Një opozitë e maskuar mes studentëve!

Nga Mero Baze

Dy ditët e fundit, pasi kaloi pauza e gjatë e pushimeve të Vitit të Ri, ka filluar diskutohet sërisht, tashmë nga aktorë të qartë politikë, rifillimi i protestës së studentëve. Bashkë me PD e LSI, që janë aktive si financiarisht dhe politikisht në këtë riorganizim, vazhdon po ashtu një bërthamë e Lëvizjes për Universitetin, të jetë po ashtu aktive për rigrumbullimin e studentëve.

Debati më i nxehtë këto ditë ka qenë se ku do mblidhen dhe a do mblidhen bashkë dhe duket që është një rivalitet i grupit të studentëve që drejtohen nga Arlind Qorri me PD dhe LSI, që duket se tani janë zotë të protestës.

Por e vetmja gjë që nuk është diskutuar, biles në asnjë fjalim apo debat, është plotësimi i pikave nga qeveria.

Në fund të vitit që shkoi qeveria ofroi një paketë përmes VKM-së për përgjysmim të tarifave, përshkallëzim të tyre, dhe një sërë masash të tjera sa i përket kushteve dhe Vettingut të gradave shkencore në Universitet, për një arsim më cilësor. Qeveria thotë se ajo ka plotësuar më shumë pika se sa kërkojnë studentët, por kjo është një anë e medaljes. Ana tjetër është që organizatorët e sforcuar të protestës së studentëve, nuk kanë bërë asnjë debat për këtë çështje. Dhe mungesa e debatit për realizimin e kërkesave është bërë thuajse me dhunë, nga opozita që ka zaptuar ish protestën e studentëve.

Të vetmin debat që kam parë ka qenë ai i dy studentëve nga Fakulteti Ekonomik, njëri prej të cilëve u ankua se një vajzë politikani socialist do të thyejë grevën dhe një tjetër që tha, se ne nuk kemi besim tek VKM-ja e qeverisë, se VKM-të, Edi Rama i hedh prap poshtë, siç hodhi atë që ishte më parë.

Pra nuk ka deri më sot asnjë debat serioz për çfarë ka realizuar dhe çfarë nuk ka realizuar qeveria në lidhje me kërkesat e studentëve, nga organizatorët e protestave, çka tregon se ata janë të fokusuar në vetvete tek protesta si zgjidhje politike dhe jo tek kërkesat reale të studentëve.

Madje organizatorët opozitarë të protestës, duken më shumë të tërbuar që qeveria ka dhënë zgjidhje dhe ka bërë ndryshime, se sa sikur të mos kishte reaguar fare.

Thirrja që protestës së studentëve t’i bashkohen grupet e tjera sociale në Tiranë, siç janë banorët e Astirit, dhe populli I zakonshëm, e bën atë tashmë një protestë politike opozitare, në përpjekje për t’u maskuar pas studentëve. Por mbi të gjitha i heq kuptimin dhe ultimatumit të dikurshëm për kërkesat që tashmë askush nuk thotë dot që nuk janë realizuar, pasi po kthehet nga një debat politik për arsimin, në një debat sintaksor, për atë çfarë kërkohet në fjalitë e studentëve dhe çfarë thuhet në VKM.

Sot asnjë student që po përdoret për të mbajtur gjallë një protestë që nuk është studentore, nuk di të thotë çfarë ka plotësuar qeveria, ashtu si shumica e tyre në fakt, nuk kanë ditur deri dje as çfarë kanë kërkuar. Por të bësh sikur qeveria nuk ka reaguar ndaj kërkesave, dhe të kesh argument të vetëm faktin se ato janë realizuar me VKM dhe jo me ligj, tregon që, ata që po merren me protestën e studentëve, janë të shqetësuar nga plotësimi i kërkesave dhe nuk duan të flasin për to, por për protestën si qëllim në veteve, pasi atë kanë objektiv politik.

Dhe për këtë nuk ke çfarë diskuton vërtet, pasi qeveria ka plotësuar kërkesa studentësh, jo kërkesat e PD, LSI apo ndonjë grupimi të ri që tenton të hyjë në politikë përmes studentëve. Protesta e nesërme është një miting i zakonshëm opozitar, por në emër të studentëve, meqë vetë u ka dalë boja dhe u vjen turp të bëjnë protesta në emër të opozitës. Pra studentët dhe kërkesat e tyre, nesër janë maskë për opozitën që ka kaluar në ilegalitet dhe nuk guxon as të thotë që protesta bëhet në emër të saj. Kanë pesë vjet në rrugë dhe e kanë parë që janë vetëm. Tani të maskuar si studentë, shpresojnë të duken më të rinj dhe më të pranueshëm.

REMOTE_ADDR:[]

21 komente në “Një opozitë e maskuar mes studentëve!”

  1. Lani says:

    Duhet thene edhe se shume studente duan te vazhdojne te protestojne. Pak rendesi ka perse. Edhe po tu thuhet se do protestohet per te hapur perseri lokalet e basteve te sportit.
    😹

  2. butrinti says:

    I NDERUAR MERO! ME SA DUKET JE I VETMI QE SHKRUAN NE KETE MENYRE. BEJ SI TE BESH KTEJE EDHE TI ‘ UNE DO I KERKOJ MONES TE KETE EDHE PER JU NJE KUJDES SI EDHE PER KOLEGET TUAJ TE MEDJAS E GAZETARISE E NE VECANTI PER LEHESIN . LE TA HEQIM RAMEN E TE VENDOSIM PERSERI BERISH — BASHEN , MDAN MEND SI E KONKURONIM NE CDO DREJTIM GJERMANIN NE KOHEN E TIJ . PO E PAM SE BERISHA ESHTE PLAKUR DHR E KANE LENE TRUT LE TE SJELLIM MONEN , MONEN E CIZMES E TE GOJHALESE . SE PARI DUHET TE VENDOSIM MINAT NE REFORMEN E DREJTESISE . PSE TE NA KATANDISIN DERI SA TE PRANOJME RREGULLA EURO –AMERIKANE . KA ATDHETAR KY VEND APO JO? …….. E VENDOSIM NESER KETE PUNE…

  3. zi says:

    Isha ne Shqiperi per vitin e ri.
    Pashe,mesova,ika.
    Ka shume arsye per te protestuar,cmimi i naftes,niveli shume i shtrenjte i jeteses,ftohte jashte, me shume ftohte brenda,
    cmimi i larte i energjise,taksat e uleta,stres,srtres dhe vetem te stresuar.
    Te pyesje dike ;Si je? Te gjithe pergjigjeshin ;Keq!Te ndrydhur,te mberdhire,te rudhur dhe me nerva,shume te nevrrikosur,derisa zeri i zemeruar i tyre degjohej deri larg ne gjithe lagjen.
    Megjithate verejta se;bertisnin,shfrenin,ankoheshin,stresoheshin,por nuk akuzononin kerkend,vec veten e tyre.
    Per mua kjo ish mrekulli,s’njofin idhyj,parti,shoqata,ide,njofin vetem vuajte, jane ndergjegjesuar per to dhe ne nje fare menyre do japin zgjidhje,pa ndermjetesim,ashtu sic shqiptaret dine te mbijetojne nga te gjitha vuajtjet e pervuajteshme.Suksese,vit i mbare,shendet dhe vetem miresi.

  4. neda says:

    Per mendimin tim nuk ka rendesi fare se kush qendron para e apo pas organizimit te protestave te studenteve, problemi eshte se qendron nje problem qe duhet rregulluar dhe realizimi saj behet me nje reforme thellesist transformuese ne te gjitha aspektet , pa bere shpikje shqiptare, ku me parat e taksapaguesave shqiptar drejtues universitetesh blejne makina luksoze, ne vend qe ne se nuk kane mundesi financiare per te patur makine te tyre te shkojne ne pune me biciklete ose sherbimin urban te qytetit,kur ne bote edhe deputeteve nuk u sigurohet asgje nga shteti me keto forma fshace e duke dhene porosira si ne kohen e komiteteve te partise eshte e nevojshme te marre fund, natyrisht qe universitetin nuk mund ta ndjekin te gjithe,shteti duhet te nxjerri njerz te diplomuar per nevojat reale te vendit,universiteti ka kosto qe jo kushdo mund te futet ne auditor, por kjo duhet bere me reforme te mirorganizuar,keto nuk mund te behen ne zyra partish,keto kerkojne mendime te specializuara jashte politikes se dites,perfshirjen ne te te modeleve te ndryshme qe ka ne bote,pa lene menjan edhe akademin e shkencave (ne qofte se jane me tituj te pafallsifikuar),etj.Korrupsioni pergjithesheme bene urgjente vettingun e petagogeve qe nga dipllomat e deri te pasurite e korrupsioni dhe ndshkimi tyre nepermjet ligjeve te vecanta per korrupsionin etj.ka plote gjera te tjera ne te gjitha shtresat e shoqerise per te rregulluart, por keto duhen pare nga kendveshtrimi qytetar e atdhetar per te qene ne sherbim te vendit dhe jo sundimtar i tij

  5. Azio says:

    Studentet mund te kene te drejte,per zgjidhjen e kekesave te tyre.
    Por fakti qe qeveria I ka marre ne konsiderate bile edhe me shume se c’kerkojne ata,do te thote se dalja ne proteste e tyre(studenteve) eshte dicka qe nuk e ben serioze protesten e neserme.
    Te gjithe e kuptojme se zhvillimi neser I protestes I pelqen opozites,e cola nuk ka me fuqi te udheheqe popullin per qellimet e e tyre.Arsya eshte e thjeshte se ata tashme jane te diskredituar dhe teper te pa force te realizojne qellimet e tyre politike.
    Fshehja pas studenteve I ben ata me qesharak dhe me te pa respektuar nga demokratet e thjeshte.
    Por studentet nuk duhet te behen pjese e kesaj opozite ne proteste.Sepse ne fund te fundit ata do te humbasin respektin qe kane treguar per ta I gjithe populli dhe vete partia socialiste me Edi Ramen.
    Te bejne kujdes te mos shkojne pas berihajt.Kjo do Ti bej ata me te respektuar si nje brez inteligjent I ri ne zhvillimin e me tejshem te Shqiperise.

  6. Zigur Qarri says:

    Gazetari i emisionit ‘Opinion’ në tv Klan, Dritan Laçi është kërcënuar me mesazhe në rrjetet sociale,
    një ditë pasi denoncoi të riun e FRESSH Luis Kasneci, si personin që pengoi banorët e Astirit që të mos
    bashkoheshin me studentët.

    1. Gureziu i Qarrit= Haleja e Vicidolit says:

      Zigur Karri alias diarreja ik se qelbe blogun o zhuls i bjeshkeve te nemura

      1. Zigur Qarri says:

        Ti personifikon “rilindasin”e vertete,antishqiptare,debil dhe injorant.

  7. Zigur Qarri says:

    Një student i kushton Shtetit shqiptarë 300 euro ne Vit,një i burgosur mbi 7 mijë euro.Shkurtimi i fondeve për arsimin dhe
    kulturën,ka rritur ndjeshëm injorancën dhe kriminalitetin në shoqërinë shqiptare .Kryeministri Rama shpërdoron miliona
    euro të takspaguesve shqiptarë për ekspozitat e tij nëpër Botë!Mashtrimi i madh.Arsimi, buxheti me ulje. Në kulmin e
    protestave u vendos ulja në 3% të GDP.Gati 10 ditë pasi studentët nisën protestat duke kërkuar rritjen e buxhetit për
    arsimin, qeveria ka miratuar një dokument zyrtar që jo vetëm nuk i rrit financimet publike në arsim, por parashikon uljen
    e tyre në raport me prodhimin kombëtar gjatë tre viteve të ardhshme.Bëhet fjalë për projektbuxhetin afatmesëm 2019-2021,
    të cilin qeveria e ka miratuar në datën 12 dhjetor të këtij viti. Sipas draftit, në vitin 2019 shpenzimet publike për arsimin do
    të jenë 57.9 miliardë lekë ose 3.3% e prodhimit kombëtar. Por, pas këtij viti, buxheti i arsimit do të ulet, fillimisht në 3.2% e
    prodhimit kombëtar për 2020-n dhe 3% në 2021.

  8. Gimi prej Tirone says:

    Pse e hoqet nga website i juaj artikullin e Afrim Krasniqit per mbledhjen e qeverise ne Labinot…………
    Ndonji telefonate nga lart apo money….
    Jeni te gjithe nji kazan muti i madh

  9. Ervin says:

    Protesta qe ne fillim qe e Mones dhe e pasuesve te Berishes. Bile bile keta ziheshin edhe me njeri tjetein eshte e imja e nuk eshte e jotja. Te gjithe ato inskenime qe na u ofruan ne media me te verber apo handikapate a thua se Universiteti eshte shoqate ishin nje hapje barku per ata te cilet kane dy pare mend. Ishte e qarte qe studentet sdonin zgjidhje.
    Pasi qeveria plotesoi kerkesat doli dhe koka e vertete e protestes.
    Shija qe po ngelet pas eshte se nga ky brez i ri qe po vjen nuk mund te presesh asgje. Nje brez pa integritet e pa deshire per te punuar. Brez qe sdo dijen por rremujen e zallamahine. Brez qe pret ti falin notat pedagoget packa se po perdoren per interes te njerit a tjetrit. Brez i perdhunuar pa u rritur nga dhuna e gjijthellojshme e familjes Berisha dhe familjes Meta.

  10. Ashtu kot. says:

    Historia e levizjes studentore i ngjan historise se atij kalamanit qaraman qe qan se i ka rene buka e lyer me gjalpe ne toke. Mamaja i thote mos qaj, biri I mamit. te jep mami nje fete buke tjeter, te lyer me gjalpe(dhe me recel), Por kalamani qaraman thote qe ai do buken qe i ka rene ne balte. Qan e qan e ska te sosur…Zoti Mero mendon se opozita po shfrytezon kete kalama grindavec per qellimet e veta. Ka pjeserisht te drejte sepse nuk eshte vetem opozita por edhe Greku dhe Serbi qe nuk duan qe Shqiperia te marri fryme. Ne kete levizje qe nuk dihet se si filloi dhe pse filloi, ne fund rezistojne ata qe e kane organizuar. Nga nje ane qeveria ja plotesoi kerkesat studenteve, por spiunet kane hesape te tjera. Hajdutet nga ana tjeter, kriminelet dhe dallkauket kane hallin e Vetingut. Prandaj zoti Mero ne levizjen studentore qe perfaqeson nje pjese te dobesive ne Shqiperi, kane inflirtruar jo vetem opozita por dhe djalli dhe shejtani. Djalli dhe shejtani kane depertuar jo veten ne levizjen studentore por dhe ne opozite dhe qeveri. Djalli dhe shejtani nuk i japing kohe studenteve te mendojne. Ata jane pjesa me re e shoqerise, respektivisht pjesa me naïve. Do kishja shume deshire qe kjo pjese te ngrihet ne nivelin patriotik dhe ti jape kohe qeverise jo vetem per problemet qe kane, por edhe per Vetingun qe mund te jete fillimi i berjes se Shqiperise shtet. Problemet e Shqiperise jane aq te thella sa ecja mbrapa drejt rrumpalles, drejt Saliut apo Mones nuk e ndihmon berjen e Shqiperise shtet te se drejtave qytetare. Do deshiroja qe kjo levizje te kethehet ne nje levizje politike , aktalisht te formoje shtabin e vet dhe te monitoroje Vetingun dhe realizimin e qellimeve te veta. Ne rast se qeveria nuk e ka seriozisht me Vetingun, ta marri Shqiperine ne dore dhe ne aleance me njerzit e thjeshte, patriotet, ushtaraket, te permbysin bytheperpjete oligarket e te gjitha ngjyrave. Vazhdimi i te qarave per buken e humbur nuk ndihmon….

  11. Noli says:

    Kot i rren mendja se mund te vijne ne pushtet te
    maskuar ne ilegalitet. Mona e Luli nuk jane te afte
    te paraqesin kerkesat opozitare, te parqesin program
    dhe ekip per tu votuar. Vetem me vote vihet ne pushtet.
    Harrojeni se vini ne pushtet me thirrje “Rama ik”
    Nuk ju beson shumica per tu votuar, jeni shume te konsumuar.

  12. 🤣👋 says:

    T Tani qê futi duart Muna dhe Lulushi,
    u dhje protesta.
    HAJT NÊ SUM TË OPOZITËS!🤣🤣

  13. robi says:

    Ruajuni shume se brenda protestës do jete dhe grupi i naziskineve te Mamurrasit , lristat e trajnuar ne mënyre erotike naziste ne Jal, do jete Kejdi dhembcakallja me sharebajgat e leshelise, Epshurr Brahimkari me militantët e brezitte kusherinjve te 7 te leshitdhise, salilusherit e Pd, shpellaret e unazës,Strazua me patllake, Muli geringu, dhe militantet e Xhelalit, kujdes nga ngelset femra me çanta Prada ne dore dhe me gishtin e mesit lart te udhehequra nga Nafije baxhella,,

  14. luka says:

    Pa pyeti njeçik ata ku ti o “Zi” tani jeton dhe do degjosh ankesa e pakenaqesi ne 99% te rasteve. Shko ne Itali, shko ne Greqi, shko neper Ballkan apo ne France apo SHBA, pa shkuar ne Ameriken e Jugut apo Afrike, apo ne Lindjen e Afert e te Mesme dhe meso se çfare do te thone. Por edhe diçka, eshte ne natyren njerezore veç te ankohen dhe harrojne se duhen perveshur menget ne kapitalizem, rruge tjeter nuk ka. Tani eshte vete njeriu, shteti kalon ne plan te dyte..

  15. arbeni says:

    Mero, je i vetmi qe po i reziston presionit te Like Metes, je i vetmi qe Likja nuk te ka fut ne çizmen e Mones. Nje fare Dabulle qe shet parime ne gazeten Dita per te mbulu se bashke me Thanon, iu shit Likes dhe Dites i doli tymi tek goja e çizmes te Mones. Mbeten pa leke dhe per te pagu gazetaret dhe gazeten pu u jep Like presidenti, alias burri i Mones. Fletushka e LSI e dale boje nuk hyne ma ne pune. Likja dhe Mona mendojne se gazeta Dita eshte e pershatshme per me ça PS dhe pjesen “vitale” te se majtes me ia kalue LSI dhe Dabulla nuk ka me pare. Kjo eshte e verteta, ato qe thuhen jane dredhira.
    Na e mabj hapur kete faqe, se tek Dita e Mones nuk lexohet ma. Nuk di ca do bejne Bedri Islami, Xhufi, Malaj, Zeqo dhe Tarifa do i pershtaten mafiozit Dabulla apo si?
    Eshte e vertete qe ka shume arsye per te protestuar. Edi Rama e ka tepru randshem, por te japesh ndihme atyne qe protestojne per Monen eshte shenja ma domethanese e degjenerimit.

  16. @ says:

    Protesta nisi me studentet dhe akoma eshte e tyre. Rezultati eshte ne driten e diellit. U shkarkua me shume se gjysma e qeverise, pa ndihmen e opozites. Te gjithe po perpiqen ta privatizojne protesten sikurse jane mesuar me partite e tyre (banda te politikes) Madje me shume, po rreket ta manipuloje vete Rama qe eshte aktualisht dhe shenjestra e studentave. Uroj qe protesta ti fshije nga faqja e dheut te gjithe Hajdutet e politikes. Le te krijohet nje qeveri teknike nen patronazhin e nderkombetareve dhe te pregatiten zgjedhje te reja me ligj maxhoritar.

    1. Sejfulla says:

      E mire, futja Kot!

  17. fabi says:

    Kjo proteste me kujton HAxhi Qamilin! Dum bab Berishen, s’e me ate e merrje shkollen pa probleme!

  18. Qytetar says:

    Berisha eshte “studenti” tek juridiku !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *