Është një ndër artistët më të mirë që ka Shqipëria e padiskutim fansat e tij janë me mijëra brenda dhe jashtë Shqipërisë. Me dhjetra hite Alban Skëderaj renditet si një kantautorët që po ruan themelet e muzikës së mirëfilltë me të gjitha komponentët e saj. Për kënaqësië e të gjithë fansave të bashkëshortit të Miriam Çanit dhe babait të Ameli, Bordo ka mbledhur fakte interesante që ndoshta ju nuk i dinit, ose i kishit harruar, rreth Alban Skënderaj.
1. E njohim të gjithë si këngëtari vlonjat, por pakkush mund ta dijë që Alban Skënderaj ka lindur më 20 Prill 1982 në Lushnje.
2. Familja e Alban Skënderaj emigroi drejt Italisë kur ai ishte 14 vjeç. Këngëtari vazhdoi studimet për Hoteleri-Turizëm, por e la përgjysmë pasi kishte pasion shumë të madh muzikën.
3. Kompeticioni i parë që mori pjesë ishte Top Fest dhe u vlerësua me çmim të parë në moshën 23 vjeçare.
4. Alban Skënderaj ka edhe tre vëllezër të tjerë dhe nuk ka motër. Ndonëse publiku njeh si këngëtar vetëm Albanin fakt është që edhe 3 vëllezërit e tjerë kanë lidhje të ngushta me artin. Më i madhi Martini është piktor dhe zotëron ide të fuqishme për artin në përgjithësi. Vëllai i dytë Arbëri është shum i talentuar në fushën e muziëks dhe nëse rrethanat do të ishin ndryshe, ndoshta ai sot do të ishte një kantautor shumë i suksesshëm. Ndërsa vëllai më i vogël Taulanti para pak kohësh publikoi këngën e tij të parë “Brilla”, por ende nuk dihet nëse ai do të vazhdojë këtë rrugë.
5. 11 vite më parë Miriam Cani ka qenë e angazhuar në interpretimin e rolit Roxie Hart në musiçal Çhiçago. Ndërkohë që Albani, një mik i saj ndiqte me endje gjatë shfaqjes dhe pyeste veten nëse miqësia e tyre do të shkonte më tej. Ndoshta nuk e dini por zanafilla e njohjes së çiftit është edhe më herët dhe ‘shkuesi’ është pikërisht babai i Miriamit. “Më thoshte që në Shqipëri është një artist shumë i mirë dhe që do ju shkojnë zërat. E mori në telefon Albanin dhe direkt ma kaloi mua telefonin”: ka treguar disa kohë më parë këngëtarja për njohjen me bashkëshortin e ftuar në programin “Rudina. Ndërkohë takimi i parë i tyre ka qenë në një aktivitet në Zyrih…
6. Propozimi për martesë: Në gjithë historitë e emrave të njohur të showbiz-it shqiptar me siguri propozimi për martesë që i bëri Albani Miriamit do të mbetet ndër më të veçantët. Në thellësi të Oqeanit Indian, të zhytur për të parë bukuritë e nënoqeanit, teksa çifti ishte me pushime pesë vite më parë, ai ka nxjerrë unazën dhe një pankartë ku shkruhej “A do të martohesh me mua?”. Përgjigja sigurisht ishte PO, madje Miriami është shprehur më pas se nga emocionet për pak sa nuk hoqi tubin nga goja, duke rrezikuar edhe të mbytet. Eh, cila nuk do të emocionohej!
7. “Një patriot si Albani vetëm më datë 28 Nëntor do të bëhej baba”: është shprehur Miriam Cani në një intervistë pak pasi çifti mirëpriti në jetën e tyre vajzën e parë Ameli. Vogëlushja erdhi në jetë më 28 Nëntor 2015.
8. 26 qershori i vitit 2017 do të ishte dita më vështirë në jetën e këngëtarit. Nëna e tij humbi jetën si pasojë e një sëmundje të rëndë; humbje të cilën Albani e përjetoi shumë keq.
9. Alban Skënderaj numëron 54 këngë, e pjesa më e madhe e tyre janë kthyer në hite, duke e renditur Skënderajn si një ndër artistët që ka prodhuar më shumë këngë hite në vendin tonë.(Revista Bordo)
Albani eshte kengetar qe duhet degjuar ne kenget e tij rinia meson te jetoj me vlera shoqerore, kjo esh gjeja me rendesishme per shoqerin! Urime gjithmon e me shume
Djal i mrekullueshem.Qe rrezaton shprese e cila na tregon se njerezit me vlera jetojne diku rreth nesh.
Dicka tjeter…Albani eshte rritur ne nje familje te mrekullueshme ,babai i tij QERIMI eshte nje ish oficer qe ka sherbyer me profesionalizem dhe moral te larte ,nderkohe qe vitet e fundit ka shkruar disa libra mjaft interesante .
Djale i talentuar, i kulturuar dhe njerezor.
Ndonese jam ne moshen e trete te admiroj. Je i vetmi jashte tallavase se kohes, Bravo e madhe, Je shume i mire,
Per here te pare e kam degjuar nje kenge te Albanit dhe Miriamit ne makinen e nje kolegut tim. Kenga ishte ne gjuhen angleze dhe papritur refreni u kendua ne shqip. Per ne qe jetojme jasht vendit, cdo fjale e degjuar ne gjuhen tone, sidomos kenget, na sjellin emocione te vecanta. Mbas kesaj e kemi ndjekur karrieren e ketij djali te mrekullueshem. Suksese dhe jete te gjate e te lumtur per Albanin, Miriamin dhe vajzen e tyre. Eshte vertet nje artist i madh, ne ndryshim nga shume prej atyre qe artin sot e bejne duke zbuluar trupin.
Sa e di shqipen artikullshkruesi di bani te kendoje!!
hape pak abetaren te mesosh shqip o gazetar!!!!!
Sa e di shqipen artikullshkruesi di bani te kendoje!!!!!
hape pak abetaren te mesosh shqip o gazetar!!!!!
gjuha shqipe nuk eshte as matematike e as anglisht or ti!!!
Sa e di shqipen artikullshkruesi di bani te kendoje!!!!!
hape pak abetaren te mesosh shqip o gazetar!!!!!
gjuha shqipe nuk eshte as matematike e as anglisht or ti!!!!!
Sa e di shqipen artikullshkruesi di bani te kendoje!!!!!
hape pak abetaren te mesosh shqip o gazetar!!!!!
gjuha shqipe nuk eshte as matematike e as anglisht or ti!!!!!!!!
Nuk e keni seriozisht besoj!? Shqiperia e shkrete eshte province e orientalizuar dhe kujton se eshte perendim
Kantautor shumë interesant dhe origjinal dhe që shoqeruar me modestinë e tij ka fituar zemrat tona
Po juve kush u a ka thene keto?!