Petro Koçi: Përfaqësues të studentëve në listat e PS, protesta ishte një shuplakë që i hapi sytë politikës

7 Janar 2019, 15:23Politika TEMA

Zv.sekretari për Bashkëqeverisjen e Aleancat ne PS, njëherësh numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes Petro Koçi është shprehur i hapur për përfshirjen e përfaqësuesve të lëvizjes studentore në listat e socialisteve.

Koçi në një postim në rrjetin social është shprehur PS është e hapur që përfaqësuesit e studentëve të jenë në lista, pasi protesta e tyre ishte një shuplakë që i hapi sytë politikës.

“Ne do të përpiqemi që edhe nga Lëvizja studentore të bëhen pjesë e listave tona. Ne jemi të hapur që përfaqësues të studentëve të jenë në lista.

S’ka vetëm forume partiake, por do të ketë edhe njerëz që vijnë nga grupime të ndryshme.

Protesta i hapi sytë politikës, dhe me të drejtë Rama tha se lëvizja studentore ishte një shuplakë.

Në emër të kësaj mirënjohjeje dhe duke patur parasysh se ky është një resurs njerëzor i pazëvendësueshëm. Ata që kanë qenë pjesë me integritet e lëvizjes kanë mirënjohjen e PS”, deklaroi Koçi.

4 komente në “Petro Koçi: Përfaqësues të studentëve në listat e PS, protesta ishte një shuplakë që i hapi sytë politikës”

  1. Sit back and relaks■●▪ says:

    Ja dhe fshatari Petro qe u ofron ne menyre fshatareske studenteve nje pazar me qeverine per ti fashitur protestat e per te blere paqen me studentet. Po mire mo fshatari Petro, kush komision do e percaktoje studentin me integritet dhe ate pa integritet, apo Partia si gjithmone. Hajde Petro hajde!

  2. Sit back and relaks■●▪ says:

    Ja dhe fshatari Petro qe u ofron ne menyre fshatareske studenteve nje pazar me qeverine per ti fashitur protestat e per te blere paqen me studentet. Po mire mo fshatari Petro, kush komision do e percaktoje studentin me integritet dhe ate pa integritet, apo Partia si gjithmone. Hajde Petro hajde!!

  3. Sit back and relaks■●▪ says:

    Ja dhe fshatari Petro qe u ofron ne menyre fshatareske studenteve nje pazar me qeverine per ti fashitur protestat e per te blere paqen me studentet. Po mire mo fshatari Petro, kush komision do e percaktoje studentin me integritet dhe ate pa integritet, apo Partia si gjithmone. Hajde Petro hajde!!!

  4. dddd says:

    O Petro,nuk eshte kritike per qeverine por kunder vjedhjes diten per diell.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje