Reflektimi i Edi Ramës për misionin e tij

Nga Mero Baze

Disa ditë më parë Edi Rama ka thirrur në një drekë ministrat e tij, për t’i përgatitur për ndryshimet dhe për t’u shpjeguar reflektimin e tij pesëvjeçar.

Interesante është se ka pranuar dy gabime. I pari, që lidhet me Saimir Tahirin, dhe i dyti, që lidhet me Ilir Beqjan.

Edi Rama ka pranuar se me Saimir Tahirin, ka gabuar që nuk e shkarkoi qysh në momentin e parë që u shfaq historia idiote e makinës.

“Nëse do ta kisha bërë këtë, do ta kisha shpëtuar dhe sot do ishte mes nesh”, ka thënë Rama.

“Por nuk e bëra dhe mora edhe atë më qafë, dhe bëra dhe dëme të tjera në parti, me idenë e pasaktë, se nuk lëshohet ministri nën sulm”.

“E dyta, jam konsumuar me Ilir Beqjan, duke e mbajtur nën tërë atë baltë të padrejtë që hodhën mbi të, deri në atë pike, që se kthej dot ende sot këtu, megjithëse është një nga njerëzit më të zotë dhe ministrat më të mirë, që ka pasur Partia Socialiste”.

Në të dy këto reflektime, duket se Edi Rama po shkon drejt një reflektimi të ri, që ka të bëjë me misionin që ai i ka caktuar vetes në raport me Partinë Socialiste.

Duke shpresuar se si ka ofruar ekipin që duhet t’i jap Partisë Socialiste mandatin e tretë, dhe duke përkufizuar mandatin e tij, deri tek mandati i tretë në pushtet, ose deri tek dalja në opozitë, ai është duke u thënë të gjithëve, se jeni pjesë e këtij qëllimi që ka misioni im, lidhur me Partinë Socialiste.

Ndryshimi që i bëri qeverisë, kishte pikërisht për bazë këtë kriter, dhe jo bilancet konkrete të ministrave. Disa ministra kishin bilance të shkëlqyera, dhe disa probleme në perceptim, por që nuk vinte vetëm nga puna e tyre. Për t’i zeruar të gjitha dhe për të mos bërë analiza për ta, ai gjeti kriterin kohor, që në fakt është një shpikje kohore. Them shpikje kohore, pasi Edi Rama ka pas arsye personale për çdokënd prej tyre për t’i hequr, por nuk ka dashur të debatojë rreth tyre, por t’i përcejllë pa debat dhe me duartrokitje në shtëpi.

Mesazhi i Edi Ramës nga dreka me ministrat është pikërishtë pritshmëria që secili duhet të ketë, për të ikur nga ajo detyrë dhe për t’u emëruar si një nevojë e misionit të tij për mandatin e tretë, dhe jo si një objektiv personal i secilit.

Në prurjet e tij të reja, ai ka bërë një ndarje të barabartë mes prurjeve politike dhe teknike, por postet më të rëndësishme, i kanë marrë njerëzit teknikë.

Zëvendëskryeministri Braçe, është figura më popullore mes socialistëve, që mund t’i japë kuptim zyrës së zëvendëskryeministrit, që ka qenë thuajse derë e mbyllur, ndërsa posti më i rëndësishëm që mori një deputet i PS, është ai që mori zoti Çuçi, si ministër i Bujqësisë. Shalsi dhe Spiropali janë më shumë si anëtarë kabineti, ndërsa tre ministritë më të rëndësishme, ajo e Financave, e Energjitikës dhe e Arsimit, janë marrë nga tre gra tekniciene.

Minstrja e re e Financave, Anila Denaj, vjen nga sistemi bankar dhe projekte të huaja investimesh, dhe do të përballet me sfidën e financave publike dhe politikave fiskale, si një njeri i ftohtë për pasojat që mund të reflektojë në shoqëri një dorë e fortë mbi arkën e shtetit. Dhe mbi të gjitha, do t’i duhet të mendojë dhe të flasë edhe si socialiste.

Belinda Balluku vjen nga një përvojë e gjatë si drejtoreshë e dikurshme e Edi Ramës në Bashki e më pas në Aviacionin Civil, për t’iu futur detit me këmbë, siç mund të quhet me të drejtë ish- Ministria e Gjiknurit.

Besa Shahini, një e re nga Kosova, që vjen nga fryma revolucionare e “Vetëvendosjes”, do të përballet me të singjashmit e saj që drejtojnë “Lëvizjen për Universitetin”, dhe nuk di nëse do arrijnë të kuptohen me njëri- tjetrin.

Por një gjë është e sigurtë. Ata janë të zgjedhur pas reflektimit të Edi Ramës, se nuk ja vlen të luftosh për të mbajtur ministra, por për të realizuar misionin. Me pak fjalë, u ka thënë që misioni im është që të mos e lë Partinë Socialiste në opozitë.

Dhe tani e kanë të qartë se për të mbijetuar, duhet të përmbushin objektivin e tij. Ndryshe ikin shpejt.

REMOTE_ADDR:[]

25 komente në “Reflektimi i Edi Ramës për misionin e tij”

  1. xxx says:

    Zv/kryeminstres, sipas edit, i paska hup Çilsi i deres qe sun e hapte dot ?

    1. Adi says:

      Ne cdo vend normal nje minister emeroher mbasi e ke pyetur, eshte dakort, pastaj bie dakort per programin dhe strategjine dhe pastaj e emeron. Keta “ministra” e moren vesh ne televizor (si ata para atyre) se ishin bere ministra. Ca do presesh nga kjo qeveri

  2. super duper says:

    ndoshta ky eshte misioni qe ai ka vertet, por nese eshte ky athere VAJ MEDET PER SHQIPERINE E SHQIPETARET.
    Asnji me par ketij plepi nuk ka pas FLAMURIN SHQIPTAR si mision, por flamurin PARTIAK/Tribal te babdes qe tije.
    Ky eshte medioker qe misionin e ka edhe me singular sesa ai i nje admistratori pallati.
    Qiamet ne forme “Udheheqesi”
    shqiptaret jetojne nje semundje te tmerrshme ku edhe media si TEMA jane miope perpara interesit tribal

    1. bregdetari says:

      Ti, zoti SUPER, duhet ,se pari te mesosh gjuhen, ate te folur dhe gjuhen e shkruar. Dakord?!

    2. prizem says:

      @super duper
      Medemek ti do Salibabalen apo Lulin e tij qe kur te dalesh ne proteste ta keput ne lule te ballit dhe nuk e rruan hic “lulin”…good luck with that.

  3. aleko says:

    Po sna the nje fjale per mesazhin qe do jape me heqjen e Ministrit Bushati o Mero..Per cilin vesh e nisi kete largim…

  4. Titi says:

    KENAQESI TE SHOHESH MERON TE PERDRIDHET SI KURVE PER TE MBROJTUR RAMEN,TE NJEJTEN GJE BERI DHE ME SALIUN PER 15 VJET.

    1. Romak says:

      hahahahahaaaaaaaaaaaaaaaa,ashtuja do puna dmth xhepi zotit mero

  5. Numero 1 says:

    Zevendeskryeminister u be kulishi qe tha ti shtypim studentat mu tek bulevardi.
    E kuptuat se ca behet ne kete qeveri bushter.
    Fajin e ka ky koqia qe ka ne dore te zevendesoje, jo ata qe zevendesohen
    Peshku qelbet nga koka jo na bytha

    1. Albin says:

      Nuk e tha ate ai mo t q r se ti beson ato qe shkruajne portalet.

      1. Numero 1 says:

        Albino kur motra jote I ka shpatullat ne mur dhe kembet ne ajer cfare ndodh?
        Ta Thom une mo sillo , merzitet I vellai me emrin albini
        1.50 je dhe ben si interesant. T.q.racen I shartuar me konosh

    2. Bureto says:

      Plagjiaturë e pastër Numero 1, mos kopjo! Që ‘peshku qelbet nga koka’, e tha më parë dje lulëzimja. Pjesa e dytë, që është dhe ‘më e bukura’, është në origjinal vetë autori.

      1. Numero 1 says:

        Bureto thash can mendoja vete jo ca that biri bushtrs se saliut
        Une jam me mendimin tu q robte te gjithve te majte e te djathte
        Je me mua apo je me partine?

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Nuk e kuptova levizjen e Bushatit.. Ishte minister I zoti dhe me nje bagazh te madh komunikimi.. Per mua Cuci do ishte pak afer te zinte vendin e Bushatit dhe fusja prap minister Beqjen per Bujqesine…

  7. Pato says:

    Rama me nje proteste mediokre “studentore” vrau 8 zogj ministra.. me thoni nje kryeminister ne historine e shqiperise qe e ka bere kete pa asnje pasoje? samarrin veshe debilat e shqup-it dhe Mona me burrin president si luhet shahu Rama dhe PS ka fituar mandatin e 4.

  8. Eltoni says:

    Po si thua qe Ilir Hajdut Beqa qenka humbje per kete qeveri se mar vesh….Aq shume te mahnitur ilir hajdut beqa se si vishte bashke me fred beqen…haha..njeri me plere se tjetri e ti thua sa keq qe nuk eshte minister….hajde Mero hajde..haha
    Suksese ne jete te gjitheve…

  9. menimtari_modh says:

    Eh i plasi mdore skandali me Bashkim Ulajn. Menoni qe ne Amerike ky Ulaj ka thy ligjin federal tu falsifiku dokumentat e shtetit amerikon. Do e therrasin atje e hetusat amerikon do ja qisin nji nga punet e Ulajt dhe leket qe i ka dhon shtetareve hem ka e majta hem ka e djathta. E kjo i ka hutu puzit e upuzit e sin mo ka kan kaptinen. Rama meno qe du hek 8 ministra rren veten e amerikont. Sala shko me vrap ne parlament me qa hallin e modh qe i ka zon e oburra protesta diaspore akullore byrek me gjize etj me bo rremuje qe tharrohen bumjet qe i kan plas klases pulitike ja kjo o gjondja e socme o burra.

  10. 👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏 says:

    Mero , e ke qarë!
    Të kam inat , por e ke hak!!👏👏👍🏻👍🏻

  11. Iliriani says:

    Kot per kuriozitet po ky rrypi nga Gjskova cfare teknicieni eshte ? Jo per gje po 26 vjec ky as specialist se duhej te ishte akoma ne stazh. Turp per iu qe i beni fresk nje te cmenduri

  12. adi durres says:

    Ai shkarkoi me shume se gjysmen e qeverise dhe nuk dha ndonje motiv bindes sepse e beri kete,kane punuar mire keta ministra apo keq?Nese kane punuar mire dhe kane ruajtur figuren morale te pa cenuar(si thua ti ne analizen me siper)atehere keta duhet te vazhdonin te ishin ne qeveri.Nese keta ministra kane punuar keq,e meqe jane me shume se gjysma e qeverise,a nuk te duhesh qe doreheqjen ta jepte kryeministri i pari?Mendoj se edhe ne planin personal,cdo person qe ka qene minister,shkarkohet me motivin qe ke qene nje minister shume i mire po duhet te te shkarkojme se duhet te fitojme zgjedhjet e ardhshme !?Pse ne Shqiperi nese punon dhe drejton mire,nuk vleresohesh nga populli?Perjashto Bracen qe eshte zevendeskryeminister(qe per mendimin tim asgje)te tjeret nuk kane profil te larte politik,Pse?

  13. vaso says:

    Pikerisht ky eshte problemi ne Shqiperi z.Baze.Cdo KM punon per mbajtjen e pushtetit dhe jo me vizion per konsolidimin e shtetit dhe te ardhmen e vendit,e cila nuk eshte e lidhur me qenien medoemos ne pushtet te dikujt.

  14. Virusi says:

    Levizje ne funksion te strategjise qe Rama e ka shprehur qysh ne fillim dhe disa here. Qartesi mendimi, ka zgjedh trajektorjen e levizjes, synimin dhe cfare do bej per ta arritur. Eshte ndryshe nga ata qe mendonin sot per sot.

    1. vaso says:

      Me Spiropalin vertet qe ka treguar largpamesi.

  15. Illi says:

    Nje nga analizat me te dobeta te Meros.
    “I hoqi ministrat se NUK donte te diskurltonte me TA”?!?! Po pse? Zgjedhesit duan te dine psene, duan te dine se kush qenkan ministrat “e shkelqyer” qe Po ikin kot, pasi km ka nje synim me te larget?! Kete lloj arsyetemi nuk e gjen as te Cimi.
    Synim eshte “qe ps te vazhdoje te rrije ne pushtet”?!?!
    Po a ka qene realisht ps ne pushtet?!?! Do te vazhdoje te rrije ne pushtet KM apo ps?!! Veprimtaria E derisotme ka qene orientuar majtas apo djathtas? NUK thote gje Mero. Shembull i qarte eshte reformimit i arsimit te larte. Nje reforme ne rastin me te mire e parakoshme, Po gjithsesi e djathte. Dhe tani nje sere “leshimesh Populisten”, por qe NUK e prekin thelbin. Apo rasti i ceremonise se M.F. etj. Per keto duhet te na fliste Mero

  16. mentari says:

    “Ngordhi Kali I rane patkojt (Qeveria e ripjelljes) cpo vrapon Rama me I heq patkonjt”???????????????????????????????????Sna bere nje here nje koment kunder deshtimit te turpshem te qeverise se Mashtruesit? O Mere Tepelena (Bolsheviku)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *