Nga një diversion banal, në një banalitet klanesh

Nga Mero Baze

Unë nuk doja të largohej nga qeveria Ditmir Bushati. Për dreq, duket sikur nuk paska dashur as Ilir Meta. Por ndryshe nga unë dhe shumë të tjerë, që ndjeheshim komod me një ministër që ka shkëlqyer në postin e tij, më mirë se kushdo tjetër këto 28 vjet, Ilir Meta bën sikur nuk do, pasi aq kohë sa ka qenë ministër i Jashtëm Ditmir Bushati, ka qenë thuajse gjithnjë në pozicione të kundërta me të, sidomos në çështjet rajonale, përfshi Greqinë, Serbinë dhe sidomos Gruevskin në Maqedoni.

Dashuria e beftë e tij për Ditmir Bushatin, duke mos e dekretuar shkarkimin e tij, në fakt ka të bëjë me vazhdimin e mosplëqimit real që ka pasur për të, është një hakmarrje e ftohtë, me shpresë se po bën diversion në traditën e  LSI, siç mundohet të bëjë bashkëshortja e tij me Erion Veliajn.

Kjo në të vërtetë, as i hyn më në punë Ditmir Bushatit. Për të dhe për shumë mbështetës të tij, natyrisht do të ishte mirë që ai të ishte ministër i Edi Ramës në qeveri, por kryeministri ka marrë tashmë një vendim tjetër, dhe përbërja e qeverisë është vullnet i tij.

Debati për përfshirjen e presidentit në përbërjen e qeverisë, u konsumua me shumë zhurmë dy muaj më pare me ministrin Lleshi, dhe Ilir Meta u zbyth duke gjetur arsye banale.

Në rastin konkret, ai ka shkuar një hap më tej, pasi më shumë se kërkon të refuzojë ministrin e ri, po përpiqet të mbrojë pa ja kërkuar askush, ish- ministrin, me shpresë se kështu do ta dëmtojë deri në fund, kryediplomatin shqiptar, që në fakt e pat mërzitur më shumë se kushdo tjetër ministër i Ramës, këto pesë vite në pushtet.

Mund të gjesh arsye, nëse ka të tilla kushtetuese, të refuzosh  Caken, por nuk di se çfarë arsye kushtetuese ka përveç atyre personale, të mos dekretosh shkarkimin e një ministri.

E gjitha çfarë ka ndodhur me aktin e sotëm të Ilir Metës, është mes të tjerash një intrigë banale, jo vetëm kundër Bushatit, për ta stampuar atë si një njeri të “adhuruar” nga kundërshtarët e qeverisë, por mbi të gjitha, dhe si një reflektim i disa netëve me çaj në disa “konake” të Kosovës gjatë fundvitit, ku rivaliteti mes Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt, është sporti i preferuar dimëror i Ilir Metës.

I rreshtuar fort si një mbështetës i Haradinajt, Meta dhe stafi i tij bënë kujdes të bënin dhe “diferencën në respektin” që presidenti ynë i bëri Haradinajt, duke i shkuar në “konak”, dhe “poshtërimin” e Thaçit, që shkoi e takoi Metën në mal, ku kalonte pushimet.

I gjithë konteksti i këtyre lajmeve bajate provinciale, në fakt përmblidhet tek fakti i vërtetë, që Gent Cakaj është një prurje e enturazhit të Thaçit në qeverinë Rama, dhe se natyrisht Meta është duke i bërë me këtë rast dhe disa qoka Haradinajt, për t’i treguar që “këtu ka zot hauri” dhe ai nuk do lejojë njerëzit e Thaçit të hyjnë në qeveri.

Copëzat e banalitetit që përmbledh ky gjest, janë aq të vogla dhe të qëmtuara nga rrethi i njerëzve paranojakë dhe banalë që rrethojnë presidentin, sa asnjëherë më parë, një gjykim për qeverinë dhe për një minister, nuk ka qenë në këtë nivel.

D.m.th arsyetimi banal që sillet në korridoret e Presidencës është se, meqë Cakaj vjen nga Thaçi, meqë Meta nuk e do Thaçin, meqë Cakajn e mbështet Baton Haxhiu, meqë Meta është prishur me Baton Haxhiun, meqë Haradinaj nuk e do Thaçin, dhe meqë Cakaj nuk është me Hardinajn, dhe Meta nuk e do Cakajn, por meqë dhe Bushati ka qenë i hidhur me Metën, dhe ky duhet dëmtuar, duke e quajtur dhe këtë mik që duhet marrë në mbrojtje.

Dhe duke e mbajtur hapur shtatë ditë këtë debat, ka dhe ndonjë shpresë që në Perëndim të mërziten pse ky Edi Rama ka gjetur një kosovar për qeveri.  Hajt merre seriozisht presidentin pas kësaj që ka bërë vitin e ri në Kosovë.

REMOTE_ADDR:[]

29 komente në “Nga një diversion banal, në një banalitet klanesh”

  1. Cuku says:

    E ke tretur Mero
    Shkurt dhe sakte
    Te lumte dora.dhe mendja

    1. Komentuesi says:

      Mero! Mire e ka CUKU,e ke tretur vertete.Je shume i mpreht.Ja vertete nje analist per analiza teper inteligjente.Na mesove dhe sqarove shume gjera qe nuk na shkonte nderment.Bravo.

      1. Vlora1912 says:

        Mero Baze,

        Per 8 vite rresht, 2005-2013, ishe opozita e vetme e ketij vendi.
        Ishe Individi, i cili me aftesit e veta intelektuale, mbajti gjalle idene e lirise ne kohen e “pushtimit” Vuqidolo-Tropojan.

        Shiko ku je Katandisur sot…..Je bere Pale me te keqen.

        Porhuajse, nuk ke me lidhje me te verteten. Sa keq.

        …………………….

        Ilir Meta, eshte nje Hajdut i Certifikuar edhe nga FBI. Eshte e turpeshme dhe e pashprese te kesh nje kryetar shteti te till.
        Poooooor mos Harro se;

        1-Ai u zgjodh me 87 votat e ketij Kryeministri, “te ndershem”, edhe pse per faj te tij dhe Videos Like Blloku u vran 4 qytetar qe protestonin nen Flamurin* e Rames..

        2-Meta nuk u zbyth ne emerimin e Lleshit minister….u Zbyth Rama bashk me Lleshin, ndoqen procedurat e rregullta ligjore, dhe Meta e dekretoi- Ne kete pik Mero nuk je i vertet Fare(madje do thoja i genjeshtert).

        Me Lleshin, Meta lozi pist, por brenda kuadrit kushtetues, edhe pse mund ta shmangte ngercin 10 ditor.

        3-Mosdekretimi i shkarkimit te Bushatit nga Meta, duket Qart se nuk ka asgje Parimore nga ai.
        Po mir ore, po propozimit per minister te nje individi 28 vjecar, te cilin e njeh vetem Rama, cfar e quan ti????

        A e ke degjuar, ti mero, se me cfar anglishte te frikshme komunikon Gent Cakja????

        Dhe nuk e kam fjalen se sa bukur e flet ai Anglishten apo shqipen….Jooooo.
        E kam fjale per Theksin e Fort Sllav qe ka anglishtja e tij(edhe shqipja e tij).

        Degjoje Mero, dhe do bindesh se Anglishten e ka mesuar, me sa duket, ne Beograd apo nga mesues te paguar nga Beogradi. – .Kjo e ben te frikshme Anglishten e tij.

        “Analiza” jote, nga thaci tek haradinajt, dhe pastaj tek Baton Haxhiu, i ngjan Thashethemeve te plakave te lagjes….ose ne rastin me te mire i ngjan Qim Pekes!

        Ngrihu pak me lart Mero, ti nuk je i till, kaq i vogel.

        4-Eshte e vertet se Shkarkimi dhe emerimi i nje Ministri eshte vullnet i Kryeministrit, poor po Vullneti jon ku vajti???

        Dhe Vullneti yne, ne cilesine e Sovranit, ishte qe te zgjidhnim nje Qeverrisje te Majte…..- Ku eshte e majta tek keta Ministra te Pasuruar???

        Ku eshte e Majta tek kjo menyre Qeverrisje???

        Ku eshte e Majta tek koncesionet PPP-iste me Bashkim Ulajn dhe Shefqet Kastratin e Saleh Barbar Berishes??

        Ku eshte e Majta me Salillarin e Ilir Metes???

        Ku eshte e Majta tek 3 Miliard Dollar Koncesione, per 200 km rruge???

        …………

        Mero, ti nuk i lexon komentet tona. Dhe eshte normale.

        Por ky i sotmi eshte editoriali me i dobet qe ke ber ndonjeher, aq sa po me duket Qim Peka “Intelektual”!!!

        Me vjen keq Mero, pooor sot te Imagjinoj me Bulchit e Fryra nga Kullosja* e Pakriter ne Grazhdin e Derzhaves Qiverrisese.

        Me ne fitojne te gjith, na thoshe ne 96′- Ne fakt humbem te gjith(pervech Politiqeneve qe dolen te fituar).

        Per keto PPP-te, ke ndonje llaf te na thuash- Mos ndoshta po fitojme “te gjith” me to????!!

        1. Bureto says:

          Po çlidhje ka fakti se Caka, ministri i emruar në punët e Jashtme është 28 vjeç! Po Meta vetë nga erdhi dhe sa vjeç ishte kur u bë kryeministër? Po kryeministrat e vëndeve të fuqishme si Kanadaja apo Austria, pse i kanë kryeministrat rrotull të 30-ave? Këto nuk janë shkaqe, thotë populli, por sebepe. Meta po e mbush kupën me këto sebepet e tij prej një mistreci të vogël. Po ani, do hedhë ca vickla dhe brenda afatit kushtetues do bëhet ‘president’, detyrë për të cilën edhe paguhet.

        2. skraparlliu 2005 says:

          ‎Ilir Mborja‎ – 1 Maj 2017
          PADREJTËSIA VRET MË SHUMË SE VARFËRIA
          Hise do të thotë: pjesë që të takon me të drejtën e Zotit.
          (Hesapet që shpërfillin moralin, kudo mund të çojnë, por asnjëherë nuk janë rruga e sigurtë drejt një reforme për drejtësi.)
          Më 28 prill Ilir Meta jo vetëm u bë me pa-hir President i Shqipërisë, por korri edhe një fitore “të pastër” morale 87 me 0.
          E gjithë historia e tij e rrugëtimit drejt presidecës filloi me nenin e famshëm 449. Neni i një amnistie të pamoralshme, që u votua në seancën e 30 marsit në Parlament, u bë vetëm për ta marrë me të mirë Ilir Metën që të dilte prej Çadre dhe të futej në zgjedhje në 18 qershor. U kuptua ashiqare se duhej shpëtuar nga rigjykimi i asaj që fitoi “pesë me zero”, atëherë pas publikimit të videos së Dritan Priftit, që e paraqititi atë me zë e me figurë duke vjedhur me bllok në dorë shqiptarët… Shkurt, me nenin 449, duke iu hedhur hi syve shqiptarëve shpëtohej nga ndjekja penale e dilte pa lagur nga ajo histori Ilir Meta. Gjithsesi, besohej se hajdutllëqet e tij të pafilmuara kanë qenë aq të shumta, sa do të ishte e vështirë t’i shpëtohej Vetting-ut… Por, më 27 prill, pamë Gramoz Ruçin të interpretonte nga foltorja e Parlamentit një skenar të habitshëm… U duk qartë se bënte kinse se po “kërcënonte” hajdutin të bëhej president dhe mori kurajon t’u printe të gjithë deputetëve në këtë turp. Gramozi dhe ai që ia kish shkruar tekstin “kërcënues” që i lexoi Ilir Metës më 27 prill, i fyeu rëndë shqiptarët nga foltorja e parlamentit. Një ditë më pas, duke e votuar atë për President, të 87 deputetët, rezultatit “pesë me zero” i bënë kurban 87 background-et e tyre në favor të “ndershmërisë” së tij… Të gjithë e mbajmë mend si na e përplaste para fytyrës sonë pëllëmbën e djathtë Ilir Meta pas vendimit të pesë gjykatësve të Berishës. Nejse. Ai nuk ka më mundësi fizike të ngrejë aq gishta sa vota mori, se edhe këmbë e duar po të ngrejnë përpjetë ai, Edi Rama dhe Gramozi bashkë, nuk i bëjnë dot aq. Sidoqoftë, duke shkelur mbi moralin e çdo shqiptari të ndershëm, të 87 ata që votuan hajdutin për president, ia arritën ta nxjerrin nga Çadra dhe mërzitën shumë atë që mbeti besëprerë aty brenda. Por nuk duhet harruar se, në çfarëdo rrethane, hesapet që shpërfillin moralin, kudo mund të çojnë, por asnjëherë nuk janë rruga më e sigurtë drejt një reforme për drejtësi. Fjala “hise” (pjesë që i përket me të drejtë dikujt) ka për rrënjë fjalën e vjetër “hi” që shpjegohet me “e perëndishme” (kishë), prej nga kanë ardhur dhe fjalët “i hirshëm”, “hirësi” apo shprehja “me-hir apo pa-hir” = (me kishë apo pa kishë). Prandaj padrejtësia vret më shumë se varfëria. Këtë harroi autori i skenarit që bëri me pa-hir Ilir Metën president… Sidoqoftë, një sms e një miku që nuk jam shumë i sigurtë nëse e di kuptimin etimologjik të fjalës “hise” dhe që duket se “gabimisht”, Ilir për Ilir, më “ngatërroi” me Ilir Metën, pas urimit që më bënte “për detyrën e lartë si kreu i shtetit”, më paralajmëronte që të mos gëzohesha shumë se: “ata që të propozuan në atë post, të frynë artificialisht për të të bërë “peshk të madh” në “tavën” e drejtësisë, siç e kanë vënë kusht në “menynë” e tyre BE. Vetting-u të ruajtë!” Sipas sms së mikut tim, për amerikanët, Presidenca e Shqipërisë, kësaj here, as më pak e as më shumë, qenka “Paradhoma e SPAK-ut”?! A thua të jetë tamam kështu? Miku im shquhet për njeri serioz, por këtë herë shakanë e ka të hidhur… Mesazhin e tij ai e mbyll (gjithnjë duke “më marrë” për Ilir Metën) duke më kujtuar se: “President të bëri Çadra që ngrite me Sali Berishën. Ndërsa ajo që u ngrit përpara Parlamentit të Maqedonisë të vuri vulën… Zoti të ruajtë nga Vetting-u o Presidenti i Çadrës!”

  2. Timi says:

    Qelbesire i teri…turp per kete vend qe ka nje provincial hajdut president

  3. Zhzh says:

    KY META EDHTE NJE QELBESIRE, NJE PALAÇO, NJE FSHATAR NE PAMJE DHE VEPRIME, ME NJE FAMILJE DOWN NGA VETE, E SHOQJA DHE FEMIJET QE FATKEQESISHT KANE PRINDER HAJDUTE, MASKARENJ DHE NDYRESIRA.

  4. Zhzh says:

    KY META EDHTE NJE QELBESIRE, NJE PALAÇO, NJE FSHATAR NE PAMJE DHE VEPRIME, ME NJE FAMILJE DOWN NGA VETE, E SHOQJA DHE FEMIJET QE FATKEQESISHT KANE PRINDER HAJDUTE, MASKARENJ DHE NDYRESIRA.

  5. emigrranti says:

    Bushati do drejtoj stafin shqiptar ne OSBE me qe Shqiperia ka radhen e kryesimit te saj.

  6. Hajduti me Bllok! says:

    Sakte Mero! Tjetra, Ilir Meta edhe sikur vezen e kuqe (si thoshin dikur) te bej prap se prap do te mbahet mend si ish hajuduti qe u be President.

  7. Komentuesi says:

    Mero! Mire e ka CUKU,e ke tretur vertete.Je shume i mpreht.Ja vertete nje analist per analiza teper inteligjente.Na mesove dhe sqarove shume gjera qe nuk na shkonte nderment.Bravo.

  8. Gri says:

    Ku na u be peshqesh president, ky “njeriu me bllok ne dore”!
    S’vlen as sa nje qytetar analfabet! Shoku i Qim Peks!
    Ca te presesh nga ky qyp i rendomte dhe intrigant!

  9. Korcari says:

    Ke rjedhur Mero.Si edhe kryeministri.

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Do attention Mero asgje me teper.. Nuk ka nevoje Bushati per “filmat” e Floririt.. Te dekretoje ate qe ka zgjedhur kryeministri sic thote kushtetuta dhe s’ka nevoje per debate.. Floriri fillon po sillet sic sillej nje here e nje kohe Sali Kolera me thenien: Ai qe te do, te rreh.. Provincjal I pagdhendur..

  11. Dnerguti says:

    Bushati ma i sukseshme !
    O tempora ,o mores!
    Cdo debil kishe ba ma mire …
    Shqiperia e humbi rastin kur gjithe dritat ishin jeshill per te,fale ketij bushatit e mero debili na thot ministri ma i sukseshme.
    Po ,per nje antishqiptar po ky arriti shume suksese… e fundit edhe ma katastrofike eshte ajo per detin me grecin per te cilen mero turgofosihesht…
    Pfff per sukseset e bushatit…nga deshtime ne deshtime,po ju albanistanezet alla mero baze sa ma shume deshtoni,aq ma shume ju duket nje sukses…

    1. Artan says:

      Shume e sakte. Bushati mendoi si te pasurohej vete, gruaja dhe femijet.

  12. Fati says:

    ME BUKUR SE E KE ANALIZUAR O MERO, NUK KA! SHKELQYESHEM!

  13. Durimi says:

    Po mire e di me nder presidenti qe ministrin e shkarkon dhe ngarkon kryeministri? Si mund te urdheroj presidenti qe kryeministri te punoje me cilindo ai kur kryeministrin e ka zgjedhe populli per te formuar qeverine e tij ne nje mandat te caktuar ndersa presidenti eshte nje administrator i zgjedhur nga parlamenti? Po e thellon shume gropen tende o president! Te ka ardhe ngordhja.

  14. lesh e li says:

    Meta fshatar as per 200 vjet s’behet qytetar.

  15. andi says:

    Ore si nuk tha njeri gje per kete kryeministrin qe emeron nje cunak pa pike eksperience ne nje portofil kaq te rendesishem!!! Apo do vetem nje sekretar tek M. Jashtme qe te beje cfare thote mbreti! Kjo eshte ne fakt.

  16. "BOHOTINA" says:

    Bukur mire. Domosdo qe duke qene afer ti Mero i di me mire. Na hape dhe ne horizont. Lilua eshte intrigant dhe hajdut.

  17. Artan says:

    Bushati i suksesshem? Cfare tallje me kete popull. Po cfare beri ky more? Pervec se vuri njerezit e vet neper ambasada, kerkoheshin me mijera euro per nje vend pune ne MJ pas mbarimit te fakultetit, ky eshte nje arrogant qe donte te dukej me te huajt me i zoti se Rana se dhe te tjeret. Ky i doli Rames kundra tani se don te jete vete KM dhe po krijon nje grysht njerezish kundra Rames me te tjere. Ky eshte i pabese. E shiti detin te greku dge ti e quan te suksesshem. Tradhetare jeni te gjthe.

  18. selim rroshi says:

    Epo pjese e establishmentit eshte Iliri. Kta grinden per krundet po per miellin kurre. E kush e beri Ilirin president nuk e beri Rama?
    Ndaj jan nje a tera e Mero meret vetem me gjysmen se i kendon gjysmes tjeter.
    Keshtu do ece ky vend duke u mare me krundet ?

  19. Lennard says:

    Po si durojme te kemi Nje President Te Shpallur Boterisht me Ze dhe Figure Nje Bandit i Rendomte-Hajdut-I Korruptuar sa nuk ka ku te veje Me!!!

  20. Doni me per Belulin.. says:

    Je nje profesionist i “sofizmit” o Mero. Cdo gje duket sikur.., por prape ka shume qe u pelqejne sofizmat e tua dhe i hane kallup. Nuk me merr malli per asnje nga politikanet tane, ata ose jane kryehajdute ose sejmene te tyre. Nuk na shpjegove se perse Shqiperia ka nevoje per nje cunak nga Kosova, per te drejtuar Ministrine e Jashtme? Deri z/minister edhe mund te haje diskutim, por minister sikur nuk pertypet. Per cilesi te vecanta, as nuk behet fjale, sepse k/ministri ka treguar me fakte se nuk shkon pertej karaktereve si Nikolla, Ahmetaj, Spiropali, Brace, etj.

  21. Doni me per Belulin.. says:

    Je nje profesionist i “sofizmit” o Mero. Cdo gje duket sikur.., por prape ka shume qe u pelqejne sofizmat e tua dhe i hane kallup. Nuk me merr malli per asnje nga politikanet tane, ata ose jane kryehajdute ose sejmene te tyre. Por ne vend qe te na tregosh histori me intrigat personale te pushtetareve tane, ne te dy anet e kufirit, nuk na shpjegove se perse Shqiperia ka nevoje per nje cunak nga Kosova, per te drejtuar Ministrine e Jashtme? Deri z/minister edhe mund te haje diskutim, por minister sikur nuk pertypet. Per cilesi te vecanta, as nuk behet fjale, sepse k/ministri ka treguar me fakte se nuk shkon pertej karaktereve si Nikolla, Ahmetaj, Spiropali, Shalsi, Brace, etj.

  22. Kronikani says:

    Ilir MBORJA

    (Një burrë nuk mund të betohet kurrë para një burri “që ka veshur fustan”)
    Beteja e Stalingradit midis forcave sulmuese gjermane dhe atyre sovjetike nga gushti i vitit 1942 deri më shkurt të vitit 1943, mbahet si një nga përleshjet më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore. Adolf Hitleri, detyrën për të mposhtur Stalingradin, ia kishte ngarkuar gjeneralit Frederik Paulus. Kur Armata e gjashtë e Wehrmacht dhe Njësia e Katërt e Panzerave ndodhej e rrethuar dhe pa asnjë shpresë, Frederik Paulusi iu lut Hitlerit ta lejonte të bënte një përpjekje që të thyente rrethimin e të tërhiqej, por përgjigjja nga Fyhreri ishte e prerë: “Jo”. Madje, më 26 janar 1943, kur trupat që udhëhiqte ai morën goditjen përfundimtare dhe nga 330 000 u katandisën në 91 000, Hitleri, për t’i dhënë zemër, e gradoi Paulusin “Feld Marshall”. Tregojnë se, kur e njoftuan Stalinin për këtë, ai iu përgjigj qetë: “Ky është një lajm shumë i mirë. Hitleri po na jep mundësinë që të kapim rob edhe një feld marshall.” Vërtetë ashtu ndodhi. Nuk kaloi asnjë javë dhe më 2 shkurt, në bilancin e Ushtrisë Kuqe, bashkë me 91 000 ushtarë, 22 gjeneralë, u regjistrua rob edhe një feld marshall. Ishte Frederik Paulusi…
    ***
    Në fakt, kjo histori m’u kujtua më 28 prill, ditën që 87 deputetët votuan Ilir Metën për President të Shqipërisë. Menjëherë, nën titullin “Padrejtësia vret më shumë se varfëria” shtjelloja me shkrim bindjen se “Hesapet që shpërfillin moralin, kudo mund të çojnë, por asnjëherë nuk janë rruga e sigurtë drejt një reforme për Drejtësi”, prandaj nuk më dukej e udhës që “për ta nxjerrë nga Çadra, duhej votuar për President ai që pamë nga video-përgjimi i Dritan Priftit në janar të 2011-s. Pastaj, inatin tim ia adresova Gramoz Ruçit, i cili më 27 prill, m’u duk se bënte kinse si i nervozuar kur “kërcënonte” Ilir Metën të bëhej President.
    Nuk kaluan shumë ditë dhe në fushatën për 25 qershorin, Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, duke përdorur arsenalin e shpifjeve të mikut të tij Sali Berisha, iu lëshua Gramoz Ruçit. Na kujtoi “fustanin” që “paskësh veshur” për të kaluar Kakavijën më ’97-n Gramozi?! (Sa mirë ia bëri!) Por ngazëllimi im për këtë “shpërblim” që Ilir Meta i bëri labit, që vetëm për frikacak nuk mund të akuzohet, nuk zgjati shumë. Pas pak ditësh Ilir Meta i veshi LSI-së fustanin e së shoqes dhe na la Shqipërinë pa “zonjë të parë”…
    Duket se Meta e kishte të qartë skenarin e asaj që po ndodhte qysh atë ditë kur e “kërcënuan” të bëhej President. Patjetër që e kuptoi se donin ta ndanin nga Berisha. Nuk jam i sigurtë, nëse që më 27 prill ai kuptoi gjithashtu se, ata që e propozuan në atë post, me një gur vrisnin dy zogj: E para, e nxirrnin nga Çadra dhe e dyta, duke e bërë President, e frynin artificialisht për ta bërë “peshk të madh” në “tavën” e Drejtësisë, siç është kushti në “menynë” e BE. Patjetër që qëllimin e parë e kuptoi, por s’kishte ç’bënte dhe e pranoi ofertën që iu bë nga Gramoz Ruçi. Buza nuk i qeshi kurrë dhe prandaj, sapo u votua si President, flaku tej parrullën presidenciale “me dashuri e qetësi” dhe u soll si një kryetar partie i marrë…
    Tani radhën, për të mos ia dhënë kënaqësinë Byrosë Kombëtare të Hetimit që të arrestojnë një President, e ka përsëri Ilir Meta. Vetëm ai e ka në dorë këtë mundësi. Po të jetë i mençur, e shmang këtë duke mos u paraqitur në seancën e betimit në 24 korrik. Arsyen e ka të fortë: Një burrë nuk mund të betohet kurrë para një burri “që ka veshur fustan”. Sot, këshilla ime mund t’i duket e hidhur Ilir Metës, por unë jam i bindur se, kur ta ketë me bollëk kohën për të medituar, do të më mirëkuptojë patjetër dhe do të më jetë mirënjohës që ia kujtova historinë njëjavore të feld marshallit Paulus dhe “fustanin” e Gramoz Ruçit…MAQEDONIASHQIPTARE.COM

  23. Arifi says:

    C’far kriteresh ka qe 1 minister duhet te mari postin e atij te jashtmit sipas jush?? Te kete kaluar moshen qe ka ky djali apo si?! Apo duhet te flasi anglishten me theksin qe mendonj ju se esht i sakti??! Hahaaaa sa te vegjel jeni . Jeni ftof ne tajare te gjithe ju qe mendoni keshtu. Ikni ore beni shuren andej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *