dhe as të abrogojnë ligjin që i ka pjellë të gjitha problemet, kur të rikthehen në Tiranë kanë më shumë arsye të protestojnë se sa patën kur e nisën në fillim të dhjetorit.

Sepse të gjitha sa ndodhën që prej rrebelimit të tyre treguan se probkemi që kanë është një njeri i vetëm.

Nëse para për arsimin nuk gjenden sepse ato duhet të shkojnë tek oligarkët edhe pa praninë e Gjiknurit, nëse tarifat nuk ulen edhe dhuratat fiskale për të pasurit vazhdojnë edhe pa Ahmetajn, nëse në universitete gjithçka do të jetë si më arë edhe pa Nikollën, problemi inture është i drejtpërdrejtë me kryeministrin.

Këto ndryshimë tronditëse të qeverisë shërbyen së paku vetëm për një gjë. Për ti bërë të kuptojnë studentët dhe të gjitha shtresat e revoltuara, se mes tyre dhe Ramës nuk ka më asnjë digë, se nëse flasim për shuplakë, ajo nuk ka asnjë vlerë pa rënë mbi fytyrën e tij. Dhe me sa pamë në asamblenë e PS këtë të hënë, ajo ende është një dorë e mbetur në ajër. /Lapsi/

11 komente në “Ndryshimet në qeveri, shuplaka e dalë huq”

  1. Loni says:

    O Andi Bushati o plehre gazetar ..plas o derr plas se Edi Rama eshte kryeministri me i zoti . Plas ti o analist dallkayk e sahanlepires.

    1. I.Hoti says:

      Duhet ti merret leje kastravecit(trangullit) A bushati ! Cfare gomari! Ne cilin vend te botes pyeten annal ishtet a opozita per te ndryshime ne qeverisjen shumice ???? Cfare nuk degjon nga humbesa legene!

  2. MH says:

    Ti djali i Medi Bushatit ke siprizue se ndryshon nga te paret e tu qe shet mend ku te paret e tu asnjihere nuk e kane tregue veten me mend.
    Per ty do ishte ma mire te ndigjosh shume e te flasesh jo pak,po sa ma pak.

  3. Erions says:

    Nice, me ne fund nje analize me nota realiste

  4. lumi says:

    Se cpo me krijohet bindja qe ky bushatlliu i ardhur si fis heret nga Egjipti kerkon te talle sumen me komentuesit duke hedhur ca mendime e ide zhgarravina pa lidhje e kuptim,thjeshte qe te sherbejne si katalizator ne shperthimet e komente agresive ndaj tij .Me nje fjale eshte kthyer ne nje shaban hunderr te vogel te medias.

  5. Zigur Qarri says:

    Demagogu Rama sakrifikoi 8 nga 12 ministrat e kabinetit,me shume se gjysmen!Qeveri pa këmbë,vetem me nje patericë!
    Edvin Rama kalon po ndermjet gropave te pambuluara te halesë qe i ka hapur vete,megjithese ka rënë shpesh brenda!Dhe
    per kete fajeson gropen e halesë dhe mutin brenda,perse eshtemut!Tre dit zgjat çudia ne Shqiperi!Me largimin e nje Ministri,
    “mbyllet” nje çeshtje korruptive ne mendjen peverse te Rames.Eshte permbendur më Çeshtja Xhafaj(Çeshtja Babale)nga
    momenti qe u largua nga posti i Ministrit te Brendeshem Fatmir Xhafaj?Ne diten e gjykimit,Edvin Rama do te pergjigjet per te
    gjitha aferat korruptive te Ministrave,sepse eshte vete ai,dhe vetem ai qe qendron mbrapa tyre.

  6. Shkodrani says:

    O loni kryekurve o cka me thon un ty vec bythlepirs i pushtetit je exhe plehre qe as per riciklim nuk bon ky kryeminister apo te gjith kryeministrat e shqip edhe gjith ministrat apo politikan kurva qe kemi nuk vec nderuar por duhet me i qi robt neper burgje mos dalim me i kam mbush burgjer me ordiner me njerez we kane vjedh per pes pare ca nga mjerimi ca nga sdine nga shkojn sidomos me kta te fashashit qe po ti shikosh jane viktima te sistemit qe ngriten kta pinjoll te komunisteve shteti bohet me burra jo me kurva e prostitura qe sa del 1 rama ose berusha aoo meta ne krye heqim breket edhe jane gati per tu psrdhunuar kjo histori po vazhdon tash nga 1945 e deri me tash 2018 shpresoj te ndryshoj jo nga ne se ne jemi pa koke po nga eu e shba vec ato po paten ide me e ndryshye njehere e mire kte vend te shkeputet nga pushtat komunist e te shkoj drej demokracise reale ne eu posht pushtat e kuq fara me e keqe e komunizmit rrofte demokracia reale ne eu e shba

  7. mirel says:

    Filluan kermat ripjellese komentet me fyerje.
    Andi bjeru ne koke ee e meritojne. Dhe studentet kur te kthehen tu bien me gure se nuk merr besh kjo lloj rrace e ndyre e PiSave.
    Kapen me vjedhje te medhaja ne duar dhe bejne si moraliste te kulluar.
    Yy qelbesira te pangopur. Burgu duhet ti kish zgjidhur dhe Gjiknurin dhe Ahmeten. Dhe Ramutin si ideatorin e vjedhjeve.
    Bravo studentet. E provuan se me nje proteste kane fuqi ta shkundin perden e pushtetit te paprekshem.
    Behet pluhur kur forca e perbashket e godet.

  8. Menti says:

    Foli dhe kopili i bllokut!Si gjithnje ne sherbim te atit shpirteror Sali!Kategoria me e zeze e shtypit shqipetar Ky,Qimi,MuqiNanja,Lut Dervishi,Tos Lubjana,Tur Zhei,Ylli Raqipi,Fevziu e te gjithe pjestaret e bersite e kazanit mediatik siç i klasifikon i madhi Edi!

  9. Beni says:

    Bushati eshte nga ata qe turbullojne ujin ta bejne te duket i thellë. Pa substance ne thelb. Thjeshte gjobites qe nuk i jane paguar gjobat. Peshkaqen prej letre.

  10. drino says:

    Ja ky klyshi i Medi spihunit, a e ke foton e gjyshit o plere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje